Keni
Vezhgues

Regjistruar: 01/02/2003
Vendbanimi: Philadelphia usa
Mesazhe: 3202
|
Shendrimet antropogjene ne natyre.
Trevat shqipetare kane qene te banuara qysh ne lashtesi. Popullsia e tyre eshte rritur vazhdimisht, duke u shumefishuar disa here. Pre te siguruar jetesen, kjo popullsi ka shfrytezuar burimet natyrore. Ajo ka ushtruar gjuetine, blegtorine, bujqesine dhe me pas industrine dhe turizmin. E gjithe kjo veprimtari mijevjecare ka sjelle ndryshime te dukshme ne natyren e trevave shqipetare, ku jane shfaqur elemente te reja.
Zevendesimi i pyeve dhe i shkureve me toka te punueshme dhe kullota barishtore.
Ky zevendesim eshte bere nga blegtori dhe bujku. Blegtori per te shtuar siperfaqen e kullotave barishtore per bagetine e tij, i ka zhdukur ato me prerje dhe madje dhe me zjarre. Relievi kryesisht kodrinoro-malor, me fusha te pakta dhe kryesisht te kenetezuara, ofronte siperfaqe te vogla te sheshta, te pershtatshme per toka bujqesore. Gjithashtu per shkak te rrethanave historike, sidomos te luftrave, Shqipetari ka qene i detyruar qe te jetonte edhe ne male. Ne keto kushte per te perballuar nevojat me produkte bujqesore te popullsise ne rritje, bujku u detyrua te hapte toka te reja te punueshme ne shpatet e kodrave dhe te maleve. Per te mbrojtur tokat nga erozioni ne disa zona u praktikuan taracat e ndertuara me mure guri, sidomos ne zonat bregdetare.
Gjate periudhes1960-1990 ne Republiken e Shqiperise ndalimi i livizjes se popullsise nga zonat malore dhe kodrinore ne drejtim te fushabe dhe perpjekjet per te siguruar buken ne vend u shoqeruan me hapjen e tokave te reja te shumta ne shpatet e maleve dhe te kodrave. Kjo nderhyrje e njeriut mbi mjedisin natyror demtoi rende bimesine, boten shtazore qe jetonte ne to dhe nxiti erozionin.
Tharja e pjeses me te madhe te kenetave dhe mocaleve ne zonat fushore.
Ne disa fushegropa te rrafsheta si fushgropa e Korces, e Manastirit, e Perenjasit, e Delvines etj., si dhe ne disa fusha te ultesires perendimore te Shqiperise, kishte keneta dhe mocale, te formuara nga vershimi i shpeshte i lumenjve. Per ti futur tokat e tyre ne shfrytezim bujqesor, u sistemuan shtretrit e lumenjeve dhe u hapen nje rrjet kanalesh kulluese, neper te cilat rodhi uji i kenetave dhe i mocaleve. Siperfaqja qe u perfitua nga kjo pune u nda.
Edhe ne brezin bregdetar u thane disa nga kenetat e tije te kripura, qe ishin ne nivelin e detit. Per kullimin e ujit te tyre u perdoren edhe hidrovoret (pompa te fuqishme), qe e hodhen ujin e tyre ne det.
Bashke me kenetat u zhduken edhe bimet, pyet e dendura dhe kafshet e shumta qe jetonin ne keto mjedise te lageta, duke pakesuar keshtu shulmellojshmerine e tyre. Prandaj do te ishte me mire qe te ruheshine siperfaqe te vogla te kenetave dhe mocaleve, ne te cilat do te vazhdonte zhvillimin bota e gjalle, aq e larmishme.
Krijimi i ujembajtesve te shumte
Kushtet e klimes mesdhetare, me perqendrim te reshjeve ne gjysmen e ftohte te vitit, si dhe mungesa e burimeve te mjaftueshme te ujit ne shume rajone te brendeshme, diktuan nevojen e grumbullimit ose te makazinimit te ujit gjate periudhes se lagesht te vitit, per ta perdorur ate gjate periudhes se thate. Ky uje perdoret per ujitjen artificjale te kulturave bujqesore, per furnizimin e qendrave te banuara, per industrine etj.
Krahas ketij qellimi ujembajtes te medhenj jane krijuar edhe per te furnizuar me uje hidrocentralet e medhenje te ndertuar ne luginat e disa lumenjve si: Drin, Mat, Radike, Bistrice etj.
Te gjithe keta ujembajtes jane elemente te rinj qe i jane shtuar natyres shqipetare gjate gjysmes se dyte te shekullit XX. Shume prej tyre perdoren edhe per qe llime te tjera, si per lundrim (ujembajtesit mbi lumin Drin). per peshkim, per ujitje dhe per veprimtari turistike.
Krijimi i qendrave te banuara dhe i rrjetit te rrugeve qe i lidhin ato.
Shtimi i popullsise u shoqerua me rritjen e qendrave te banuara dhe turistike. Kjo u duk qarte ne tokat e perfituara nga bonifikimet. Vecanerisht u rriten qendrat qytetare, te cilat po zene nje siperfaqe gjithnje e me te madhe si: Tirana, Fieri, Shkodra, Prishtina, Duresi etj. Keto qendra lidhen me rruge te ndryshme te ndertuara nga njeriu.
Nje rol te vecante luajn dhe ndryshimet si rezultat i veprimeve industriale. Keto ndryshime jane te lidhura me grumbullimet e mbetjeve te industrise nxierse, te objekteve te tjera industriale sidigat e hidrocentraleve etj.
Nga veprimi mijevjecar i njeriut dhe sidomos gjate gjysmes se dyte te shek. XX, natyra e trevave shqipetare ka pesuar shendrime te llojeve te ndryshme si: zevendesimi i shume pyjeve me kullota dhe toka te punueshme, krijimi i sistemit te taracave, krijimi i ujembajtesve, i qendrava te banuara dhe hapja e sistemit rrugor, ndryshimet e ludhura me veprimtarine industriale etj. Pervec pasojave pozitive ato jane shoqeruar edhe me demtime te medha te natyres.
__________________
Thuaj ate qe mendon dhe mendo ate qe duhet.
Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar
|