NS-6
Mnemonic

Regjistruar: 17/01/2005
Vendbanimi: Raccon City
Mesazhe: 3634
|
Europa synon të dërgojë astronautë në Mars
artikulli qe do jap me poshte eshte pak i vjeter si date por ka brenda informacione qe jane interesante prandaj po e postoj...ne anglisht ka dale tek "New scientist"...ketu eshte ne shqip!
Europa synon të dërgojë astronautë në Mars
13:54 04 Shkurt 2004
NewScientist.com news service
Agjencia Europiane e Hapësirës (ESA = European Space Agency) ka filluar një plan ambicioz që përfshin dërgimin e astronautëve në Mars në vitin 2033.
Qëllimi përfundimtar i vajtjes së njerëzve në Mars është i ngjashëm me iniciativën e skicuar nga presidenti amerikan Xhorxh W Bush në Janar, por Aurora, programi i ESA-së, është shumë më i detajuar.
Aurora u aprovua në parim në vitin 2001, por detajet e planit iu prezantuan industrisë britanike të martën (3 shkurt 2004) në Londër. Strategjia e ESA'së ka disa hapa për zhvillimin e teknologjisë së nevojshme për vajtjen e njeriut në Mars.
Këto hapa përfshijnë krijimin e një mjeti për ri-hyrje me shpejtësi të lartë në atmosferën e Tokës në vitin 2007, dërgimin e një orbituesi dhe automjeti në Mars në 2009, dhe nisjen e një misioni me dy faza për të sjellë material nga Marsi në 2011 dhe 2014.
Midis 2014-s dhe 2018-s, planifikohet provimi i montimit në orbitë i mjetit për udhëtim hapësinor, si edhe sisteme të reja për shtytje, frenimin në ajër, dhe sistemin e uljes në tokë. Në vitin 2025, pesë vjet pas planit të presidentit Bush për t'u kthyer në Hënë, programi Aurora do përdori një mision për në Hënë që të vëri në provë përfundimtare sistemet e mbështetjes së jetës dhe metodat për të përdorur materialet në destinacion.
"Duhet të shkojmë një herë në Hënë para se të shkojmë në Mars," tha Franko Ongaro, menaxheri i projektit Aurora. "Nuk kemi asnjë nga njerëzit që punuan në programin Apollo. Duhet të mësojmë të ecim një herë, pastaj të vrapojmë."
Fuqi botërore
Nëntë vende Europiane dhe Kanadaja marrin pjesë tani në projektin Aurora. Sturktura është e atillë që secili vend, të paktën në fillim, mund ta ndryshojë nivelin e pjesëmarrjes çdo pesëvjeçar. Një vlerësim fillestar i kostos së programit për periudhën nga 2005 në 2009 është 900 milionë euro (1.1 miliardë dollarë amerikanë).
"Duke shtuar ekonomikisht dhe politikisht vendosmërinë e saj si fuqi udhëheqëse e botës, Europa nuk mund t'ua lërë eksplorimin e hapësirës fuqive të tjera si Rusia, ShBA-ja, Japonia, dhe tani së fundi Kina, dhe të rrijë pa marrë pjesë," lexojmë në një përmbledhje të programit Aurora shkruar në nëntor 2003.
ESA-ja beson se orbituesi Mars Ekspres, i cili filloi vrojtimet e planetit të kuq para pak kohësh, dhe misioni SMART-1 në rrugë e sipër për në Hënë, do i "shtrojnë rrugën" Aurorës.
Plani i projektit Aurora:
• 2007 - Mision tregues për mjetin e hyrjes në atmosferë për të vlerësuar teknologjinë e ri-hyrjes me shpejtësi të madhe
• 2009 - EksoMars, mision eksobiologjie që dërgon një automjet në Mars për të kërkuar gjurmë jete - në të shkuarën ose të tashmen - dhe për të mësuar karakteristikat e ambientit në sipërfaqe
• 2011-2014 - kthim materialesh nga Marsi, mision me dy pjesë për të sjellë në Tokë materialet e para nga Marsi. Do të ketë 4 elementë: orbituesi dhe moduli i kthimit në Tokë që nisen në 2011; dhe modulet e zbritjes nga orbita dhe ngjitjes në orbitë që nisen në 2013 dhe 2014
• 2014 - Mision me njerëz për të treguar vlefshmërinë e teknologjisë së sitemeve për montim në orbitë, për mbështetjen e jetës dhe banesën njerëzore
• 2018 - Mision pararendës teknologjik për të treguar frenimin dhe kapjen në ajër, shtytjen me elektricitet diellor dhe uljen e butë (pa përplasje)
• 2024 - Vajtja e njerëzve në Hënë për të provuar teknologjitë e banesës njerëzore, si edhe aspekte të përshtatjes së ekuipazhit me kushtet dhe përdorimin e materialeve në destinacion
• 2026 - Mision i automatizuar për në Mars për të vënë në provë fazat kryesore të misionit njerëzor
• 2030-2033 - Mision me dy pjesë që arrin kulmin e vet me zbritjen e parë të njeriut në Mars
Maggie McKee
përktheu Darien Sar (e falenderoj kete personin qe e ka perkthyer)
__________________
Kurre mos debato me nje idiot!Njerezit mund te mos e bejne dallimin! (Ligj i Marfit)
Think Different!Think Again! (National Geographic Channel)
Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar
|