Indrit
I pandreqshem.

Regjistruar: 01/04/2004
Vendbanimi: I ulur ne zemren e nenes.
Mesazhe: 1814
|
Pershendetje!
Me pelqejene menyren se si e atriboni Zotin duke e zveshur ate nga cilesite njerezore.
Por shume njerez duke u nisur nga nje llogjike qesharake mundohen qe zotin ta nenshtrojne perpara ligjeve njerezore.
Shikoni cfare pyetje ben miku i dikujt ketu ne forum pas nje debati te vogel.Ne na krijoi nje krijues po krijuesin kush e krijoi?
Miredita!
Fillimisht dua te them se e besoj Zotin me gjithe zemer dhe besoj se ai me krijoi ne formen me te bukur.
Nderkohe qe po dialogoja me nje shok timin mbi ceshtjen e krijimit ai me tha qe nuk besonte se egziston nje krijues.
AI midis te tjerash me tha:
Ju me thoni se cdo gje ka nje shkak pra, ndertesa deshmon se ka nje ndertues, piktura deshmon piktorin, gravura gravuesin... etj.
Po ashtu ju pohoni se perpikmeria ne natyre dhe krijimi i cdo gjeje deshmon egzistencen e Krijuesit qe i thoni Zot.
Deri ketu tamam, po a nuk me thoni ju atehere se kush e krijoi kete krijues?
A nuk eshte kjo llogjike qe perdorni nje argument kunder jush?
Atehere te nderuar po te ishit ne kete pozite so do te pergjigjeshit ju?
Miqesisht Fati.
Nderkohe qe kjo eshte nje pergjigjie qe ngjan shume me mendimet qe ju shprehni ketu me siper.
I themi Mikut tend qe Pyetja jote është e gabueshme - në të nuk ka asnje kontradite për pohimin tonë. Ti, së pari, e pranon Krijuesin e pastaj pyet kush e ka krijuar Atë, duke ia nënshtruar Krijuesin ligjeve të cilat dominojnë në botën e krijesave. Kjo sofistika jote thuaj i ngjan kukullave të cilat lëvizin me ndihmën e zemberekut - spirales. Po qe se kundrohen (kurdisen)në rrafshin e lëvizjes së tyre, pason se edhe njeriu, i cili i ka bërë, lëviz sipas parimit të zemberekut. Sikur, me ndonjë rast, të ishte e mundur t’u thuhet kukullave se njeriu lëviz me vetveten, do të përgjigjeshin se kjo është e pamundur, sepse në botën e tyre çdo gjë lëviz me ndihmën e zemberekut. Kështu edhe ti, i kufizuar dhe i zhytur në botën vetjake ku çdo gjë që ekziston, domosdo parashtron Krijuesin, nuk po arrin të kuptosh se Zoti ekziston vetvetiu.
Filozofi i njohur gjerman Emanuel Kanti në veprën e tij Kritika e mendjes së pastër ka zhvilluar idenë se me mendje nuk mund të përfshihet e verteta e pafund. Sipas natyrës së saj, mendja i arrinë vetëm partikularitë ndërsa është e paaftë të kuptojë të ekzistuarit absolut siç është ekzistimi i Zotit. Ne e kuptojmë Zotin me ndërgjegje (damîr) e jo me mendje (‘akl). Dëshira jonë për drejtësi është dëshmi e ekzistimit të së drejtës, sikur që është etja për ujë dëshmi për ekzistimin e ujit.
Aristoteli shumë më herët ka shtruar një varg të tërë shkaqesh duke thënë: karrigia është nga druri, druri nga trungu, trungu nga fara, kurse fara është nga mbjellësi, që në fund të tregojë se si numërimi i tillë i shkaqeve medoemos shpie tek shkaku i parë. Shkakun i cili nuk ka nevojë për shkak, lëvizësin i cili nuk ka nevojë për lëvizës, krijuesin i cili nuk ka nevojë për krijues, që i përgjigjet të kuptuarit tonë të All-llahut xhel-le shanuhu.
Ibni Arebiu konsideron se në pyetjen kush e krijoi Krijuesin aspak nuk duhet përgjigjur. Zoti e dëshmon ekzistimin dhe është jokorrekte me ekzistim të dëshmohet Zoti. Drita e dëshmon ditën e jo e kundërta...
All-llahu nuk ka nevojë për dëshmi, sepse Ai çdo gjë e dëshmon. All-llahu shfaqet në ligjet, rendin, bukurinë dhe normat, në gjethin e drurit, pendën e palloit, krahun e fluturës, erën e trëndafilit, këngën e bilbilit, lidhshmërinë e yjeve, në simfoninë e kozmosit. Sikur të thonim se e tërë kjo është krijuar rastësisht, do t’i përngjanim njeriut i cili konsideron se me vetë hedhjen e shkronjave në ajër, prej tyre mund të krijohet vargu në të cilin do të gjenim një poezi të Shekspirit, do të thotë poezi pa poet.
Kur’ani na liron nga shkoqitjet e këtilla me një dëshmi mjaft të qartë dhe të saktë:
"Thuaj: Ai All-llahu është Një! All-llahu është Ai që çdo krijesë i drejtohet (i mbështetet) për çdo nevojë. As s’ka lindur kë, as nuk është i lindur. Dhe Atij askush nuk i është i barabartë". (El-Ihlâs, 1-4).
kjo teme gjendet ketu:http://www.forumihorizont.com/showt...=&threadid=6777
cdo te mire.
__________________
Duro, duro...
Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar
|