Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Politika Shqiptare > Sfera Institucionale > Shoqėria civile, institucionet dhe zgjedhjet > Analfabetizmi ne shqiperi e te drejtat e femijeve…….. Vlerėsimi i Temės: 5 votime, mesatarja 4.20.
Gjithsej 4 faqe: [1] 2 3 4 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
agata
idealiste

Regjistruar: 20/02/2004
Vendbanimi: Utopial
Mesazhe: 2981

Analfabetizmi ne shqiperi e te drejtat e femijeve……..

Analfabetizmi ne shqiperi po rritet dita dites…….
Ne zona te thella si psh : malsia e madhe, tropoja e shume zona te tjera, femijet nuk kan mundesi te ndjekin shkollen mbas klases se katert sepse shkolla ku ato duhet te shkojne, eshte 2 ore large ne kembe…………..
Disa te tjere e braktisin ne klasen e trete, per shkak te kushteve te veshtira ekonomike,
E disa femije te tjere te braktisur nga prinderit, jan te detyruar te bredhin rrugeve te tiranes ose shqiperis per te lypur e siguruar te pakten ushqimin, gje me elimentare….

A nuk eshte skandalose e gjith kjo………. ?
Kur dihet se ministria e arsimit ka nje buxhet prej 19 million dollaresh e qe ka vene ne perdorim vetem 2 million (ku jan te tjerat…. ?)

Ministri i arsimit deklaron qe analfabetizmi ne shqiperi nuk eshte shqetesues, shifrat jan 0.02% (perafersisht) .
sipas ministrit tone, femijet qe e braktisin shkollen ne klasen e trete ose te katert, nuk quhen analfabete edhe pse nuk dine te shkruajne e te lexojne…………
si eshte e mundur qe poletikanet tone te mos kene meshire per kete brez qe do jet e ardhmja e atdheut,….. per keto femije qe jan te etur per dituri…………..
po per ato femije qe enden rrugeve çfare ben shteti jone……… ?
a kan te drejta keto femije…….. ?!
si do ta ulim ne shiperi perqindjen e fshatarizmit qe sot eshte 60% ,
e si do shkoj fshatari drejt zhvillimit kur femijet etij nuk kan shkollim……… ?!

Fatos Nano thone, ne deklarat etij, qe shqiperia po shkon drejt progresis……….
Mos valle krye ministri jone nuk ka sy per te pare gjendjen evendit tone, apo kjo eshte thjesht nje loje per te na thene se kjo eshte kapitalismi dhe demokracia qe kerkuam………..

(Oh sa shume virus i keq paska qene ky komunizmi, nuk do ket kurr asnje gje per ta sherruar……….veç vdekja, e prap, duhet disifektuar mire se dhe aty, ku mund ti varosesh mund te mbije ere komuniste……….)
……………………..

__________________
Gjysma e asaj qe shkruaj ndoshta eshte e pa kuptimte per ju, por un e shkruaj qe gjysma tjeter te mund te arrije tek ju. FIRDUSI

Modifikuar nga agata datė 21/05/2004 ora 19:31

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 21 Maj 2004 17:25
agata nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė agata Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me agata (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė agata't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: agata Shto agata nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto agata nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
amor alucius
Ennology

Regjistruar: 11/04/2003
Vendbanimi: city of the sin
Mesazhe: 7605

Citim:
Po citoj ato që tha sabina

(Oh sa shume virus i keq paska qene ky komunizmi, nuk do ket kurr asnje gje per ta sherruar……….veç vdekja, e prap, duhet disifektuar mire se dhe aty, ku mund ti varosesh mund te mbije ere komuniste……….)
……………………..




Ne kohen e Hoxhes analfabetizmi pothuajse nuk egsistonte,ishte e detyruar ti dergosh femijet ne shkolle deri ne 18 vjec.Ne kohen e Saliut filloi dhe mbiu si kerpudha mbas shiut analfabetizmi.
Tani,te vjen keq te me besh pak linkun me komunizmin?Aman mos flisni kur s'ja thoni per asgje,vetem ate qe mund te keni degjuar diku duke thene
Dhe me pak origjinalitet ne fjalor se u bo e 30-ta here qe lexoj te njejten fjali ne cdo teme Saliiste.

Meqe ra fjala,me pak pika-pika se mi moren syte.(pikat e lejuara jane tre dhe jo tridhjete-kjo nese e ndjen te nevojeshme ti vendosesh)

__________________
I love him in the summer when it sizzles, I love him in the winter when it drizzles...

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 21 Maj 2004 17:48
amor alucius nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė amor alucius Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me amor alucius (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: amor alucius Shto amor alucius nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto amor alucius nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
agata
idealiste

Regjistruar: 20/02/2004
Vendbanimi: Utopial
Mesazhe: 2981

pershendetje
e prisja nje reagim te tille nga ju amor.....
sa per fjalorin tim nuk besoj te kem ofendur njeri personalisht apo te kem thene ndonje fjale qe nuk e permban fajalori shqip..

por me vjen vertet shum keq qe nga gjithe mesazhi qe un kam derguar, ajo qe ju ka bere me teper pershtupja jane vetem 2 rrjeshtat e fundit..
nuk mendoni se eshte me mire te dikutojme per ato qe jan thene me lart sepse jan vertet me shqetesuese, e tronditese........

nuk eshte e thene te jemi dakort ne opinione,
por ajo qe un dua te ve ne dukje eshte se qeferia jone, po mbyll syte para kesaj katastrofe, dhe e dashur amor per mua (ndoshta jo per ju) jan po ato poletikan qe dje kan pasur ide komuniste e qe kan qene ne krah te diktatorit.
ju lutem me leni te qete te shpreh mendimet e mia, opinionet e mia,
beni te njejten gje nese deshironi.......
por mos i beni komente pikave te mia qe ve mbas fjaleve se un ve aq sa dua.

__________________
Gjysma e asaj qe shkruaj ndoshta eshte e pa kuptimte per ju, por un e shkruaj qe gjysma tjeter te mund te arrije tek ju. FIRDUSI

Modifikuar nga agata datė 21/05/2004 ora 23:45

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 21 Maj 2004 19:45
agata nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė agata Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me agata (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė agata't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: agata Shto agata nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto agata nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ami-
Anėtar Aktiv

Regjistruar: 18/12/2002
Vendbanimi: Venezia
Mesazhe: 569

Pershendetje!
E kam theksuar edhe nje here tjeter, por diskutimi eshte fshire nga moderatoret, qe analfabetizem nuk do te thote vetem te shkruash dhe te lexosh. Analfabetizmi qe ju thoni zhduku Hoxha eshte vetem pjesa minimale e ketij analfabetizmi. Ne ate kohe njerezit visheshin te gjithe njesoj, shtepite mobiloheshin te gjitha njesoj etj etj.

Te mos njohesh muziken e kohes, te te ndalojne te lexosh shkrimtaret e huaj apo te vendit, te te arrestojne per fershellimen e nje kenge, te te arrestojne se mban floket e gjata, te te arrestojne se vesh pantallona te ngushta eshte analfabetizem i mases popullore qe te quan si te padenje. Te te vene fleterrufe ne shtyllat e rruges dhe te mblidhet nje turme qe lexon keto flete rrufe eshte analfabetizem i Turmes. Te mblidhet brigada e punes dhe te lexoje brigadieri me ze te larte gazeten ne mes te ares apo makinerive gjithashtu eshte analfabetizem.

Nuk e kuptoj se se si mund te quani strateg Hoxhen i cili ishte per vete gjysem analfabet. Zhdukjen rrenjesore te analfabetizmit e ka bere Zogu i cili per here te pare hapi shkollat fillore neper fshaterat, hapi nornalen e Elbasanit, liceun francez te Korcen shkollen e Harri Fullcit, Insitutin femeror Nena mbretereshe ku kane studjuar tere femrat me ne ze duke filluan nga Nermin Vlora, Drita Kosturi, e duke perfunduar tek Vito Kapo dhe Nexhmije Hoxha. Shkolla tregtare e Vlores ku kane studjuar Perto Marko e plot te tjere. Gjimnazi i Jezuiteve ne Shkoder ku jane shkolluar Qemal Stafa me shoke. E keshtu me rradhe.

Nuk them se periudha e Zogut ishte e ndritshem dhe u erresua me periudhen e Hoxhes por ama vleresimi duhet dhene kur dicka hapet per here te pare dhe Enveri nuk ka hapur as shkollen e pare shqipe ne Korce dhe as Normalen e Elbasanit. Pra ka gjetur nje tradite shume te pasur. Zhvillimi i arsimit ishte nje rrjedhim llogjik duke patur parasysh hovin qe mori zhvillimi ne cdo fushe te jetes ne cdo vend si te lindjes ashtu edhe te perendimit pas luftes se dyte boterore.

Mjafton te krahasoni figurat e shtetit qe ekzistonin ne kohen e Zogut dhe ata qe ishin ne kohen e Hoxhes per te kuptuar se se sa larg qendrojne per nga vlerat njeri nga tjetri. Madje jo vetem koha e Zogut por edhe ajo e Turqise ka nxjerre kokat me te shquara shqiptare.

Me vjen te qesh kur mund te krahasoj per nga kultura Faik Konicen, Gjergj Fishten, Musine Kokalarin, Marta Doden me figurat e shpelara qe vareshin neper presidiume e klasa shkollash si karrocierin Muho Asllani, Mjelesen e lopeve Lenka Cuko, injoranten e thelle Tefta Cami (ish ministre e arsimit qe nuk fliste asnje gjuhe te huaj) apo teneqexhiun Koci Xoxe. madje edhe Komandanti juaj i shquar Enveri nuk ka bere as nje vit universitet sepse ne dy fakultete ku eshte regjistruar ne te dy ka ngelur ne klase.

Ne ketu shpresoj se kemi nje nivel te larte per te vleresuar nje periudhe me gjakftohtesi dhe jo me militantizem. Komunistet po ua tha partia e mbulojne edhe diellin me shoshe por kjo shpjegon delirin e tyre. Problemi juaj qendron se rrenjet e analfabetizmit i keni thelle ne shpirt dhe ju erresojne syte dhe llogjiken per te diskutuar. Analfabetizmin ua sjell injoranca dhe mbyllja e mendimit ne nje ideologji qe ka deshtuar ne krejt boten.

__________________
Mendjet e mėdha diskutojnė ide, mesataret ngjarje, te voglat njerėz...

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 22 Maj 2004 10:07
Ami- nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Ami- Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Ami- (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Ami-'t! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Ami- Shto Ami- nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Ami- nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
amor alucius
Ennology

Regjistruar: 11/04/2003
Vendbanimi: city of the sin
Mesazhe: 7605

Ne 1944, kur mbaroi lufta per Shqiperine, vendi ishte shkaterruar ekonomikisht si rezultat i pushtimit fashist, i infrastruktures se vjeteruar, dhe rrenimit prej viteve te pushtimit, rezistences,(Ami- cfare me thoje per kohen e Zogut?) sabotimeve dhe aktivitetit guerril. Kishte shume pak kapital, si financiar dhe ne burime njerezore; dhe ne kete kontekst, ishte e natyrshme qe Enver Hoxha dhe Partia
(Komuniste) e Punes, dhe Shqiperia, te beheshin aleate te Bashkimit Sovjetik. Qe nga dhjetori 1944 mjetet e prodhimit ishin nen kontrollin e shtetit, per t’u pasuar nga reforma agrare ne 1945 dhe eleminimi i sektorit privat ne 1947. Pas çarjes se levizjes komuniste nderkombetare ne 1960, Bashkimi Sovjetik nderpreu mbeshtetjen teknike dhe financiare,
dhe Shqiperia lidhi nje aleance te veshtire me Republiken Popullore te Kines.
Gjate gjithe ketyre viteve, Enver Hoxha mbajti nen kontroll te forte pushtetin dhe zhvilloi nje kult individual dhe nje vendim-marrje autoritare te tejperqendruar e cila nuk u sfidua deri ne vdekjen e Hoxhes ne 1985. Pastaj, u ndermorr nje program i kujdesshem “liberalizimi” krahasuar me ndryshimet radikale ne vendet fqinje (sidomos Rumanine) ne 1989-90. Protestat dhe emigracioni masiv u bene te zakonshme. Ne shtator 1990, reformat ligjore e çliruan sjelljen publike nga kontrolli i rrepte i shtetit, dhe gjate dimrit 1990-91 u shemben te gjitha simbolet e shtetit njepartiak,
duke perfshire edhe statujen gjigande prej bronxi te Enver Hoxhes ne qender te Tiranes.
Zgjedhjet a para demokratike u mbajten ne mars 1991; megjithate, destabiliteti vazhdoi gjate gjithe vitit, duke perfshire edhe nje eksod masiv ne Gusht, kur afro 25 000 njerez rrembyen anijet ne Durres dhe i detyruan te lundronin drejt Italise. Protesta per ushqimin e te tjera (p.sh., shembja e “skemave piramidale” ne 1997, jehona e luftrave ne ish-Jugosllavi, sidomos ne Kosove, e me pas ne Maqedoni) kane penguar deri tani progresin politik dhe ekonomik. Ne disa pjese te vendit, pasiguria e vazhdueshme, zoterimi i armeve dhe veprimatrite e bandave kriminale kane çuar ne rishfaqjen e fenomenit te vetvendosjes
lokale te “rregullit dhe ligjit” nga familje dhe grupe shoqerore te fuqishme, si edhe ne forma tradicionale te drejtesise komunitare (kanun), per te kompensuar mosfunksionimin e institucioneve shteterore, veçanerisht te policise dhe gjykatave.
Mosbesimi mes ketyre klaneve fisnore apo grupeve shoqerore eshte shume i perhapur, dhe militon perkundrejt zhvillimit te nje shoqerie civile kombetare8.
Konfliktet sociale te 1991 dhe 1997 kane krijuar nje ndjenje te forte pasigurie e cila vazhdon te ndikoje ne jeten e perditshme te shqiptareve, dhe ne qendrimet e tyre ndaj– dhe ne pjesemarrjen – shkollimit. Veçanerisht djemte e rinj terhiqen me shume nga jeta
kriminale, shpesh ne banda, se sa nga arsimi; dhe shume prinder jane te frikesuar nga pasiguria ne shkolla, sidomos per vajzat e tyre.
Per me teper, trazirat e viteve 1991 e 1997 i kthyen shume shkolla ne “asgje me shume se guacka te demtuara pa asnje pajisje te domosdoshme baze per nje edukim te mire, dhe veçanerisht ngjarjet e dhunshme te 1997 e minuan me tej besimin e njerzvetek stabiliteti politik dhe social i Shqiperise. Akoma egziston nje ndjenje se kaosi mund terikthehet ne çdo moment, siç ndodhi, deri diku, ne Veri gjate dhe pas krizes Kosovare.


Ekstremizmi ju ka zene syte,doni ti atribuoni cdo gje te keqe nje periudhe(dhe nese nuk jane te verteta).Do ishte mire te shihej me objektivitet,dhe te pranohen anet e mira dhe te keqija:vetem keshtu do evoluojme.

__________________
I love him in the summer when it sizzles, I love him in the winter when it drizzles...

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 22 Maj 2004 10:48
amor alucius nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė amor alucius Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me amor alucius (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: amor alucius Shto amor alucius nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto amor alucius nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
amor alucius
Ennology

Regjistruar: 11/04/2003
Vendbanimi: city of the sin
Mesazhe: 7605

Ti leme bisedat ne re dhe te flasim me fakte!

Arsimi ne kisha dhe manastire filloi gjate periudhes Bizantine; shkollat e para Islamike u themeluan ne shekullin e 17. Shkollat e para fillore u shfaqen ne vitet 1890.
Pas Nentorit 1912, Shqipja u be gjuha zyrtare dhe te gjitha bashkite krijuan drejtorite arsimore. U hapen edhe institute te pergatitjes se mesuesve. Deri me 1939, 60 000 studente ishin regjistruar ne shkollat fillore dhe te mesme.10 Deri ne 1990, ishin regjistruar 906 000 studente, ose rreth 73.3% e popullsise ne moshe shkollore (3-22 vjeç).
Kjo shifer ra ne 719 000 ne 1997, nje renie prej 14%.

Ti me flisje per arsmin gjate kohes se Zogut,krahasoji te lutem pak keto shifra:
-Deri me 1939, 60 000 studente ishin regjistruar ne shkollat fillore dhe te mesme.
-Deri ne 1990, ishin regjistruar 906 000 studente, ose rreth 73.3% e popullsise ne moshe shkollore (3-22 vjeç).


Niveli i alfabetizmit ne kohera:

Niveli e alfabetizmit: I rritur nga 20% ne 1945 ne 89% nga fundi i
viteve 1980; por eshte afro 75% keto vitet e
fundit.

Cfare me thonit per komunizmin dhe arsmin Ami- & Sabina? Oh keshtu?Oh ashtu?Oh virusi kendej?Oh virusi andej? MJAFT duke u ankuar,ajo qe ka ndodhur eshte e kaluar,le te mundohemi te jetojme ne te tashmen duke punuar per nje te ardhme me te mire per Shqiperine dhe te marrim mesime nga e kaluara qe te mos ribejme te njejtat gabime.

__________________
I love him in the summer when it sizzles, I love him in the winter when it drizzles...

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 22 Maj 2004 10:54
amor alucius nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė amor alucius Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me amor alucius (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: amor alucius Shto amor alucius nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto amor alucius nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ami-
Anėtar Aktiv

Regjistruar: 18/12/2002
Vendbanimi: Venezia
Mesazhe: 569

Amour!
Ke thene shume gjera njeheresh duke i ngaterruar e bere lemsh konceptet.

Nuk mund te marresh stastikat e vitit 1938 dhe ti krahasosh me vitin 1990 se do ishte njesoj sikur te krahasoje statistikate vitit 1939 me ato te vitit 1889. Nese ndiqet kjo llogjike atehere eshte e kote qe rrijme e diskutojme. Ti merr personalitetet dhe nivelin qe kishin ata merr projektet qe ata i nxorren nga hici dhe jo vazhdueshmerine e kesaj rruge. Te kesh formuar alfabetin shqiptar si Fishta dhe kongresi i Mansatirit nuk eshte njesoj si te japesh ne mesim abetaren ne klasen e pare. Te formosh si Konica gazeten e pare te pavarur nuk eshte njesoj si te besh reporterin e Zerit te Popullit duke hartuar tabela me shifra te fallcifikuara.

Mjafton te shohesh se cfare gjenish ishin ata pak shqiptare qe mbaruan shkollen e Harri Fulcit dhe cfare injorantesh ishin inxhenieret apo arkitektet e kohes se DULLES.


Pra nese krahasimet do te behen me llogjike do te kuptosh se dikur intelektualet ishin shume me te prirur dhe me patriote dhe kane hedhur themelet mbi te cilat jane ngritur muret e turpshme te komunizmit te cilet ka vite qe here pas here i rrenojme e qe ngrihen perseri.


Gjithsesi ti ke mendimin tend e ne tonin. Por nuk e kuptoj se me cfare guximi dhe morali mund te thuash qe Enveri e la keshtu dhe e prishi Sala. Harron qe ne kohen kur e la enveri u shtynin njerezit per nje liter qumesht apo per dy kokrra veze. Te shtysh nje popull deri ne ekstremet e mbijeteses nuk mendoj se eshte nje zotesi e madhe dhe shprehje e inteligjences. Duke mos harruar se Enveri futi ne burg tere intelektualet shqiptare dhe ndermjet tyre 3 ministra arsimi te periudhes se Pavaresise qe ishin pikerisht ata qe hapen shkollat e mirefillta shqiptare atehere kur as qe mendohej per nje gjuhe shqipe.

Pa harruar asnje cast qe DULLA eleminonte shoket e tij ne cdo cast dhe ai qe ishte brohoritur deri dje kthehej papritur armik i popullit dhe varej ne litar. Nuk e kuptoj se si mund te quah te civilizuar nje shtet kur te pandehurit nuk i ofrohej mbrojtja dhe Avokatia nuk ekzistonte si zanat. Nese do te shohesh nivelin e inteligjences te Byrose Politike ne kohen e rrezim te diktatures mjaft te shohesh mbledhjet e filmuara te asaj kohe.

__________________
Mendjet e mėdha diskutojnė ide, mesataret ngjarje, te voglat njerėz...

Modifikuar nga Ami- datė 22/05/2004 ora 23:09

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 22 Maj 2004 15:26
Ami- nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Ami- Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Ami- (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Ami-'t! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Ami- Shto Ami- nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Ami- nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
BETERRI
Anetar i pa konfirmuar

Regjistruar: 03/05/2004
Vendbanimi: belgjike
Mesazhe: 185

Amor.....

Nuk duhet te harrojme qe ne vitet e pushtimit fashist rreth 300 mesues shkuan ne Kosove per te hapur shkollat shqipe atje,pastaj sa shqiptare studiuan ne Evrope ne kohen e Zogut(itali,france,austri,gjermani)mund te krahasohen universitetet e ketyre shteteve me universitetet Ruse apo Kineze??Pastaj shkolla me e preferuar ne kohen e Dulles ka qene e mesmja Bujqesore dhe e Larta ne Kamez????

__________________
GJERGJ FISHTA-HOMERI SHQIPTAR!!!

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 22 Maj 2004 16:32
BETERRI nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė BETERRI Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me BETERRI (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: BETERRI Shto BETERRI nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto BETERRI nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
BETERRI
Anetar i pa konfirmuar

Regjistruar: 03/05/2004
Vendbanimi: belgjike
Mesazhe: 185

Amor....

Edhe dicka tjeter,statistikat e tuaja me duken si ato arritjet qe u permendnin neper kongreset e PPK,duke bere gjithmone krahasimin me kohen e Zogut,ne vendet demokratike perendimore krahasimet behen brenda nje pes-vjecari plako.

__________________
GJERGJ FISHTA-HOMERI SHQIPTAR!!!

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 22 Maj 2004 16:35
BETERRI nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė BETERRI Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me BETERRI (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: BETERRI Shto BETERRI nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto BETERRI nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ami-
Anėtar Aktiv

Regjistruar: 18/12/2002
Vendbanimi: Venezia
Mesazhe: 569

Amor!
Kam nje kasete te filmuar nga mbledhjet e byrose politike ne vitin 1990 kur diskutohet rrezimi i ligjit per arratisje. Perballe Ramiz Alise dhe injoranteve te tjere jane tre juriste te cilet mundohen tu shpjegojne se Ligji duhet te kete fuqi prapavepruese.

Pak a shume arsyetimi i juristeve eshte keshtu:
Perderisa Ligji i ri nuk eshte me i denueshem me mase te rende denimi, ata qe jane denuar perpara se te dale ky ligj u duhet ulur denimi deri ne masen qe parashikon ligji i ri. Pra me pak fjale ligji i ri ka fuqi prapavepruese.

Nuk e di se sa krenare do te ishe Amor kur te shohesh keta Baballare te kombit qe i pyesin juristet mbi 6-7 here dhe ne fund te fundit perseri vendosin qe kush eshte denuar me pare ta vuaje denimin sipas ndeshkimit te ligjit te vjeter. Eshte verete shume qesharake te degjosh arsyetimet e tyre feminore dhe kryenece.

Po te duash do i shkruaj fjale per fjale ate qe ata thone ne ate fragment te asaj mbledhjeje ku ndermjet te tjerash diskutohet se si mund te gjendet nje menyre per te gebnjyer Evropen dhe per te bere reforma te percipta per te perfituar ndonje lemozhe.

__________________
Mendjet e mėdha diskutojnė ide, mesataret ngjarje, te voglat njerėz...

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 22 Maj 2004 23:17
Ami- nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Ami- Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Ami- (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Ami-'t! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Ami- Shto Ami- nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Ami- nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 02:59 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Gjithsej 4 faqe: [1] 2 3 4 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Politika Shqiptare > Sfera Institucionale > Shoqėria civile, institucionet dhe zgjedhjet > Analfabetizmi ne shqiperi e te drejtat e femijeve……..

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML nuk lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.