Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqërore > Historia > Historia e Shqipërisë dhe Shqipëtrëve mbas luftës së dytë botërore > Te perndjekurit politike-Post Komunizmi...
Gjithsej 2 faqe: [1] 2 »   Tema e mëparshme   Tema Tjetër
Autori
Titulli Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
mayday
Anetar i regjistruar

Regjistruar: 14/01/2004
Vendbanimi: Tirane
Mesazhe: 50

Post

Te perndjekurit politike-Post Komunizmi...

Raport mbi keqtrajtimet policore ndaj ish-te perndjekurve politike shqiptare



12 Dhjetor 2002- Ish të përndjekurit politikë nisin protestat në rrugë, përpara Kryeministrisë dhe Parlamentit, për të kërkuar kompesimin e vieteve të burgut.

25 janar 2003- presidenti mbledh një kryesi të ish të përndjekurve politikë, ku u propozua të ngrihrej një komision i përbashkëtmes shoqatës dhe qeverisë.

28 Shkurt 2003- Paraqitetet project-ligji në Parlament sipas të cilit ish të dënuarit politikë duhet të shpërbleheshin nga shteti për të gjithë kohën që kanë qenë në burg.

1 mars 2003- Rinisin protestat përpara Kryeministrisë. Ish të përndjekurit politikë kërkojnë kompesim që sipas tyre duhet të jetë si ai i Kryeministrit.

1 maj 2003- Ish të përndjekurit hyjnë në grevë 24-orëshe. Të nesërmen marrin forcërisht godinën e tyre, ndërkohë që Kurt Kola përfundojnë në qeli.

14-15 Maj 2003- Ushtrohet dhunë kundra ish të përndjekurve politikë, para godinës ë ish të përndjekurve politikë dhe Kryeministrisë. Drejtoria e përgjithshme e policisë i ka hedhur poshtë zërat se ndaj tyre është përdorutr dhunë.

26 maj 2003- Ish të përndjekurit kanë vazhduar protestat e tyre. Gjatë kësaj proteste, për të ndalur turmën policia ka përdorur forcën, ku si pasojë janë dëmtuar disa protestues dhe mbi 20 vetë kanë përfunduar në komisariatin e policisë nr. 1, në kryeqytet. Shoqërohet në komisariat Kurt Kola dhe deputeti Uran Metko.

26 maj 2003- Partia demokratike reagon ashpër ndaj dhunës së ushtruar nga qeveria, në drjetim të ish të përndjekurve politiëm. “Krim të rëndë të qeverisë “nanO” ndaj të persekutuarve”, e ka konsideruar lideri i PD-së Breisha këtë situatë. Ai kërko inicimin e një tryeze të partive të djathta, me qëllimin për të marë vednimimt e nevojshme për këtë shtersë popullsie.

26 Maj 2003- Zhvillohet një takim i përfaqësisë së ish të përndjekurve politikë me Avokaqtin e Popullit, Ermir Dobjani, i cili më pas takon kryeministrin Nano, ku arrihet një marrëveshje.

28 Maj 2003- Ish të përndjekurit kanë vazhduar protestat e tyre prara selisë së Kryeministrisë. Në krye të ish të përndjekurve kanë qenë edehe deputetët Uran Metko dhe Shpëtim rroqi, të cilët kanë kërkuar gjithashtu hartimin e draftit që do të zgjidhë përfundimishtvkëtë problem.

INTERPELANCA: USHTRIMI I DHUNËS NDAJ ISH TË PËRNDJEKURVE POLITIKË
Deklaratat e deputetëve të datës 27-28 maj 2003

Lekë Çukaj, thekson se “nuk ka kërkuar interpelancë me Ministrin e rendit Luan rama, por ka kërkuar të debatohet edhe në praninë e Kryeministrit me këtë të fundit. Në mbledhjen e grupit të PS-së, deputetët janë shprehur se është i papranueshëm qëndrimi i dhunshëm i forcabve të policisë ndaj të përndjekurve, në mënyrë të veçantë ndaj deputetëve, të cilët gëzojnë një imunitet parlamentar”.

Taulant dedja ”Ne socialistët jemi për një sghtet ligjor, dhe jo për një shtet policor. Duhet pasur parasysh se ish të përndjekurit poloitikë janë një shtresë, për të cilën të gjithë duhet të kemi respekt dhe përkujdesje. Mendoj se personat përgjegjës, duhet të ndëshkohen”.

Preç Zogaj “Edhe indiferenca ka kufirin e vet. Socialistët nuk mund të rrinin gojë kyçur, për krimet e njëpasnjëshme qëkanë ndodhur kohët e fundit për faj të paaftësisë së organeve të policisë, për të zbukluar kriminelët, si dhe për dhunën policore në rritje, e cila spikati veçantërisht ditët e fundit ndaj ish të përndjekurve politikë”.

Pal dajçi “Kam kërkuar Ministrin e rendit të vijë me urgjencë dhe të shpjegojë ngjarjet që kanë ndodhur dhe dhunën që ai ka përdorur me të p3ërndjekurit politikë. Jam i bindur se ka deputetë Brenda PS-së të cilët janë kundër kësaj dhune të përdorur ndaj të përndjekurve, por nga ana tjetër dua të them se kjo dhuën është iniciuar nga kryeminsitri”.

Edi Paloka ”Qëndrimi i dhunës ndaj ish të përndjekurve politikë nuk është i sinqertë. Jo vetëm që nuk po iu japin një zgjidhje atyre por propozojnë ose shpikin vështirësi të paqëna për t’i fzer dhe lënduar edhe më shumë”.

Pjetër Arbnori “Ngjarjet e fundit me ish të përndjekurit politikë, bëjnë që qeveria duhet të japë dorëheqjen, dhe se parlamenti duhet të marrë në shqyrtim project-ligjin për dëmshpërblimin e tyre”.

Brdhyl Agasi, sekretar i marrëdhënjeve me publikun në PS “Socialistët janë kundër përdorimit të dhunës ndaj protestuesve paqësorë” dhe “kundër kthimit të atyre kohrave kur ish të përndjekurit politikë goditeshin ngfa policia”.

HYRJE

Njerëzit që jetuan ferrin e totalitarizmit enverist nëpër burgje dhe internime, tashmë kërkojnë minimalen: Shpërblimin e djersës së tyre të vjedhur në mënyrë makabre nga tirania. Qeveria deklaron se nuk ka para…

Sipas disa syresh tashmë Shqipëria kaloi tiraninë totalitare, në tirani post-modrne të mafias dhe të xhunglës. Në kushtet e një shoqërie civile akoma në embrion, qëndrimi i politikës është vendimtar. E djathta, e cila kishte rastin historik ta bente një gjë të tillë, kur kishte pushtetin në dorë e trajtoi Kujtesën për të marrë revanshin historik. Kujtesa u përdor jo për njohjen e vetvehtes, por si trampolinë për hakmarrje, ndërsa për të majtët qëndrimi i tyre ndaj Kujtesës është nga njëra anë indiferenca totale dhe nga ana tjetër “rehabilitimi pa zë”, i viteve të totalitarizmit.

“Që prej lirimit nga burgjet komunsite, të dënuarit politikë arrijnë fitoren pas 13 vitesh. Çdo i dënuar do të përfitojë nga fondet e qeverisë 5 mijë lekë të reja për çdo ditë të qëndruar në qeli. Ndërsa për të pushkatuarit kjo vlerë do të shumëzohet me tetë vjet”, bëri të ditur gazeta e përditshme “Panorama”, datë 4 Qershor 2003. Megjithatë kjo i mbetet të ardhmes se sa do të realizohet ky “premtim”, apo thjesht ky premtim është një autosugjestion…!?.

Sipas gazetës në fjalë, pas më shumë se një muaj debate, polemika, protesta dhe deri në dhunë, përfaqësuesit e shoqatave të ish të përndjekurve politikë kanë arritur ditët e fundit, me marrëveshjen, me ndërmjetësim e Avokatit të Popullit, Ermir Dobjani, me sekretarin e përgjithshëm të Kryeministrit, Ylli Manjani, me përfaqësuesit e Shoqatës Kombëtare të Ish të Përndjekurve Politikë, Kurt Kola, të shoqatës së Ish të Përndjekurve Politikë, Adem Allçi dhe drejtorit të Institutit të të Përndjekurve Politikë, Simon Miraka.

Ish të përndjekurit politikë kishin ardhur në këtë pikë, pas protestave paqësore të vazhdueshme dhe përgjigjes së dhunës policore. Në datën 15 maj 2003, mbi ta u ushtrua dhunë nga forcat e rendit, ku për pasojë disa vetë u dëmtuan dhe shumë të tjerë pësuan trauma. Gazeta “Tema” në datën 16 maj 2003 boton artikullin me titull “Policia rreh të përndjekurit para zyrës së Nanos”, duke shtuar se “15 maji ka qenë dita e dytë e protestave, përpara Kryeminstrisë dhe dhuna ka arritur kulmin…”. Shpëtim Rroqi, kryetar i Partisë së Legalitetit dhe përkrahës i protestave tregon: “Mund të them me bindje të plotë se veprimet e policisë krahasohen me ato të rrugaçëve, apo kriminelëve”...

Por historia nuk mbaron me kaq!. Duket se e gjitha kjo histori, protestat, dhuna dhe dëmshpërblimi që i takon me ligj po kthehet në një “marrëveshje” të fshehur politike, ku caqeve të caktuara politike i intereson ky lloj “lëmshi”.



Pro dhe Kundra – Përmledhje nga të përditshmet shqiptare dhe komente



Lekë privatizimi 17. 500. 000. 000
Lekë në dorë (cash) 2. 225. 000. 000
Banesa/ gjithsej 1. 776
Të drejta studimi/ gjithsej 995







Sipas ligjit “Për Pafajsinë dhe statusin e të dënuarve dhe ish të përndjkeurve”

Shtypi i majtë,ndonëse krejt konfuz deri në këto momente citon Ministrin e Shtetit Blendi Klosi (Gazeta “Zëri i Popullit, 15 maj 2003), se : “Qeveria do të zgjidhë kërkesat e të persekutuarve politikë” (tabela), ndonëse protestat e tyre, - ato që kishin ndodhur dhe ato që do të ndodhnin së afërmi, shtypi i majtë do t’i fajësonte këta të fundit për faturat marramëndëse dhe se ata në të vërtetë “kishin shkaktuar dhunë kundra forcave të rendit, dhe jo policia ndaj tyre”.

Sipas “ZP”-së, duke cituar Klosin, “Parlamenti shqiptar në vitin 1991 ka miratuar ligjin për shpalljen e pafajësisë dhe në vitin 1993 ka miratuar ligjin nr. 7748, datë 29.07.1993, “Për statusin e ish të dënuarve dhe të përndjekurve politikë”, ku është përcaktuar mënyra e dëmshpërblimit pasuror të ish të dënuarve dhe të përndjekurve politikë”.

Po këtë datë (15 maj 2003) gazeta “Zëri i Popullit”, në faqen 7 të saj, shkruan një artikull me titull “Policia shmang dhunën e protestuesve që tentuan të hynin në kuvend”, duke nënvijëzuar se “këta të fundit kanë zbatuar vetëm ligjin, konform të gjitha rregullave me protestuesit që tentuan të hynin në ambjentet e Parlamentit”. Sipas tyre, referuar burimeve të policies, “disa persona të caktuar kanë provokuar uniformat blu, me sharrje, fyerje, madje edhe ndonjë përplasje..”. Me një frazë, e cila të kujton fjalimet e dështuara të ish partisë në pushtet, ZP-ja, thekson se, “policia e Tiranës ka qëndruar në mënyrë korrekte, tentativave të përplasjeve të qëllimshme dhe ndonjë shkëndije sherri që mund të jetë planifikuar mes rradhëve të disa personave të papërgjegjshëm”.

Por është kjo gazetë (Zëri i Popullit), i jep herë pas here ngjyrime politike çështjes së ish të përndjekurve politikë, deri sa qeveria Nano, doli për herë të parë me një “deklaratë”, thelbi i të cilës ishte “fillimi i bisedimeve me ish të përndjekurit”.

Një ditë më vonë e njëjta gazetë (16 Maj 2003) me një ironi “elektorale” boton në një nga faqet e saj, shkrimin me titull “Ngjela merr përsipër faturën 200 miliardë të ish të përndjekurve”, duke shkruajtur shprehimisht se “Dje sekretari i Marrë. me Publikun në PD, Spartake Ngjela, ka deklaruar se merr përsipër faturën 200 miliardë lekësh, që ish të përndjekurit kërkojnë si kompesim për vuajtjet e tyre”.

Sipas komentit të gazetarit të Zërit të Popullit, S.V., (?) i cili merr përsipër të gjitha hallet e qeverisë së sotme, “Ngjela si gjithnjë e quan një fjalë goje, por të mendosh se ku do të gjenden keta 200 miliardë lekë është tepër e vështirë, dhe vëtëm një njeri si Ngjela, i cili di vetëm sa mund të paguajë një kriminel, trafikant, drogaxhi për të dalë nga burgu, mund të bëjë një deklaratë të tillë, si të jetë një diçka e zakonshme”.

S.V. hedh më tej aludimin në shkrimin e tij se “Ndoshta ka dalë Ngjela në publik pasi ai është i papërgjegjshëm, se i papërgjegjshëm është, edhe po ti shtohet një deklaratë e tillë, nuk bëhet qameti!”.

E përditshmja Koha Jonë (27 maj 2003) citon burimet qeveritare, që sipas Blendi Klosit, Ministrit të Shtetit, se “qeveria është shprehur qartë se projekt-ligji i firmosur nga 53 deputetë, për dëmshpërbimin e të përndjekurve politikë është i papranueshëm”. Sipas Klosit, “dy faturat financiare të pregatitura janë shuma të mëdha, njëra 1 milion dollarë dhe tjetra 1.5 milionë dollarë. Qeveria po pregatit një evidentim të plotë të situatës për të ngritur një projekt me informacione të qëndrueshme, ku deri në 30 korrik do të jetë gati evidentimet e problemeve ligjore të projektit”.

E theksuar nga shtypi i majtë (Zëri i Popullit, datë 28 maj 2003), artikulli me titullin “Ish të përndjekurit: S’bëhemi vegla të lojrave politike, problemet tona nisën para vitit 1997”, këta të fundit theksojnë faktin se fajin e pasojave të sotshme që ndeshen ish të përndjekurit nuk janë pjesë e kësaj qeverie por pjesë e qeverisë së kryesuar nga ish presidenti Sali berisha.

Data 26 Maj 2003 shënoi një tjetër rast flagrant të shkeljes së të drejtave të njeriut. Mbi protestuesit paqësorë është përdorur forca policore, ku për pasojë disa protestues janë dëmtuar fizikisht dhe disa të tjerë janë marrë më forcë dhe janë shoqëruar në mjediset e komisariatit të policisë nr. 1 në kryeqytet. Aktin e fundit të dhunës të përdorrur kundra tyre i dënuan intelektualët shqiptarë, mass-media si dhe deputetët e partisë demokratike, ndërsa shtypi i majtë dhe mass-media e tyre mbyllën sytë.

Kurt Kola i shoqëruar nga policia në datën 26 maj 2003, pas protestës përballë Kryeministrisë, në afërsi të zyrës së tij deklaroi për mass-median një ditë më pas “Rreth orës 14.00, kryetari i rrethit të tiranës, ramazan Haxhiu dhe Nezir Kola, shoferi im dhe unë u ndaluam, por kriminelët nuk na u përgjigjën megjithëse u kërkova arsyen e shoqërimit tim në polici. Na detyruan të zbrisnim me forcë nga makina. Me dy furgona na shoqëruan në Drejtorinë e policisë e na mbajtën të izoluar aty për disa orë”.

Kryetari i Shoqatës Antikomuniste Afrim Haçi, se “në asnjë vedn të botës nuk është parë që qeveria të dhunojë protestuesit paqësorë. Pas protestave do të vijë edhe greva e urisë në Tiranë dhe në rrethe që do të rrëzojë Nanon nga pushteti”, përfundoi Haçi.

Po atë ditë, deputeti i Partisë së Legalitetit, Shpëtim Rroqi deklaroi se “…sih të përndjekurit dhunohen nga policia e Kryeministrit, që vjen larg era alkool, e nuk e njeh statusin e deputetit, që çoi në komisariat deputetin e Ballit Kombëtar Uran Metko.Arsyeja e kësaj dhune është vetëm një: Fatos nano po mundohet të mbvrojë pushtetin në grahmat e fundit të tij”, ndërsa Partia Demokratike kërkoi në seancën parlamentare të asaj dite, dorëheqjenne Kreyeministrit dhe Ministrit të rendit Publik Luan Rama.

I detyruar nga presionet poshtë dritareve të tij, Kryeministri shqiptar Fatos Nano kërkoi dialogun me ish të përndjekurit politikë. Qeveria ka tentuar në datën 28 maj 2003 të “zbusë’ protestat e ish të përndjekurve politikë duke iu ofruar këtyre të fundit një marrëveshje për dialog, bënë të ditur gazetat e përditshme të datës 29 maj 2003. Ai po këtë ditë, datë 28 maj 2003 ka tentuar dhe më pas ka ngritur një komision për kontrolin dhe hetimibn e të gjitha dosjeve të ish të përndjekurve politikë në vite.

Po në këtë datë, Ermir Dobjani është takuar me kryeminstrin fatos nano për të hedhur në tryezë zgjidhjet e mundëshme mbi cështjen e ish të përndjekurve politikë, për natyrën e trajtimit ligjor dhe financiar të tyre.

Ndërkaq që shtypi i partisë në poszitë , “Zëri i Popullit” boton shkrimin me titull “Ministri Rama: “asnjë rast dhune nga policia ndaj qytetarëve në protestë”, duke marrë shkas nga dhuna e fundit policore ndaj ish të përndjekurve politikë. Sipas këtyre të fundit, duke cituar Luan ramën, “Nuk ka asnjë rast të ushtrimit të dhunës nga policia, por ka pasur jokorrektesë ligjore opër lejen e protestës dhe mosrespektim të sheshit të miratuar”.

Ndërsa, gazeta “Shekulli” (28 maj 2003) e komentoi deklaratën e Luan Ramës në mbledhjen e grupit parlamentar ytë një dite më parë se”Ministri Rama e ka cilësuar të drjetë qëndrimin e policisë së Tiranës mbajtur dy ditë më parë ndaj ish të përndjekurve politikë”. Sipas këtyre të fundit Ministri rama nuk dha një përgjigje konkrete për dhunën e ushtruar ndsaj deputetit të partisë së ballit Kombëtar, Uran Metko. Sakaq, deputeti i demokratëve, në komision in e rendit dhe SHISH-it, Shaban Memia, cilësoi se qëndrimi në fjalë i Luan Ramës është i papërgjegjshëm.

Ndërkaq që një ditë më parë (27 maj 2003) bardhyl Agasi deklaroi në një nga mediat shqiptare se dhuna e policisë kundra ish të përndjekurve ka qenë e pajustifikuar, ky i fundit nuk ka pranuar faturën financiare. Gazeta “Sot” nënvijëzon Agasin se “nuk ka asnjë bazë ligjore për të restauruar dëmshpërblimin e kësaj shtrese”, i cili u rregullua me ligjin e pafajësisë, pasi “ajo është e barabartë me të ardhurat vjetore të buxhetit të shtetit për vitin e kaluar apo me 10 vjet investime në sektorin e shëndetësisë”.

Sërish Agasi, ashtu si dhe shtypi i majtë dhe krerët e tjerë të PS-së ka përmendur se “dhuan e eushtruar ndaj tyre nga policia kurësesi nuk mund të krahasohet me dhunën e përdorur nga qeverisja demokratike, siç ishte rasti i grebës së urisë, ku Bvreisha i nxorri me dhunëish të përndjekurit politikë”.

Duket se kërkesat e tyre po shfrytëzohen politikisht pasi Partia Socialiste, - ndoshta për një financim të mundëshëm ndërkombëtar, - megjithëse këta të fundit e “pranojnë” se ndaj tyre është ushtruar dhunë, por nuk pranojnë se i duhet të zbrazin xhepat e buxhetit, për t’ja dhënë ato ish të përndjekurve.

Në këtë rast, a dolën ish të përndjekurit për të kërkuar dëmshpërblimin e tyre të drejtë dhe ligjor?!. Çfarë logjike ekziston atëherë kur dihet se ata do të dalin sërish në rrugë për të kërkuar të drejtat e tyre morale dhe ligjore. A do të përdoret sërish dhunë ndaj tyre?!.


PËRÇARJA

Sipas intervistës së dhënë gazetës së përditshme “55” lideri i shoqatës Mbarëkombëtare të të dënuarve dghe të përndjekurve politikë të shqipeërisë, Adem Allçi, |”të përndjekurit i përçau Kurt Kola, bashkëpuntori i ngushtë i Fatos nanos”. Sipas këtij të fundit (Adem Allci), që nga 1992, ku kanë marrë statusin e deri më sot përfitimiet tona kanë qenë: Librezat e letrave me vlerë, pa asnjë përfitim në ditët e sotme, janë ndërtuar rreth 8 mijë palate, dhe vëtë,m 1 mijë janë vënë në dispozicionin tonë. Gjatë periudhës 1992-1996, fëmijëve të ish të përndjekurve u është dhënë mundësia e bursabve të studimit…”.

“Dua të them se të gjitha këto kanë ardhur vetëm prej një grupi njerëzish të drejtuar nga Kurt Kola. Ai nuk ka qenë në burg si i dënuar politik, por si i dënuar ordiner. Domumentat e Minsitrisë së drejtësisë dhe Ministrisë së Rendit e tregojnë fare qartë këtë gjë”, përfundoi Adem Allçi.

TË DREJTAT

Ø Qeveria të njohë ç’dëmtimin fizik të viteve të burgut, duke u bazuarnë nenin 57, të procedurës së “Kodit Penal” (sipas të cilës atyre i takon 3.400 lekë për çdo ditë të vuajtur në burg).
Ø Letrat me vlerë të ripërfshihen në sektorët më kryesorë dhe më strategjikë të ekonomisë.
Ø Shpalljen e gjithë të pushkatuarve politikë, dëshmorë të atdheut dhe ç’dëmtimin e tyre me tetë vjet burg.
Ø Strehimin e gjithë ish të përndjekurve në bazë të statusit të të pastrehëve, duke marrë në konsideratë të gjitha konfiskimet që u janë bërë pasurive të tyre.

PUBLIC RELATIONS-QSHRT 2003
(Publikuar ne revisten PREVENIMI)

__________________
Shpesh here njeriu "qahet" per lirine e fjales te cilen e ka, por rralle here flasin per te verteten...

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 17 Shkurt 2004 23:39
mayday nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të mayday Kliko këtu për të kontaktuar me mayday (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: mayday Shto mayday në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto mayday në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
mayday
Anetar i regjistruar

Regjistruar: 14/01/2004
Vendbanimi: Tirane
Mesazhe: 50

Kush qe Diktatura e Ploretariatit Shqiptar? Rishikim mbi historine...!

Rishikim mbi historine e Shqiperise nen tutelen komuniste

Kumtesë e mbajtur nga deputeti Arbnori në Akademinë Kulturore "Iliria" në Romë. Ja fytyra e diktaturës brenda qelive të burgut


Sipas teorise komuniste sistemi kolektiv pa prone private mund te arrihej duke shkaterruar sistemin ekzistues me anen e revolucionit proletar ose luftes se armatosur. Sipas tyre, forca levizese e shoqerise ishte lufta e klasave e cila ishte e perjetshme. Pas revolucionit, forcimi dhe perjetesimi i pushtetit te ri realizohej me anen e diktatures se proletariatit c’ka nenkuptonte vendosjen e dhunes mbi arsyen, komisaret politike mbi specialistet, izolimin mbi lirine, mungesen e ligjit mbi shtetin ligjor. Per t’u realizuar diktatura e proletariatit u ngriten institucione dhe organizma shtypese kryesisht te fshehta, autoritare dhe frikesuese. Sipas kujtimeve qe nga femijeria dhe nga sa kam degjuar, mbaj mend, qe gjermanet iken naten e 28 nentorit 1944, ndersa ne Shkoder brigadat partizane hyne dhe parakaluan me 29 nentor 1944. Naten e 28 netorit u vra ne Shkoder nje furrtar, i cili kishte shkelur ndalim qarkullimin. Rreth e rreth Shkodres para 28-es ishin degjuar te shtena te vazhdueshme, por nuk u morr vesh te ishte bere ndonje lufte. Bombat qe shperthenin ishin nga depot e ndezuara te gjermaneve, sidomos tek shtepia e Sulcebegut. Ne parakalimin e brigadave partizane u pane te rreshtuar edhe qindra pjesetare te cetave balliste, zogiste etj, te cilet ishin dorezuar me porosi te komandave te tyre. Shumica derrmuese kishin hequr shqiponjen nga kapelja dhe kishin qepur me ngut nga nje yll te kuq.
Masat e para te pushtetit te ri ishin:
a ) rregjistrimi i vullnetareve per ne brigaden partizane te Shkodres te krijuar nje dite pas clirimit.
b) Mobilizimi me detyrim i atyre qe nuk regjistroheshin dhe nisja e tyre ne Jugosllavi, drejt Kosoves, drejt Berlinit.
c) Divizioni i Mbrojtjes i komanduar nga Petro Bollatovici u nis krahinave per te zene edhe shtypur te arratisurit.
d) U shpall shtetrrethimi nga Korparmata e Trete me komandant Shefqet Peci per kontroll te arratisurish per kontroll armesh dhe konfiskim "mallrash" qe quheshin "te luftes".
e) Venia e triskave te bukes me 250 gram ne dite.
f) Krijimi i mencave te asistences sociale nga Organizata Amerikane e Ndihmave UNRRAg) Ne dhjetor te 1944 u pergatiten 60 vete per te dale ne gjyqin special dhe pas tre muajsh u pushkatuan 17 prej tyre.
h) Behet nje miting para bashkise se Shkodres. Mbahet nje fjalim dhe pastaj pa gjyq denohen me vdekje dhe pushkatohen ne vend ne mes te popullit 8 persona nder te cilet edhe Coku qe ngriti flamurin ne 1912 ne Lezhe. Ne Divizionin e Mbrojtjes se Popullit bente pjese Seksioni i Sigurimit, i cili merrej me informacionin, me biografite, me spiunazhin, me klasifikimin e armiqve, me arrestimet dhe me hetimet e fshehta. Seksioni i Sigurimit ishte nje organizem sekret, nje perbetim per te ruajtur perjtesisht pushtetin komunist ne Shqiperi. Ne 46 vjet diktature nuk ka patur ligj per Sigurimin e Shtetit. Ka pasur vetem nje vendim te Byrose Politike te Komitetit Qendror te PPSH. Ne Komitetin Qendror ekzistonte nje zyre e Goditjes, qe planifikonte masat ndeshkimore dhe nje zyre e Thashethemeve, qe drejtonte disinformacionin per te hutuar njerezit. Ne vitin 1948 Sigurimi i Shtetit u nda nga organizatat baze te partise, por nuk e humbi bashkepunimin me te. Sigurimi i Shtetit kishte celulat e veta ne lagje, fshatra, ndermarrje, institucione, reparte ushtarake. Nga ana e vet Organizata Baze kishte nen vezhgim politik dhe shoqeror zonen e vet, dhe me anen e anetareve aktive te partise merrte ne shqyrtim raportimet, pergojimet, vezhgimet me karakter politik ose te dyshimte dhe i jepte konkluzionet e veta Komitetit te Partise, i cili kishte nje zyre te vecante qe mblidhte cdo raportim per ceshtje te dyshimta, per probleme te dyshimta, dhe ia komunikonte Sigurimit per veprim. Cdo njeri do te shkruante autobiografine cdo vit me te gjitha hollesite, sidomos me gjerat e dyshimta. Organizata Baze shtonte imtesite e veta ne kartelat prane Komitetit te Partise. Nje organizate tjeter me e gjere qe perfshinte gjithe popullsine e rritur te Shqiperise, me perjashtim te kulakeve dhe armiqve te shpallur ishte, Fronti Demokratik. Faza e pare e godtijes ishte kritika, pastaj demaskimi, ne fund heqja e triskes se Frontit, me ceremoni. Ne vendin e punes goditja kishte shkallezime te tjera: ulja ne kategori, kalim me pune ne prodhim, shkurtim kuadri, kalimin ne kantjere te largeta prodhimi, shkuarja ne baze ne vendlindje ose ne Malesi, pushim nga puna. Ne fillim te viteve 50 u vu ne perdorim Libri i Shtepise, sipas shembullit sovjetik ishe i detyruar te shenoje cdo njeri qe te vinte ne shtepi, qofte per te fjetur edhe nje nate. Duhet ta regjistroje mysafirin ne zyren e Keshillit, te shenoje kush ka ardhur, cfare lidhje ke me te, nga ka ardhur, perse ka ardhur sa do te qendroje c’numer dokumenti ka dhe te bleje edhe pullen edhe t’ia ngjisje faqes se librit.

Metodat e diktatures ishin te shkallezuara, synohej te krijoheshin gjithnje psikoza:
a) Ngjallja e frikes: imperializmi, revizionizmi, armiku i klases, sabotimi, bile u fol edhe per buburrecin amerikan.
b) Fushata e mbledhjes se floririt, tregtaret u tatuan me tatime te jashtezakonshme. Kush nuk i paguante futej ne burg. Jane te njohura torturat per t’i detyruar te paguanin. U krijua koncepti qe cdo tregtar ishte njeri i poshter.
c) Aksionet ishin te panderprera: pune vullnetare, feste e panderprere, mitingje te vazhdueshme. Filloi me aksionin kunder karkalecit ne vitin 1945, rruga Kukes- Peshkopi 1946, hekurudha Durres-Elbasan, Durres-Rrogozhine, Durres-Tirane, Shkoder-Titograd, 1947-1950, pastaj erdhen aksionet "Tu qepemi kodrave e maleve", pyllezimet, tokat e reja etj. Kudo i porosisnin njerezit te dalin vullnetare. Kishte shume qe shkonin vete, kishte shume qe frikesoheshin. Tregojne se Skender Sallakut, nje humoristi te shquar i thane te dilte vullnetar. Ai rrudhi supet :- Sa per forme-, i thane,- se nuk te cojme ty. Pasi u regjistrua e pyeten :- Ku e do? - Ke? - Vendin e aksionit? – Ketu,- tha e ngriti gishtin.- Ku e pyeten prape.- E dua ne lule te ballit,- tha"
d) Fushatat "Lemi i pare shtetit" ishin te zakonshme. Grumbullimi i drithit behej me detyrim.
e) Huate shteterore. Zhvillohej nje gare midis fshatareve dhe qytetareve kush jep me shume, eshte me i miri. Po s’e jepje vete, caktonin shumen.
f) Shpallja kulak. Fshataret me te gjalle, me te zotet, me punetoret, me te pasur shpalleshin kulake, shpronesoheshin, u merrej toka, bagetia, u vihej tatim u merrej tatimi jetik
g) U krijuan repartet e punes. "Reaksionaret" i mblidhnin vecmas. Pa arme, me kazma e lopata kryenin pune te detyruar ne ushtri, gurrore, toka te reja, keneta, bonifikime.
h) Internimet politike. Te gjithe familjet e te arratisurve dhe te dyshimteve i largonin nga kufiri, dhe i conin ne zonat kenetore. Denoheshin ne fillim 5 vjet, pastaj 10-15, 25 dhe deri ne 40 vjet. Gjyq per ta nuk kishte, vetem komunikim shtese intenimi.
i) Internimi ekonomik. E pesonin njerez qe kishin bere pune private pa leje. Internim per probleme morale: internonin per kurveri, per bizhoz, internonin prifterinj. Mbaj mend qe internuan nene e bije nga Tirana ne Lushnja. Ato ishin te pafajshme dhe te dyja varen veten. Njerezit i internonin ne fshatra me te keqinj, me te varfer, me te thate. Hapeshin dosje per shumicen e popullsise se rritur, gra e burra, djem e vajza. Spiunet ishin ne numer shume te madh, me teper se ia merr mendja cilitdo. Duheshin per te kontrolluar njeri-tjetrin. Kudo qarkullonte parulla. Ne tre vete njeri eshte spiun. Kjo nuk ishte e vertete, por duhej per te krijuar pasiguri mes njerezve. Edhe spiunet kishin kategori.
Rezidentet quheshin me tallje "brigadieret qe mbledhnin letra". Bazat, shtepiat e takimit, strehuesit. Ishin nje rrjet i gjalle, ku ishte e veshtire te ikje. Kishte spiune nga deshira, spiune nga detyrimi, spiune qe paguheshin 120 leke te vjetra, spiune qe imponoheshin se i kishin zene duke vjedhur, vajza ose gra qe i kishin zene ne imoralitet. Rekrutonin shume te rinj ne ushtri, ne shkolle, per te fituar burse etj.
Arrestimet. Si beheshin? Fshehtas, naten. Diten ne ndermarrje, ne institucion, me ceremoni. Ne mbledhje te lagjes, te frontit, me demaskim, me pergatitje demaskuesish. Kur donin te mos merrej vesh, e nisnin personin me sherbim dhe arrestonin. Shpesh i nisnin per te ikur dhe i zinin ne prite. Hetuesia, biruca. Ne fillim birucat e hetimit ishin sipas rastit. Ne Shkoder per shembull nga nje burg ne vitin 1946, u bene 13 burgje: Manastire fetare, katolike, shtepia tregtaresh, kinema. Mbaj mend femije: Burgu i madh, burgu ordiner, Kuvendi Franceskan, Shtepia e misionit Katolik, Burgu i Gestapos, Shtepia e Ulqinakut, Shtepia e Faslli Ademit, Shtepia e Dr. Karamitrit, Shtepia e Ciurcise, Policia te Murgeshat etj. Te arrestuarit vinin nje nga nje, dy, pese, dhjete ne nje dhome, vinin ne korridore mbeshtjellur me rrogoz, ne banjo kishte raste kur i lidhin edhe me dru ne oborr. Ne Tirane ishin tri pale birucash: Birucat e burgut te vjeter qe ishin dhoma te verteta, te medha, me derrase, me dritare te medha. Ishin ndertuar ne kohen e Zogut, dhe nuk kishte si i benin me te vogla. Ne oborrin e burgut te vjeter ishin ndertuar 50 biruca te vogla qe quheshin birucat e Kocit. Per to kishte dhene urdher per t’i ndertuar Koci Xoxe, ministri i Puneve te Brendshme, i cili kishte vuajtur edhe hetimin e vet ne ato biruca. Ato ishin 5-6 here me te vogla se te parat, nuk kishin dritare fare, vetem ne tavan kishte nje brime, te mbuluar me cimento si tunel siper, ku thuajse nuk dukej drita. Po ju jap pershkrimin e bere nga nje bashkevuajtes, qe ishte tmerruar nga keto biruca. "Me moren me makine gaz, me nje thes ne koke dhe si me sollen rrotull dy ore pa e ditur ku jam me zbriten dhe me hoqen nga koka thesin e miellit qe me kishte marre frymen. Ne nje porte te erret dy rreshta policesh me nga nje hu ne dore me priten me goditje, pa me pyetur, ku me dhemb e ku me djeg. Une vrapoja qe te shpetoja koken dhe hyra ne nje korridor te ngushte, te ngushte dhe te gjate qe nuk mbaronte kurre. Majtas kishte dyer te vogla, te vogla pa mbarim. Kur mbaroi korridori i pare, me doli nje kthese tjeter me nje korridor pa fund. Si te them, sikur te hyje te Fusha e Aviacionit dhe te perfundoje tek Spitali Civil. Krisen ca dryna, u hapen ca shula dhe u gjenda ne nje biruce te erret ne nje pellg uje ne dysheme. Kthej koken anash: ne asnje ane te murit nuk kishte asnje dritare. Ngre koken lart. Ne tavan nje vrime 20 cm x 30 cm, me nje rrjete teli dhe e mbuluar me cimento, me dy kanale ajrosjeje anash. Dy tuba sigurisht uji, ishin perballe njeri-tjetrit, sigurisht per te te lagur diten dhe naten, ndryshe nga do te ishte formuar gjithe ai pellg uji ne dysheme. Dy tela elektriku vareshin po aty. Pa tjeter aty e merrnin korrentin per te torturuar. Me kontrolluan, me hoqen rripin e mesit, me hoqen llastikun e te mbathurave, pastaj nisen te me kepusin nje nga nje pullat e xhaketes, te pantallonave, te kemishes. Une edhe u tmerrova edhe u cudita. Me lane vetem pullen lart te pantallonave. Prej aty ne hetuesi. Me ledhatuan me shkopinj ku munden. Me pyeten, me kercenuan, me shane, me e pakta ishte nena. Kur ankohesha me shanin nga motra, kur reagoja me fyenin me vazjen e vogel. Me akuzuan me gjera qe nuk m’i merrte mendja. U terbova. Kapa tavllen metalike, nuk levizte nga tryeza. Kapa karrigen nuk levizte as ajo, i kishte kater kembet e ngulura ne cimento, kapa tryezen e vogel, edhe ajo ishte e blinduar ne dysheme. Ata qeshen. Si shperblim me permenden edhe gruan me te gjitha rimat e Sigurimit te Shtetit, edhe me goditen. Ate cast m’u zberthye kopsa e vetme e pantallonave dhe perpak sa s’me rane breket. I mbajta me njeren dore. Ate cast me thane se me kishin arrestuar edhe motren time. M’u be terr, e nuk mbaj mend asgje me teper. Me doli te fiketit ne biruce. Njera kembe me ishte lagur ne pellgun e ujit. Ne gjysme erresire pashe sportelin qe u hap. Pastaj kerciten celesat, u hapen drynjte e shulat dhe shoh policin, hetuesin dhe dy civile me nga nje cante lekure ne duar : "C’pate, - tha hetuesi, - qe ne fillim, keshtu! Me shikuan zemren, me hoqen xhaketen, me perveshen mengen dhe njeri nxorri nje vegel, sigurisht vegel korrenti ishte. Me mbeshtollen krahun dhe puf, puf, puf, puf me fryne duke me shtrenguar fort. Une u tmerrova. :" Cfare ben more!, Cfare ben!, Cfare beni! Po me leshonin korentin dhe me ra te fiket. Uji ne pellg ishte afer, me bene qull fare dhe erdha ne vete: - E ke tensionin 5 e gjysme, - me tha civili qe thoshte se ishte mjek. Me vone mora vesh se isha ne nje biruce, ku stuhia kishte mbushur pellgun nga tavani. Ata dy tubat ishin tuba bergman ku kalonin dy telat e korentit per driten. Llampe nuk kishte ate nate. Kur e vune me iku nje pjese e frikes. "Birucat e treta te hetuesise, jane te Burgut te Ri. Ato jane ndertuar me dritare te medha, por ne vitet 50 kane mbyllur tre te katertat e me teper dhe lane vetem nje frengji sa per te marre pak fryme dhe per te njohur njeri-tjetrin ne gjysme errresire. Me rregull, kishte nje ore ne dite ajrosje ne nje kuti tullash pa tavan, por ne fakt te linin dy here ne jave nga 10 min. Banje te nxehte nuk kishte kurre, mund te laheshe nje here ne gjashte muaj me uje te ftohte. Hetuesia ishte e gjate. Une kam bere afer dy vjet, shto dy vjet te tjera izolim te plote pas hetuesise dhe gjyqit. Birucat e Burgut te Ri ishin me cimento. Kishte nje batanije, 2 sipas deshires se hetuesit. Ushqimet liheshin jashte ne korridor. Edhe tasi e luga. Pagurja lejohej brenda. Minjte e medhenj shetisnin lirshem ne korridore dhe benin c’te donin me ushqimet tona. Racioni zyrtarisht ishte 500 gr, por ne fakt 1600-1700gr ndahej katersh dhe nje e katerta ishte racioni yt, ai qe pastronte korridorin merrte nje buke teprice. Merrnin edhe spiunet teprice, dhe ai po te donte te jepte nje pjese nga hisja jote, dhe ti duhej ti thoshe faleminderit. Nuk ia jepnin hapur, por thonin se gjoja ia solli familja me nje cope marmalate. Ne fushaten e patates, buka zevendesohej me patate te ziera, ose me buke misri. Kjo ishte periudha me e veshtire e urise. Supe, jepej ne dreke, e ne darke. Ishte nje spirileng me oriz me krimba, makarona me krimba, ose fasule me miza te zeza. Nuk flas per nje, dy a tre, por per qindra miza qe duhej te mbyllje syte e t’i kaperdije. Kripe kishte 5 gr, vaj kishte 6.5 gr, por ne fakt kurre nuk shihej nje gjurme yndyre. Kur kishte leng fasuleje ishte dite feste. Nje here ne muaj kur kishte patate ne gjelle, ajo ishte shume e shijshme. Do t’ju them dhe nje gje: kur qellonte qe te te rrihnin (se nuk te rrihnin perdite), kur ktheheshe ne biruce haje buken me aq shije, sa nuk e kishte shijuar as ne dasem. Ne biruce te jepnin tri cigare ne dite, nje ne mengjez, nje ne dreke dhe nje ne darke. Kuptohet po te rrije urte. Ndryshe te kapercente rradhen e ndezjes kapteri, e ti pastaj duhej te prisje deri te nesermen ne dreke. Ne biruce vinin edhe ushqime nga familja. Nje here ne muaj, sheqer, biskota, marmelate, etj. Po ne biruce ka edhe histori te tjera. Sa vete kane vrare veten ne hetuesi? Sa jane hedhur nga dritaret, plasur trute ne sokak, sa jane varur me carcafe, ose me kemisha te grisura ? Me e renda ishte: pasiguria ne biruce.
Ajo ishte nje front i hapur, ku sulmi mund te te vije nga cdo ane e ti nuk nuk mund te mbrohesh nga asnje drejtim. Torturat: Pas kongresit te pare 1948 u tha se cfare torturash ishin zhvilluar nga Sigurimi i Shtetit. Po japim disa deshmi te dhena nga te torturuarit dhe torturuesit qe gjenden ne fondin e Ministrise se Puneve te Brendshme.
Shaban Zoreci: Me eshte aplikuar sistemi i jelekut dhe me kane lene 16 dite te varur per kembesh. Me kane dhene nje leter me 11 pika per te plotesuar se isha anetar i Organizates Tekniko-Industriale. Ne hetim kane marre pjese edhe tre oficere jugosllave qe hynin e dilnin ne burg pa pyetur rojet. Vango Mitrojorgji tregon per nje proces fallso te bere gjoja per te burgosurin Kole Kuqali, i cili kishte kohe qe kishte varur veten. Ky proces i tregohej te burgosurve te tjere si i bere nga ai vete Kole Kuqali nacionalist, demokrat, deputet i Kuvendit Popullor, baba i deshmorit Gjike Kuqali. Kleanthi Andoni tregon per torturat me hekurin e skuqur te bere mbi avokatin. Myzafer Pipa, deri ne humbjen e ndjenjave e ne prag te vdekjes. Siri Carcani, Muco Saliu dhe Vaske Koleci, kemi pasur kartabjanka per te torturuar, aq sa na kane vdekur edhe njerez ne duar. Me kujtohet nje plak me mbiemrin Shandeda, te cilin e kam rrahur une.

Keto ishin një pjesë e historisë së paimagjinueshme të diktaturës shqiptare. Akademia Kulturore "Iliria" në Romë duke e vlerësuar figurën e antikomunistit Arbnori, 2 vjet me parë e dekoroi atë me Medalien e Akademisë. Në këtë simpozium shkencor z. Arbnori mbajti kumtesën me temë: "Nga jeta në burgjet e diktaturës". Në simpozium ishin të ftuar personalitete të shquar politikë të Kosovës, Adem Demaçi, i lauruar me çmimin "Saharov", kryetar i Forumit për të Drejtat e Njeriut kundër dhunës policore, profesoresha e Universitetit "Luigj Gurakuqi" Shkodër, Diana Kastrati dhe gazetarja Afërdita Tafaj. Në këtë simpozium të drejtuar nga zonja Nermin Vlora Falaski, kryetare e kësaj Akademie, u mbajtën tre referate. Referatin e parë në këtë simpozium e mbajti Doktoresha e Shkencave, Diana Kastrati, me temë "Nga burgjet e mia", të shkrimtarit Silvio Peliko. Ndërsa, zoti Pjetër Arbnori mbajti referatin me temë "Nga jeta në burgjet e diktaturës komuniste". Zoti Adem Demaçi mbajti referatin me temë mbi jetën në burgjet serbe, duke e vështruar këtë në një këndvështrim filozofik. Në fund të këtij simpoziumi tre referuesve, kjo Akademi iu dha nga një diplomë dhe u dorëzoi edhe medaljen e Akademisë. Në mbrëmje u shtrua edhe një darkë me rastin e 80-vjetorit të lindjes së kryetares së Këshillit Drejtues të kësaj Akademie, zonjës Nermin Vlora Falaski, e cila është një ambasadore e vërtetë e historisë dhe kulturës shqiptare në botë. Në simpozium morën pjesë shumë personalitete të kulturës shqiptare dhe të huaj. U bënë diskutime dhe u dhanë vlerësime për referatet dhe punën e Akademisë në përgjithësi.

“Afërdita Tafaj dhe avokati Myzafer Pipa, janë torturuar keqazi nga Vaske Koleci, Zoi Themeli dhe une. Cdo i burgosur ka kaluar ne tortura”. Koci Xoxe deklaron ne gjyq:” Une kam dhene udher t’u pakesohen ushqimet, uji dhe rrobat deri ne torturen e vdekjes. Per Veriun, ne shkurt 1945 i kam dhene urdher Vaske Kolecit, qe te vriste pa gjyq. Per vrasjet pa gjyq kam qene keshilluar dhe jane bere me urdhrin e shokut komandant Enver Hoxha. Kam pasur edhe vendim byroje per kete.

Deklarate mbi metodat dhe llojet e torturave (Kopi Niko)
1.Rrahje me dru deri sa te behen palge dhe te bjere mishi
2.Kruarje e plageve te qelbezuara me dru
3.Cpuarje e mishit me te djegur
4.Elektrik ne veshe
5.Futje e kripes ne mish
6.Lagia me uje te ftohte
7.Lenia pa buke deri ne vdekje
8. Lenia pa buke per disa ore
9.Lenia zhveshur ne te ftohte
10.Jeleku i forces
11.Dinamit ne vehte
12. Shtrengimi i gishterinjve me pinca
13.Fekale ne goje
14.Varje me koke poshte
15.Lidhje ne peme
16.Lenie ne diell
17.Macoku ne tumane
18.Pergatitje varri , pushke ne goje
19.Tentative per c’nderim te vajzes

Grupet armiqesore krijoheshin sipas situatave: akuzat false, prifterinjte spiune te Vatikanit.Tregtaret torturoheshin per t’u nxjerre florinjte. Grupe oficeresh te Zogut, Intelektuale-Shkrimtare, Grupi i deputeteve, Grupi Tekniko-Intelektuale i Fullsit, Imperializmi amerikan, Grupi i Maliqit.

Fronti i Rezistences i sajuar nga Sigurimi Gjyq, i Koci Xoxes, Vaske Kolecit, Vango Mitrojorgjit, Bedri Spahiut, Tuk Jakoves, Gjyqi i Teme Sejkos, Liri Belishoves, Gjyqi i kinezeve, Abdyl Kellezi, Koco Theododhosi, Beqir Balluku, Hito Cako, Petrit Dume, Pjeter Meshkalla, Instituti, Letra Memet Shehut, Gjyqet e popullit zhvilloheshin ne kinema me autoporlant jashte. Shoqeroheshin te lidhur ne kembe. Dy- tri shamizeza dhe jevgj thirrnin: "Ne litar kriminelet!". Edhe rruges edhe ne rreshtat e pare. Avokatet kercenoheshin. Myzafer Pipa, avokat, u arrestua ne sallen e gjyqit dhe doli i vdekur.

Denimet:

Ngjiteshin pllakata te shtypura.
Pushkatimet ne mengjez prane varrezave, gjyq ne lagje, ne fshat, ne kooperative.
Mishi i vicit i varur ne qafe.
Isuf Gjoka nuk bej be ne kuran, per nje hekur, per nje pushke. Don Ndoc Ndoja: mbi varr te nenes kryq me guraleca. Kurorat diteve te shtunave te plehrat. Nexhmije Hoxha, -Mbi Luften e Klasave, Grupi Social-Demokrat. Mendimet-qendrimet-Pjesetaret mesues teknike, programi shtypja, qytete te ndryshme, arrestimet, hetuesia nje vit e gjysme, denim me vdekje : Birucat Durres-Tirane "Nene mos derdh nje lote per mua". Kryetar gjyqi: Llazi Polena Prokurore: Samedin Resnja, Sami Kapllani. Izolimi pas denimit dhoma 6 dhe 4 Jallanshahitet e gjyqit te Teme Sejkos. Kampet e punes: Lac, Fushekruje, Elbasan, Burgu i Burrelit eshte ndertuar ne 1938, kur ishte kryeminister Koco Kota. U ndertua per kriminele te posacem ordinere se atehere te burgosur politike nuk kishte. Pa u mbushur dhjete vjet, Koco Koten e vrane pa gjyq ne po kete burg. E quajne me te drejte: Burgu i Tmerrshem i Burrelit. Te porta e rende e hekurt te prisnin me parullen: " Burrel-hyn e s’del". Ne te vertete burgun e mire apo te keq e ben rregullorja dhe njerezit qe e zbatonin ishin kriminele. Burgu ishte planifikuar te ndertohej me dy kate, punishte, lart, fjetore. Por burgu nuk arriti te kryhej per shkak te okupacionit italian te 7 prillit 1939. Ate vit, perpara fati e desh qe familja ime te gjendej ne Burrel. Qendra e banimit ishte e vogel: shkolla, xhamia, zyrat e nenprefektures, qendra shendetesore, rreth komandes se Xhandarmerise, ku im ate Filip Toma ishte oficer, shkolla e xhandermarise qe pergatiste kursante dhe disa shtepi banimi. Jashte qytezes, ne nje pyll me shkurre ngrihej ndertesa e burgut, plot me skela si kantjer ndertimi. Para 7 prillit babai erdhi ne shtepi, nxorri nagantin e ma vuri ne dore, kapi gishtin tim me te vetin dhe me ndihmoi te terhiqija kembezen, nje krisme shurdhuese u degjua pastaj tjetra, e tjetra. Krisen edhe arme te tjera. Mbreti Zog ishte bere me djale. Po ate dite nje grumbull civilesh dhe ushtaresh te armatosur u nisen ne Durres per te pritur Italine me lufte. Bazi i Canit ishte caktuar komandant i Mbrojtjes dhe po mobilizonte njerezit. Im ate u vendos tek aspirant Ndoc Plani, oficer artilerie qe qelloi me topa nga kodrat e Durresit me 7 prill. Pas disa ditesh babai u kthye i lodhur, i pluhurosur e i deshperuar. Kishte deshtuar cdo gje. Atdheu ishte pushtuar,mbreti kishte ikur. Burgu i Burrelit mbeti ne gjysme, ne katin e pare. Hekurat e zgjatur te kollonave i kam gjetur akoma ne vere te vitit 1967, kur me sollen te lidhur, nga kampi i Elbasanit per te vuajtur dhjetra e dhjetra vite denimi. Ne kohen e Italise, burgu u perdor per disa muaj per disa te burgosur, me vone u kthye si strehim i regjimentit te Divizionit Malor te Artilerise. Mushkat qe bartnin mortajat lidheshin me zinxhire me hallkat e mberthyera ne mur, kur u kthyen ne burg ne vitin 1946, ishin po keto hallka te mushkave, por qe perdoreshin per te lidhur njerezit dite e nate. Burgu ishte rreth 120 meter i gjate dhe rreth 10 meter i gjere. Korridoret e gjata e te ngushta arkitekti i kishte ndertuar nga Veriu, nga frynte era, fjetoret ishin nga jugu nga binte dielli. Dielli hynte brenda paksa ne dimer, ndersa ne vere nuk hynte brenda se ishte lart. Oborri ishte i madh, por vit pas viti erdhen duke e kufizuar me vija anash, ku nuk mund te kaloje. Ne vitet 70, oborri u nda me dysh me mur te larte, pastaj aty u ndertuan magazinat, banjot, biblioteka e Marksizem-Leninizmit. Keshtu qe, oborri cdo vit e zvogelohej. Ne oborr kishte nje pus ku nxirrnim uje. Uji ishte problem ne Burrel. E nxirrnim me gaveta te lidhura me ushkur nyje-nyje. Kur ishin 700-800 te denuar pat arritur nje gavete te shitej me nje pakete cigare partizani. Ne pus qe hedhur brenda per t’u mbytur kolonel Sami Koka i denuar 25 vjet. Grindja e pare ne Burrel mund te behej per vendin, minimumi i hapesires se dyshekut ishte 38 cm, maksimumi 60 cm, pra nje gjeresi gazete. Zenka e dyte behej per dritaret. 30-40 vete ne nje dhome 8 X 5 krijohej zagushi, ajer i mbytur, ajer i qelbur, njerezit semureshin, me te diturit kerkonin te hapeshin dritaret, pleqte e fshataret kerkonin t’i mbyllnin derisa me leje te komandos njerezit u ndane sipas dritareve. Zenka e trete ndodhte per rradhen e nevojes, per qypat e shurres, qe gjindeshin ne cdo dhome, ne qoshe. Koha e daljes per nevoje ishte shume e kufizuar. Sa dilje ne ajrosje, puna e pare do te zije rradhen e nevojes, qellonte qe gjithe koha e ajrimit te mos mjaftonte per te kryer nevojat personale; mbushje uje, larje e dalje nevoje. Naten dera nuk hapej. Dhe kush ishte keq do te kryente nevojen ne sy te 30-40 apo 50 burrave. Naten ishin aq ngushte, sa nuk mund te ktheheshe ne anen tjeter, pa zgjuar shokun nga gjumi. Po te ngriheshe naten per te shkuar tek qypi, mund te mbeteshe ne kembe, sepse te tjeret ishin zgjeruar dhe te kishin zene vendin. Atehere do te prisje sa te ngrihej nje tjeter nevojtar, duhet t’i rrije gati e t’i zije vendin. Zenka e katert mund te ndodhte per rradhen e leximit te gazetes, per rradhen e govates per larje, per peshoren e bukes etj, etj, etj. Kur ishim 700-800 vete te gjithe korridoret ishin zene me dysheke te shtruar, ishin te zena edhe 26 birucat, ku ne secilat fusnin 7 vete me gjithe placka. Ata rrinin si sardelet tre nga dera kater nga dritarja, me kembe nga goja e tjetrit. Me vone kur u pakesuan te denuarit ne 400-500 vete, birucat perdoreshin per ndeshkime te renda, ku te linin nje muaj ne cimento me dritaren hapur ne dimer, te zhveshur, te lidhur me zinxhire. Ne Burgun e Burrelit kane vdekur shume njerez qe shpesh here, nuk kishte qofte edhe nje aspirine. Ne kohet e veshtira shume kane vdekur nga uria, vec kesaj edhe vetvrasjet kane qene te shpeshta, rrahje ne biruca dhe tortura me hekura ishte zakonshme.


Dhe per te gjitha keto tortura nuk denohet askush nuk merret pergjegjesija nga askush.

Nuk mund te ndertohet nje shtet demokratik pa u ndeshkuar torturuest dhe strateget e ketij sistemi.

__________________
Shpesh here njeriu "qahet" per lirine e fjales te cilen e ka, por rralle here flasin per te verteten...

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 17 Shkurt 2004 23:42
mayday nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të mayday Kliko këtu për të kontaktuar me mayday (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: mayday Shto mayday në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto mayday në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
AIR-FORCE-ONE
deri ne vdekje politike

Regjistruar: 02/02/2004
Vendbanimi: U.S.WASHINGTON
Mesazhe: 663

E LEXOVA ME SHUME VEMENDJE.......


sipas FAIK KONICES ...........


ARMIKU I SHQIPERISE ...ESHTE VETE .......SHQIPTARI...............



Besoj se me kuptove ...........Te falenderoj per keto qe ke shkruajtur................

__________________
"Një burrë mund t?i japë dinjitet rangut të tij, por asnjë
rang s?mund t?ia shtojë dinjitetin një burri ? "

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 10 Mars 2004 03:59
AIR-FORCE-ONE nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të AIR-FORCE-ONE Kliko këtu për të kontaktuar me AIR-FORCE-ONE (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të AIR-FORCE-ONE't! Kërko mesazhe të tjera nga: AIR-FORCE-ONE Shto AIR-FORCE-ONE në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto AIR-FORCE-ONE në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
mayday
Anetar i regjistruar

Regjistruar: 14/01/2004
Vendbanimi: Tirane
Mesazhe: 50

faleminderit per komentet AIR-FORCE-ONE...shpresoj te vij sa me shpejt me gjera te reja...gjithe te mirat juve dhe anetareve te tjere te ketij nenforumi...

__________________
Shpesh here njeriu "qahet" per lirine e fjales te cilen e ka, por rralle here flasin per te verteten...

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 10 Mars 2004 16:39
mayday nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të mayday Kliko këtu për të kontaktuar me mayday (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: mayday Shto mayday në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto mayday në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
AIR-FORCE-ONE
deri ne vdekje politike

Regjistruar: 02/02/2004
Vendbanimi: U.S.WASHINGTON
Mesazhe: 663

Turppppppp qeveria nuk pranon ligjin per ish te perndjekurit,biles e njerr nga parlamenti...........


SHqiperia ku po shkon???????????

__________________
"Një burrë mund t?i japë dinjitet rangut të tij, por asnjë
rang s?mund t?ia shtojë dinjitetin një burri ? "

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 30 Prill 2004 18:06
AIR-FORCE-ONE nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të AIR-FORCE-ONE Kliko këtu për të kontaktuar me AIR-FORCE-ONE (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të AIR-FORCE-ONE't! Kërko mesazhe të tjera nga: AIR-FORCE-ONE Shto AIR-FORCE-ONE në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto AIR-FORCE-ONE në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Klodel
.

Regjistruar: 10/01/2003
Vendbanimi: .
Mesazhe: 5233

Anëtarët e Këshillit Antifashist u vranë menjëherë pas çlirimit

Përkujtohet në Shkodër 9 Maji, dita e fitores mbi fashizmin. Kësaj herë ndryshe nga festimet e tjera pati një të veçantë që ndoshta nuk pritej. Kjo ndodhi në momentin kur prefekti i Shkodrës, Ramadan Hasanaj përmendi në mënyrë publike emrat e plotë dhe të paretushuar, të 16 anëtarëve të Këshillit Antifashist Nacionalçlirimtar, të formuar që më 12 tetor 1943.

Në Shkodër që nga 1946 e gjer më sot, asnjeri nuk kishte guxuar të përmendte emrat e bijve të saj, të cilët pavarësisht bindjeve të tyre politike morën përsipër që të organizohen për të mbrojtur qytetin e tyre Shkodrën. Por pas këtij viti, i cili njihet si viti që varrosi një herë e përgjithmonë sistemin demokratik shumëpartiak në Shqipëri, asnjeri nuk guxonte t’i përmendte këto heronj, një pjesë e të cilëve vdiqën para vitit 1944. Shumë prej tyre u pushkatuan, të tjerë u burgosën dhe u internuan ku vdiqën në burgje për fajin e vetëm se idealet e tyre nuk ishin ato për të cilin kishin ëndërruar. Emrat e atyre që deri dje përmendeshin me zë fare të ulët, ditën e djeshme, jo vetëm që janë nderuar edhe respektuar, por edhe iu kërkua falje publike nga prefekti, përfaqësuesi i ekzekutivit shqiptar, megjithëse ai nuk ka qenë shkaktari i atyre vuajtjeve që ata kaluan. Këta persona vuajtën pasojat e fjalës së lirë dhe të denoncimit të luftës së klasave, që populli ynë kaloi menjëherë pas luftës që sapo kishte përfunduar. Një pjesë e tyre kishin qenë komunistë, ndërsa një pjesë e tyre pa parti, por që qëllimi i tyre ishte çlirimi i vendit nga pushtuesi i huaj. Gjatë historisë 60-vjeçare u arrit deri aty sa të deklarohej se Shkodra nuk ka luftuar për çlirimin e vendit, se ka qenë reaksionare e plot e plot të tjera që ky qytet nuk i meritonte. Madje një harresë e tillë e pajustifikuar iu bë këtyre figurave edhe gjatë këtyre 15 viteve të demokracisë. Askush nuk do ta mendonte një gjë të tillë, të paktën pas viteve ‘90. Ndoshta ndonjë harresë e paqëllimshme, por gjithsesi “më mirë vonë se kurrë” thotë populli. Gjatë këtij takimi u përmend edhe roli themelor i atyre që luftuan dhe derdhun gjakun për çlirimin e qytetit të Shkodrës, nga vinin dhe kush ishin, si dhe pozicionet që ata kishin në drejtim në luftës. Të pranishmit nuk u ndaluan pothuajse aspak në kontradiktën e madhe të datës së çlirimit të qytetit të Shkodrës, datë që do të shënonte edhe çlirimin e Shqipërisë.



Incidenti

Njëri nga referuesit në këtë takim ishte Artur Gjovalin Luka. Babai i tij ka qenë anëtar i Grupit Komunist të Shkodrës, i krijuar në fundin e viteve ‘30, e më vonë familja e tij njohu persekutimin, për vite me radhë. Kjo për fajin e vetëm se babai i tij guxoi të akuzonte Enver Hoxhën dhe Mehmet Shehun në vitin 1955 si kriminelë lufte. Pasi ai mbaroi diskutimin, njëri nga të pranishmit në sallë në cilësinë e veteranit i afrohet Lukës, ia gris fjalimin që ai mbajti duke e kërcënuar atë me vdekje. Për fat të mirë ngjarja nuk u acarua më tej. Sipas Arturit kjo ndodhi, pasi ai sikurse i ati i tij, para 50 vjetësh nuk nguroi të akuzonte Enverin dhe Mehmetin.




Lista

1- Riza Dani kryetar (pushkatuar në 1946)

2- Dr.Jorgji Karamitri nënkryetar

3- Shyqyri Hafizi anëtar

4- Dom Luigj Pici (vrarë më 1946)

5- Pop.Llazar Jovani (vrarë më 1947)

6- Sadik Bekteshi (burgosur)

7- Mark Ndoi (vdekur në burg)

8- Selvi Gjebroja (nuk dihet)

9- Kolë Prela (vdekur në burg)

10- Zija Dibra (vdekur në internim)

11- Sabri Gilani (nuk dihet )

12- Hysen Draçini (burgosur)

13- Ramadan Reçi

14- Qazim Kapisyzi

15- Rexhep Haka

16- Shaban Arra

__________________
It takes just as much courage to express your love when it's right, as it does to walk away when it's wrong.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 10 Maj 2005 22:55
Klodel nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Klodel Kliko këtu për të kontaktuar me Klodel (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Klodel Shto Klodel në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Klodel në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
amoxil
I perjashtuar nga forumi

Regjistruar: 13/06/2004
Vendbanimi: •
Mesazhe: 3949

Flet Bedri Blloshmi: Ata që spiunuan, nuk duhet të kandidojnë për deputetë.

Pas botimit të shkrimit që botuam një ditë më parë, “Parlamenti, poker spiunësh”, dje në mëngjes në redaksinë e gazetës sonë trokiti zoti Bedri Blloshmi, vëllai i poetit Vilson Blloshmi dhe kushëriri i mësuesit Genc Lekës, të cilët janë pushkatuar në 17 korrik të vitit 1977. Shqetësimi i tij lidhej me faktin se tani në luftën elektorale po marrin pjesë spiunët. Për këtë ai paraqiti faktet dhe faksimilet e ruajtura prej kohësh, si një koleksion plagësh nga e kaluara e hidhur e komunizmit. “Gjithçka ndodhi, 28 vjet më parë,- thotë ai dhe e kaluara nuk mund të ribëhhet. Por sipas tij nuk është normal për një që kërkon të ndërtojë qytetërimin, që këta fajtorë dhe bashkëfajtorë të diktaturës të ngrihen tani për të synuar parlamentin, ku nesër do të hartohen ligjet e një shteti demokratik. Se sa demokratik mund të jetë ky shtet me parlamentarë-spiunë, kuptohet kollaj”, -shprehet ai.Përse ndjeheni i alarmuar që në mëngjes?
Sepse më dhembin plagët të cilat i mbaj në gji që prej kaq vitesh. Vëllai im, Vilson Blloshmi dhe këshëriri im Genc Leka, siç e dini janë pushkatuar 28 vjet më parë, duke qenë të pafajshëm dhe krejtësisht paqësorë. Kjo krijoi fillimin e tragjedisë dhe shkatërrimit për familjen tonë që u persekutua. Të gjithë ishim nëpër interime dhe burgje. Por në këtë krim të diktaturës ndihmuan edhe disa shkrimtarë që atërë hiqeshin si përparimtarë. Por kjo histori kaloi. Por ajo që po më dhemb mua më shumë tani është fakti, se këta dëshmitarë-ekspertë që firosën pushkatimin e vëllait dhe të kushëririt në këto zgjedhje parlamentare po kandidojnë për deputetë. Këtë shoqëria shqiptare nuk duhet ta falë.
Për kë e keni fjalën konkretisht?
Për Diana Çulin, Koço Petritin, Muzafer Xhaxhiun, të cilët shkaktuan atë krim makabër, dhe që sot janë kandidatë për deputetë për në parlamentin shqiptar. Diana Çuli ka zbarkuar në Përmet ku kandidon nën siglën PSD dhë kërkon me çdo kusht të bëhet deputete, dhe me sa di unë është edhe në listë dhe aktualisht punon si këshilltare e Ministrit të Kulturës, Blendi Klosi. Ndërsa Muzafer Xhaxhiu ndonëse nuk kandidon për ndonjë parti është dekoruar nga ish presidenti shqiptar, Rexhep Meidani. Unë kam prova të pakundërshtueshme, që mbajnë firmën e këtyre vrasjeve. Ku për Genc Lekën ka firmosur, Diana Çuli, ndërsa për vëllain tim Vilsonin ka firmosur Muzafer Xhaxhiu dhe Koçi Petriti. Unë kam qenë në të njëjtën bankë ku u akuzuan edhe ata. Ata nuk akuzohehshin për asgjë tjetër vetëm për shktrimet e tyre që u quajtën dekandente, kryesisht për poezinë “Saharaja”. Komenti i bërë nga Koçi Petriti është në këtë ekspertizë që kam në dorë. Dhe një akt ekspertize nga Muzafer Xhaxhiu që fliste për autorët francezë që ka përkthyer vëllai im, ku Xhaxhiu i përcakton këto poezi të përkthyera nga vëllai im si poezi dekandente që i këndonin vuajtjes, mjerimit dhe errësirës, gjë që sipas përfaqësuesve të regjimit binin në kundërshtim me realitetin shqiptar, pasi sipas tyre shqipëria ishte një vend i dritës dhe i begatisë, ku njerëzit ishin të gëzuar dhe nuk jetonin në varfëri e mjerim. Pas kësaj akuze, në mesnatën e 17 korrikut, kur u ngrita në mëngjez për të kryer veprimet ku gjithmonë hidhja sytë nga qelia e tyre, ku gjithmonë qëndronte një policë i dyfisht që kontrollonte birucë 1dhe 2 ku ishin Vilsoni dhe Genci, kur pashë që polici nuk ishte aty atëherë rashë pa ndjenja. Kur u përmnda të nesërmen kuptova që vëllain dhe kushëririn tim, Vilsonin dhe Gencin i kishin vrarë.
Pas kësaj, çfarë ndodhi me ju dhe familjen tuaj?
Mua më morën nga birucat e Degës së Brendshme të Rrethit të Librazhdit dhe më dërguan në kampin e Spaçit, në Mirditë ku do njihja Qafën e Barit dhe Burgun famëkeq të Burrelit për 15 vite rresht. Ndërsa familja ime u internua për 5 vjetë ku nga këto bëri 10 vite burg, pasi ia shtonin herë pas here. Xhaxhai im Hasani pasi kishte bërë 15 vite burg për takime me të arratusurin në Jugosllavi, Bardho Leka, babain e Genc Lekës. Ditën që u internua familja ime me 27 korrik 1977, sapo shkojnë në qendrën e internimit arrestojnë xhaxhain, i cili bëri përsëdyti 6 vjetë burg dhe vdiq në Spaç.

__________________
Në faktin se jemi askushi dhe nuk kemi me të vërtetë kurrgja. Sa më pak kemi, aq ma tepër mundemi me dhan. Duket diçka e pabesushme, por kjo ashtë llogjika e dashunis.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 07 Gusht 2005 04:48
amoxil nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të amoxil Vizito faqen personale të amoxil't! Kërko mesazhe të tjera nga: amoxil Shto amoxil në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto amoxil në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Petrit Kola
Mbushes topi.

Regjistruar: 10/06/2005
Vendbanimi: Ne autobuz
Mesazhe: 996

Lexova...

shume pseudonime te kohes se sigurimit te kandidateve per deputet te PS-se dhe PD-se, tashme deputet.
Pse kaq shume spiune, 15 vjete kaluar nga 1990? Tjeter garanci qe ish te perndjekurit do te jene te perndjekur. Sa deputet apo zyrtar te larte jane ish te perndjekur apo femijet e tyre...?
KATOVICA THEM UNE.
Juve si mendoni

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 08 Shtator 2005 05:33
Petrit Kola nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Petrit Kola Kliko këtu për të kontaktuar me Petrit Kola (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të Petrit Kola't! Kërko mesazhe të tjera nga: Petrit Kola Shto Petrit Kola në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Petrit Kola në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
AIR-FORCE-ONE
deri ne vdekje politike

Regjistruar: 02/02/2004
Vendbanimi: U.S.WASHINGTON
Mesazhe: 663

Pershendetje..................Mayday me ke shkruar qe do vije sa me shpejte ne kete teme me materiale per ish te perndjekurit,cpèo behet atje ??????????me ato listat qe publikon Tirana Observer......i kishte dalur emri ne liste babait tim,me duket qeveri serioze kjo persa i perket ligjeve.........Mayday ose ndonje tjetet ju lutem shkruani per keto tema SHqiperia duhet ta di se kush jane kelyshet e Enverit dhe ckane bere ata me baballaret tane............Cflitet per demshperblin si do jene procedurat

__________________
"Një burrë mund t?i japë dinjitet rangut të tij, por asnjë
rang s?mund t?ia shtojë dinjitetin një burri ? "

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 03 Gusht 2006 20:15
AIR-FORCE-ONE nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të AIR-FORCE-ONE Kliko këtu për të kontaktuar me AIR-FORCE-ONE (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të AIR-FORCE-ONE't! Kërko mesazhe të tjera nga: AIR-FORCE-ONE Shto AIR-FORCE-ONE në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto AIR-FORCE-ONE në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
AIR-FORCE-ONE
deri ne vdekje politike

Regjistruar: 02/02/2004
Vendbanimi: U.S.WASHINGTON
Mesazhe: 663

Familja Dakli: Intelektualët me certifikata e patenta shpikjesh, të persekutuarit e komunizmit

11 Maj Rrënjët dhe kontributi për çështjen kombëtare

Një familje e vjetër dhe me tradita, Dakli bën pjesë ndër ato trungje familjare me një numër të madh intelektualësh.

Ai që njihet dhe kujtohet nga stërnipërit është Sulejman Dakli, një njeri i varfër, por që në qytet njihej si njeri i ndershëm dhe punëtor. I biri, Ibrahimi, kishte tre fëmijë, dy nga të cilët Hyseni dhe Ahmeti vazhduan në rrugën e patriotizmit dhe të ndjenjave demokratike.

Bardhyl Dakli, mësues letërsie për shumë vite dhe sot një administrator i një shkolle private në qendër të Elbasanit, tregon për gazetën "Metropol" se si në historikun e familjes janë renditur inxhinierë, kimistë, mësues, gazetarë.

Sipas tij, familja Dakli ka qenë një familje e përndjekur nga regjimi komunist.

Në kujtimet familjare çfarë keni mësuar për rrënjët e familjes suaj?

Familja Dakli është një familje e vjetër në Elbasan. Mesa di unë rrënjët i kemi në Elbasan. I pari që njihet nga familja është stërgjyshi Sulejman Dakli, i cili ka qenë një qytetar i varfër e ka lënë dy fëmijë, Ibrahimin dhe Zenen. Ibrahimi ishte përfaqësues i mirëfilltë i familjes Dakli, si një familje patriotike dhe që po zinte pozicionin e saj. Ibrahimi fillimisht ka punuar si qehaja te Biçakçinjtë. Punonte mirë dhe e vlerësuan dhe e bënë kryeqehaja. Gjyshi ynë kishte tre fëmijë, Hyseni, Ahmeti dhe Alemshaja. Babai im ka mësuar të shkruaj shqip në fillim të shekullit me libra të futur fshehurazi nga rilindësit, ndërsa xhaxhai Ahmeti ka shkruar në një ditar që ne e kemi edhe sot në ato rreshta të shkruara, nga ai tregon edhe sesi e ka mësuar gjuhën shqipe. Hyseni nuk mbaroi shkollë të lartë. Të dy vëllezërit kanë bërë shkolla turke dhe vetëm filloren në shqip, ndërsa Ahmeti vazhdoi shkollën e mesme dhe ishte një ekonomist shumë i aftë. Në prag të shpalljes së pavarësisë në Elbasan u hapën shkollat e para fillore shqipe dhe Hyseni u caktua arkëtar për të grumbulluar paratë që duheshin për ngritjen dhe funksionimin e tyre. Në një dokument që ekziston edhe sot janë emrat e dhuruesve dhe emrat dhe firmat e mësuesve që kanë marrë pagën. Në 1908, në Elbasan filloi një lëvizje kundër xhonturqve. Në atë kohë në Elbasan u krijua një çetë që njihet si çeta e Byshekut. Ahmet Dakli ishte një ndër nismëtarët dhe luftëtarët e kësaj çete. Në vitin 1909 për të shuar këtë kryengritje, perandoria osmane dërgoi në Elbasan, Shefqet Turgut Pashën, i cili erdhi dhe i arrestoi drejtuesit e saj. Disa prej tyre i rrahu publikisht te sheshi i Bezistanit. Edhe këtu dy vëllezërit Hyseni dhe Ahmeti do t'i nënshtroheshin këtij dënimi publik. Ata të dy u angazhuan në mbledhjen e ndihmave për hapjen e shkollës Normale dhe në fotografinë e përurimit të kësaj shkolle dy vëllezërit ndodhen aty, por regjimi komunist e retushoi. Ahmet Dakli vazhdoi të merrej me politikë, ndërsa Hyseni u tërhoq. Në vitin 1933, kur Zogu ishte bërë mbret, i tha Ahmet Daklit shprehimisht: "Dakli, kam nevojë për njerëz të ndershëm që të më ndihmojnë për të qeverisur vendin" dhe e emëroi kryetar të Bashkisë së Durrësit. Atje ai qëndroi për rreth 3 vjet. Qyteti i Durrësit në vitet e demokracisë e ka shpallur Ahmet Daklin "Qytetar nderi". Dy vëllezërit Dakli në vitet e luftës u burgosën dy herë. Fillimisht pas pushimit fashist u bë kryeministër Shefqet Vërlaci, i cili madje edhe e internoi Ahmetin në Itali. Hyseni vdiq i sëmurë në moshën 72-vjeçare. Barrën e familjes e mori Ahmeti, i cili u gjobit me 500 mijë franga florinj, që nuk ishte në gjendje t'i paguante. Komunistët nuk pushuan së përndjekuri Ahmet Daklin. Përgatitën arrestimin e tij. Në të njëjtën kohë e urdhëruan të dilte nga shtëpia së bashku me familjen. Në të tilla rrethana, në nëntor të vitit 1947, Ahmet Dakli vret veten për të shpëtuar fëmijët e tij dhe të vëllait nga persekutimi komunist.

Si vazhduan më pas brezat Dakli?

Hilmiu, djali i madh i Ahmetit, vazhdoi studimet jashtë dhe mbaroi shkëlqyeshëm. I diplomuar si jurist, ai u përndoq duke u shpërngulur në Gjirokastër e Shkodër, pa u lejuar të ushtrojë profesionin e tij jashtë survejimit. Vetëm në një moshë pensioni, në vitet e demokracisë merr frytet e punës, duke u emëruar anëtar i Gjykatës Kushtetuese. Aktualisht jeton në Tiranë dhe po i afrohet 100 vjetëve. Petriti, djali i dytë i Ahmetit, inxhinier elektrik, studimet i kreu në Francë për inxhinieri elektrike. Pas çlirimit, komunistët e aktivizuan në ndërtimin e hidrocentraleve të para në vendin tonë si hidrocentrali "Lenin", i Shkopetit etj. Më pas punoi si inxhinier në montimin dhe remontin e linjave të tensionit të lartë në të gjithë Shqipërinë. I gatshëm të punonte atje ku kërkohej, ishte i dalluar në punë, ndonëse pati shumë vështirësi. Djali i tretë i Ahmetit, Et'hemi shërbeu gjithë jetën si mësues fshati. Ai jetoi me mjaft vështirësi, duke rritur së bashku me bashkëshorten fëmijët e tij, ndër të cilët edhe Engjëllin, i cili në 1996 u zgjodh kryetar bashkie në Elbasan.

Djali i vogël, Naimi, gjithashtu gjatë gjithë jetës ka qenë mësues fshati.

Po në familjen e të vëllait të Ahmetit, Hysenit, si është degëzuar pema gjenealogjike?

Vëllai i madh i Ahmetit, Hyseni, kishte 5 djem e 2 vajza. Ibrahimi, djali i madh, lindi në vitin 1920. Në shkollë ishte i shkëlqyeshëm. Në vitin 1944 u largua sërish, por përpara se të largohej në një provim në Fakultetin e Kimisë Industriale arriti rezultatin 110 pikë nga 110 të mundshme. Si laborant i thjeshtë u fut laborant, u bë përgjegjës në Institutin e Kërkimeve Shkencore, më pas përgjegjës në Trustin Montekatini dhe më pas me bashkimin e dy trusteve përgjegjës në këtë ndërmarrje. Ai ka qenë kryetar i komitetit evropian të kërkimeve shkencore në fushën e kimisë industriale. Në karrierën e tij mjaft të pasur arriti të marrë 27 patenta për shpikje në fushën e industrisë plastike. Sami Dakli ishte mësues dhe pjesën më të madhe të jetës e kaloi në mësimdhënie e më pas si drejtor shkolle. Ka qenë një ndër drejtorët më të mirë të asaj periudhe. E mbylli veprimtarinë si mësues në Cërrik. Asnjë ditë nuk punoi në qytet. Ylberi mbaroi shkollën normale, por nuk punoi asnjë ditë mësues. Mbaroi një kurs për gjeometër ndërtimi. Punoi në Kavajë e Gosë, por pjesën më të madhe të jetës e ka kaluar si teknik në ndërmarrjen e ujësjellësit të Elbasanit. Ishte ndër njohësit më të mirë të pasurive ujore të rrethit të Elbasanit, pasuri që janë potenciale edhe sot e kësaj dite për ndërtimin e hidrocentraleve. Kujtim Dakli, inxhinier në Cërrik në ndërtimin e rafinerisë së naftës, universitetin e ka mbaruar me korrespondencë, ndërsa punonte. Ishte një ndër inxhinierët e parë të angazhuar dhe kryeinxhinier i ndërmarrjes i montim ndërtimit në Kombinatin Metalurgjik. Fillimisht, komunistët deshën ta bëjnë spiun, por kur nuk arritën e larguan nga Kombinati Metalurgjik. Mbaj mend që atëherë Hajredin Çeliku dha urdhër që të mos pranohet në asnjë mënyrë të punojë në kombinat Kujtim Dakli. Pas disa kohësh ai fillon në Uzinën Mekanike, duke e transformuar totalisht. Bëri shumë shpikje aty, por ajo që ishte më kryesore ishte një pajisje për kapjen e pluhurave dhe filtrimin e tyre në Kombinatin Metalurgjik. Elbasani ka patur një nivel të madh ndotjeje dhe vazhdon ta ketë. Ai kishte ndërtuar këtë sistem që thithte pluhurat, por edhe grimcat metalike që shkarkoheshin në ajër. Ai bëri edhe shpikje të tjera, si disa presa për nxjerrjen e vajit, përdorimin e tallashit në furra buke, për pjekjen e tullave, duke shfrytëzuar mbetjen nga kombinati i drurit etj.

Familja Baholli, dhuratë qytetit bibliotekën që ende ekziston

"Megjithëse të lidhur me luftën, nuk i shpëtuam as ne persekutimit"

"Qemal Baholli ishte i veçantë. Ai qëndronte gjithë ditën mbi libra duke mësuar. Ndërsa vazhdonte liceun në Korçë, përpiqej që me anë të studimeve të merrte dy vite njëherësh, duke marrë diplomën më parë. Por nuk jetoi dot gjatë”.

Kështu tregon Tefta Baholli, një prej mbesave të familjes Baholli, duke kujtuar djaloshin që i dha emrin bibliotekës së Elbasanit. Tefta Baholli është një nga të persekutuarat e regjimit komunist, edhe pse familja e saj kontribuoi mjaft për lëvizjen nacional-çlirimtare. Ndryshe nga shumë familje të tjera bejlerësh, kjo familje pati të veçantat e saj për drejtimin patriotik si dhe për kontributin që dhanë, sidomos për dhuratën e madhe që i bënë qytetit të Elbasanit, bibliotekën "Qemal Baholli". Pasi kanë vuajtur persekutimin, pjesëtarët e familjes nuk presin më asnjë lloj shpërblimi. Madje, ata kanë hequr dorë edhe nga rimarrja e pronave.

Tefta, së bashku me bashkëshortin jetojnë në një apartament, ndërsa halla e saj, Ikbal Baholli, pas një jete plot vështirësi eviton të flasë për persekutimin, por nuk heshtë për padrejtësitë që po heqin edhe në kohën e demokracisë.

Në një intervistë, Tefta Baholli kujton vendimin e gjyshit të saj, Nazif Baholli, për ndërtimin e bibliotekës, por edhe persekutimin që i ndoqi më vonë në kohën e komunizimit.

Si e kujtoni Qemalin, djalin e vogël të familjes Baholli?

Qemali ishte student i shkëlqyer. Ai mësonte gjithë kohën dhe nëna tregonte se mund ta gjeje vetëm në hijet e çifligut që kishim në Labinot. Gjatë gjithë kohës rrinte me libra në duar dhe mësonte për të marrë provimet jo të një viti, por të dy vjetëve, duke mbaruar më parë se të tjerët shkollën. Të gjithë e donin shumë jo se ishte më i vogli, por se ishte më i miri. I urtë, i sjellshëm, të gjithë dhe e donin. Madje, gjyshi, Nazifi, nuk shkonte asnjëherë në kuzhinë, por kur bëhej fjalë për Qemalin e kishte merak, saqë kujdesej edhe për gjellën që i jepnin për të ngrënë. Por fatkeqësisht nuk jetoi gjatë. Një vit para se të përfundonte shkollën në liceun e Korçës u sëmur. Edhe kur dha diplomën, mësuesit duke qenë se ishte i shkëlqyer nuk kërkuan të paraqitej, duke firmosur diplomën e tij. Madje, atë vit për Qemalin u akordua edhe një bursë studimesh në Sorbonë. Por ai nuk mundi të jetojë edhe për shumë kohë.

Kur filloi së ndërtuari biblioteka?

Një vit pas vdekjes së Qemalit, Nazifi, gjyshi, vendosi të ndajë pasurinë me testament, për të mos lejuar që mes pjesëtarëve të familjes të lindnin probleme pas vdekjes së tij. Ndërsa të gjashtë fëmijëve u ndau pjesën e tyre për Qemalin, mendoi të ndërtonte bibliotekë. Biblioteka filloi së ndërtuari në vitin 1933 dhe përfundoi në vitin 1935. Mbaj mend babanë që thoshte se librat e blerë për këtë bibliotekë kushtonin më shumë se vetë godina.

Kur filloi përndjekja nga komunizmi?

Në fakt, familja jonë ishte e para që ndihmoi lëvizjen nacional-çlirimtare. Ne përkrahëm lëvizjen, madje, babai (Shefqeti) më tregonte se Enver Hoxha qëndronte në shtëpinë tonë në Labinot dhe flinte pikërisht në dyshekun e tij. Madje, që të vegjël, ne fëmijët jemi angazhuar në lëvizje. Ndihma e familjes Baholli ka qenë e madhe dhe kjo përkrahje, në fakt, duhet të vlerësohej. Por për çudi sapo përfundoi lufta ne ishim të parët që u burgosëm, na u morën pronat dhe përfunduam në burgje, të persekutuar dhe të mbytur nga varfëria. Edhe biblioteka nuk kish se si t’i shpëtonte përndjekjes. Asaj iu hoq emri "Qemal Baholli" dhe u bë shtetërore. Përndjekja vazhdoi gjatë gjithë kohës. Përndjekja ishte e tmerrshme dhe brejtëse. Babai im, Shefqeti, u dënua me burgim të përjetshëm si zogist. Më pas iu ul dënimi për shkak të moshës dhe doli me 13 vjet. Xhaxhai im, Nazmiu, u dënua me 3 vjet. Plaçkitja ishte deri në palcë. Madje, Nazmiut i morën edhe librat që i kishte aq për zemër. Tri herë na bastisën, aq sa më ka qëlluar që kolltukët që kishim pasur t’i shikoja në Komitetin e Partisë, kur endesha për punë.

Sa kohë vazhdoi persekutimi?

Ndërsa dy nga tri vajzat mbetën të pamartuara për një kohë të gjatë, edhe nga mbesat, vetëm pak patën fatin të kenë fëmijë. Në kohën e komunizmit nuk mund të martoheshim, pasi ishim me biografi të keqe. Ose do të merrnim burrë të ve, ose do të qëndronim beqare, vetëm këto ishin zgjidhjet. Isha në vitin e parë të shkollës normale kur më përjashtuan, duke më thënë antikomuniste. Kam punuar për 7 vjet në kazmë, pasi nuk mund të vazhdoja shkollën. Vetëm pas 7 vjetëve u regjistrova në shkollë nate. Frika se do të përjashtohesha më bënte të strukesha sa herë që vinte ndonjë kontroll. Po kështu na përplasën në fshatrat më të largët si mësuese, pasi mbarova shkollën dhe asnjëherë nuk m’u dha mundësia të afrohesha, derisa dola në pension. Të njëjtin fat patën të gjithë pjesëtarët e familjes Baholli, kush më shumë dhe kush më pak.

Në familjen tuaj, Samiu, djali i Hyqmetit ishte përkrahësi më i afërt i Enverit. Sa ju ndihmoi kjo?

Aspak. Madje, ai e harroi ekzistencën tonë, duke mos u bërë shumë merak për ne. Megjithëse xhaxhai i tij u burgos, ai nuk u interesua asnjëherë për të është e vërtetë që ka qenë përkrahës, madje ka mbajtur poste të larta në presidium. Indiferenca ishte arma më e mirë për të ruajtur pozicionin e vet dhe kështu u bë. Ne për të nuk ekzistonim.

Si iu rikthye emri bibliotekës?

Deri në kohën kur në Shqipëri filluan zhvillimet demokratike, emri i bibliotekës ishte ende bibliotekë shtetërore. Më kujtohet një mbledhje e normalistëve në vitet e para të demokracisë. Mendova të kërkoj rivendosjen e emrit të bibliotekës. Duke iu drejtuar normalistëve, fola për emrin e bibliotekës. Duke më dëgjuar normalistët mbështetën fjalën time për ta rikthyer emrin "Qemal Baholli". Por u deshën edhe tre vjet që biblioteka të merrte emrin për të cilin ishte themeluar. Më kujtohet që Hyqmet Kotherja ka kërkuar pranë familjes sonë për të rivendosur emrin në bibliotekë me vendim të bashkisë. Nga ajo kohë biblioteka mban emrin "Qemal Baholli".

Ikbal Baholli e lodhur nga persekutimi

"E vetmja pronë e kthyer, shtëpia e vjetër"

Ikbal Baholli, në moshë të thyer, është e vetmja nga bijat e Nazif Bahollit që ka pësuar persekutimin dhe ka vuajtur përndjekjen, duke mos patur mundësinë të lërë as trashëgimtarë. Ajo jeton vetëm në një pjesë të shtëpisë së Bahollëve.

Shtëpi trekatëshe, karakteristike elbasanase u ndërtua në vitet '30 dhe ishte e vetmja e këtij lloji në Elbasan.

Sot Ikbali ka marrë shumë pak nga prona e saj, ndërsa pret që familjet që kanë zaptuar pjesën tjetër të ndërtesës të largohen. Ajo shprehet se është mjaft e indinjuar jo vetëm se ka vuajtur në kohën e komunizmit, por edhe se në ditët e demokracisë nuk është se ka fituar pronat që iu morën në komunizëm. Familja Baholli zotëronte një çiflig në Labinot së bashku me shtëpinë ku u themelua Shtabi i Përgjithshëm. Kjo shtëpi iu dha lëvizjen nacional-çlirimtare nga kjo familje që mori si shpërblim burgosjet, persekutimin dhe përndjekjen gjatë 50 vjetëve.

Por pronat e tjera ishin të shumta, pasi Nazif Baholli ishte ndër tregtarët më të mëdhenj të kohës dhe kishte vënë një pasuri të kënaqshme.

Aktualisht asnjë nga pjesëtarët e familjes nuk ka marrë pronën e tij. Një pjesë e tyre kanë shkuar jashtë, një pjesë janë plakur, ndërsa pjesa tjetër nuk kanë mundësi të kërkojnë në institucione kthimin e pronësisë.

Ikbali tregon se të vetmen gjë që morën është shtëpia trekatëshe, por edhe kjo nuk është bërë tërësisht e tyre, pasi disa persona nuk pranojnë të largohen nga aty, edhe pse nuk kanë asnjë të drejtë pronësie.

Pjesëtarët e familjes Baholli shprehen se edhe sot ata veç lirisë nuk kanë fituar asgjë nga demokracia. Të moshuar dhe me një vuajtje të trashëguar, pinjollët e familjes Baholli kujtojnë vetëm bibliotekën

__________________
"Një burrë mund t?i japë dinjitet rangut të tij, por asnjë
rang s?mund t?ia shtojë dinjitetin një burri ? "

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 11 Maj 2007 22:08
AIR-FORCE-ONE nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të AIR-FORCE-ONE Kliko këtu për të kontaktuar me AIR-FORCE-ONE (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të AIR-FORCE-ONE't! Kërko mesazhe të tjera nga: AIR-FORCE-ONE Shto AIR-FORCE-ONE në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto AIR-FORCE-ONE në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 08:06 Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
Gjithsej 2 faqe: [1] 2 »   Tema e mëparshme   Tema Tjetër

Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqërore > Historia > Historia e Shqipërisë dhe Shqipëtrëve mbas luftës së dytë botërore > Te perndjekurit politike-Post Komunizmi...

Përgatit Këtë Faqe Për Printim | Dërgoje Me Email | Abonohu Në Këtë Temë

Vlerëso këtë temë:

Mundësitë e Nën-Forumit:
Nuk mund të hapni tema
Nuk mund ti përgjigjeni temave
Nuk mund të bashkangjisni file
Nuk mund të modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko për tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.