Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqërore > Historia > Rilindja dhe Pavarsia e shqiptarëve dhe e Shqipërisë > Mbretërit Shqiptarë të Egjyptit
Gjithsej 2 faqe: [1] 2 »   Tema e mëparshme   Tema Tjetër
Autori
Titulli Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
Klodel
.

Regjistruar: 10/01/2003
Vendbanimi: .
Mesazhe: 5233

Mbretërit Shqiptarë të Egjyptit

Historia e dinastise 150 vjeçre të mbretërve shqiptare qe sunduan Egjiptin. Gjithshka ka nisur me oficerin otoman me origjine shqiptare Muhamet Aliu.

Kur jahti mbreteror "Mahroussa" la portin e Aleksandrise ate vjeshte te 1952-shit, askush nuk mund te imagjinonte se sebashku me anijen luksoze po zhdukej pertej horizontit edhe nje prej dinastive mbreterore me te famshme ne Lindjen e Mesme e njohur boterisht per origjinen e saj shqiptare. Nje dinasti, e cila kishte lindur nga tymrat e betejave, kur nje oficer i ushtrise Otomane ishte derguar per te frenuar pushtimin francez te Egjiptit, dhe pasi ja kishte dale mbane, i hypur maje kalit dhe me shpate ne dore, kishte thirrur ndjekesit e tij qe ta ndiqnin drejt majes se pushtetit. Pushtet te cilin, vetem tashti, pas me se 143 vjetesh, po ja hiqnin pinjolleve te tij.

Jahti Mahroussa mbante ne bord Mbretin e fundit te Egjiptit, Farukun, mikepritesin e homologut te tij te rrezuar Zog, i cili i rrethuar vetem nga rojet e tij personale qe tradicionalisht ishin shqiptare po linte pallatin mbreteror. I detyruar nga nje grusht shteti i oficereve prosovjetike te ushtrise se tij qe sollen ne pushtet Naserin, mbreti Faruk po largohej keshtu nga Egjipti duke i dhene fund edhe mbreterimit me jetegjate qe nje familje me origjine shqiptare ka pasur ndonjehere.

Themeluesi i Dinastise shqiptare te Egjiptit, oficeri i kavalerise Otomane, Muhamet Ali, i lindur ne Kavalla te Greqise nga prinder shqiptare, pasi theu kasten ushtarake te Mamlukeve, te cilet kontrollonin Egjiptin, u be sundimtar i plotfuqishem i vendit, por nen varesine formale te Stambollit, ne fillimin e shekullit te 19-te. Ne ngjitjen e tij te rrufeshme drejt pushtetit, nje rol te madh luajten edhe regjimentet e tij te shqiptareve, te cilet ishin edhe fuqia e tij e vertete. Rolin e madh te trupave shqiptare nen komanden e Muhamet Aliut, si gjate luftes kunder Napoleonit, ashtu dhe gjate luftes per kontrollin e Egjiptit, e konfirmojne nje numer i madh deshmitaresh, qe kane lene kujtimet e tyre per ate kohe. Vete Gjenerali Napoleon deshmon per masakren qe trupat e tij kryen kunder roberve shqiptare, qe iu dorezuan atij ne betejen prane nje fshati te Aleksandrise. Anglezi Martin Leak, konsull ne Janine prane Ali Pashes, nje tjeter njohes i mire i shqiptareve, shkruan se "trupat shqiptare ishin repartet e zgjedhura te Muhamet Aliut". Te famshme jane pikturat e piktorit frances Leon Zherom me tema nga Egjypti, ku ushtaret shqiptare jane pikturuar me ngjyra mjaft te gjalla. Eksploratori i famshem anglez, Sir Richard Burton, ne kujtimet e tij te famshme kujton kohen kur ne "shoqerine e miqve te tij oficereve shqiptar ne Kajro....ishte arrestuar nga policia egjiptiane per prishje te qetesise publike".

Ngjitja e Muhamet Aliut drejt pushtetit ofronte mundesi te pafund per bashkeatdhetaret e tij, te cilet kontrollonin ushtrine. Nje numer i madh aventurieresh, mercenaresh, kerkues te fatit apo lavdise, me prejardhje nga trojet shqiptare, mbushen radhet e ushtrise apo administrates se re qe ushtaraku shqiptar po krijonte. Rreth 20.000 "turq", sipas bashkekohesve, ishin kasta e re e perkrahur nga Aliu, qe kontrollonte nje hapesire te pafund si Egjipti. Fuqia dhe pasuria e nje prej familjeve me te degjuara shqiptare, qe do te luante nje rol te madh ne historine e Shqiperise, ajo e Vrioneve, i ka rrenjet, pikerisht, ne fushat e betejave egjiptiane dhe sallonet e Muhamet Aliut. Shqiptari i atyre viteve ishte ndoshta ne apogjeun, qe shqiptaret mund te kene arritur ne shekuj. Hapesirat Otomane u ofronin mundesi te medha, te cilat ishin shume te prekshme dhe shembujt mjaft konkrete. Nje shqiptar nga Tepelena sundonte nje pjese te mire te tokave Europiane te Perandorise. Nje shqiptar tjeter ishte Kryeveziri ne Stamboll dhe ja, nje tjeter, sapo kishte shtene ne dore vendin e piramidave, nje territor, per te cilin dy figura legjendare, si Napoleoni dhe Admirali Nelson, ishin perplasur per ta pasur ne dore, por pa sukses. Per nje kohe te gjate, Muhamet Aliu luajti nje rol te rendesishem ne skenen europiane. Gjate revolucionit grek, ai pushtoi ishullin e Kretes dhe kercenoi seriozisht shtetin e brishte grek, por, me nderhyrjen e fuqive te medha, ai u terhoq.

Pas vdekjes se tij, kontrollin e mori Princi Said, i cili me ndihmen e bashkepunetoreve te te atit te tij, e konsolidoi pushtetin, duke u kthyer ne nje sundimtar absolut ne Egjipt, por qe formalisht njihte pushtetin e Sulltanit. Mbreti Said ndoshta kishte ndermarrjen me te veshtire, pasi i duhej qe te kryente nje sere reformash dhe dalengadale te transformonte nje pjese te ushtarakeve te tij ambicioze, qe bridhnin me shpate ne dore pas lavdise dhe plackitjeve ne administraten e pushtetit te tij. Mbreterimi i tij zgjati deri me 1863, kur vendin e tij do ta merrte i biri, Ismaili.

Do te ishte Mbreti Ismail ai, qe do ta transformonte Egjiptin ne nje nga vendet me kozmopolite dhe do te hapte rrugen e modernizimit. I edukuar ne Paris dhe Viene, njohes i shkelqyer i nje numer gjuhesh europiane, megjithese ne koke mbante fezin tradicional turk, ai admironte Europen. Dhe u perpoq qe, gjate sundimit te tij, Egjipti te rivalizonte oborret mbreterore me te fuqishme te Europes. Gjate regjimit te tij, kolonia e shqiptareve ne Egjipt, apo sic njihej, "shqiptaret e Misirit", njohu nje rritje te madhe. Shqiptaret ishin vendosur kryesisht ne Kajro dhe Aleksandri dhe zinin poste kyce ne administrate dhe ushtri.

Ismaili njihet gjithashtu si nje nga ndertuesit me te medhenj te Egjiptit modern. Nje numer i madh ndertesash publike dhe pallatesh madheshtore u ndertuan nen regjimin e tij. Abedine Palace, pallat madheshtor i ndertuar nga Ismaili me 1874, eshte edhe sot rezidenca zyrtare e Presidentit te Egjiptit. Nga 1862 deri me 1879 numri i shkollave u rrit nga 185 ne 4817. Ne nje kohe kur Perandoria Otomane nuk kishte asnje meter hekurudhe, ne Egjypt u ndertuan rreth 1.185 milje te tilla. Ne Kajro dhe Aleksandri dilnin rreth 28 gazeta ne gjuhe te ndryshme. Rreth 100 mije te huaj, te inkurajuar nga nje klime e vertete kozmopolitane qe regjimi i Ismailit kishte krijuar, jetonin ne Egjipt. Sipas gazetarit amerikan J.C.McCoan, Opera e Kajros e themeluar nga Ismaili, "rivalizonte me sukses Operat e Parisit dhe Londres me sofistikimin dhe emrat e medhej qe terhiqte". Megjithese Ismaili kishte themeluar edhe Muzeumin e Artit Islamik, ai i kerkon te madhit Gusepe Verdi te kompozoje nje Opera madheshtore me teme Egjiptiane. Dhe keshtu, sot ne kemi te famshmen Aida, e cila u shfaq per here te pare ne perurimin e Kanalit te Suezit. Sipas nje zyrtari britanik qe shoqeronte Princin e Uellsit ne Egjypt me 1873, "Oborri Mbreteror i Egjyptit ishte i barabarte me oborret me te njohura ne Europe".

Por e gjithe kjo madheshti dhe keto suksese te Ismailit do te ishin mjaft te kushtueshme dhe shpeshhere me pasoja fatale per ekonomine egjiptiane. Me 1873, financat e tija filluan te japin shenja dobesimi, si pasoje e shpenzimeve kolosale. Dhe Ismaili do te hynte ne historine e dinastise me origjine shqiptare si sundimtari qe humbi, ndoshta nje nga arritjet me te medha te gjyshit dhe babait te tij, Kanalin e Suezit i cili u ble ne menyre te rrufeshme dhe mjaft sekrete nga Qeveria Angleze. Perfundimi i ketij operacioni do te ishte edhe fillimi i renies se Ismailit. Per te ndaluar ndikimin anglez ne Egjipt, ai u perpoq qe te kryente nje sere reformash, por anglezet, per te mos humbur nje nga trofete me te cmuara qe kishin ne rrugen e tyre detare drejt Indise, bene nje presion te jashtezokonshem prane Sulltan Abdyl Hamitit, si dhe krijuan kushte per nje grusht shteti nga ushtria egjiptiane. Me 26 Gusht 1879, nje telegram tashme i famshem mberrin nga Stambolli ne Rezidencen qeveritare ne Abedine Palace dhe i drejtohet "Ish-Mbretit Ismail Pasha", ku e informonte se tashme Mbreti i Egjiptit do te ishte i biri i tij. Ismaili, pa bere asnje rezistence, u largua me jahtin Mbreteror Mahroussa per ne Napoli, ku Mbreti Umberto i Italise i dha si rezidence vilen La Favorita.

Mbreti i ri, Tefiku, i rritur nen famen e te atit, ishte nje lider, i cili me qeverisjen e tij te dobet, thelloi edhe me shume problemet qe po e gerryenin Egjiptin, aq sa edhe i biri i tij, mbreti i ardhshem Abas Hilmiu, shkruan se, i ati ishte "un homme honnete et doux" (nje njeri i ndershem dhe i bute). Ne fakt, Mbreteria ishte ne situata mjaft te veshtira. Financat, influenca e huaj, si dhe distanca e klases sunduese te quajtur "Turq" nga egjiptianet, po veshtiresonin cdo iniciative qe Tefiku donte te merrte.

Rreth viteve 1880-82, nje grup oficeresh me origjine egjiptiane, te udhehequr nga Arabi Pasha, i cili kishte qene adjutanti personal i Ismailit dhe i Tefikut, po zhvillonin nje lufte te madhe per influence ndaj Mbretit. Urrejtja e tyre drejtohej drejt grupit te te "huajve" te udhehequr nga Sherif Pasha, lindur ne Stamboll, me prinder te emigruar nga trevat shqiptare, i cili ishte perpjekur qe te krijonte nje qeveri konstitucionale.

Me 1881, Arabi Pasha udhehoqi nje grusht shteti dhe sulmoi Abedine Palace. I gjendur perpara kesaj situate, Tefiku iu drejtua Frances dhe Anglise, por te dyja keto vende, qe donin kontrollin e Egjiptit, preferuan te rrinin ne pritje. Nderkohe, Franca pushtoi Tunizine dhe dha sinjale per nje mbeshtetje te rebeleve. Arabi Pasha, i inkurajuar nga keto sinjale, filloi masakren kundra "te huajve" ne Aleksandri. Anglezet, duke u trembur per nje kontroll te mundshem francez te Kanalit, vendosen te mbeshtesnin Tefikun dhe zbarkuan ushtrine e tyre me 13 Gusht 1882, duke pushtuar Aleksandrine. Pas kthimit triumfal nga mbeshtetja angleze, Tefiku kerkoi largimin e trupave ushtarake nga Egjipti dhe mori premtimin se trupat do te largoheshin mjaft shpejt, por ne fakt ato qendruan deri me 1956. Nga Pallati i tij luksoz, Tefikut nuk i mbeti gje tjeter, vetem se te shihte se si influenca angleze shtrihej ne te gjithe administraten e tij. Megjithese pa sukses, ai u mundua te limitonte shtrirjen e anglezeve. Dhe deri ne vdekjen e tij me 1892, iu dedikua mesimeve religjoze islamike dhe themelimit te shkollave te tjera.

Me vdekjen e tij, froni u trashegua nga djali me i madh, Abas Hilmiu, "nje prej monarkeve me inteligjente dhe me te zote te historise moderne te Egjiptit", sipas bashkohesve te tij. Megjithese i ri, vetem 18 vjec kur mori pushtetin, Abas Hilmiu filloi nje ndermarrje te rrufeshme ne drejtim te reformave radikale per mekembjen e Egjiptit, megjithe perpjekjet per pengesa nga anglezet dhe otomanet. Ai reformoi qeverine, kabinetin e tij privat, si dhe u perpoq qe te kontrollonte ushtrine. Megjithate, interesat strategjike angleze krijuan nje presion te jashtezakonshem ndaj reformave te ndermarra nga Abas Hilmiu, dhe ai u perpoq mjaft qe te ruante ekuilibrat, duke emeruar Kryekomandant te ushtrise Lordin Kitchener. Kitchener luajti nje rol mjaft negativ ne marredheniet egjiptiano-angleze, duke rritur pakenaqesite ndaj anglezeve dhe mbeshtetjen e egjiptianeve per Abas Hilmiun. Nga ana tjeter, Abas Hilmiu u perpoq qe te pengonte me sa te mundte shtrirjen e influences angleze ne Stamboll, duke financuar ne menyre sekrete nje oficer te ri te quajtur Mustafa Kemal, qe udhehiqte nje grup nacionalistesh, i cili me vone do te behej edhe themeluesi i Turqise moderne.

Pozicioni i Abas Hilmiut do te dobesohej me tej me nenshkrimin e marreveshjes Anglo-Franceze te 1904-s, ku aprovohej nga francezet kontrolli me i plote i Egjiptit prej anglezeve. Duke perdorur faktin se Abas Hilmiu ishte per ruajtjen e Perandorise Otomane, duke kontribuar gjithashtu edhe ne mbeshtetjen financiare te grupit te nacionalisteve, anglezet e rrezuan ate gjate nje vizite zyrtare qe ai po zhvillonte ne Stamboll ne 1914, duke vene ne vend te tij xhaxhain e Abas Hilmiut, Hysen Qamilin.
Hysen Qamili, i cili ndenji ne pushtet vetem tre vjet i mbeshtetur nga anglezet, jetoi me nje frike te perhereshme per nje kthim te mundshem te Abas Hilmiut, i cili udhetonte pa pushim nga Vjena, ne Stamboll, duke thurrur planet e kthimit te tij. Ai mori titullin e Sulltanit te Egjyptit dhe regjimi i tij mbahet mend per reformat dhe interesin e tij personal ne agro-kulture, duke u munduar qe te permiresonte kushtet e fshatareve ne Egjypt.

Nderkohe, vellai i tij dhe djali i fundit i te famshmit Ismail, Princi Fuad, ve kanditaturen per mbret te ardhshem te Shqiperise. Qellimi i nje veprimi te tille nga nje Princ, i edukuar ne nje nga Sallonet me te sofistikuara te botes, eshte akoma edhe sot i panjohur. Fuqite e Medha po kerkonin nje kandidat te mundshem per te qeverisur vendin e vogel te dale nga copezimi i Perandorise Otomane dhe kanditatura e Fuadit ishte konsideruar me mjaft seriozitet nga Fuqite e Medha. Mos valle, diaspora e fuqishme shqiptare e "Misirit" e kishte shtyre pretendentin e fronit te Egjiptit per te ndermarre nje aventure te rralle dhe te kerkonte te qeveriste nje pjese te trojeve shqiptare? Mos valle ekzistonte nje ide nga enderrimtaret e nacionalizmes shqiptare per nje mbret te vertete me gjak shqiptar? Apo valle, ishte thjesht endrra e Princit per nje rikthim ne "token e te pareve"?

Me 1917, Hysen Qamili vdes gjate nje banketi ne Abedine Palace dhe i biri i tij e refuzon fronin ne respekt te trashegimtarit te fundit te Ismailit, Princit Fuad.

Princi Fuad, i edukuar ne Paris, Itali dhe Stamboll, ishte nje "Parizien i vertete", sipas bashkekohesve te tij. Kishte sherbyer ne ushtrine italiane gjate Luftes se Pare Boterore dhe harxhonte kohen me te madhe ne vendet dhe kazinot me mondane te Europes, duke u shquar si "nje lojtar qe luante poker me shuma te jashtezokonshme". Me ardhjen e tij ne fron, anglezet nxituan qe te perzgjidhnin te gjithe ministrat, por edhe Kabinetin e tij personal. Fuadi ne fillimet e tij hasi nje rezistence pasive nga nje pjese e kabinetit, te cilet konsideronin Abas Hilmiun si trashegimtar te ligjshem te fronit mbreteror. Megjithate, Mbretit Fuad do t'i duhej pak kohe qe te konsolidonte pushtetin dhe te kthente madheshtine e dinastise se Mehmet Aliut ne shkelqimin e saj te dikurshem. Me mbarimin e luftes boterore, Egjiptin e perfshiu nje ndjenje e forte anti britanike, si dhe nje numer grupesh te fshehta u krijuan me qellim krijimin e pavaresise nga kontrolli anglez. Kerkesa per pavaresi u duk aq e forte, sa ne krye te saj u vu Princi Omar Toussun, nje kusheri i Fuadit, qe se bashku me Saad Zaghloulul krijuan nje delegacion per te kerkuar pavaresine nga anglezet.

E ndersa levizja per pavaresi ne fillim u mbeshtet edhe nga Fuadi, karakteri i saj ekstremist dhe perplasja me arme me anglezet, i hoqi asaj suportin mbreteror, por megjithate, me 1922, levizja per pavaresi e mbiquajtur Wafd, arriti qe t'i jape Egjiptit pavaresine nga anglezet. Fuadi u deklarua Mbret nga te gjitha forcat politike dhe anglezet arriten qe te mbanin disa nga trupat ne Kajro, si dhe te caktonin nje Komisioner te Larte per Egjiptin me fuqi me te limituara. Me 1922, nje diplomat i larte anglez shkruan ne raportin e tij se, "Qe nga Deklarata e Pavaresise, prestigji i Mbretit eshte rritur mjaft". Me 1923, kushtetuta e Egjiptit u modifikua me qellim rritjen e prestigjit te Mbretit, i cili i caktonte vete te gjithe anetaret e kabinetit qeveritar. Mbas ketyre ndryshimeve, Fuadi e rriti fuqine tij ne menyre absolute, kur ne fillimet e viteve 30 arriti nje marreveshje me "trashegimtarin legjitim te fronit", Abas Hilmiun, ku, ne shkembim te nje pensioni vjetor, ai hoqi dore nga pretendimet per nje rikthim ne Egjipt. Nje nga Mbreterit me te sofistikuar te kohes, Fuadi, i kushtoi nje vemendje te vecante edukimit te egjiptianeve te rinj dhe ishte themeluesi i nje sere institucionesh te rendesishme edukimi. Ai themeloi Universitetin e Kajros, si dhe Universitetin Islamik al Azhar, Akademine Mbreterore Arabe dhe Institutin Femeror. Fuadi mbahet si trashegimtari i fundit i patroneve legjandare te artit dhe kultures. Ai urdheroi ngritjen e nje numri te madh veprash arti, monumente, publikoi nje numer te madh dokumentash historike ne lidhje me rolin e Egjiptit ne shekuj, vepra te cilat jane monumenti me i mire qe historia mund t'i ngreje madheshtise se Fuadit. Fuadi vdiq me 1936, duke i lene pushtetin te birit te tij, Farukut, i cili, ashtu si dhe te gjithe anetaret e Familjes Mbreterore, ishte edukuar ne shkollat me te mira qe mund te ofronin kryeqytetet perendimore.

Faruku filloi sundimin e tij nen madheshtine e te jatit. I ri, simpatik, njohes i shkelqyer i nje sere gjuhesh, ai premtonte shume ne rritjen e lavdise se races se Mehmet Aliut. Gjeneral De Goli ishte nje admirues i tij, ashtu si dhe nje sere personalitetesh te tjera europiane dhe boterore, qe gjate luftes vizituan Kajron, qe nga Chang Kai Shek, e deri tek Mbreti Abdul Aziz al Saud, qe kishin rastin te takonin Farukun e ri. Ai kishte ambicie te medha dhe kete e mesuan shume shpejt te gjithe politikanet qe kishin te benin me te. Ai arriti qe ta vinte Egjiptin ne rolin e liderit te botes arabe. Me 1945 Kajro u be Qendra e Liges Arabe. Me gjithe kundershtimet e keshilltareve te tij, ai personalisht mbeshteti futjen e Egjiptit ne Luften e pare Arabo-Izraelite me 1948. Por te gjitha keto iniciativa te tij sabotoheshin nga interesat angleze per mbajtjen me cdo kusht te Kanalit te Suezit. Prirjet e tij pro gjermane gjate luftes, i alarmuan seriozisht anglezet, te cilet kishin vendosur Shtabin Aleat ne Kajro dhe me 4 Shkurt 1942, gati sa nuk e rrezuan Farukun me grusht shteti.

Megjithate, britanikët vazhduan te mbeshtesnin grupin e oficereve te udhehequr nga Naseri, si nje opsion ne te ardhmen. Faruku ishte mikpritesi i Mbretit Shqiptar Zog, i cili qendroi ne Egjypt deri ne diten qe ushtaraket e rrezuan Farukun. I sulmuar nga te gjitha anet dhe ne pamundesi qe te ndalonte kercenimin e oficereve te ushtrise se tij, Faruku u largua pa rezistence, duke e ditur se tashme kohet kishin ndryshuar dhe ai ishte Mbreti i fundit nga gjaku i shqiptarit Muhamet Ali, i cili, 140 vjet me pare, me nje grusht njerezish dhe me nje guxim te papare, kishte arritur te pushtonte vendin e Faraoneve te lavdishem. Faruku kerkoi strehim ne Itali, ku vdiq ne nje restorant ne moshen 44 vjecare, ne shoqerine e dy rojeve te tij shqiptare, i braktisur nga te gjithe te afermit e tij.

Auron Tare
Revista Klan

__________________
It takes just as much courage to express your love when it's right, as it does to walk away when it's wrong.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 05 Janar 2004 21:47
Klodel nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Klodel Kliko këtu për të kontaktuar me Klodel (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Klodel Shto Klodel në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Klodel në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
NYCgirl
Anëtar Aktiv

Regjistruar: 05/01/2004
Vendbanimi: USA
Mesazhe: 218

Angry

Me erdhi per te qeshur por edhe per te qare kur lexova kete artikull.

Autori i ketij artikulli flet me shume "krenari." Dua ta pyes kete autor per cfare eshte krenar? Le te supozojme se eshte e verteta se familja mbreterore e Egjiptit eshte me origjine shqiptare. Si arriten keta shqiptare ne nje pozite kaq te larte? Duke luftuar per perandorine otomane dhe duke lepire ***** e tyre. E njejta perandori qe na sundoi per 5 shekuj, qe na la ne erresire, qe na mohoi me mjetet me te pameshirshme te drejten e vetevendosjes dhe te ekzistences. E njejta perandori mbeturinat, apo rrjedhojat e te ciles vazhdojme t'i vuajme deri me sot.
Ky autor harron se nenat Shqiptare rane neper gremina para se te binin ne duart e turqeve.

Edhe njehere, si arriten keta "shqiptare" ne pozita aq te larta? Duke dhunuar dhe vrare popuj te tjere ne emrin e perandorise otomane. Nuk e kuptoj si mund te quhen shqiptare. Cfare bene per Shqiperine? Sipas ketij autori Muhamed Aliu (me origjine shqiptare) sulmoi Kreten gjate revolucionit te populit grek per pavaresine e tyre nga Turqit. Ne poziten qe ishte ai jo vetem qe duhet ti kishte lene greket ne punen e tyre, por duhet te kishte marre mundimin te vinte pak me ne veri dhe te ndihmonte shqiptaret. E cfare flas kot, se mos kishte degjuar Muhamed Aliu emrin e Skenderbeut.

Nje nga mbreterit e tjere qe permend ky autor ishte dhe mbret Faudi, qe na vuri kanditaturen per t'u bere mbret i Shqiperise. Pasi derdhen gjakun e tyre shqiptaret per pavaresine e tyre do ia jepnim celsat a kombit Faudit, qe te na kthente akoma 5 shekuj mbrama.

Ketij autori qe ka harxhuar kohen per kerkime te tilla historike doja vetem t'i thosha se n.q.s nuk gjen dot shembuj te tjere ne histori si ate te Gjergj Kastriotit, Isa Buletinit, Ismail Qemalit etj. mos e merr mundimin. Ca fakte si ato me larte (Muhamed Aliu me shoke) do jete me mire te mos i permendim dhe te mos i arrijne faqet e historise shqiptare sepse . . . . . sepse jo vetem eshte turperim i madh, po edhe mosmirenjohje ndaj figurave te tilla si Gjergj Kastrioti.

__________________
Our country, right or wrong; if right, to be kept right; and if wrong, to be set right

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 09 Janar 2004 03:03
NYCgirl nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të NYCgirl Kliko këtu për të kontaktuar me NYCgirl (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: NYCgirl Shto NYCgirl në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto NYCgirl në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
DON-KISHOTI
Anetar i ri

Regjistruar: 21/02/2003
Vendbanimi: patra
Mesazhe: 12

e vetmja mundesi qe na u dha

mire qe ishte dhe mbreteria otomane se sdo kishim asnje histori sot ,pak a shume le te kenaqemi me pak jemi qe jemi te humbur ,skemi ca te humbasim me ,dhe SKENDERBEU nje jet per turqit luftoi , ISMAIL QEMALI po gjithashtu ,erdhen ne shqiperi kur u plaken ,atehere i erdhi ndermend shqiperia dhe se ishte shqipetar ,nje jet te shitur kemi qen zemra prandaj mos u zhgenje nje jet do punojme dhe do luftojme per te tjeret e kemi trashgimi ky eshte fati i shqipetarit .KUR U NDAN KETO NA RAN . MIRUPAFSHIM

__________________
i skies den a'gapane giati den exoun psixi

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 19 Janar 2004 20:28
DON-KISHOTI nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të DON-KISHOTI Kliko këtu për të kontaktuar me DON-KISHOTI (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: DON-KISHOTI Shto DON-KISHOTI në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto DON-KISHOTI në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Fieraku
Anetar i regjistruar

Regjistruar: 16/05/2003
Vendbanimi: Belgjik
Mesazhe: 55

hi

te lumte NYCgirl. eshte me se e vertet nuk na duhen keta pashallare qe kane bere karriere ne krahet e turqve duke vrare cfare tu dali perpara perfshi edhe shqiptare. pikerisht kete gje po vuajme edhe ne sot si komb

__________________
peshku ne det,_, tigani ne zjarr

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 16 Shkurt 2004 03:02
Fieraku nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Fieraku Kliko këtu për të kontaktuar me Fieraku (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Fieraku Shto Fieraku në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Fieraku në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
tresh
.

Regjistruar: 16/11/2003
Vendbanimi: .
Mesazhe: 2752

Pse e shihni me kaq negativitet ekzistencen e Mbreterve Shqiptare te Egjiptit.Nuk e di a keni fole ndonjehere me Egjyptine dhe te vereni se me sa respekt flasin ata per Mbretin Faruk etj te cilet krijuan shtetin EGJYPTIAN.Pse gja e vogel ju duket juve te luftohet ndaj perandosise Osmane e perandorise se Mbretnise se Madhe dhe te krijosh nji shtet nga zero.Mu me duket nji mrekulli organizimi,politike e ushtarake e nje personi me origjine shqipatre i cili i dha LIRINE,TOKEN,IDENTITETIN nji populli te vujtun qe nuk ishte i veti.

Ju keni harru se sa vizire pashallare funksinare e ministra i ka dhane Shqiperia Perandorise Osmane.Ky s’ka kene gja tjeter vetem vleresim i Portes se Nalte ndaj tyne si Shqiptareve.
S’me duket e drejte mohimi total i ekzistences se tyne dhe mos vleresimi i figurave te tilla.Ju harroni se Rilindasit tane e ma sakte vellezerit Frasheri jane shkollu ne shkollat turke e pastaj ata Europiane.Ata kurre nuk e harrune atdheun edhe pse i sherbyne per shume kohe perandorise.
Pse pranoni origjinen Ilire te disa perandoreve te Romes dhe sherbimin qe i kane dhane ata perandorise Romake dhe nuk pranoni dhe mohini ju duket dicka e KEQE qe shqiptare te jene vleresu nga perandoria osmane ne gradat ma te nalta te saj ose te kene kene faktor shtet formus per Egjyptin?
Mire a keq ne kena kene nen perandorine Osamane per 500 vjet.Sigurisht qe ka kene nji pushtim shkaterrues per Shqipnine dhe identitetin Shqiptar, nderpreu rrjedhen e lidhjet natyrale te Shqiperise te shek 14 me Europen e zhvilluar duke na lene neve shume shume mbrapa.Ky ishte fati yne.
S’mundena me neutralizu 500 vjet histori me nje thanie si:pashallaret shqiptare s’na duhen se kane vra njerez ose me thanie te tjera.Ky asht vetem tifozllek.
Marrim shebullin e Garibaldit i cili ka kene e ka ba lufte si mercenar ne Ameriken Jugore per krijimin e shteteve te pavaruna,shtoji ketu edhe luften per krijimin e Italise.Edhe pse ai ka vra njerez si ne amerike ashtu edhe bashkombasit e tij ne Itali te gjithe e admirojne nji personalitet te tille

Ne histori s’duhet ba perzgjedhje si te duam ne,po ka vetem histori na pelqen apo s’na pelqen neve,e bukur apo e keqe, me gjak apo pa gjak.
Nuk duhet te vujme nga komplekse te tilla e te bajme vleresime te tilla te njeanshem
Duhet vleseru ANALISTJA e cila pruni nji material te tille i cili na ndihmon me njofte e vleresu ma mire shqiptaret e figurat Shqiptare neper bote….dhe jo te mohohet ekzistenca e tyne.

ciao 3Sh

__________________
il primitivismo e la non cultura sono forme eterne!! CHI CREO LE DONNE??!!DIO E STATO UN GENIO

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 17 Shkurt 2004 20:18
tresh nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të tresh Kliko këtu për të kontaktuar me tresh (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: tresh Shto tresh në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto tresh në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Fieraku
Anetar i regjistruar

Regjistruar: 16/05/2003
Vendbanimi: Belgjik
Mesazhe: 55

hi TREsh

un po them te verteten edhe nuk kam inat pasi kjo gje i perket te kaluares. Por ti duhet te kuptosh nje gje?...... si u bene Vezire edhe Pashallare keta shqiptare ???????? si Arriten te marrin keto Poste? dhe per me teper si nuk menduan qe te bejne nje shtet Shqiptar edhe te mendojne per Shqiptaret ne Shqiperi??????????Psene po ta them un.... Kjo ndodh sepseeee GENI Shqiptar eshte """ individual''' _ cfare do te thote se s=Shqiptaret bejne çithcka per veten e tyre edhe per" Fisin e tyre''' Kjo gje ka Ekzistuar edhe eksiston Akoma '' Prandaj HARRAM u qofte qymeshti i nenes Atyre qe mohojne vendin e vete "" Si ata mbreterit edhe Pashallaret "" Keta jane njerez qe nuk duhet ti permendim fare.. Meritojne vetem perbuzje ky eshte mendimi im Ciao te gjitheve

__________________
peshku ne det,_, tigani ne zjarr

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 18 Shkurt 2004 02:14
Fieraku nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Fieraku Kliko këtu për të kontaktuar me Fieraku (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Fieraku Shto Fieraku në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Fieraku në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Fieraku
Anetar i regjistruar

Regjistruar: 16/05/2003
Vendbanimi: Belgjik
Mesazhe: 55

edhe nje gje TRESh

o TRESH kete nqs nuk e di........; SHqiperia e soteme qe e beri pavarsine ne 1912 edhe ngriti Flamurin ne VLore nuk u be nga Shqipetaret por nga austriaket edhe ne si Shqipetar nqs duam te puthim nje njeri qe na ka bere mire gjate gjithe historis duhet te falenderojme Austrine kaq nga mua ciao

__________________
peshku ne det,_, tigani ne zjarr

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 18 Shkurt 2004 03:06
Fieraku nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Fieraku Kliko këtu për të kontaktuar me Fieraku (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Fieraku Shto Fieraku në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Fieraku në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
AIR-FORCE-ONE
deri ne vdekje politike

Regjistruar: 02/02/2004
Vendbanimi: U.S.WASHINGTON
Mesazhe: 663

Ne France per te dhene nje shembull te fundit ,pothuajse cdo njeri i shkolluar ka dijeni se evetmja dinasti mbreterore e Egjiptit modern ka qene shqiptare .E megjithate ,kjo dinasti qe mbrriti gjer ne vitet 1950 ,dhe mbas permbysjes te se ciles ,bente qe presidenti NASERI,te niste nje pjese te fjalimeve me frazen"TANI QE EGJIPTI U CLIRUA NGA ZGJEDHJA EANGLEZEVE DHE SHQIPTARE.........

Skenderbeu luftoi ka neneshtruar edhe popuj per lavdin e perandorise Otomane ,por kur ju dha mundesia u kthye ne atdhe ,porrrrrrr sduhet te harrojme se dhe ai e dinte nje kthim ne atdhe ku Shqiperia dhe Shqiptaret ishin te ndare ......
Si sot e ksaj dite mer forumista Veri -Jug urrehen Durres Tiron ka diference mos me thoni qe ne jemi te bashkuar ,mjafton te hysh ne parlament ,per te vendosur nji ligj......Amon ju lutem nuk jemi ketu te shajme SHqiperine jemi ketu thjesht duke dhen opinione .............
Ismail BEI VLORA mos harroni guvernator i Turqise dhe rilindasit tane shkruanin ,por gjithmon nga Stambolli .......Mos te harrojme .....
Po qe kush ka dash qe te eksistoj shteti SHqiptar .nje falenderim te madh AUSTRISE.........sepse fuqit e medha kane dashur ndarjen e SHqiperise.........O TRESH per sa i perket qe SHqiperia i ka dhen vezir pashallare Turqise ,vrit e prit shko sundo mer grada ,kjo eshte nje gje e madhe per ty ???????

__________________
"Një burrë mund t?i japë dinjitet rangut të tij, por asnjë
rang s?mund t?ia shtojë dinjitetin një burri ? "

Modifikuar nga AIR-FORCE-ONE datë 22/02/2004 ora 03:09

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 22 Shkurt 2004 02:23
AIR-FORCE-ONE nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të AIR-FORCE-ONE Kliko këtu për të kontaktuar me AIR-FORCE-ONE (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të AIR-FORCE-ONE't! Kërko mesazhe të tjera nga: AIR-FORCE-ONE Shto AIR-FORCE-ONE në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto AIR-FORCE-ONE në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
tresh
.

Regjistruar: 16/11/2003
Vendbanimi: .
Mesazhe: 2752

Qe te behesh vezir e pashallar sigurisht qe do te besh lufte,pse kete kan eper zanat e per ndryshe nuk bjen dot ne sy....
Ashtu qe sikur te behesh anetar akademie ose politikan duhet te botosh e te mbash ligjerata e fjalime........

Si Austria ashtu edhe Italia kane dhane nje ndihme te madhe per qeshtjen shqiptare dhe ne formimin e shtetit Shqiptar pavarsise se tij dhe njohjen e Shqiperise si shtet i pavarun nga perandoria Osmane nga Serbia e Greqia e Mali i Zi.
Dihet shume mire se ata jane aleatet tone naturale si dhe sot e kesaj dite jane shume te angazhume per qeshtjen shqiptare.

Nuk kam lexu qe bashke me Ismali Qemalin,Luigj Gurakuqin etj etj gjate ceremonise se shpalljes se pavarsise te kete emra personalitetesh austriake.Nqs ke ndonje njohuri per per ekzistencen e njerezve te tille na dergo material.

ciao 3SH

__________________
il primitivismo e la non cultura sono forme eterne!! CHI CREO LE DONNE??!!DIO E STATO UN GENIO

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 22 Shkurt 2004 20:22
tresh nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të tresh Kliko këtu për të kontaktuar me tresh (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: tresh Shto tresh në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto tresh në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Perendia
Perëndia s'ka fe!

Regjistruar: 13/04/2004
Vendbanimi: ©
Mesazhe: 328

Exclamation

Pse s'doni të dini për shqiptarë të mëdhenjë si Mehmet Aliu?
Mos harroni se edhe Napoleoni s'ishte francez, por mgja besoj se sejcili nga ju do të dijë mbi Napoleonin më tepër nga c'di deri tani. Dhe historia s'e hedh poshtë Napoleonin meqë s'ishte francez dhe u bë Perandor i Francës! Mos harroni se edhe Vaso Pasha ishte qeveritar i Libanit dhe eshtrat i prehen akoma në Liban, sepse populli e donte për reformat që bëri atje dhe s'ia ktheu Shqipërisë!
Mehmet Aliu (bashkëkohës i Ali Pashës) arriti atë që donte të arrinte Ali Pasha në Greqinë kontinentale. Dhe për Ali Pashën thonë, duke e krahasuar me madhështinë e Napoleonit, se rrinte në krah të Napoleonit si rri tigri në krah të luanit. Dhe në atë kohë, të mos njihje Ali Pashën dhe Mehmet Aliun në sallonet e oborret mbretërore të Evropës, ishe injorant.
Mehmet Aliu themeloi shtetin modern egjiptian (dhe për këtë populli e donte) në kohën kur Perandoria Osmane ishte në kalbëzim dhe Sulltanët s'donin të ndërmernin reforma. Është e vërtetë që pasi mori "fermanin" nga Sulltani për shtypjen e kryengritjes në Kretë ndërhyri dhe e shtypi kryengritjen. Por kishte edhe synimet e tij, donte që Kreta të ishte nën sundimin e tij dhe t'ja hiqte Portës së Lartë nga duart. Pasi e mori Kretën, ndërmori reforma si në gjithë sundimet e tij dhe grekët e asaj kohe të Kretës e donin pothuaj sic e donin egjiptianët.
Mehmet Aliu ishte ai që filloi investimet dhe punimet për hapjen e kanalit të Suezit për t'a bërë monopol shtetëror.
Me fushatat e tij ushtarake arriti të nënshtronte gjithë bandat e hajdutëve që vepronin në territoret e tij (dhe për këtë populli e donte), arriti të nënshtronte mamlukët (me të cilët luftoi edhe Napoleoni).
I biri, Ibrahim Pasha (1 nga gjeneralët më të mëdhenj të kohës), duke sprasur ushtritë turko-angleze u fut deri në Anadolli e arriti deri 200 km afër Stambollit. Dhe kur vizitoi Francën iu bë 1 nga pritjet më madhështore të kohës, deri tek parada ushtarake për t'a nderuar sic duhej nderuar 1 gjeneral i tillë.
Për shqiptarët bëri shumë. Gjithë shqiptarët që shkonin në Mbretërinë e tij trajtoheshin më mirë nga të tjerët, bile më mirë se vëndësit. Postet më të larta në ushtri i kishin shqiptarët, Garda Mbretërore kishte vetëm shqiptarë. (kjo sipas mendimit tim, meqë kemi gjak luftarak e gjithnjë kemi qënë mercenarë).
Apo ndofta ndo1 nga ne, po të jetë Mbret i Egjiptit apo i cilitdo shteti qoftë, do të lërë atë post për të jetuar në Shqipëri?
Apo ndofta Napoleoni e la Perandorinë e Francës për të luftuar për pavarësinë e Korsikës?


Citim:

Air-Force-One:
Ne France per te dhene nje shembull te fundit ,pothuajse cdo njeri i shkolluar ka dijeni se evetmja dinasti mbreterore e Egjiptit modern ka qene shqiptare .E megjithate ,kjo dinasti qe mbrriti gjer ne vitet 1950 ,dhe mbas permbysjes te se ciles ,bente qe presidenti NASERI,te niste nje pjese te fjalimeve me frazen"TANI QE EGJIPTI U CLIRUA NGA ZGJEDHJA EANGLEZEVE DHE SHQIPTARE.........



Edhe unë e kam lexuar këtë thënie të Kadaresë (për mua më i madhi i letrave shqipe sot), por ki parasysh edhe qëllimet e Naserit! Duhej hedhur poshtë paraardhësi, sic "duhet hedhur poshtë" paraardhësi nga cdo pasardhës në cdo revolucion!

Modifikuar nga Perendia datë 06/05/2004 ora 03:05

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 06 Maj 2004 02:21
Perendia nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Perendia Kliko këtu për të kontaktuar me Perendia (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Perendia Shto Perendia në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Perendia në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 18:05 Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
Gjithsej 2 faqe: [1] 2 »   Tema e mëparshme   Tema Tjetër

Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqërore > Historia > Rilindja dhe Pavarsia e shqiptarëve dhe e Shqipërisë > Mbretërit Shqiptarë të Egjyptit

Përgatit Këtë Faqe Për Printim | Dërgoje Me Email | Abonohu Në Këtë Temë

Vlerëso këtë temë:

Mundësitë e Nën-Forumit:
Nuk mund të hapni tema
Nuk mund ti përgjigjeni temave
Nuk mund të bashkangjisni file
Nuk mund të modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML nuk lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] nuk lejohen
 

 

Kliko për tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.