tresh
.
Regjistruar: 16/11/2003
Vendbanimi: .
Mesazhe: 2752
|
Ribbentrop: Shqipëria shtet i pavarur Në fundin e verës në gushtin e vitit 1943, kur trupat italiane nëShqipëri ishin në prag të kapitullimit, Ribbentrop, Ministri i Jashtëm i Gjermanis së Hitlerit i ndiqte me vëmëndje të madhe ato ngjarje. Lidhur me atë situatë në të cilën ndodhej Shqipëria asokohe dhe interesat e gjermanëve për të hyrë në Shqipëri, bënë fjalë dhe telegrami i mëposhtëm që ai ja dërgon konsullit të përgjithshëm në Romë në të cilin thuhet:" Ambasadës në Romë, shënim për sekrete shtetërore. Tepër rezervat. Urgjent.Personalisht për të ngarkuarin me punë. Ju lutemi që ta regulloni punën me qëllim që konsulli i Përgjithshëm Shlip, më datën 21gusht 1943 të sillet me aeroplan gjerman nga Tirana në Romë.Pas ardhjes së tij, ju lutemi që personalisht t` ia përcillni këtë porosi shumë sekrete:" Në lidhje me ngjarjet në Itali, për ne është me rëndësi të veçantë që të kemi një pasqyrë të situatës së tashme politike në Shqipëri. Do të ishte e mundëshme, që në Itali të ndodhnin ndryshime të mëtejshme të cilat do të kishin për pasojë largimin defenitiv të italianëve nga shqipëria. Për këtë rast, gjithashtu është e mundur që në lidhje me zbarkimin eventual të anglezëve dhe amerikanëve në Italinë e jugut, të detyrohemi pa marrë parasysh masat ushtarake, sa më shpejt të marrim vendimin politik lidhur me qëndrimin tonë të ardhshëm rreth Shqipërisë. Gjatë marrjes së këtij vendimi, për ne duhet të jetë e qartë ideja se në rast se mbrojmë ushtarakisht bregdetin shqiptar e veçanërsiht përballë rrugës së Kanalit të Otrantos, do ta qetësojmë politikisht Shqipërinë.
Kështu që sipas mundësive tona do të ua lehtësojmë trupave tona kryerjen e kësaj detyre mbrojtëse dhe nuk duhet përdorur fare apo duhen përdorur vetëm trupa të vogla gjermane, të cilat do të kene si detyrë kryesore ruajtjen e qetësisë dhe rendin në Shqipëri dhe rrugët nga do të kalojnë furnizimet për trupat tona që do të luftojnë në bregdet, të jenë plotësisht të sigurta. Unë kam parasysh idenë që ne në këtë situatë sa më shpejtë ta njohim Shqipërinë si shtet të pavarur, me ç` rast, natyrisht duhet pasur parasysh supozimin që ne të gjejmë njërëz të përshtatshëm që të ndikjonë, që të krijohet një qeveri e cila do të ishte e aftë për negociata dhe do të kishte qëndrim pozitiv ndaj nesh. Unë personalisht nuk e kam të qartë se ç` gjendje mbretëron tani atje dhe se kush do të mund ta merrte në dorë timonin për drejtimin e një qeverie, pas kapitullimit të italianëve. Raporti i juaj i datës 31 korrik 1943. në telegramin nga Roma, Nr. 3736. të datës 2 gusht, flet për atë se është formuar "Organizata për Çlirimin Nacional të Shqipërisë" ( Këshillit i Përgjithshëm Antifashist i Enver Hoxhës) dhe se ajo ka shpallur një proklamatë nga e cila mund të kuptohet se ajo organizatë i është bashkëngjitur aleancës anglo-sovjeto-amerikane. Ju pohoni se në Komitet janëudhëheqësit e bandave Abaz Kupi e Myslym Peza si dhe disakomunistë. Po kështu pohoni se është bërë e ditur se përprezencën e disa oficerëve anglezë në periferi të Tiranës. Në anën tjetër kam marrë një raport në bazë të të cilit, është në themelim e sipër një qeveri nacionale të cilës i prijnë Mark Gjon Markaj me Mithat Frashërin, Hasan Dostin, Abaz Kupin ( Bazi i Canës) e Faik Qukun. Pohoet se gati i tërë rajoni i Shqipërisë së Jugut, është në duart e shqiptarëve duke filluar nga kufiri malazes e deri në Gjirin e Vlorës, duke përjashtuar qytetet e mëdha si Tirana, Vlora, Durrësi e Shkodra".
Muharrem Bajraktari, antiitalian i tërbuar "Në këtë raport më pas thuhet se udhëheqësi i njohur bandit Muharrem Bajraktari, ka zhvilluar negociata me Drazha Mihajlloviçin, por se këto negociata kanë pësuar fiasko mu rreth problemit e çështjes së Kosovës. Thuhet se Bajraktari është kundërshtar i përbetuar i italianëve dhe se ka lidhje të ngushta me Komitetin Nacional të përmendur më lart. Ai gjoja i ka deklaruar një komisari se po ta përkrahin gjermanët, ai do të luftonte kundra anglezëve. Nëse kjo s` mud të ndodhë, atëhere ai nuk do të mund të ndërrmerte asnjë invazion kundra anglezve Ky raport dhe raportet tuaja të tjera janë dhe bien në kundërshtim me njëri-tjetrin, prandaj ju lutem që nga Roma, menjëherë të më dërtgoni një raport gjithëpërfshirës lidhur me situatën atje dhe që të deklaroheni rreth raportit të përmënedur për krijimin e qeveris nacionale. Sipas raportit tuaj, vënia e kontaktit tonë me "Organizatën për Çlirim Nacional të Shqipërisë", në të cilën ndodhen dhe komunistët, do të ishte e pakuptimtë. Nga ky shkak mbetet dilema se me qëllim të formimit dhe të njohjes së një qeverie nacionale shqiptare, në momentin e caktuar a do të ishte e mundur të krijonim lidhje sa më shpejt që të jetë e mundur me qeverinë e nacionale të përmendur më lart apo dhe me personalitete të tjera. Për ne, gjithashtu do të ishte me rëndësi që të dijmë se a do të kishit mundur Ju, që në këtë situatë, të krijonit një kontakt me ndonjë personalitët të popullarizuar atje personalitet ky që me përkrahjen tonë politike e ushtarake, do të mund ta merrte shtetin në duart e veta sa më parë që të jetë e mundur dhe që të vihej përballë të një qeverie të tillë nacionale.Ju lutemi që pas dërgimit të raportit tuaj, të rrini në Romë deri sa të merrni instruksionet e mëtjeme. Ju lutem që ky telegram, pasi të njihet me të konsulli Shlip, e gjithashtu edhe të konceptit të përgjigjies së konsullit të përgjithshëm, menjëherë të asgjesohen. Ribbentrop. Siç shihet dhe nga telegrami që Ministri i Jashtëm i Gjermanisë hitleriane Ribbentrop, i dërgon konsullit të tij në Romë, gjermanët ishin të interesuar për një ndryshim sa më të shpejtë të situatës politike në Itali, me qëllim që ushtria italiane që ishte dislokuar në Shqipëri, të tërhiqej sa më shpejt prej andej.Nga kjo gjë, gjermanët do të përfitonin për të zbarkuar menjëherë në bregdetin shqiptar, përpara se ajo gjë të bëhje nga forcat aleate anglo-amerikane. Siç del dhe nga telegrami i Ministrit Ribbentrop, qëllimi i zbarkimit të gjermanëve në Shqipëri, ishte dislokimi i tyre në bregdetin shqiptar dhe kryesisht në zonën përballë Kanalit të Otrantos, për t´ju mbrojtur krahët trupave të tyre që tërhiqeshin nga Greqia në Shqipëri e në drejtim të Jugosllavisë me destinacion Berlinin, nga ndonjë sulm i mundshëm i trupave aletate anglo-amerikane që po zbarkonin në Normandi. Po kështu nga sa shikohet në telegramin e mësipërm,Ministri i Jashtëm Gjerman Ribentrop, përpara se të bëhej zbarkimi i trupave gjermane të Shqipëri, kërkon të dijë dhe pret informata se kush është njeriu më i përshtatshëm që mund të marrë drejtimin e qeverisë shqiptare dhe t` ju shërbeje me besnikëri atyre.Gjermanet kishin dijeni për Mukjen Pas telegramit të mësipërm, po në datën 21 gusht 1943,Sekretari Shtetëror i gjermanisë i dërgon një telegram tjetër të shifruar konsullit gjerman në Romë, Zonlajtnerit Sonnlehithner) në të cilin shkruhet: Berlin 21 gusht 1943. Pol IV 1646. Referenti G.K. Fajne. Telegram prej trenit special për legatin fon Zonlajtner. Si plotësim i shënimit të datës 18 gusht të këtij muaji për rrethanat politike në Jugëlindje, po ju sqaroj si vijon:Shqipëria është e okupuar nga nga shtatë divizione italiane. Por ndryshe nga rajonet e tjera Ballkanike, që janë okupuar nga ushtria italiane, ato këtu në Shqipëri kënaqen duke siguruar vetëm vendbanimet e mëdha, ndërsa brendinë ua lënë në dorë kryengritëseve (partizanëve). Trafiku i komunikacionit në mes të vendeve të caktuara është i mundshëm vetëm përmes ngritjes së postoblloqeve të siguruara mirë dhe kryengritësit pothuaj kontrollojnë të gjithë Shqipërinë Jugore. Në Shqipëri kohë më parë është themeluar "Organizata për Çlirimin Nacional të Shqipërisë" (Fronti Nacional i udhëhequr nga Enver Hoxha)në të cilën si këshilltarë ndodhen oficerët anglezë. Në krye të saj ndodhet Këshilli i Përgjithshëm në të cilin përveç udhëheqsëve të ndryshmë të bandave ( partizanëve) bëjnë pjesë dhe ndodhen edhe komunistët. Në një proklamatë të kësaj Organizate thuhet se ajo lufton karshi besimit në aleancën anglo-sovjeto-amerikane, për Shqipërinë e pavarur dhe Demokratike. Kësaj organizate të re, para pak kohësh ju bashkangjit edhe partia e Ballit Kombëtrar (Fronti Nacional) e cila deri më tash ishte kundër komunistëve. Organizata për Çlirimin Nacional të Shqipërisë, sipas një raporti të konsullatës së Përgjithëshme në Tiranë, që mban datën 8 gusht 1943,parasheh mbajtjen e një Kongresi të të gjitha grupeve kryengritësve në Shqipëri ( është fjala për Konferencën e Mukjes) dhe formimin prej tyre të një kundërqeverie. Nuk ka infornmata lidhur me atë se sa do të mund të gjente mbështetje në popullin shqiptar formimi i kësaj organizate. Mirpo është e sigurtë se lëvizja është pasojë e pakënaqsisë së shqiptarëve me regjimin italian. Këtë fakt kanë mundur ta shfrytëzojnë anglezët dhe amerikanët, në pamundësi të kundërveprimit adekuat gjeërman. Përveç organizatave të përmendra më lart, është formuar dhe Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë Nacional- Çlirimtare (i Enver Hoxhës), me qëllim që të udhëheqë në mënyrë unike luftën e banditëve (partizanëve). Ende nuk dihet asgjë rreth tendencave dhe forcës së trupave që qëndrojnë prapa këtij Shtabi Kryesor".Gjermanët:Gjon Markaj kryeministër"Këtu, gjithashtu nuk kemi informacione rreth formimit të një qeverie nacionale shqiptare, në krye të së cilës do të duhej të ishte Mark Gjon Markaj. Udhëheqësi i bandave shqiptare(nacionalistëve) Muharrem Bajraktari, për të cilin thuhet se ka hyrë në negociata me Drazha Mihajlloviçin, është i njohur me qëndrimin e tij antiitalian. Në anën tjetër ai gjithmonë ka pasur mardhënie të mira me serbët, kështu që negociatat e tija me Mihajlloviçin, nuk duken të pamundëshme. Meqë ardhja e forcave ajrore gjermane dhe lajmet për depërtimin e njësive të blinduara gjermane, patën efekt qetësues tek popullata shqiptare dhe meqënse urrejtja e tyre në plan të parë është e drejtuar nga Italia, duket se ka mundësi që të formohet një qeveri shqiptare e cila do të ishte e gatëshme të bashkpunojë me ne, po qe se ne e njohim Shqipërinë si Shtet të pavarur, në kufijtë e saj të sotëm.Propozimet lidhur me atë se cilat personalitete do të merren parasysh për të drejtuar qeverinë shqiptare, do të mund t` ua japë Konsullata e Përgjithëshme në Tiranë. Po kështu një shënim i hollësishëm për situatën në Shqipëri, përfundimisht deri më datën 18 gusht, do të dërgohet sot përmes korrierit" Nga sa shihet në telegramin e mësipërm që Sekretari i Shtetit gjerman i dërgon konsullit të tij fon Zonlajtner, është teper interesant fakti që Ministria e Jashtëme gjermane ka pasur dijeni dhe ka njoftuar konsullatën e saj në Romë, përpara se krerët e Ballit Kombëtar dhe ata të Partisë Komuniste të Enver Hoxhës, të mblidheshin në Konferencën e Mukjes, kur për atë konferencë si nga ana e Ballit Kombëtar ashtu dhe Partisë Komuniste, asokohe u mbajt një konspiracion i plotë nga fakti se në atë mbledhje do të merrnin pjesë krerët kryesorë të dy forcave politike dhe ai takim mbahej shumë afër qytetit të Tiranës vetëm pak km. në verilindje të tij dhe rreziku i goditjes së tyre nga forcat italiane ishte shumë evident.
VIJON
__________________
il primitivismo e la non cultura sono forme eterne!! CHI CREO LE DONNE??!!DIO E STATO UN GENIO
Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar
|