Klodel
.

Regjistruar: 10/01/2003
Vendbanimi: .
Mesazhe: 5233
|
Koncesioni, Nano fal dy hidrocentrale
Qeveria ka vendosur dhënien me koncesion dhe pronë të parikthyeshme, HEC-et e Stranikut dhe Zall-Tores
Vendimi vjen pak ditë pas dhënies me koncesion të HEC-it të Skavicës, që është marrë nga një spekulues burse
TIRANË-Qeveria shqiptare, nën udhëheqjen e kryeministrit Fatos Nano, ka bërë përsëri dhuratën e radhës me pronat shqiptare. Mbledhjen e fundit, krahas rreth 20 vendimeve që ka marrë Këshilli i Ministrave, ka qenë dhe ai për dhënien me koncesion të dy hidrocentraleve në lumin Shkumbin. Sipas vendimit të Këshillit të Ministrave, që është marrë në mbledhjen e së enjtes së shkuar, hidrocentralet do të jepen me koncesion dhe marrëveshja me subjektin “Hidroinvest” do të jetë i tipit BOO. Marëveshja e koncesionare e këtij tipi i lejon subjektit që nënshkron marrëveshjen, që në përfundim të kontratës të jetë pronar i hidrocentraleve.
Kështu, qeveria ka marrë vendimin për dhënien me koncesion të dy hidrocentraleve, atij të Stranikut dhe Zall-Tores në lumin e Radiçinës, në pjesën e sipërme të lumit Shkumbin në Librazhd. Ky është dhe koncesioni i radhës për hidrocentralet, pas të shumëpërfolurit të Skavicës. Por ndryshe nga koncesioni i hidrocentralit të Skavicës, kësaj radhe qeveria ka marrë vendim që, pas ndërtimit dhe shfrytëzimit të të dy hidrocentraleve të dhëna më koncesion firmës “Hidroinvest”, pronësia t’i mbetet kësaj të fundit dhe jo t’i kthehet shtetit shqiptar. Vendimi i qeverisë shprehet “Për fillimin e procedurës së ndërtimit me koncesion të formës BOO (ndërtim-pronësi-shfrytëzim) të hidrocentraleve Stranik dhe Zall-Tore në Komunën Stravaj Librazhd, si propozim i pakërkuar”. Sipas vendimit, hidrocentrali i Stranikut do të ketë një vlerë totale investimi prej 96 milionë lekësh dhe do të ketë fuqi të instaluar prej 1 mijë e 600 kilovat (kW) dhe prodhim mesatar vjetor të energjisë elektrike prej 6,5 milionë kWh. Ndërsa hidrocentrali i Zall-Tores, me vlerë të përgjithshme investimi prej 88 milionë lekësh, do të ketë një fuqi të instaluar prej 2 mijë e 600 kW dhe prodhim mesatar vjetor të energjisë elektrike prej 9,5 milionë kWh. Kështu, ky koncesion është një nga investimet më fitimprurëse, pasi kthimi i tij është në një kohë rekord.
Skavica
Para një muaji përfunduan procedurat për dhënien me koncesion të hidrocentralit të Skavicës. Grupi i kompanive italiane TASSARA-GEOTECNA-KINGLOR (Grupi TGT), në përbërje të të cilit janë TASSARA S.p.A, që është aksionerja kryesore e kompanisë së njohur italiane EDISON, GEOTECNA S.p.A, që njihet në Itali dhe jashtë saj për eksperiencën e madhe në fushën e inxhinierisë civile, kryesisht nga diga e tunele, dhe KINGLOR S.r.l, e njohur për shërbimet inxhinierike, kanë paraqitur studimin, projektpropozimin dhe kërkesën për marrjen me koncesion të formës ndërtim-shfrytëzim-transferim (BOOT) të ndërtimit dhe shfrytëzimit të HEC-it të Skavinës mbi lumin Drin i Zi. Pak ditë pas nënshkrimit të marrëveshjes për HEC-in e Skavicës, shtypi italian nxori të dhëna se aksionerja më e madhe e ndërtimi të këtij hidrocentrali, Tassara, është e njohur si një biznes që bën spekulime në bursë. Carlo Tassara Finanziaria (Ctf) është një kompani e themeluar në janar të vitit 2003 me një kapital themeltar prej 50 milionë eurosh, dhe që ka fituar pronësinë e kuotave dytësore në disa kompani italiane që zotëroheshin më parë nga biznesmeni Romain Zaleski. Handikapi qëndron në faktin që një kompani me kapital themeltar prej 50 milionë eurosh merr me koncesion një hidrocentral me vlerë investimi rreth 540 milionë eurosh. Gjithashtu, në vitin 2000 qeveria shqiptare miratoi një kontratë koncesionare me një kompani italiane të quajtur “Begetti”, dhe që punoi prapa emrit të gjigantit italian Enel, për ndërtimin e hidrocentralit të Kalivaçit, pranë Tepelenës. Ndërkohë, katër vjet pas nënshkrimit të kontratës për ndërtimin e kësaj vepre energjetike, asgjë nuk ishte konkretizuar, dhe kompania ende nuk ka hequr dorë nga kontrata koncesionare. Problem është fakti se kontrata koncesionare për Kalivaçin nuk është zbatuar dhe ka bllokuar shfrytëzimin e të gjithë kaskadës së lumit Vjosë, ku janë planifikuar të ndërtohen rreth 30 hidrocentrale.
Hidrocentrali i Stranikut
Shuma që do të investohet në hidrocentralin e Stranikut do të jetë 96 milionë lekë dhe fuqia mesatare prodhuese e tij do të jetë 6,5 milionë kWh. Kështu, po ta shumëzojmë prodhimin e këtij hidrocentrali prej 6,5 milionë KWh me 4,1 lekë që kushton një kWh, del që hidrocentrali për një vit të gjenerojë 26,6 milionë lekë të ardhura. Kjo do të thotë që për një periudhë 3,6-vjeçare firma “Hidroinvest” do ta nxjerrë të gjithë vlerën e investimit të kryer.
Hidrocentrali i Zall-Tores
Ndërkohë që investimi në hidrocentralin e Zall-Tores do të jetë 88 milionë lekë dhe prodhimi mesatar vjetor 9,5 milionë kWh. Pra, po të bëjmë llogaritjen e kthimit të investimit nga ky hidrocentral, del që i tërë investimi i kryer nga kjo firmë të kthehet për 2-3 vjet.
Marrëveshja e koncesionit
Forma e dhënë me koncesion e dy hidrocentraleve, Straniku dhe Zall-Tores në lumin e Radiçinës është BOO (ndërtim-pronësi-shfrytëzim). Sipas ligjit për koncesionet, kjo do të thotë që në një projekt BOO, kontrata i lejon shoqërisë tregtare të ndërtojë dhe shfrytëzojë një impiant, por nuk i kërkon që t'ia transferojë atë qeverisë a ndonjë institucioni tjetër shtetëror. Pra, objekti i mbetet përgjithnjë firmës
Vendimi i Këshillit të Ministrave
Vendimi parashikon fillimin e procedurës së ndërtimit me koncesion të formës “BOO” nga shoqëria “Hidroinvest” të hidrocentraleve Stranik dhe Zall-Tore, në lumin e Radiçinës, në pjesën e sipërme të lumit Shkumbin në Librazhd. Hidrocentrali i Stranikut, me vlerë totale investimi prej 96 milionë lekë jetë, do të ketë fuqi të instaluar prej 1 600 kW dhe prodhim mesatar vjetor të energjisë elektrike prej 6,5 milion kWh. Ndërsa hidrocentrali i Zall-Tore, me vlerë të përgjithshme investimi prej 88 milionë lekë, do të ketë një fuqi të instaluar prej 2 600 kW dhe prodhim mesatar vjetor të energjisë elektrike prej 9,5 milion kWh.
nuk e di ka mbetur gje pa falur akoma? nuk e di cili shtet ne bote dhuron pronat e veta sic ben qeveria shqiptare. dhe ju doni ta rizgjidhni akoma kete kryeminister.     
__________________
It takes just as much courage to express your love when it's right, as it does to walk away when it's wrong.
Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar
|