Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqėrore > Diskutime Shoqėrore > Tema Shoqerore > Islamizmi. Nje fatkeqesi kombetare e shqiptareve?? Vlerėsimi i Temės: 7 votime, mesatarja 3.57.
Gjithsej 28 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 8 9 10 » ... E fundit »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
ENISS
Anėtar Aktiv

Regjistruar: 28/12/2002
Vendbanimi: AL
Mesazhe: 251

Question

Islamizmi. Nje fatkeqesi kombetare e shqiptareve??

Pershendetje anetare te FH!

Pas nje periudhe 50 vjecare te regjimit komunist, ku shqiptareve do tju mohoej e drejta per te besuar ne fe dhe per te mos u ndalur per asnje moment ne te, do te kemi shume studjues pas nje periudhe te tille, qe do te vazhdojne te thellojne me provat e tyre historike, politike, teologjike, gjeografike fene e vertet te shqiptarit.
Shume prej tyre nder debate e polemika te shumta, duan te tregojne se ne shqiptaret duhet te kthehemi ne fene tone te pare qe eshte Kristianizmi, fe kjo e cila na eshte hequr me force. Islamizmi ne shqiperi duhet te kthehet ne Kristianizem per shqiptaret.
Do te jete edhe I. Kadare qe ne 3 mars 1992 me nje debat ne "Le Figaro'' do te na thote se ''Islamizmi eshte nje fatkeqesi kombetare e shqiptareve". Edhe shume te tjere mendojne se Islamizmi eshte nje nga pengesat kryesore qe Shqiperia te integrohet ne Perendim.

Duke qene se kjo eshte nje teme delikate dhe ka te beje me bindjet personale fetare te kujtdo prej nesh, jeni te ftuar te diskutoni duke respektuar dhe toleruar bindjet e gjithesecilit, te jepni argumentet e pretendimet tuaja duke u bazuar edhe mbi historine e popullit tone.

Cila ka qene feja jone e pare nder shekuj?
Ku qendron lidhja jone me Islamin?

__________________
I believe in the sun even when it is not shining.
I believe in love even when not feeling it.
I believe in God even when He is silent.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 04 Nëntor 2003 17:20
ENISS nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė ENISS Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me ENISS (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė ENISS't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: ENISS Shto ENISS nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto ENISS nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
i_pafajshem
Anėtar Aktiv

Regjistruar: 15/07/2003
Vendbanimi: Madrid
Mesazhe: 383

Pershendetje ENISS.

Vertete interesante tema.

Une personalisht mendoj se, te kerkosh nga nje popull tani ne kete kohe te percaktoje identitetin e tij fetar, eshte diçka qe e kalon absurditetin. Nuk ka te thote fare se ç'fare besimi kane njerezit sot ( flas per ne Shqiperi), shumica prej nesh nuk e kane ate besim tek zoti qe kerkohet nga nje besimtar i çfaredolloj feje qofte ai. Vertete qe ndoshta disa nga figurat e njohura e kane hedhur ne diskutim kete gje, por mendoj se kete e kane bere me te vetmin qellim te perfitimit politik per Shqiperine , duke patur parasysh konservatorizmin e sotem te Europes.
Do te desha te pyesja zotin Kadare nepermjet faqes se forumit( dhe jo vetem ate); perse eshte nje pengese serioze kjo gje, kur ne Kushtetuten Europiane theksohet barazia e besimeve te ndryshme ? Kur Europa nuk na do sepse jemi myslimane, perse nuk na erdhi ne ndihme kur "myslimanet" na pushtuan. Vertete e beson ai se po te kthehet shqiptari ne " krishter te mire", do te na duan me teper? Mos valle nuk e dine europianet sesa besimtar eshte shqiptari? Pastaj kur ai e cileson si te tille islamizmin , perse nuk e jep shembullin e vet?

Nuk e di , ndoshta une jam gabim qe po shprehem keshtu, por me ato fakte qe tregon Kadare apo te tjeret , ma shpifin. Nuk e ka fajin feja tek ne, e ka fajin shoqeria qe nuk jemi aty ku duhet te jemi.

Historia fetare e popullit tone?
Une njoh persona qe jane 100% myslimane dhe mbiemrat i kane Gjoka, Krishti , Gjini etj. Me thote kush se çfare jane? Patjeter e dime se kemi pasur nje te kaluar te krishtere, por dime gjithashtu sesi hyri islamizmi ne Shqiperi. Dihet se feja e pare ka qene krishterimi, por dihet gjithashtu se tani jemi te kthyer ne myslimane(jo te gjithe). Mos valle duhet te fillojme te kthehemi prape ne te krishtere , sepse keshtu do te na doje Europa?
Nese eshte keshtu do te thote se Europa eshte nje hipokrite dhe asgje me teper.( une jam i bindur per kete) .
Lidhja jone me Islamin? Nuk e di, sinqerisht nuk jap dot mendim per kete. Po me krishterimin ku qendron?
Edhe kete nuk e di. Dhe nuk besoj se do te dale ndonje ketu qe te me binde per kete çeshtje.
Na kane akuzuar se nderruam fene, do te na akuzojne se nderruam fene, ku ishim dhe ku dalim? Ne te njejten qafe besoj.

Nje mendim i paqarte ky imi, por keshtu e mendoj, nuk di ç'fare te them me teper.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 05 Nëntor 2003 01:11
i_pafajshem nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė i_pafajshem Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me i_pafajshem (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: i_pafajshem Shto i_pafajshem nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto i_pafajshem nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Pashai
Anetar i regjistruar

Regjistruar: 01/11/2003
Vendbanimi: Amerika e Veriut
Mesazhe: 38

Kushtetuta Europiane mund te thote vertete qe te gjitha besimet jane te barabarta, por ishte kryetari i konventes per kushtetuten Europiane qe tha qe Turqia nuk do te behet kurre pjese e Europes dhe Turqia eshte nje vend Mysliman. Kjo nuk do te thote qe ne duhet te kthehemi ne te Krishtere se keshtu na do Europa, perkundrazi nqs te qenit te Krishtere eshte kushti i hyrjes ne BE atehere me mire te mos behemi kurre pjese e ketij "supershteti" me paterica.

Shqiptaret, te pakten deri para pak vitesh nuk e dinin c'ishte feja. Pastaj u hapen si vaji ne lakra. Mbase po te kalojne edhe pak vite do tu zbuten pak gjakrat, do te largohen nga ekstreme dhe do te behemi nje vend i zhvilluar si shume vende te tjera me shumice Myslimane.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 05 Nëntor 2003 01:54
Pashai nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Pashai Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Pashai (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Pashai Shto Pashai nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Pashai nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Aljohin
Mjek. Psikiater.

Regjistruar: 07/07/2003
Vendbanimi: Padova
Mesazhe: 576

Plotesisht dakort me mendimin e black_eagle001 ( pse te duhej kjo teme ty qe te mendoje se europa eshte hipokrite? ). Nje shembull tjeter eshte denimi me vdekje. Europa praktikisht na detyroi qe ta hiqnim ate, sepse nje shoqeri e qyteteruar nuk mund te kete te tilla denime makabre, por ne se mendojme se si i ka zgjidhur problemet europa deri ne momentin qe u be aq e qyteteruar sa ta heqe denimin me vdekje do te dalim tek thenia beni si them une po mos beni si bej une. Normalisht qe ceshtja e denimit me vdekje eshte shume e nderlikuar por fakti qe ne 50 % te shteteve amerikane eshte akoma dhe qe ne nje vend si italia nuk eshte, ku jugu eshte akoma somali, te ben te mendosh qe nuk mund ti diktohet nje kombi per ta hequr me dhune apo se si ti zgjidhe problemet e veta sidomos kur per zgjidhjen e ketyre problemeve kur i ka patur europa nuk eshte shqetesuar fare te jape shembullin e vet.
Qe te mos dalim shume nga tema doja te shtoja se keta njerez te ashtuquajtur te shquar shqipetare ( une vazhdoj te jem i mendimit se shqiperise i mungojne njerezit e shquar ) nuk jane as musliman dhe as te krishtere eshte tjeter te njohesh fene nga jashte dhe tjeter ta njohesh nga brenda apo me nga afer ( megjithese une mendoj se keta nuk ja thone as nga jashte as nga brenda ). Per me teper nje njeriu qe mendon 0.002 sek para se te thote dicka do ti vinte ndermend qe nuk ka shprehur as nje mendim per fene budiste apo induiste ose pse mos behemi te gjithe komunista perseri ( pra ateista ). Thjesht mendimin e ketyre njerezve te shquar nuk di se nga ta kapesh.
Nje profesor i imi ka thene s'ka gje me te keqe kur nje cmim nobel fillon dhe jep mendime jashte fushes se vet ( dhe te mendosh qe kadareja s'ka as cmim nobel ).
Kurse per te diskutuar temen ne menyre te pavarur nga njerezit e shquar shqipetare, mund te them se tani per tani nuk eshte shume e rendesishme se ca feje ka por se si e ka kete fe ( shqiperia ). Ne se njerezit jane injorante c'do lloj feje qe do kene ajo do jete ne dukje nje pengese per zhvillim. Pra gjithmone pengese eshte injoranca dhe faji do ti hidhet fese ( sidomos nga kadareja ).
Ne kete moment shqiperia per mendimin tim po kalon nje periudhe te veshtire dhe te rrezikshme per te ardhmen. Kjo nga menyra se si paraqitet feja muslimane. Sidomos disa vite me pare ne shqiperi gelonin organizatat te pakten me fonde per pastrim parash te destinuara per aktivitete terrorriste. Ne se bisedon me nje musliman shqipetar ( sidomos ne se vjen nga xhamia dine hoxha ne tirane ) gjate gjithe bisedes je ne medyshje se kush eshte frika qe te ka ngjallur me shume, frika se sa tritol do marre ai me vete kur te shkoje ne shkolle apo frika se nga momenti ne moment do t'i vjellesh perpara.
Dhe kjo gje eshte shume serioze, kjo eshte pengesa me e madhe per tu zhvilluar dhe per kete europa ben me shume presion. Ne se nuk merren masa ( qeveria qe ndonje vit perpara 2001 kishte filluar te merrte masa, mbase e sinjalizuar nga amerika apo qofte edhe europa ) do te jete shume keq. Por une nuk po flas vetem per nxjerrjen jashte kufijve si persona te padeshiruar te shumices se arabeve qe ishin bere me shume se shqipetaret por edhe per nje nderhyrje me qellim kulturor ne masat shqipetare sepse edhe ne se nuk do te jete nje keqinterpretim i fese muslimane mund te jete nje i tille i asaj te krishtere apo i komunizmit apo i demokracise ( sic ndodhi me salen ) apo i racizmit, etj etj.

Dituria e ka nje kufi por injoranca eshte e pafundme ( kush trapin e ka thene? )

__________________
"I believe there are more instances of the abridgement of the freedom of the people by gradual and silent encroachments of those in power than by violent and sudden usurpations." James Madison

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 06 Nëntor 2003 12:42
Aljohin nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Aljohin Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Aljohin (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Aljohin't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Aljohin Shto Aljohin nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Aljohin nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
ADELAIDA
Anėtar Aktiv

Regjistruar: 24/08/2003
Vendbanimi: Tirane
Mesazhe: 694

Thuhet se duhet ti detyrojme njerzit te besojne dhe te kene nje fe,dhe kush e thote kete ???Europa ...ajo qe ne parim ,me shume se cdo gje tjeter vlereson dhe mbron te drejtat e shoqerise dhe individit...Por a nuk eshte kjo nje shkelje e tyre???
Pastaj feja ne shqiperi gjithcka mund te kete qene pervecse pengese zhvillimi dhe perparim...Feja ste jep kulture por eshte thjesht nje mjet besimi dhe shpetimi shpirteror per shume njerez..Pastaj e perserise edhe ketu qe feja nuk eshte nje rrobe te cilen mund ta nderojme sic bejme per dite ,ajo mbart me vete nje tradite dhe nje histori shume te gjate...

Historia me shume se cdo gje tjeter na tregon qe fete qe ekzistojne ne Shqiperi nuk kane qene kurre objekt percarjesh sepse ndryshe nuk do te ekzistonte ky vend me emrin Shqiperi dhe njerzit e saj me emrin shqiptare...Shqiptari me shume se kushdo tjeter kane ditur ti harmonizoje keto fe me njera tjetren dhe ti kthej ne burim force dhe bashkimi,sepse nqs nuk do te ishin kaq shume fe vendi jone tani do te ishte pjese e Greqise,e Turqise,ose e Serbise....

__________________
Armiku me i rrezikshem qe do takosh do te jet gjithmone vetvetja...

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 06 Nëntor 2003 20:28
ADELAIDA nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė ADELAIDA Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me ADELAIDA (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė ADELAIDA't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: ADELAIDA Shto ADELAIDA nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto ADELAIDA nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
DiKuShi
Student

Regjistruar: 02/08/2003
Vendbanimi: USA
Mesazhe: 46

Wink

Une besoj se per njeriun feja nuk asht e trashegume por njeriu e zgjedh vet ne cil fe do besoje. E vertete eshte qi ndikimi i familjes qe ne moshe te re ka te baje shum me ket pune, por kur nji person arrin moshe madhore mund te gjykoje faktet qi i paarshtron cdo fe edhe do t'arrije n'at pike ta zgjedh vet fen, ose te behet ateist. (secili ka bindjet e veta ne lidhje me fene e me zotin)
Per sa i perket punes qi Shqiperia te marri fene e Krishtere e te heq ate Islame s'menoj qi eshte dicka e ddrejte per tu ba, se pari a nuk i patem pak 50 vjet qi na detyrun me ken ateista, se dyti secili asht i lir me zgjedh fen e vet edhe ta nrrojn po qe puna, se treti ne jemi Republika e Shqiperise e jo Republika Islame e Shqiperise.

Une per vedi prinrit i kam myslimane, vet simpatizoj fene Islame edhe respektoj te tjerat, edhe kam diskut me shum njerez derisa kam arrit ne piken qe se pari te besoj ne zot edhe pastaj te simpatizoj fene Islame.
(them simpatizoj se per tu qujt mysliman i vertete duhet te besh gjithcka simas kerkesave fetare)

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 26 Nëntor 2003 19:20
DiKuShi nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė DiKuShi Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me DiKuShi (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: DiKuShi Shto DiKuShi nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto DiKuShi nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
volter
shpirt artisti

Regjistruar: 19/11/2003
Vendbanimi: Moscow
Mesazhe: 4646

nje mendim.

Shume njerez e vrasin mendjen me kot iluzione. Ne nuk duhet te merremi me interpretime apo me bindje te imponuara.Te besosh apo te mos besosh eshte nje "thellesi e pavarur privat". Po te theksohet nje fjale e dijetarit te madh Rexhep Voke Tetova, i cili nder te tjerat thote:"O burra, o bira feja dhe dija jane dy flete per njerezine nga Perendia, nje njeri qe s'ka fe dhe dije nuk ka te ndare nga bagetia por veçse me hije..."

__________________
Poets were the first teachers of mankind. Horace

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 02 Dhjetor 2003 11:57
volter nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė volter Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me volter (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: volter Shto volter nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto volter nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Rodolf
Anetar i ri

Regjistruar: 23/10/2003
Vendbanimi: gostivar
Mesazhe: 23

pershendetje

ju pershendes te gjithve ?

me tregoni ju enis se per cfar shkaqe duhet te kthehemi ne fen e kristianizmit ne muslimanet ne shqiptaret?

te pyes ty se kur eshte hequr me force kjo fe aaaa (kristianizmi)
me trego pengesat?
ngelni te pershendetur?

ju keshilloj te gjithve qe le ta mbane fe qe e kane dhe kur mos te kthehen prej fes se Islamit ne fe tjeter?

__________________
Meso sa je i ri se kur te plakesh nuk ke dobi?

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 09 Dhjetor 2003 19:55
Rodolf nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Rodolf Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Rodolf (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Rodolf't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Rodolf Shto Rodolf nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Rodolf nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
i_pafajshem
Anėtar Aktiv

Regjistruar: 15/07/2003
Vendbanimi: Madrid
Mesazhe: 383

Rodolf.

Nese nuk e keni kuptuar mire pyetjen qe shtroi ENISS, po jua perseris .

Pak a shume pyetet nese jane te drejta keto deklarata te disa personave publike, qe arrijne te fajesojne nje religjion per deshtimet e shoqerise shqiptare, ose me mire te themi se kerkohet nje diskutim rreth ketyre deklarimeve.
Pra nuk behet thirrje nga autorja e shkrimit per nje ndryshim te fese .

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 09 Dhjetor 2003 21:16
i_pafajshem nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė i_pafajshem Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me i_pafajshem (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: i_pafajshem Shto i_pafajshem nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto i_pafajshem nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Admirali
Inxhinjer

Regjistruar: 07/01/2003
Vendbanimi: Durrės
Mesazhe: 2296

Hmmm

Me vjen keq qe ENISS ben nje pyetje kaq provokuese. Nuk e ka fajin feja qe ne shqiptaret njihena me shume per pislleqe sesa per te mire. Kurre ne historine boterore nuk ka qene feja fatkeqesi kombetare per individin apo per kombin, por ka qene vete njeriu. Parimet e Islamit jane te shenjta dhe te drejta, Islami si cdo fe monoteiste thote qe nuk duhet te vrasesh, vjedhesh, cderosh etj. Nese duhet te kerkojme shkakun e fatkeqesise kombetare, kete duhet ta shohim tek njeri-tjetri pasi NE, shqiptaret gdhihemi dhe ngrysemi me inate dhe cmire ndaj njeri-tjetrit, inate dhe cmire qe nuk kane lindur nga feja, por nga vete karakteri i njeriut.


Per Aljohin, mund te shpjegohesh me qarte se clidhje ka nje besimtar qe falet tek Xhamia Dķne Hoxha tek Rruga e Kavajes ne Tirane me kete teme? Te pyes sepse si nje pjesetar i atij xhemati kam te drejte te di se per cfare po flet. Gjithashtu po te them qe cunat tek Dine Hoxha jane njerez shume te mire, besimtare, si dhe vete kur kam qene tek Fultzi shkoja dhe falesha tek Dine Hoxha.

__________________
Quis custodiet ipsos custodes?

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 10 Dhjetor 2003 12:49
Admirali nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Admirali Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Admirali (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Admirali Shto Admirali nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Admirali nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 17:47 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Gjithsej 28 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 8 9 10 » ... E fundit »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqėrore > Diskutime Shoqėrore > Tema Shoqerore > Islamizmi. Nje fatkeqesi kombetare e shqiptareve??

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.