Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqërore > Historia > Rilindja dhe Pavarsia e shqiptarëve dhe e Shqipërisë > Shkolla E Pare Shqipe Eshte Hapur 400 Vjet Me Pare Vlerësimi i Temës: 2 votime, mesatarja 5.00.
  Tema e mëparshme   Tema Tjetër
Autori
Titulli Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
tresh
.

Regjistruar: 16/11/2003
Vendbanimi: .
Mesazhe: 2752

Shkolla E Pare Shqipe Eshte Hapur 400 Vjet Me Pare

Per shume dhjetevjeqar shteti komunist ka servisur tezen zyrtare se sipas te ciles shkolla e pare shqipe eshte hapur vetem ne Korce me 7 mars 1887

Faktet tregojne se shkolla shqipe jane hapur ne viset e veriut rreth 400 vjet me pare
At Donat Kurti ne nje studim te botuar ne revisten Hylli i Drites me 1935 flet per te paren shkolle shqipe te hapur me 1638. Si te parat shkolla ‘’per sa dijm na’’ ai permend shkollat e Pdhanes (lexollanes) ,e Blinishtit dhe e Shkodres. Per te paren ai thote se eshte hapur me 1638.Ndersa studiusi amerikan Edwin Jacques ne librin e tij te njohun ‘’Histroria e Popullit Shqiptar nga lashtesia deri ne ditet e sotme’’ (The Albanians:An Ethnic history from Pre-Historic Times to dhe present ) i con shkollat e para shqipe pak me perpara ne kohe ne vitin 1632. Shkolla e pare e dokumentuar ne gjuhen shqipe u hap ne Velje (Vele) te Mirdites me 1632.Po nje tjeter shkolle e hershme eshte edhe ajo ne Kurbin e vitit 1632. Ne keto shkolla pervec shkrimit e leximit aty mesohej edhe gramatika shqipe e perdoreshin librat e Bardhit,Bogdanit e Budit. E.Jacques shton se nje tjeter shkolle u hap ne Pllane nje fshat afer lumit Mat me 1638, ne Troshan me 1639 dhe ne vete qytetin e Shkodres me 1698. Ne keto shkolla terhjekun vemendjen emrat e mesuesve su :Shqiptari (Gjon) Shkodrani (Filip) e Dhermiu me prejardhje nga jugu i Shqiperise nga Dhermiu.
Deri me 1878 u hapen shkolla ne gjithe veriun e deri ne Durres.Kishte 21 shkolla fillore qe zhvillonin veprimtarine e tyre me nga 30 nxenes secila duke perjashtuar ate te Prishtines qe kishte mese 80 nxenes
Te gjtha keto shkolla ishin fetare katolike gje e kuptushme per kohen dhe nuk kishte si te ishte ndryshe. Katolicismi perfaqesonte fene e pare te shqiptarve. E.Jacques citon nji klerik franceskan me emrin Leonardo i cili lidhur me thelbin e shkollave pohon: Ne Jemi me shume misionare te qytetnimit se sa te fese.
Me kete fryme mbahet edhe Kuvendi i Arberit me 14-15 janar 1703 te dielen e dyte te Epifanise ne Kishen e Shen Kollit ne Mirkinje te Lezhes.
Kuvend i organizum nen drejtim e nji Pape te madh Klementi XI pape me gjak shqiptari i cili sunonte te mbante gjalle shqiptarizmin e kombin shqiptar nga asimilimi i perandorise Osmane. Sic dihet historikisht dokumentet u botun si ne latinisht si ne shqip 300 vjet me pare gja qe deshmon se ishin te shumte ata njerez qe dinin te shkuanin e lexonin shqipen pra as shkollat ku ata ishin shkolluar.

E.Jacques thekson se ne Shkoder ne 1877 kishte nji qender me ndikim e arsimim te larte Kolegji Shen Francesk Savierit, qe paiste me arsim tregtar e teknik mese 400 studente.
Kjo shkolle e larte ishte edhe nji qender shkencore per krejt Ballkanin.Ne kete Kolegj Shen Francesk Savierit ndollej edhe Observatori astronomik i themelur me 1888 si i pari observator astronomik ne Ballkan. Observatori astronomik vazhdoi funksinimin e tij deri me 1947 kur u konfisku na komunistet.

Le te kthehena tek shkollat.Asnji botim zyrtar nuk i permend ato e vazhdohet me tezat e vjetra ku i bahen elogje sholles se Korces.
Ndodh per pergjegjesi shetnore, padije,per ateizem, apo pse jane gjurmet e frymes kunder-kombetare te diktatures e cola e vente ‘’intercionalizmin ‘’ e ideologjine para interesave kombetare? Cdo te thote prapesimi i historise e qumja e hapjes se shkolles se pare shqipe me 300 vjet me vone nga sa eshte e verteta e dokumentuar.Ne nji Europe ku lulzojne Universitetet mijevjeqare eshte dicka e perbindshme e mostruoze kunder kultures e historise se kombit tand te deklarohet se kemi hapur shkollen e pare shqipe me 1887 kur e verteta eshte krejt ndryshe dhe duke humbur qellimisht 300 vjet histori e kulture. Eshte nje nder sherbimet ma te keqia qe i bahet Kombit Shqiptar si dhe nji investim per llogari te qarqeve etnonacionaliste te Ballkanit.
Te gjithe diktatoret e perkambim popullin e vet por jo edhe kulturen e trashiguar e gjuhen e tij.
Me sa duket eshte quajtur politikisht e drejte dhe e dobishme qe per inad te Shkodres dhe te Veriut antikomunist per urrejte ndaj katolicismit e qyteterimit perendimor te sakrifikohej e fundosej edhe kultura e trashigimia e qytetnimit Europian i kombi shqiptar.

Me dy fjale:Kur vjehrra gjeti nusen me mullixhine;plaka klithi:
per indat te nuses futsha tim bir nen dhe.

3SH
marre nga gazeta BOTA SOT e dates 8/nentor/2003

__________________
il primitivismo e la non cultura sono forme eterne!! CHI CREO LE DONNE??!!DIO E STATO UN GENIO

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 09 Janar 2004 15:15
tresh nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të tresh Kliko këtu për të kontaktuar me tresh (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: tresh Shto tresh në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto tresh në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
tresh
.

Regjistruar: 16/11/2003
Vendbanimi: .
Mesazhe: 2752

Historikisht Shkollat tona te para shqipe-P. DONAT KURTI, O, F, M.

P. DONAT KURTI, O, F, M.

Historikisht Shkollat tona te para shqipe

Ma të parat shkolla, mbas të bierrunit te autonomis në Shqypni, kjenë, per sa dijm na, tre

shkolla e Pdhanës, e Blinishtit e e Shkodërs.

Në vj.1638 P. Hiacinti a Sospitello O.F.M italjan me fis, por shqyptar me zemer, pat guximin me i u perveshë per të mirë të vendit nji punës ne veshtrim të plotë kultural, tuj çilë shkollen fillore në Pdhanë, aso kohe vend mjaft i banuem. Kje ndiekë me zell prej vendasve e i mrrijti zani deri nder katunde të largta të Zadrimës, qi me më zi qi pritshin me i çue fmit e vet. Numri i xansave të jashtem pat mrrijtë deri në 25 e kta na ep shkas me nenkuptue, se do të kenë pasë edhe ndoi konvikt. Dijm prej dokumentash, se posë uratve xëshin edhe msime letrare d. m. th. mbahej deri diku nji shkollë e mjesme pa perjashtue gjuhen e vendit.

Perparimi kje aq i madh, sa i terboi Turqt, te cillët mbas 9 vjetsh e rrenuen faret.

Në vjetë 1697 kje çilë rishtas. Se deri kur vijoi, nuk dihet; dokumenti mbaron tuj thanë per të, se ka gjasë se gjindet edhe sot» (1702?)5

Nji vjetë mbas themelimit të shkollës së Pdhanës d.m. th. në vj. 1639 kje çilë prej fretenve të kuvendit të Troshanit nji tjeter shkollë në Blinisht drejtori i së cillës kje P. Karl Mirandulanus 0. F. M.

Me shka duket,kje nji shkollë mjeft e plotsueme. Ndiqej prej ma se 50 xansash e posë kndimit e shkrimit xëheshin edhe landë tjera, posaçe gjuha latine prej atyne qi dojshin me u ba meshtar. Deri .sundimtarët çuditeshin per perparim, qi bahej n´at shkollë; por anmiqt ishin të panumer e në vj. 1640 rejtorin e ksajë shkolle e gjëjm në burg7 tuj psue mundime të mdhaja. Ka gjasë se kjo shkollë smujt me vijue gjatë, pse P. Karli kah mbarimi i ksajë vjete njehet nder msuesa në shkollë të Pdhanës.

Në vj. 1698 a aty pari gjejm se P. Filipi prej Shkodret 0. F. M. çilë në Shkodër nji shkollë private e mson fmit e tregtarve e të pasanikve.

Nji qi i ka përpara sysh pshtiellimet e atyrie kohve, mnin posaçe kundra katolikve e kundra cdo shejit kulturar, mund ta marrë me mend, se c´vlerë paten kto shkolla per shpirt të shqyptarit dhe vetem porsi hap kah qytetnimi.

Por kush mundet mandej me dyshue, se në to shkolla nuk flitej shqyp? Në çë mndyrë katundari i padishem i ndiqte me zell, në kje se s' merrte gja vesh. Veprat, qi na kan mbetë prej atyne puntorve të palodhshem, prej atynë msuesave ë kujdesshem, na dishmojn kjartë,se ato shkolla s'kjenë mjete të hueja per me imfuencue në shpirt të popullit shqyptar simpati e parti; por paten per qellim drejt per drejt të naltuemt e moralit e shkasin kahë kultura, e kta tash gadi 300vjet.

Kta rnsuesa kjenë, qi me 20 prill 1711, të ndimuem e të nzitun prej Papës shqyptar,Klementi XI ngrehen në Romë në kuvend te S. Pietroj Montorio nji katheder per gjuhë shqype, per me i ba gadi misjonarët e huej me mujtë ma letas me vyejtë vendit tonë; e njatëherë kur së mendote kush per gjuhë shqype e per zhvillim të sajë, kta jane qi perpilojn ma te parat gramatika, fjalore e perkthime.“


Prej vj. 1800 e deri në vj. 1861 çilen aty-ktu shkolla private me klasë fillore. Veç në Shkodër mbahen mend 12 shkolla fillestare: 8 per djelm e 4 per varza. Mjetet ishin të vogla e primitive, prandej nuk asht per t' u shikjue gjith aq perparimi a dobija, qi xierej prej sosh, sa inicjativa, hapi heroik, zelli per të hapun të kulturës. Nji msues perfaqsote nji shkollë në vedi. Ende sot, si në shëj evarije, kujtohen me ande emnat e tyne prej popullit katolik shqyptar.

E perkohshmja „Perparimi" i rreshton emnat e msuesave ma të njoftun me ket rend: Gegë Kodheli, Gjergj Benussi (1836), Gjon Shkrumi, Zef Kamsi, Jaku i Tushit të Mark Krajës (Speci), Shor Markja, Don Pepini, D. Ejell Radoja, D.P. Babi.“



Ky eshte nje botim i vitit 1935

__________________
il primitivismo e la non cultura sono forme eterne!! CHI CREO LE DONNE??!!DIO E STATO UN GENIO

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 23 Shkurt 2004 14:20
tresh nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të tresh Kliko këtu për të kontaktuar me tresh (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: tresh Shto tresh në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto tresh në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
RAIMONDI
Veteran ne forum

Regjistruar: 27/06/2007
Vendbanimi: ...prapa diellit...
Mesazhe: 3492

tresh

Te gjithe diktatoret e perkambim popullin e vet por jo edhe kulturen e trashiguar e gjuhen e tij.
__________________________________________________
_____--

me kete qe thot gazeta bota sot -------------tregon nivelin shumet eulet kulturor ,tamam nje nivel deficenti sic jane te dyja keto gazeta "bota sot " dhe "Illyria"qe botohen ne amerike dhe jane gazetat me nivelin me te ulet kulturor dhe demokratik ne USA,--te vjen turp ti lexosh ,sepse thone vetem budalleqe dhe bejne ---NJE PROPAGANDE PRIMITIVE TE PATRIOTIZMIT------Sa per ate punen e diktatorit dhe te kultures-----ajo q ethot gazeta eshte nje shpifje e neveritshme dhe aspak e vertet-----sepse gjate diktatures u hapen shkollla anembane shqiperise ,edhe ne fshatrat me te thella te shqiperise ,u ndertua universiteti i pare shqiptar dhe jashtezakonisht cilesor ,u krijua institute e arteve,kinematografise ,humorit,u krijua lidhja e shkrimtareve ,u krijuan trupa artistike ne cdo fshat e qytet ,u krijua teatri i operas dhe baletit ,u krijua ansmblet e kengev e dhe valleve me njerez te talentuar te dale nga shkollat shqiptare,u krijua AKADEMIA SHQIPTARE----U MBAJTEN ME DHJETRA SIMPOZIUME SHKENCORE KU ISHIN TE FRUAR EDHE PERSONALITETE TE HUAJA TE KULTURES ------KU U VERTETUA TRASHEGIMIA JONE ILIRE ,dhe keto i thote dhe EDVIN JACQUES ne librin e tij.----------po flasim per kulturen se po te flasim per gjithe zhvillimin ne ekonomi ,ushtri etj ,nuk mjafton ky forum i mbushur me medioker si pua jote po duhaen edha nja 500 te tjere.

---Dhe sa per ate qe diktatori ishte ---internacionalist ---ato shko thoja gjyshes atje prane zjarrit,jo ne shqiptareve,-----Sepse qe ta dish ti more tresh i bere me tresh ------------ENVER HOXHA -------ISHTE NJE NACIONAL-SOCIALIST QE E DASHURONTE VENDINE TIJ----KESHTU EDHE QUHET NGA HISTORIOGRAFIA E HUAJ--- sepse ai i shfrytezonte te huajt per te miren e Shqiperise ,ai ju merrte kredi per te ndertuar hidrocentrale ,uzina fabrika ,hapte toka te reja ,thau kenetat shekullore te myzeqese dhe i ktheu ne toka buke,bente pyllezimin e maleve,i mbushi kodrate bregdetit JON me limona e portokalle ,coji fshat me fshat ujin e pishem dhe elektrifikimin,ndertonte spitale ne cdo qytet ,i mesonte njerezit si te parandalonin semundjet ,etj etj,merrte kredi dhe blinte armatim per Shqiperine -----dhe ajo me KRYESORJA -----NUK ISHTE SERVIL NE MIQESITE E TIJ---------POR PARTNER ----NDRYSHE AI E--PRISHTE MIQESINE --------TAMAM SHQIPTAR --------ME DINJITET ----------JO ZVARRANIK SI KETA TE SOTMIT QE I BEHEN URE GREQISE QE ESHTE NJE SHTET RREMBYTHJE--------

---------Po sot ku jemi sot me keta qe ---JU DIGJET XHANI ------PER SHQIPERINE    ----PA DRTIA ,PA UJE ,PA EKONOMI,PA USHTRI,PA SHKOLLA ,PA SPITALE (----te shtrohesh ne spital ,nuk te mjekon njeri te len te vdesesh po nuk dhe para--)TE GJITHE IKIN E IKIN --- SIDOMOS RINIA---,PLEQTE NGLEN VETEM DHE S'KA KUSH TI VARROS SEPSE FEMIJET KANE IKUR ------Tamam sic thote NOLI---------Prane drites i papare,--prane ujit palare,--prane sofres i pangrene --prane dijes i panxene---- FAQE CJERRE LESH LESHUAR ----SHPIRT E ZEMER PERVELUAR------ndaj more zoti tresh meso njecik me mire historine e shqiperise para se te flasesh se na vjen per te vjelle kur te degjojme TY DHE  ATA DEBILET E GAZETES --BOTA SOT ----QE JANE NJE TURP I GAZETARIS KETU NE USA

__________________
Cdo gje shqiptare esht e dashur per mua

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 05 Gusht 2007 22:05
RAIMONDI nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të RAIMONDI Kliko këtu për të kontaktuar me RAIMONDI (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: RAIMONDI Shto RAIMONDI në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto RAIMONDI në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 10:12 Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
  Tema e mëparshme   Tema Tjetër

Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqërore > Historia > Rilindja dhe Pavarsia e shqiptarëve dhe e Shqipërisë > Shkolla E Pare Shqipe Eshte Hapur 400 Vjet Me Pare

Përgatit Këtë Faqe Për Printim | Dërgoje Me Email | Abonohu Në Këtë Temë

Vlerëso këtë temë:

Mundësitë e Nën-Forumit:
Nuk mund të hapni tema
Nuk mund ti përgjigjeni temave
Nuk mund të bashkangjisni file
Nuk mund të modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML nuk lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] nuk lejohen
 

 

Kliko për tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.