Forumi Horizont Forumi Horizont > Bota Shqiptare > Shqiperia, traditat kulturore > Per Shkodren!!!! Vlerėsimi i Temės: 2 votime, mesatarja 5.00.
Gjithsej 9 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 8 9 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Ben-SHkodrani
Hajdut-pulash

Regjistruar: 18/01/2003
Vendbanimi: Shkoder
Mesazhe: 58

Mos e vrisni Shkodrėn time!

Artikulli reflekton gjendjen e Shkodres sot dhe eshte shume i vlefshem per NE rinine e saj
Lexoni artikullin e meposhtem dhe ju lutem jepni komentin tuaj



Mos e vrisni Shkodrën time!

Shkruan: Prof. Sami REPISHTI

Në gjysmën e dytë të prillit vizitova Shqipërinë, kryesisht qytetin tim të lindjes, Shkodrën. Nuk e kisha parë Shkodrën që nga viti l992, dhe pata mundësinë të çmallem me familjarët. Largimi për një kohë të gjatë shkakton vuajtje të mëdha shpirtërore, dhe takimi plotëson shumë nevojë emocionale. Rikujtimi i ditëve të kaluara në një rreth familjarë të lumtur dhe të lidhur ngushtësisht njeri me tjetrin më mbushi zemrën plot.

Natyrisht, familjarët e mi ishin plakë. Por bashkë me ata, edhe qyteti i Shkodrës kishte ndryshuar shumë në një drejtim të padëshirushëm. Shkodrën plakë e gjeta edhe më të lodhur, me zërin e humbur e shpresat e fikura. Shkodra, dukej sikur jetonte agoninë e shuarjes së saj, të një fundi që lë mbrapa vetëm kujtime për ata që e deshën dhe e duan. Dukej sikur ajo jetonte akoma tragjedinë që u imponua mbi qytetin nga një mospërfillje e qëllimshme politike gjysëm shekullore që vazhdon edhe sot nën sytë e hapur nga mosbesimi i një popullsie që pëson, por nuk është e përgatitur t'a besojë.

Sot, kam një lutje për të gjithë shqiptarët: "Vëllezër e motra kudo që jetoni! Ju lutëm, mos e vrisni Shkodrën time, Shkodrën tuaj, Shkodrën tremijë vjeçare!

Që nga aeroporti "Nënë Tereza", Rinas, e deri në Shkodër, udhëtimi ishte një torturë e vërtetë, e një aventurë e rrezikshme. Nga Jugu, rruga e shtruar shkonte për Tiranë; nga Veriu, rruga e prishur shkonte për Shkodër. Ajo ishte e pakalueshme: sipërfaqja e thyer, gropat e mëdha, balta deri në gjunj, e një çrregullim trafiku që rrezikonte jetën e udhëtarëve për çdo hap e në çdo rast. Udhëtimi nëpër fshatrat anës rrugës kryesore nuk mund të përshkruhet, ndërsa kafshë, njerëz dhe udhëtarë përpiqeshin të kalonin nëpër të njëjtën rrugë të prishur. Me përjashtim të një sektori të shtruar, çdo gjë ishte lënë në duar të fatit. E fati ishte treguar i pamëshirshëm për Shkodrën time!

Bukuria madhështore e hyrjes në qytet me kështjellën Rozafat e fushat magjepëse përreth, zbehej para vështirësive të kalimit, gjendjes së rrugëve dhe çrregullimit të trafikut, ndërsa qyteti vetë përshkohej nga "shtigje" që nuk mund të quhen "rrugë", sepse nuk kanë as shtresën, as kanalizimet, as trotuaret, as dritat. Në të gjithë qytetin nuk pashë asnjë punëtor mirëmbajtje. Në disa kryqëzime policia me uniformë nuk ishte në gjendje të kontrollonte trafikun, sepse nuk kishte asnjë shenjë, ose vijë të bardhë, për të orientuar shoferin. Semaforët e pakët të qytetit nuk funksiononin për mungesë energjie elektrike...!

Ky kuadër mjeran plotësohet nga grumbujt e plehrave, që mbushin çdo qoshe të rrugëve të hedhura nga qytetarë të pandërgjegjshëm, e që mbeteshin të pambledhura për ditë e javë të tëra, sepse nuk kishte shërbime bashkiake. Kanalizimet e mëparëshme ishin bllokuar, prishë, ose uzurpuar për ndërtim dyqanesh provizorë pa leje urbanistike, tenda e kioska. Edhe sasia më e vogël e shiut krijonte liqene uji që bënin të pamundur kalimin me këmbë të qytetarëve.

Në këtë gjendje të pabesueshme, "tregëtarët" shesin frutat, perimet, vezët, djathin, e sidomos mishin e invaduar nga mizat, e peshku që mbante erë disa qindra metra për rreth. Aty grumbulloheshin qindra dyqane që kishin uzurpuar trotuarin me shitje artikujsh të ndryshëm, të importuar me shumicë, të një kualiteti shumë të dobët e me çmime të përshtatëshme për varfërinë që kishte mbuluar qytetin, këtë qytet të braktisur nga kryeqyteti. Oh, ju lutem!! Mos e vrisni Shkodrën time!

Hyrja e dalja nga qyteti vështirësohej nga një rrjet "rrugësh" të pandrequra e plot baltë, e me ura në gjendje të mjeruar. Kjo gjendje rrugore bënte të pamundur tregëtinë me botën e jashtme. Për fat të mirë, ujë të pijshëm kishte mjaft. Por zgjeba, që mundonte qytetarët më shumë ishte energjia elektrike. Punishtet e qendrat e prodhimit detyroheshin të ndërprisnin punën, frigoriferët nuk punonin, mundësitë e një prodhimi të rregullt e të planifikuar nuk ekzistonin, e shanset për investime të jashtme ishin pothuajse zero. Industria lokale, e vogël dhe e pa perspektivë për mungesë tregjesh tradicional dhe mundësive për të gjetur tregje të reja, vuante nga mospërkrahja, e aftësia blerëse e kufizuar. Dukej sikur gjithçka sillej mbrenda një rrethi vicioz që nuk mundësonte asnjë dalje. Shkodra jetonte në agoni!

***

Në këtë skenë dëshpëruese luhej fati i popullsisë shkodrane. Ish-qendra e kulturës dhe jetës ekonomike për Shqipërinë e Veriut, Shkodra, kryeqyteti dhe qendra e "vilajetit" që në kohët e lavdishme të mbretërve ilirë, sot nuk është në gjendje të ushqejë 82 mijë banorët e saj. Fajtorë, sepse kultivuan frymën e një dashurie pa kompromis për liri, e vetëqeverisjen lokale, shqiptarët shkodranë po paguajnë sot rëndë pasionin e tyre fisnik. Në pragun e agonisë ku e sollën dyzetë e pesë vjet shtypje nga tirania komuniste, shkodranët e shohin vehtën të harruar, të lënë mbas dore, të dënuar për të vdekur - një vdekje e ngadalëshme, pa zhurmë, ndoshta e paevitueshme... Oh, ju lutem! Mos e vrisni Shkodrën time, Shkodrën tuaj, Shkodrën tremijë vjet shqiptare!

Në rrugët e prishura e të flliqura të qytetit historik sillet sot një rini e papunë, e varfëruar, e pa qëllime, që ka humbur busullën e udhëtimit, sepse nuk sheh asnjë rrugë dalje. Arsimi, për mungesë interesimi e fondesh, ka rënë në një nivel të papranushëm. Përgatitjet profesionale për të rinjtë nuk i tërheqin, sepse nuk kanë perspektivë. Shpirti i inisiativës individuale mbytet nga korrupsioni qeveritar e konkurrenca e pandershme në treg. Krijimtaria tradicionale në art e muzikë e gjenisë shkodrane është mbështjellë në rrobat e varfërisë, e nuk gjen fushë veprimi, as ajër të pastër për të mbijetuar. Çdo njeri ka heqë dorë nga përpjekja për të ecë përpara, të ngrejë nivelin e jetës në qytet, të përmirësojë kushtet ekzistuese, të dalë jashtë rrethit vicioz që po e mbytë...! Oh, ju lutem! Mos e vrisni Shkodrën time!

* * *

Olimpi i Shkodrës është sot kryeqyteti, atu ku prehen perënditë pa përgjegjësi, qendra qeveritare e pamend, gjykatorja dhe juria e pa ndërgjegjshme e fatit të rretheve të vendit, siç është Shkodra. Atje, grupet politike të interesuara për pushtetin qendror debatojnë vertikalisht, shahen, rrahen, për kontroll të levave kryesore që sundojnë vendin. Aty Zeusët e Tiranës, sundojnë mbi një popullsi pa mbrojtje ligjore, e që ka nevojë për bukë, paqe e liri! Shkodra ime është viktimë direkte e këtij makinacioni makiavelik, brutal, e të pandershëm, që mbushë xhepin e sundimtarit, e zbrazë barkun e një popullsie që vuan, sepse i janë vrarë shpresat për të nesërmen. Të rijtë e të rejat marrin rrugët e kurbetit të përhershëm, ndërsa prindërit mbeten, plaken e vdesin të dëshpëruar, e në vetmi.

Fondet e grumbulluara e ndihmat e jashtme janë kthyer në burime pasurimi të paligjshëm për piramidën udhëheqëse që trajton shtetin si një lopë qumshti, për një kompozicion grotesk elementësh të korruptuara deri në palcë. Fëmijët e uritur për bukë e arsim, prindër të dekurajuar nga mungesa e punës sot dhe e shpresës nesër, masa të gjëra të popullsisë që sillet vërdallë pa orientim, të gënjyera nga politika e ditës, e të zhgënjyera nga një autoritet që ka grabitur pushtetin e bashkë me të edhe shpresën e qytetarëve, janë sot brumi i mjerimit lugat që përpinë një popullsi dikur të lavdishme të një qyteti aktiv politikisht, ekonomikisht, e kulturalisht në ndërtim të një qytetarie me prirje europiane.

Shkodra ka nevojë për një lëkundje sizmike që të tundet nga vendi si me tërmetet e së kaluarës. Shkodra ka nevojë për bijtë e bijat e vet më të mirë! Shkodra duhet të zgjohet, të marrë në duart e veta fatin e qytetit e të popullsisë, të organizohet, të hapet për botën e jashtme, e sidomos të çlirohet nga grushti shtypës i organeve qendrore të kryeqytetit, e te levave politike e ekonomike që përdoren kundër saj. Shkodra, duhet të ndërgjegjësohet për gjendjen e rëndë ku ka rënë. Shkodra, duhet të varrosë njëherë e përgjithëmonë mentalitetin anadollak, paragjykimet shkatërrimtare e ndasitë vdekje-pruese që e dëmtojnë aq shumë. Shkodra, duhet të rikthehet në mentalitetin modern që drejton sytë nga Perëndimi, e ndërgjegjshme për të kaluarën e saj të ndritur, e vendosur të ringjallë atë, dhe ta avancojë edhe më tej.

Shkodra ka nevojë për shkodrane e shkodranë të dedikuar për të ndërtuar Shkodrën e lirë, aktivisht të bashkuar, demokratike, moderne, europiane. Ku janë shkodranët? Shikoni rreth e rrotull! Ata dhe ato janë në mesin tonë. Kërkoni e do t'i gjeni. Bota ndihmon vetëm ata që ndihmojnë vehten. Por hapi i parë e guximtar duhet të bëhet nga vetë qytetarët e qytetit të lavdishëm të Shkodrës.

__________________
Mė vjenė ndonjėherė nė mendje, e nuk shkruaj dot. Mė duket sikur tė gjitha fjalėt para teje janė tė kot! Dhe dal nga kjo gjendje, e bie pėrsėri, e si mund tė jem i qetė kur nė zemėr je ti?! Prandaj shko moj vajzė, shko ti prej kėtej, largohu

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 07 Tetor 2003 13:54
Ben-SHkodrani nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Ben-SHkodrani Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Ben-SHkodrani (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Ben-SHkodrani't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Ben-SHkodrani Shto Ben-SHkodrani nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Ben-SHkodrani nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
DiKuShi
Student

Regjistruar: 02/08/2003
Vendbanimi: USA
Mesazhe: 46

Per Shkodren!!!!

Shkodra ka kene nji prej qyteteve ma me kulture edhe ma te bukur te Shqipnise, por dit mas dite ajo vetem sa po shkon drejt teposhtes. Shkaqet jane te shumta, mund tia fillojm me qeverine qi ka shume vite biles edhe qysh para demokraciet qi nuk e ka dergu nji qindarke per ate ven, edhe nqs aht derk nji lek se s'po tham ma shume asht vjedh rruges, ose ne Shkoder vete prej ujqve te medhenj. Politika qi ka njeke kja qeveria jon e bukur te duket sikur ka punu vetem ne izolimin e pjeses veriore te Shqipnis (Shkoder e lart). Tashi ne Shkoder te pakte jan ata Shkodrane qi kan met, te gjith synojn o te ikin jasht Shqipnijet ose te pakten ne Tirane. Ne keto dit gjithkush asht ba e thot jam Shkodran (se kam jetu tre vjet aty!??!!), per Shkodranin kjo fjale asht se nuk ka noj nji qi asht e nuk e don me shpirt ket qytet. Por ka ra ne dor te horit. Po flas me nji shemull kot, e dini qi gjat dimnit dit javet rralle here i shef dy vajza ne rruge (per at pune edhe ne funjave nuk jan shume), leni qi naten vone as nuk bahet fjal te gjesh noj nji (nuk ka te baje hic me fanatikllekun). Shkurt hesapi Shkodra gjenet nji gjenje te mjerumu a asht e drejt?? Edhe pse nuk shof as edhe nji politikan te thoj po per Shkodren si e keni menen a te bajm noj gja apo vari lesht se anej jane msu!!!!

P.S: Harrova me e permen ne shkoder kan vetem 8-12 ore drita ne dit!!!!!!!

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 09 Tetor 2003 03:51
DiKuShi nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė DiKuShi Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me DiKuShi (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: DiKuShi Shto DiKuShi nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto DiKuShi nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Dardi
Desing Grafix!

Regjistruar: 30/09/2003
Vendbanimi: Gjakove
Mesazhe: 21

Kam Deshir edhe une te flas per Shkodren se e e dua shume!

- Sa i perket vendit me tradite kulturore,bujare,trimerore,etj..
une e dua shume Shkodren une per pushime kam qene ne Velipoj,dhe kam pare disa skena qe me ka ra ti shofe Qyteti i Gjakoves ka nje tradite me Shkodren dhe sa do pak kemi afersi po flas per puro Shkodranet por mos te fusim ndasi por te jemi edhe pak me te sinqert koha e tregon se kush eshte Shkodra por edhe ne Gjakove luhet i njejti rol si ne Shkoder bile bile jemi mund te them na kan ber Fshate te Pejes,por kan then nje fjale popullore peshku kalbet prej kokes dhe na kemi njejtin fate me Shkodren por kisha me apelu te gjithe strukturat politike,se pa Shkoder nuk ka Shqiperi pa Gjakove nuk ka Kosove,nuk flas nga dashuria qe kam per keto qytete por flas per dekada qe nuk e kan tradhtuar kurr vendin e vet por te bashkohemi per nje pasterti shoqerore se ne kendej e ju andej nuk ban por te jemi unik dhe mos te kemi perqamje se keto i kemi trashegim nga fqinjet qe i kemi me dhembet per jashat se dojin te na gelltisin deri kur ne keshtu,mos na e plagosni rinine tone me kesi muhabete kot por te hecim perpara dhe te kemi nje qellim se shoqeria eshte ajo qe rrite nivelin shtetit.
Une personalisht per 14 ditet qe kam ber pushimin ne Velipoj i kisha lutur te gjithe biznisment qe te ndertojn edhe me shume kete vend te bukur turistik dhe qe te kete sa me shume turista jo veq nga Kosova por nga gjithe europa dhe te mbahet kurse per hoteliri,dhe pasterti se aj eshte vend shume shume i rralle qe veq zoti ja u dha shqiptarve,une kam dhen nje mendim timin kur kam qen atje e vetmja shpetim si per Shkodren ashtu edhe per Gjakoven qe te bejim rrugen Shkoder Gjakove dhe te lidhen te gjitha bizneset ne mes ketyre qyteteve se na jemi te shkelur dhe duhet qe te bashkpunojim se bashku se era Shkoder i vjen Gjakoves ju pershendes nga Gjakova !

__________________
Flm per mirkuptim.....

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 09 Tetor 2003 08:44
Dardi nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Dardi Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Dardi (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Dardi Shto Dardi nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Dardi nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
DiKuShi
Student

Regjistruar: 02/08/2003
Vendbanimi: USA
Mesazhe: 46

Unhappy

Flm Ben Shkodrani per kete artikull, te shkelqym qi na nxjerr realitetin e hidhun te Shkodres. Mu me ka marr malli per cdo centim te ktij qytet, edhe pse kam vetem 7 muj qi kam ik prej Shqipniet. Me ka taku me e pa Tiranen tuj u nryshu per mire kurse Shkodra tuj u ul ma poshte ne gremine. Asht e vertet qi nuk po bahet asigja per Shkodren nga ajo loje politiket ne "OLIMPIN" tone, por habitem si ia ban zemra me e lan Djepin e kultures, muzikes edhe te humorit shqiptar me shku ne ket gjenje. Shkodra perban nji pjes te madhe te Shqipnis, edhe ka lujt nje rol te madh gjat gjith historise te ktij ven, edhe prape se prap e lajn ne ket gjenje.
Ishalla e kuptojn noj dit qi po e mysin kte qytet edhe ta pa levizin me ba dicka. Deri atehere s'kena ca me thane e ca me ba por vec me e lane ne dore te zotit!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 14 Tetor 2003 18:42
DiKuShi nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė DiKuShi Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me DiKuShi (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: DiKuShi Shto DiKuShi nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto DiKuShi nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Zonjushez ne gjemba
Gjembaēe e logel

Regjistruar: 20/07/2003
Vendbanimi: Rendesi ka qe e di une ;)
Mesazhe: 20

Historia e Shkodres

Shkodra 2400 vjecare qendroi gjithmone si kryezonje e
pamposhtur, ne nje kohe kur simotrat e saj Shasi , Drishti e Shirqi
pushuan se jetuari, cka deshmon se banoret e saj vitale e ruajten,
e deshen dhe e mbrojten pa u tundur, prandja ajo qendroi e patronditur
ketu prane kalase "Rozafat".Ja se si i kendon kenga ketij Qyteti:
"Karafil ne koder,drandofil ne koder, keshtjelle e forte ne Shkoder,
shkodra e bukurise"dhe vazhdon me tej "Kir e bun e Dri,
ke pasqyre per bri, t'kqyrin per hijeshi,shkodra e bukurise"

Ky qytet, shkruan Kadare,.." pervec keshtjelles dhe kishave,
pervec kullave, kumbanareve dhe minareve, kishte jeten kulturore.
Ajo kishte Intelektuale,sallone ku fliteshin e diskutoheshin gjithfare
problemesh, gra te bukura me histori te nderlikuara dashurie,
dyqane ku shiteshin libra ,disqe e parfume te Parisit... por
dhe kopshte t bukura te veshur me shermashek, vegetime stinash virgjine, burra me qoke, malesore kreshnike, qe zbrisnin nga malet,
vajza si zana qe mund t'i kete zili hyjneshat greke..."

Ky qytet pati pazarin me te madh ne Ballkan me rreth 300 Dyqane,
per te cilin nje vizitor i huaj shkruan: "..Aso kohe Shkodra ishte
Qendra e tregetise se madhe. Pazari ishte plot popull nga te gjitha anet.."

Ne kete qytet ndodheshin gjashte perfaqesi diplomatike, tri banka te huaja dhe me 4 shkurt 1863 filoi veprimtarine e vet dhe banka e pare shqiptare.
Ndersa "Oda e Tregetise" e ketij qyteti hijerende rezulton te jete
krijuar 300 vjet me pare, si nje nga me te vjetrat e Evropes.
Ishin pikerisht keta faktore te fuqishem , qe i atribuan shkodres
autoritetin e Burses te Ballkanit.
Per kete Shkoder do te shkruaje nga larg Migjeni yne i mallengjyer
"... Shkodra, dashnorja e qiellit te kalte.. e liqenit andrimta, ne te cilin
ne mengjezet e kullueta lane hijen e vet.."
Arkitektura dhe pamja e ketij qyteti te vecante, ku cdo lagje
shpaloste fizionomine e vet, ku mbreteronte gjelberimi, rregulli, pastertia,ku shtepite rrethoheshin me mure te larta e nje dere te madhe ne mes e ku dilte perpara banese tipike me cardak e shkalla guri, mbasi kaloje neper oborre plot lule te shumellojshme, frymezuan banoret e tyre qe t'i kendonin aq bukur jetes me te gjitha shfaqjet e saja.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 26 Tetor 2003 12:47
Zonjushez ne gjemba nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Zonjushez ne gjemba Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Zonjushez ne gjemba (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Zonjushez ne gjemba Shto Zonjushez ne gjemba nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Zonjushez ne gjemba nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Zonjushez ne gjemba
Gjembaēe e logel

Regjistruar: 20/07/2003
Vendbanimi: Rendesi ka qe e di une ;)
Mesazhe: 20

Historia e Shkodres time

Shkodra eshte nje nga qytetet me te lashta dhe me te medha te Shqiperise,qender e rendesishme ekonomike dhe kulturore.Shtrihet ne skajin jugor te Ultesires se Mbishkodres prane Liqenit te Shkodres,ne lartesi 16 m.,ndermjet lumenjeve Drin e Bune,malit te Taraboshit dhe keshtjelles se Rozafes.
Shkodra eshte themeluar aty nga shek. IV p.k. ne kodrat perreth Keshtjelles se Shkodres.Ishte qender e fisit ilir te Labeateve dhe gjate sundimit te Gentit (181-168 p.k.) u be kryeqendra e shtetit ilir.Te kesaj periudhe jane monedhat e prera me emrin e qytetit.U pushtua nga romaket me 168 p.k. Neper Shkoder kalonte rruga e njohur tregtare-ushtarake qe vinte nga veriu dhe neper luginen e Drinit kalonte ne Kosove e me tej.Me 1040 u pushtua nga serbet dhe ishte kryeqendra e Zetes.Gjate shek. XIV u be qender e rendesishme komune autonome me institucione te zhvilluara dhe me pas qender e feudaleve Balshaj.Me 1936 u pushtua nga venedikasit,sundimi i te cileve u nderpre nga nje varg kryengritjesh te popullsise.Shkodra. u beri balle dy rrethimeve osmane,me 1474 e 1478-79 dhe ra ne duart e tyre pas nje mbrojteje heroike qe pati jehone nderkombetare.Ishte vendlindja e humanisteve Marin Barleti e Marin Becikemi.Pas pushtimit popullsia u shperngul,qyteti u rrenua sa y kthye ne fshat.U rimekemb dhe ne shek. XVII arriti 1800 shtepi.U be qender kryesore ekonomike e Shqiperise se veriut dhe e sanxhakut te Shkodres, Lulezuan zejtarite,punimi i armeve,i mendafshit,argjendaria etj.. U ndertuan shtepi dykateshe prej guri me cardak,pazari,Ura e Mesit.Ne shek. XVIII u be qendra e pashallekut te Shkodres nen sundimin e Bushatllinjve (1757-1831).Edhe pas renies te pashallekut,banoret kane bere nje varg kryengritjesh kunder pushtuesit osman (1833-1836,1854,1861-62,1869).
Zhvillim te madh ekonomik arriti Shkodra nga mesi i shek. XIX.Me 1870 kishte 50.000 banore.Pervec si qender e vilajetit,ishte nyje e rendesishme per gjithe Ballkanin perendimor me 3500 dyqane.Me 1807-1808 ishte ndertuan bezisteni.Punoheshin pelhuret,veshjet kombetare,lekuret,duhani,baruti etj.Qe me 1718 ishin hapur agjensi konsullore te disa vendeve te huaja.Si port perdorej Oboti,por sodomos Ulqini dhe me vone Shengjini.Me nderhyrjen e fuqive te huaja ne mesin e shek. XIX u themeluan seminari jezuit dhe kuvendi franceskan.Gjate viteve te Lidhjes Shqiptare te Prizrenit Shkodra ishte vater e rendesishme e levizjes kombetare.Banoret moren pjese ne luftimet per mbrojtjen e tokave shqiptare dhe nenshkruan boterisht ne sheshin kryesor te qytetit protestat drejtuar fuqive te medha.Dega e Lidhjes per Shkodren,qe pati dhe garden e vet,ishte nga me veprueset dhe dha ndihmese per mbrojtjen e Plaves e Gucise,te Hotit e Grudes dhe ne luften per Ulqinin.Ajo u shtyp e para me arme nga Porta e Larte.
Shkodra ka qene ne te periudhe gjithashtu edhe qender e rendesishme kulturore.Permendet bibloteka e Busha tllinjve,per te cilen ne vitet 40 te shek. XIX u ngrit ndertesa,qe sherbeu me pas si seli e deges se Lidhjes.U themeluan shoqeri letrare,kulturore e sportive,si shoqeria «Bashkimi» dhe «Agimi».U ngriten shtypshkronja,ku u botuan edhe te parat gazeta e revista brenda kufijve te Shqiperise.Me 1878 u ngrit e para bande muzikore e vendit dhe ne Shkodra nisi puna e fotografeve Marubi,nga e cila trashegohet nje fototeke shume e pasur.Shkodra eshte vendlindja e Pashko Vases,Zef Jubanit,Luigj Gurakuqit,Filip Shiroka e mjaft shkrimtareve te tjere.Me 1905 u festua per here te pare 1 Maji ne Shqiperi.Shkodra gjate Luftes Ballkanike dhe gjate Luftes se I Boterore u be pre e synimeve grabitqare e Malit te Zi e S erbise. Populli i Shkodres mbajti per shtate muaj rrjesht qytetin kunder ushtrive rrethuese malazeze e serbe,te cilat hyne ne qytet me 23.4.1913,me tradhetine e Esat Pashe Toptanit duke demtuar rende qytetin dhe duke djegur pazarin.Por ato u detyruan me 14.5.1913 ta linin Shkodren e cila ne baze te vendimit te Konferences se Ambasadoreve ne Londer ishte pjese e Shqiperise,por duke e vendosur ne nje administrim nderkombetar.
Me shperthimin e Luftes se I Boterore forcat malazeze perseri hyne me 27.6.1915 ne Shkoder. Me 22.1.1916 qyteti u pushtua nga Austro-Hungaria dhe u be qendra e tyre e pushtimit.Me mbarimin e luftes u vendos perkohesisht administrata ushtarake nderkombetare dhe me 11.3.1920 Shkodra u bashkua administrativisht me Qeverine kombetare te Tiranes.Ne gjysmen e dyte te vitit 1920 ajo perballoi nje rrezik te ri: nderhyrjen ushtarake te shtetit serbo-kroat-slloven (Lufta e Koplikut).
Shkodra. ka qene nje nga vatrat kryesore te levizjes demokratike-revolucionare ne vitet 1921-1924.Ne zgjedhjet per Asamblene Kushtetuese(27.12.1923),me shumice derrmuese votash,fitoi opozita.Naten e 31 majit 1924 forcat revolucionare moren ne kontroll qytetin dhe nga ketu u nisen per ne Tirane.Ne vitet 1924-1939 pati nje xhvillim industrial te ngadalte,u ngriten fabrika te vogla,punishte te industrise ushqimore,te tekstilit e cimentos.Me 1923 Shkodra kishte 20.000 banore.ndersa me 1939 kishte 29.000.
Shkodra ishte selia e arkipeshkvise,nga vareshin 30 dioqeza dhe ketu me 1930 u hap nje shkolle popullore laike,me 1922 Gjimnazi i Shtetit,Konvikti «Malet tona»,shoqeria sportive e kulturore «Vllaznia».
Pushtuesit fashiste u priten me arme ne dore,dhe qendresa kunder tyre vazhdoi me greva e demonstrata.
Shkodra u clirua me 29.11.1944 dhe kjo shenoi clirim e plote te vendit

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 26 Tetor 2003 12:49
Zonjushez ne gjemba nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Zonjushez ne gjemba Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Zonjushez ne gjemba (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Zonjushez ne gjemba Shto Zonjushez ne gjemba nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Zonjushez ne gjemba nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
DiKuShi
Student

Regjistruar: 02/08/2003
Vendbanimi: USA
Mesazhe: 46

Smile

Historiku ishte njish krejt, por du vetem me shtu qi ne Shkoder ne vitin 1903 (munem mos me ken 100% i sakt per vitin) asht lujt neshja e pare e futbollit ne Shqipni, edhe skudra e Shkoders ne at koh u qute Juventus.
A apo s'a shkoder locja njish lol??!!!

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 27 Tetor 2003 03:29
DiKuShi nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė DiKuShi Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me DiKuShi (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: DiKuShi Shto DiKuShi nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto DiKuShi nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
DiKuShi
Student

Regjistruar: 02/08/2003
Vendbanimi: USA
Mesazhe: 46

Cool

Nja dy bejta te Nexhos

Prezantimi
Prezantohem para jush,
Me quajn Nexho e jo tush,
Kam pas shpin n Barbullush,
Qa baj une se ban gjithkush.
Kam shoqni une me Xhorxh Bush.

Un jam Nexho taksirati,
mu me rrin 12 Sahati.
Asnjeher s'm ka lan Takati.
E kam Baben nga Berati.
Ca them une e ban Vesh gjati,
Nder Shqiptar jam ma bark-thati.

Une jam Nexho teveqeli
Me del gjumi kur kendon gjeli
Nder punetor jam ma demeli
Me pelqen shume ciftateli
Nder 8 klase 6 here ngeli
N'trupin tem ma i thelle asht beli.

Une jam Nexh i parrum
du me u rru por nuk m'ban shkum
Me nje gru jam i martum
Kam tre fmi e m'duken shume
Edhe nje e kam t'fillum.
Edhe ne kamb mu m'vjen gjume
dukem krejt si zog i trum.

Mu te tan me therrsin AR
Un kam hapin nje hektar
E kam vjehrrin katundar
Prej tij kam une gjithmone zar
Se me jep me hanger bar
Te tan thojn se jam qyqar
Gjuetar jam pa zagare
I marr klubet mar e mar
Katundare e qytetare
Nga kelmendi deri n'Pentare

Edhe kryt e kam me thinja
Qa them une e ban partija
Se ne shkolle m'ka rrah zotnija
Ku jam une ndodhet trimnija
mbi detyrat asht bujqesia
Ne kat t'pest asht njit hardhija
E ma shum m'pelqen rakija.

Un pra jam Nexho hareja
Vesh e njesh me tesha t'reja
Jam i lindur per beteja
Per mua asht vec kabareja
E kam kryt tan neja-neja
E byftekut i them eja
Vetem mu nuk m'bjen rrufeja
Se jam rrit tek P.T.T-ja
Kam punu n' N.SH.N-ja

Nexho Ar me thone dynjaja
e kam shpin te namaz gjaja
Gjithmone kpucet m prishen te maja
Kush m'shef mu i hin hataja
Sepse kam gjyslykt e mdhaja
Ne pilaf m'ka xan sevdaja

Zakonisht Nexho m'thojne
Kam tre fmi por s'm bahet vone
Kam nje gru por nuk kam prone
Kam ne shpi une nje kukone
Kallabllek jena n shpi tone


Kam kushri ne amerike
Qe i thosha mos me ik
E kam mar nusen pa prike
I kam tlinat pa lastik
Si kam pas shokt fanatik


Kam humor une me mimik
Ne ushqim un ty t'kam fik
Se un t'ha nja 30 pjata
Sa ne shpi t'gerset shamata
Kur filloj une me val t'gjata
Ty me goj nuk t'flet kunata

Po e mbyll une kete rralle
E ma bani ju hallall
ME kujshi e mahall
E kur t'keni per mu mall
Me ndigjoni tjeter rall
Ju pershendet Nexho humori
Tash po vi kur t'mbaroj ZBORI

dt,25.02.1994 Shkoder

**********

Une jam person VIP

Une jam Nexho person VIP
ne pantallona nuk mbaj rrip
per humor jam simpatik
komuniteti nderkombetar
me qe i dukem njeri i mbare
ne mbrojtje me ka marre.....

Specialista prej tan planetit
do ti kem n sherbim pran vetit
bukur dine me ba gjithcka
ja se cilet jane ata:

Nje vile te bukur ne dergut
e bukur me te lan pa mend......
na projektoi inxh. Kinez Je Fe Mut
dhe ndihmesi i tij Qen bir Qen

Do ta baje instalimin e ujrave
sa te filloje fresku
hidrauliku rumun Tubo Saracinesku

Installimet elektrike
do ti baje nje simpatike
francezja e bukur si perrri
matmazel Zhytem Terry......

Ne shtepine time si pastruse
asht nje vajze nuk asht nuse
ka dy jave qe po jep prova
bullgarja Nadja Nushpikova

Sa per mish nuk do bije ne hall
une per te nuk vuj hiq
se kam kasap nje jugosllav
quhet Rosto Mishvicevic

Une jam llups qe ha e te kepus
e kam barkun te thelle si pus
kuzhinjer do te kem nje rus
gatuan paster e me cilesi
tavarish Rrujboll Pacamurkovski

M'i sjell pjatat fet e fet,
e nuk me len me u ba nervoz
kamarjeri i urte Grek
Tarabullus Mekos.....

Pijet m'i ka enda
do te mi zhgjedh ne te gjith boten
teknologu nga Hollanda:
Van Got Broken....

Nga semundjet nuk trembem asnje fije,
se do te kem doktor shtepije
nje turk te pashem alamet
emri i tij Qok Gjyzel Melek Hyzmet..

Kam shofer nje djale te ri
vetem ecen tan shpejtesi
ka lindur ne Gjeorgji
eshte i urte e nuk ban naze,
quhet Rrota Kanalaze...

Bageti do te kem boll
e do m'i ruj me kujdes
Katundari spanjoll ;
Coban Lopez...

Keshilltar politik
do te kem nje Britanik
per kete pune eshte kampion
mister Mashton Rrenson...

Sekretar personal
do te kem nje Italian
eshte i urte e eshte i zoti
sinjor Shamatin Jafutkoti....

Per zbulime sekrete ,dmth. gjithandej me degju..
se kush flet keq per mu,
e vrap me ardh me me tregu,
do te kem nje Gjerman veshur me rroba luksi
quhet Majer Padit Fuksi...

Kur te jem ne terezi
e reomatizen te kem tek shpina
do te me freskoje per bukuri
italiania ;Dorbuta Patlina...

Nuk kam frike maskat me corap
nuk baj of ,as nuk baj uf ,
budygard kam nje Arab
e therras Derman Kukuisuf..

Nexho o Nexho
po me therriste gruja
cohu prej gjumit
pse flet fjale te huja..??

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 15 Nëntor 2003 20:02
DiKuShi nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė DiKuShi Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me DiKuShi (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: DiKuShi Shto DiKuShi nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto DiKuShi nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
tresh
.

Regjistruar: 16/11/2003
Vendbanimi: .
Mesazhe: 2752

Smile

SHKODRA Dashnorja jeme (Migjeni)

Kur flitet per shkodren me qohet mishi kokerr..
ka nje artikull shume te bukur per Shkodren ne gazeten
BOTA SOT te dates 8-11-2003

nder te tjera shkruhet......
... Shkodra eshte Kryeqyteti i pare i rraces Shqyptare, 2500 vjeqar i themeluar prej vete Ilireve e jo si koloni e fqinjeve me te zhvilluer te kohes.......

lexoni kete artikull.. se ka materiale shume interesante...

CIAO 3SH

__________________
il primitivismo e la non cultura sono forme eterne!! CHI CREO LE DONNE??!!DIO E STATO UN GENIO

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 23 Nëntor 2003 18:33
tresh nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė tresh Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me tresh (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: tresh Shto tresh nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto tresh nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
qershor13
Vagabonding

Regjistruar: 05/02/2003
Vendbanimi: Rio
Mesazhe: 2547

Rrethimi i Shkodrės

Nje nga ngjarjet me te bujshme te historise shqiptare te Shekullit te XX - te. Mbrojtja 183 ditore e Shkodres dhe jehona e saj. Qendresa e Hasan Riza pashes dhe vrasja e tij. Roli i Esat pashe Toptanit ne vrasjen e komandantit turk, ne mbrojtjen e qytetit dhe me pas ne dorezimin e tij. Marreveshja me Malazezet dhe vendimi i Londres.



Adjutanti i gjeneral Hasan Riza Pashes, trokiti ne deren e eprorit te tij pa zbardhur ende mengjesi i dates 8 tetor 1912. Komandanti( dhe njekohesisht Valiu i qytetit) ishte ende i pergjumur kur degjoi lajmin qe e priste prej kohe: Mali i Zi i shpalli lufte Turqise dhe trupat e tij sapo kaluan kufirin mes dy shteteve. Pashai nuk kishte nevoje per me shume shpjegime. Dy ore me pas ai u njoftua se trupat Malaze, ashtu siç pritej, qene drejtuar per ne Shkoder. Komanda turke e dinte prej kohesh se ne rremujen e Luftes Ballkanike, trupat e principates se vogel ne veri te Shqiperise kishin vetem nje mision: te nenshtronin qytetin e lashte shqiptar. Agimi sapo kishte filluar te zbardhte mbi kalane e Rozafes, kur ai urdheroi levizjen e trupave ushtarake per ne rrethinat e fortifikuara te qytetit. Fortifikata te ndertuara me ngut vitin e fundit dhe qe, tashme, ashtu siç pritej, ishin gati te perballeshin me zjarrin e luftes. Ne mesdite gjithçka ishte gati. Me shtabin e tij, Hasan Riza Pasha, komandanti turk i qytetit, qe vendosur ne Bardhanjore dhe po ate mbasdite mblodhi te gjithe komandantet e tij. "Qyteti do te rrethohet se shpejti,- iu tha ai atyre - por ky qytet nuk do te bjere ne doren e malazezeve. Shkodra eshte fati yne ose varri yne, por jo turpi yne. Sot kemi 5 mije trupa ushtarake, por mbi 20 mije te tjere jane duke ardhur ne ndihmen tone. Qe sot fillon nje beteje e veshtire, qe asnje nga ne nuk e di se sa do te zgjase".
Rrethimi i Shkodres
Ne te vertete, as Hasan Riza Pasha dhe askush tjeter nuk mund ta parashikonte ate mbasdite te dates 8 tetor 1912 se, Rrethimi i Shkodres do te zgjaste me shume se 183 dite dhe se beteja per te do te behej nje nga me te famshmet ne Europen e kohes. Te rejat e saj zinin vend rregullisht ne te gjitha gazetat me te medha perendimore, ndersa Hasan Riza Pasha, Esat Pashe Toptani apo Princ Danilo i Malit te Zi, u bene figura te njohura. Se paku 15 libra jane botuar ne gjuhe te ndryshme per ate rrethim, ndersa Harta e Mbrojtjes se Qytetit, se bashku me shenimet e Hasan Riza Pashes, eshte ende sot e ekspozuar ne nje mur te shkolles ushtarake ne Gjeneve te Zvicres. Ne fillim te vitit 1914, gjate nje vizite ne Viene, Esat Pashe Toptani u prit me nderime si Komandant i Mbrojtjes se Shkodres dhe nje mbremje, pothuaj gjithe oficeret e larte austriake, te prire nga princi trashgimtar Franc Ferdinand, u ulen perballe nje tabele, ne te cilen ai u perpoq te sqaronte strategjine e mbrojtjes. Edhe pse dihet mire tashme se mbrojtja e qytetit i dedikohet komandantit turk dhe se vrasja e tij, ne mes te rrethimit, ishte, sipas te gjitha gjasave, veper e Esat Pashes. Por te gjitha keto erdhen me vone. I ulur ne shtabin e tij ne Bardhanjore, Hasan Riza Pasha nuk e dinte se cili do te ishte fati i qytetit mesditen e 11 tetorit 1912. Ate mengjes, nga te gjitha trupat e pritura, vetem 10 mije vullnetare te Shqiperise se Mesme, te prire nga gjeneral Esat Pashe Toptani, kishin arritur te hynin ne qytet. Mbi 2 mije matjane, te drejtuar nga djaloshi i ri 17 vjeçar Ahmet bej Zogu, ishin shpartalluar nga Serbet ne Lezhe, ndersa trupat ushtarake turke, te drejtuara nga gjeneral Mahmut Hajret Pashe Jella, qe gjendeshin ne Berat, u gozhduan ne fushen e Myzeqese nga sulmi i perbashket serbo - bullgar. Ai nuk priste me ndihma te tjera dhe me 15 mije luftetare i duhej te perballonte nje rrethim te ashper prej me shume se 25 mije malazezesh dhe nje fuqi ndihmese prej gati 30 mije serbesh, qe shume shpejt do te bashkohej me ta.
Topat malazeze filluan te hedhin gjylet e para ne qytet mengjesin e 11 tetorit dhe, per me shume se gjashte muaj, bombardimet u bene pjese e perditshme e jetes se qytetit. Por duket se ata qe sulmonin, e kishin vene re se qyteti ishte i fortifikuar mire dhe se ai drejtohej nga nje gjeneral, qe ishte, padyshim, nje nder me te shquarit e ushtrise turke. Situata ne rajon nuk ishte aspak e favorshme ne fillimet e rrethimit kurse ajo brenda qytetit akoma me keq. Trupat e fuqive ballkanike kishin futur ne dare trupat turke dhe forcat e kesaj te fundit po pesonin humbje pothuaj ne gjithe frontin.
Ideja, se Turqia po sfilitej nga problemet e brendshme dhe se nuk do t'i mbronte dot zoterimet e saj ne Ballkan, u duk qarte. Me idene e faktit te kryer, fuqite ballkanike, te ndihmuara edhe nga diplomacia ruse, vendosen te pushtojne sa me shume territore te mundshme, me idene qe Konferenca e Ambasadoreve, qe pritej te mblidhej ne dhjetor, te vendoste shtrirjen e kufijve te tyre ne gjithe tokat qe kishin nen kontroll. Pushtimi i Shkodres u be nje domosdoshmeri per ushtrite malazeze dhe rrethimi i tyre me i ashper. Nje muaj pas vendosjes se rrethimit, situata ne qytet nuk ishte aspak e favorshme dhe mungesat po beheshin gjithnje e me te ndjeshme. Vete Knjaz Nikolla, princi i Malit te Zi ishte vendosur ne fushimin e trupave te tij per t'i dhene zemer ushtrise, qe drejtohej nga princi Danilo. Thyerja e trupave turke dhe armepushimi qe pasoi ne muajin dhjetor, u kishte dhene mundesi serbeve qe mbi 30 mije trupa te tyre t'i dergonin ne perforcim te trupave malazeze. Po ne kete kohe, me nje telegram direkt, ministri turk i Luftes urdheronte Hasan Riza Pashen, komandantin e qytetit, qe lufta kishte mbaruar dhe se ai duhej te dorezonte qytetin tek malazezet. Telegrami shoqerohej nga nje leter e princit Danilo, sipas se ciles, nese Hasan Riza Pasha nuk i bindej urdhrit, ai konsiderohej dezertor dhe denohej me vdekje se bashku me shtabin e tij.
Pergjigjia e Komandantit te qytetit erdhi me 24 dhjetor, ku ai shprehte bindjen e gjithe popullates qe kishte ne ngarkim: Si popullsia myslimane edhe ajo katolike e qytetit ishin kunder dorezimit dhe insistonin qe qyteti te vazhdonte te mbrohej. Ne pergjigje te letres se princit Danilo ishte edhe nje mesazh i Kryetarit te Bashkise se Shkodres, Muharrem Gjylbegut, i cili i lutej sulmuesve qe te mos bombardonin spitalet, qendrat e femijeve, kishat, xhamiat, konsullatat dhe qendren, ku ishin vendosur gazetaret e huaj. Po ne ate leter, Gjylbegu u kerkonte trupave rrethuese qe te lejonin hyrjen ne qytet te ilaceve per te plagosurit si dhe te ushqimeve per diplomatet dhe per 13 gazetaret e huaj.
Qyteti vazhdonte te qendronte, por dukej qarte se telegrami i Ministrit te Mbrojtjes e kishte vene ne veshtiresi Hasan Riza Pashen. I bindur se qendresa ne qytet duhej te kishte nje flamur, ai hyri ne tratativa me Austro - Hungarine. Por po ate dite, Komandanti mori nje tjeter mesazh: Alush Lohja, nje burre nga paria e qytetit e lajmeronte se Qeveria Shqiptare, qe kishte shpallur Pavaresine ne Vlore, qe njohur nga Fuqite e Medha dhe se mbrojtja e metejshme e qytetit mund te behej nen flamurin shqiptar. Sipas Lohjes, ne kete menyre mund te motivoheshin edhe malesoret e Mirdites per te marrshuar ne ndihme te qytetit te rrethuar. Ideja e Lohjes duket se i pelqeu Komandantit dhe, po ate dite, mori aprovimin edhe nga shtabi i tij. Hasan Riza Pasha u njoftua se Kryeministri Shqiptar, Ismail Qemali, nje i njohur i vjeter i tij, ishte ne dijeni te zhvillimeve ne Shkoder dhe se nje korier, i quajtur Mark Dubashi, i dergonte atij rregullisht mesazhet e Arqipeshkvit te qytetit, Jak Sereqi. Naten e 31 dhjetorit, Hasan Riza Pasha mori nje mesazh te drejteperdrejte edhe nga Kryeministri Shqiptar, qe e sqaronte se rezistenca ne Shkoder ishte jetike per te ardhmen e qytetit dhe e ftonte qe ta mbronte kete nen flamurin shqiptar.
Mbrojtja e qytetit ishte bere nderkohe e famshme ne Europe. Nje korrespondent i gazetes angleze "Times", i quajtur H. Nevinson, botonte cdo jave nga nje artikull dhe, bashke me raportimet e kolegeve te tjere, mbrojtja e qytetit beri buje ne Perendim. Per me teper, Europa u sensibilizua nga njoftimet mbi bombardimet e bera ndaj popullsise civile dhe trupit diplomatik ne Shkoder. Per te verifikuar raportet e gazetave dhe ato te konsujve te huaj atje, Konferenca e Ambasadoreve dergoi ne qytet nje mision te kryesuar nga atasheu ushtarak austriak ne Cetine, kapiteni Hubka. Hubka, qe u takua direkt me Hasan Riza Pashen dhe nen-komandantin Esta Pashe Toptani, e kuptoi se qyteti po i afrohej pragut te urise dhe se mbi te qene hedhur bomba pa meshire. Por Hubka kreu edhe nje mision te rendesishem politik: Jak Sereqi, arkipeshkevi i qytetit kishte rene dakort me Hasan Riza Pashen dhe Alush Lohjen qe te ndihmonte ne mobilizimin e malesoreve katolike ne ndihme te qytetit, me kusht qe, ne te te ngrihej flamuri shqiptar dhe qe per kete aksion te binte dakort Austro - Hungaria. Hubka e siguroi per kete, por ai shtoi, se nuk besonte qe qyteti mund te rezistonte me shume se 5 - 6 dite, kohe e pamjaftueshme per te mobilizuar malesoret. Fatmiresisht, qyteti rezistoi edhe kater muaj.
Aprovimi i Austro - Hungarise mobilizoi edhe me shume popullsine katolike te qytetit. Gjeneral Hasan Riza Pasha, Imzot Sereqi, Alush Lohja dhe Esat Pasha, rane dakort t'u dergonin malesoreve, permes Kuvendit te Rubikut, dy mesazhe per ndihme. Mesazhet, qe shoqeroheshin edhe nga garancite e Imzot Sereqit dhe ato te Austro - Hugarise, i udhezonin malesoret katolike qe te sulmonin nga pas trupat malazeze, me te pare qe ne kalane e Shkodres eshte ngritur flamuri shqiptar. Ky takim, qe deshmohet nga shume historiane dhe shume vete, qe kane qene ne dijeni te zhvillimeve ne Shkoder, duhet te jete zhvilluar diku ne muajin Janar. Ne ate kohe situata ne qytet ishte renduar dhe ushqimet, megjithe racionimin e forte, nuk gjendeshin me. Kesaj i duhej shtuar fakti qe pjesa me e madhe e qytetit ishte bere germadhe nga bombardimet dhe ne spitale nuk kishte me vend per te plagosurit-shumica e te cileve ishin nga popullsia civile. Po keshtu, trupat mbrojtese kishin shume humbje nga radhet e tyre, edhe pse tregimet e kohes deshmojne se edhe malazezet kishin shume te vrare. Ne qytet kishte filluar te qarkullonte ideja e dorezimit, ide qe sidoqofte nuk thuhej me ze te larte.

Vrasja e Hasan Riza Pashes
Pas takimit midis krereve te qytetit, Imzot Sereqi mori persiper te lajmeroje abatin e Rubikut dhe te sjelle menjehere nje pergjigje nga ai. Pergjigjia ishte parashikuar ne fund te muajit Janar dhe mberriti vertet ne daten 30 te po atij muaji. Ate dite, komandanti i qytetit kishte shkuar per inspektim ne rrethinat e qytetit dhe vetem mbasdite vone u kthye ne shtepi. Vila ku banonte komandanti ishte vetem 150 metra me larg asaj ku ishte vendosur Esta Pashe Toptani dhe midis te dyjave qendronin roje disa vullnetare shqiptare te Shqiperise se Mesme. Hasan Riza Pasha u njoftua se lajmesi kishte mberritur ne shtepine e Esat Pashes dhe se e priste atje. Ai nuk u vonua. I vetem, pa roje dhe pa adjutant u nis per ne shtepine perballe. Duhet te kete ndenjur atje jo shume kohe dhe, rreth ores 18.45, doli per t'u kthyer ne shtepi. Esat Pasha e percolli deri ne deren e jashtme dhe nje sherbetor i tij ecte perpara per t'i ndricuar rrugen me fener. Gjenerali nuk kishte bere as 50 metra, kur tre krisma njera pas tjetres prishen qetesine e nates. Rojet dhe oficeret, qe dolen me vrull nga te dyja shtepite, e gjeten komandantin te shtrire ne rruge dhe te mbytur ne gjak. Hasan Riza Pasha kishte marre tre plumba pushke ne shpine dhe dha shpirt disa ore me vone. Perpara vdekjes, i kerkoi Esat Pashes qe te kujdesej per t'ja derguar familjen pas lufte ne Stamboll, ndersa oficereve te tij, te ngrumbulluar perreth shtratit, iu kerkoi qe te mos e dorezojne qytetin ne asnje menyre. Gjenerali u varros te nesermen ne Xhamine e Parruces, ne prani te popullsise se gjithe Shkodres se rrethuar.
Deri me sot askush nuk ka ditur te flase me siguri per vrasjen e Komandantit te qytetit, por pothuajse te gjithe kronistet e asaj kohe, ata qe kane shkruajtur kujtime, si dhe historianet e mevonshem bashkohen ne nje pike: vrasja u krye nga Osman Bali, nje njeri i afert i Esat Pashe Toptanit, me urdherin direkt te Esatit. Bashke me Balin, kane qelluar edhe nje kavajas i quajtur Mahmut dhe nje shijakas i quajtur Tofik. Sipas te gjithe shenimeve te mevonshme, vrasja e Hasan Riza Pashes u be, pasi ky i fundit kerkonte te ngrinte flamurin shqiptar dhe se shtabi xhonturk ne qytet nuk ishte dakort per kete. Xhonturqit bashkepunuan me Esat Pashen, ndersa ky i fundit pranoi, i tunduar nga fakti, qe pas vrasjes se Hasan Riza pashes, komanda e qytetit t'i mbetej atij. Sic u pa me vone, Esat Pasha kishte synuar te hynte ne marreveshje me malazezet per hir te interesave te tij. Esat Pasha asnjehere nuk e ka pranuar kete vrasje. Ai akuzoi menjehere pas kesaj nje malesor nga Shoshi, te quajtur Ndoc Deda, i cili, sipas tij, ishte paguar nga malazezet. Kujtimi i Hasan Riza Pashes duket se eshte ruajtur per shume kohe ne qytetin fisnik Verior. Ne nje nga botimet me serioze mbi historine e qytetit, bere nga Hamdi Bushati dhe titulluar, "Shkodra dhe motet", Gjenerali pershkruhet keshtu: "Shkodra ruan kujtimet me te mira per Hasan Riza Pashen, i cili per fisnikerine, shpirtmadhesine, e dhimbshurine qe tregoi per popullin e vuajtun shkodran, sidomos ne periudhen e luftes, mbetet i paharruem".

Tratativat diplomatike dhe dorezimi i qytetit
Qendresa e Shkodres, mbarimi i luftes dhe Konferenca e Ambasadoreve filluan te krijojne nje situate aspak te favorshme per ushtrite malazeze. Duke e kuptuar se situata ecte kunder tyre, malazezet shtuan sulmet dhe bombardimet, me idene per te nenshturar qytetin dhe per ta bere ate te tyrin perpara se te fillonte diskutimi per kufijte veriore. Kunder vullnetit rus, Konferenca e Ambasadoreve kishte njohur pavaresine e Shqiperise, por kishte bere " korrigjime" te frikshme te kufijve te saj ne favor te Serbise, Malit te Zi dhe Greqise. Shkodra ishte parashikuar ne zonen Malazeze, por pak kohe me vone, Austro - Hungaria dhe Italia u kujtuan se ajo ishte qendra e katolicizmit shqiptar. Si pasoje, bashke me ndihmen e Anglise, ato vendosen qe qyteti t'i mbetet Shqiperise. Vete Cari i dergoi nje telegram Knjaz Nikolles te Malit te Zi dhe Mbretit te Serbise, ne te cilin i sqaronte per vendimin dhe per pamundesine e Rusise per te kundershtuar kete vendim. Menjehere pas ketij vendimi, trupat serbe u terhoqen nga rrethimi i Shkodres, ndersa Mali i Zi nuk pranoi. Ne pergjigje te kesaj, parlamenti britanik zhvilloi nje seance diskutimi per rrethimin e Shkodres dhe Ministri i jashtem Grey, u thirr per te dhene shpjegime. Grei mbajti nje fjalim te hapur, por edhe shume cinik. "Ne e dime, tha ai, se pas ca kohesh femijet tane do ta shohin te gjithen kete si nje padrejtesi te madhe. Do te çuditen qe toka te banuara kryesisht prej shqiptaresh ose krejtesisht prej shqiptaresh i jane dhene fqinjeve te tyre. Kjo eshte e padrejte, por ata do te kuptojne se ekuilibri i Fuqive te Medha nuk mund te prishej per nje vend te quajtur Shqiperi". Grei nuk harroi te sqaroje, se lufta qe Mali i Zi po bente ne Shkoder nuk ishte me nje lufte çlirimtare, por nje lufte e mirefillte pushtuese. Ai shtoi se kunder kesaj jane gjithe Fuqite e Medha.
Per t'i bere presion Malit te Zi qe te heqe rrethimin, disa luftanije austro - hungareze te shoqeruara nga anije italiane, angleze dhe franceze manifestuan ne ujrat e Adriatikut, perballe Tivarit. Siç kishin bere 40 vjet me pare kunder trupave te Haxhi Zekes qe mbronin Ulqinin nga pushtimi malazez.
Nderkohe, gjendja ne qytet ishte renduar. Zija e bukes kishte pllakosur kudo dhe me shume se gjysma e te vdekurve ditore ishin nga uria. Qyteti ishte shkaterruar dhe, sipas kronikave te kohes, vullnetaret nga Shqiperia e Mesme kishin filluar te zienin opingat e tyre prej lekure dhe te pinin lengun e tyre. Nga ana tjeter, vdekjet dhe plaget kishin provokuar epidemi, qe po beheshin gjithnje e me kercenuese. Me 5 Mars, princi Danilo kerkoi nje armepushim dy ditor dhe ofroi nje ndihme per te plagosurit. I shoqeruar nga Ministri i Jashtem i Malit te Zi, ai mberriti ne qytet me anije dhe u tmerrua nga pamja qe i hapej para syve. Ne pak oret qe qendroi ne qytet ai bisedoi vetem per vetem me Esat Pashen dhe tema kryesore duhet te kete qene: dorezimi i qytetit. Nuk dihet se si shkoi kjo bisede, por dihet se qyteti rezistoi pas kesaj edhe me shume se nje muaj e gjysem. Me famen e Komandantit te Shkodres, Esat Pasha ishte zgjedhur nga Qeveria e Vlores Minister i Luftes ne mungese dhe pritej qe, pas rrethmit, ai te shkonte ne Vlore si nje hero. Ne fillim te prillit, Konferenca e Ambasadoreve vendosi qe edhe Gjakova t'i mbetej Shqiperise. I vetmi kundershtim mbetej Rusia dhe marredheniet e kesaj te fundit me Austro - Humgarine po tensionoheshin. Ne kete kohe, Rusia keshilloi malazezet qe t'i jepnin fund Shkodres ne me pak se nje jave. Situata ne qytet ishte renduar dhe nuk dihej se sa kohe mund te rezistohej ende. Pikerisht ne kete kohe hyri ne loje Esat Pasha. I lodhur nga rezistenca, nga uria, nga presionet, apo sipas nje marreveshjeje me malazezet, ai vendosi te dorezohet. Ne mengjesin e 19 prillit ai thirri Shefin e Shtatmadhorise, Abdurrahman Nasif Beun, dhe i komunikoi vendimin qe kishte marre. Bisedimet me malazezet filluan qe ate dite. Gjenerali Janko Vukatiq dhe Ministri i Jashtem Pjeter Pllamenac mberriten ne Shkoder. Gjithcka zgjati me shume se tre dite dhe, ne perfundim te tyre, malazezet pranuan kerkesen e Esat pashes, qe ushtria turke dhe vullnetaret shqiptare te largoheshin nga qyteti me armet e tyre dhe me nje ceremoni nderimi ushtarak. Pra, duke mos i njohur si te humbur, por si bashkepjestare te nje armepushimi. Faktikisht kjo ishte formula me e mire e nje dorezimi, por vete dorezimi, formula me e keqe per Shkodren. Nese rezistenca do te kishte zgjatur edhe me pak se 10 dite, malazezet do te ishin terhequr per shkak te presionit nderkombetar. Nuk eshte çudi qe Esat Pasha ta kete dorezuar Shkodren si pasoje e nje marreveshjeje me malazezet dhe serbet, marreveshje qe i njihte atij te drejten per te drejtuar ne principaten e vogel shqiptare, qe kishte ndermend te ngrinte me qender ne Tirane.
Dorezimi u be mengjesin e dates 25 prill dhe, vetem pasi u largua edhe luftetari i fundit shqiptar, pushtuesi ngriti ne kalane e Rozafes flamurin e vet. 25 Prilli ishte dita e 183 e rrethimit. 183 dite qe kishin shenuar mbi 3500 te vrare e te vdekur, disa mijera te plagosur apo te semure si dhe nje shkaterrim te mbi 60 % te qytetit. Por qe i kishin siguruar Shkodres nje emer te madh ne kronikat europiane.
Ushtria malazeze hyri ne Shkoder 24 ore pasi qene larguar trupat e Esat Pashes. Keto te fundit, duke kalaur neper Lezhe dhe Milot, ku u priten me nderime ushtarake nga trupat pushtuese Serbe, mberriten ne Tirane. Nje jave me vone, mbi 1800 ushtare turq u larguan me anije per ne Stamboll, ndersa vullnetaret e Shqiperise se Mesme pas nje parakalimi ne Tirane u shperndane ne qytetet e tyre.
Dorezimi i Shkodres u konsiderua si tradheti me shume se sa si fitore. Ismail Qemali e priti me nderime Esta Pashen ndersa ky vinte ne Vlore per te marre postin e tij. Por dorezimi i Shkodres krijoi probleme per diplomacine pro shqiptare. Vendimi unanim i fuqive te medha per t'ia dhene Shkodren Shqiperise u komplikua nga prania malazeze atje. Rusia hyri perseri ne loje dhe i kerkoi Konferences se Ambasadoreve qe Gjakova, qyteti verilindor qe i ishte lene Shqiperise, t'i jepej Malit te Zi, me kushtin qe ky te hiqte dore nga Shkodra. Situata mes Austro - Humgarise dhe Rusise u tensionua prap, por gjithçka u zgjidh perseri ne favor te sllaveve. Nje mengjes te fillim majit 1913, Ambasadori Austro - Hugarez ne Londer, Konti Mensdorf i kerkoi nje takim urgjent Ministrit te jashtem Britanik, Eduard Grei. I sapo ngritur nga shtrati, Grei, u detyrua ta priste kontin i veshur me rroba shtepie. Ende pa hyre ne dere, konti shqiptoi me eufori: Austro - Hungaria dhe Rusia nuk kane me pse te grinden mes tyre. Ne pranojme qe Gjakova t'i kaloje Serbise ose Malit te Zi me kusht qe Shkodra te mbetet ne Shqiperi. Grei aprovoi po ate moment dhe pakti mori vlere zyrtare.

Fundi
Me qenese administrata e re e Qeverise se Vlores nuk kishte lidhje tokesore me Shkodren, administrimi i saj dukej mjaft i veshtire. Por nje koment i gazetes britanike "Times" dha nje zgjidhje perfekte. Shkodra te merrej nen administrim nderkombetar. Procedurat moren fund shpejt dhe nen-Admirali Anglez, Burney, u urdherua te zbrese ne toke dhe te marre ne dore administrimin e qytetit. Me 13 Maj, malazezet u larguan dhe me 14 Maj, nen-Admirali Burney hyri ne qytetin qe digjej ende. Ne ikje e siper, malazezet i kishin vene zjerrin pazarit te mrekullueshem te qytetit. Me 15 Maj, u krijua Keshilli i Ri bashkiak, i perbere nga 6 katolike dhe gjashte myslimane. Te gjithe nen urdherat e nje britaniku. Pas me shume se 450 vjetesh, Shkodra ishte perseri e lire.

Kush ishte Hasan Riza Pasha
Vali i qytetit te Shkodres qe nga viti 1911, Hasan Riza Pasha e lidhi emrin e tij me qytetin verior shqiptar sidomos gjate rrethimit dhe qendreses se tij ndaj malazezeve me 1912 - 1913. Gjeneral i ushtrise turke, ai kishte lindur me 1871 ne Bagdad. I jati Namik Pasha ishte Vali i Bagdadit dhe djali pati nje karriere te shkelqyer. Ne vitin 1892 u gradua si nentoger ne Akademine Ushtarake te Stambollit, ndersa me 1895 u gradua kapiten ne Shkollen turke te Shtatmadhorise. Me granden nenkolonel, me 1899 u dergua ne Gjermani ku plotesoi studimet e larta ushtarake. Nga viti 1901 deri me 1911 sherbeu ne Irak, ku fitoi edhe graden Gjeneral, ndersa me 1911 u emerua ne Shkoder. Ai luajti nje rol fantastik ne mbrojtjen e qytetit nga sulmi malazez dhe ne kalimin e Shkodres administrates shqiptare te Qeverise se Vlores. Per kete edhe u vra ne nje atentat, naten e 30 janarit 1913 duke u kthyer nga shtepia e Esat Pashe Toptanit. Vrasesi i tij sipas te gjitha gjasave ishte Osman Bali. Eshte varrosur ne xhamine e Parruces ne Shkoder.

__________________
Lo scopo della nostra vita č di servire la Forza che ci ha creati,e dalla cui misericordia o approvazione dipende il nostro stesso respiro,servendo con lealtą le Sue creature.Questo significa amore,che dovrebbe sostituire l'odio che si vede ovunque.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 11 Dhjetor 2003 11:30
qershor13 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė qershor13 Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me qershor13 (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: qershor13 Shto qershor13 nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto qershor13 nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 16:05 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Gjithsej 9 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 8 9 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Bota Shqiptare > Shqiperia, traditat kulturore > Per Shkodren!!!!

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.