elbasanlliu_2003
Anetar i regjistruar
Regjistruar: 16/01/2003
Vendbanimi: elbasan
Mesazhe: 105
|
Hirushe e ke gabim zemer.Ajo qe ndjen njeriu kur eshte larg atdheut eshte thjesht mall per atdheun dhe jo atdhedashuri.Pse ti kur je larg atdheut dhe te merr malli per nenen e quan mamidashuri dhe atehere e kupton qe e do nenen apo familjen?Eshte normale qe do ta duash atdheun kur je larg,sepse ne atdhe ke familjen,shoket,ke te kaluaren qe per moshen tende duke u nisur dhe nga nicku e quajme femijeri,dhe larg atdheut ne nje bote ku nuk te njohin dhe te afrojne kollaj e ndjen me shume nevojen e asaj qe ke lene,pra ke lene atdheun.Duke ndjere shume boshllek te hypen nje deshire e madhe qe kalon edhe ne delir per ate qe ke lene mbrapa dhe qe e perceptoni direkt si atdhedashuri.Po harruat ju dhjetra forumiste ,atdhetare te dashur sesa me deshire e late atdheun?Me thoni ju atdhetaret sa fjalor te pasur banal keni leshuar per kete vend,qe perseri gabimisht sic ngaterroni mallin me atdhedashurine,ngaterronit plehrat e politikes,antishqiptaret e medhenj me memedheun.Tani u kujtuat ju per bukurite e Shqiperise kur ju ka rene kurrizi ngushte neper bote duke studjuar dhe punuar?Atdheu dahurohet qysh kur je ne atdhe,dhe jo kur je larg perkujdesjeve te familjes,dhe qyfyreve te shoqerise,dhe lodrave te femijerise.Moter une e dua atdheun.Kam shume deshire te largohem qe te rregulloj jeten dhe te shmang klimen mbytese te antishqiptarizmit politik qe ka uzurpuar arteriet e Atdheut.E dij shume mire qe do me cmendi malli dhe dashuria per atdheun,por robi duron dhe me shume se guri.E dua aq shume vendin tim sa rrethi shoqeror dhe me tej me shohin si nje Don Kishot.Kur shume shqiptare(nisur dhe nga injoranca) thonin se Amerika ka intersa ne kosove,une thoja shyqyr Zotit qe nderhyri Amerika dhe po shpeton kombin tim nga therja.Hirushe jo se po te akuzoj ty dhe te tjeret per mungese atdhedashurije,por kur eshte tema per atdhedashuri duhet te jeni te ndergjegjshem se cfare eshte dashurija per atdheun.Sekur te gjithe shqiptaret ta braktisnin atdheun(gje qe shumica e deshiron) dhe pastaj larg atdheut te ndjenin dashuri?Atdhedashuria e vertete eshte patologjike,nuk e kupton dot si te pushton,eshte seder,krenari,vetmohim ndonjehere,eshte gare,eshte pune dhe me kryesorja kulture.Te dish, te mesosh,cdo gje rreth vendit tend dhe shume gjera rreth botes dhe popujve.Hirushe kam aq shume per te thene sa po ngaterrohem,por po te them nje gje simbolike.Kengen shqip kur e deggjon ne Shqiperi quhesh adhurues i kenges shqiptare,kurse kur nuk te ka pelqyer ndonjehere ne shqipri dhe e degjon ne mes te greqise,amerikes,italise,anglise,etc. dhe te dalin lot,cfare atehere te te quaj adhurues te kendes shqiptare?Vellezerit Frasheri nuk ishin patriote sepse jetonin larg Shqiperise,por sepse e kishin ne shpirt atdhedashurine ne shpirt dhe donin me te miren per vendin e tyre.Fol per dashurine qe ndjen per atdheun dhe shqiptaret dhe jo per mallin.OK?
He se bera shaka,se atdhetare je.Ulerit fort kur te lozi kombetarja jone e futbollit.U dalldise ndopak kur kendoi Anjeza Shahini?Hallall.E mbylla me ty Hirushe.Sa vjec je?Se kam frike mos te lendoj me kete postim,por ne fakt gabimi eshte i Enissit, qe e nxjerr atdhedashurine dhe nacionalizmin jashte atdheut,si ne kohet kur atdhetaret mergonin dhe perndiqeshin nga pushtuesit.Une jam ne atdheun tim.Une jam nacionalist(dhe pak extremist).Une jam mesues anglishtjeje,dhe rroga me del vetem per konsum personal(kafe,cigare,internet).Ja te shprehem pak gabim:"Cfare me ka dhene atdheu mua?jo atdheu,por demonet qe na kane sunduar dhe po na sundojne,makutet qe nuk nginjen duke u majmur mbi ne dhe duke na perdhosur virtytet dhe emrin e mire.Ata qe po e fusin sedren,krenarine,besen e shqiptareve ne nje zarf me leke, dhe qe e kane katandisur burrerine shqiptare tek guximi per te trafikuar droge dhe njerez.Me gjuhen e kujt flet zonjushe Eniss kur pyet se me cfare na ka ngelur te krenohemi ne shqiptareve?me gjuhen tone te bukur,me kalane e krujes dhe historine e saj,me Skenderbeun,me Frashellinjte,me bregdetin,me malet,me bujarine tone, me tolerancen tone fetare(neper bote eshte shume problem),me bukurine tone(jemi komb i bukur),me Ismail Kadarene,me Fan Nolin,me Anjeza Shahinin,me femijet shqiptare qe dalin shkelqyeshem neper shkollat neper bote,edhe plot te tjera qe mund ti shtosh dhe ti dhe hirushja ne postimet respektive.Kemi dhe per cfare te na skuqet faqja.Po ka popull qe nuk skuqet?Mund ta lajne gjermanet gjakun e popujve qe derdhen gjysherit e tyre ne 1944?Mafia Italiane akoma mbahet e forte ne amerike dhe evrope,mos flasim per mafian ruse,kineze,dhe terroristet e ndryshem qe jane neper bote.Shqiptari nuk i ka shkaktuar vuajtje dhe probleme popujve,aq sa i kane shkaktuar popujt shqiptareve dhe njeri tjetrit(kujtoni luftrat e pergjakshme e para dhe e dyta).
Po e mbyll i kenaqur qe dhashe mendimin tim ne nje site qe lexohet dhe qe pretendohet te jete i frekuentuar nga njerez me kulture dhe shqiptare te mire.
P.s.Cdo gje qe kam shkruajtur ketu eshte thjesht nje reagim i imi prej patrioti dhe nuk dua te shkaktoj ndonje reagim personal,aq me shume te me ngaterrojne,me forumiste te tjere,qe eshte normale ne kete mishmash nicke-sh.
__________________
pershendes vellain tim ne Amerike
Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar
|