Keni
Vezhgues

Regjistruar: 01/02/2003
Vendbanimi: Philadelphia usa
Mesazhe: 3202
|
Emigrimi i popullsise Shqiptare
Emigrimi si dukuri shoqerore e ka shoqeruar popullsine shqiptare ne tere historin e zhvillimit te saj. Si rezultat i ndikimit te faktoreve te ndryshem sidomos i atyre ekonomik dhe politik, emigrimi ka luajtur rol te rendesishem ne zhvillimin e popullsis tone.
Emigrimi i popullsise mundte jete i brendshem, d.m.th. brenda kufijve politik te nje vendi ne formen e shpernguljeve dhe te vendosjeve te popullsise, por mund te jete dhe emigrim i jashtem. d.m.th. ne formen e largimeve te popullsise jashte kufijve plitik. Ne emigrimin e popullsise shqiptare kane ekzistuar te dyja keto forma.
Emigrimi i jashtem i shqiptareve
Nga te dy llojet e emigrimit , te shqiptaret ka mbizotruar tradicionalisht emigrimi i jashtem. Luftrat e shumta. pushtimet e vendit nga te huajt, gjendja e veshtire ekonomike etj. , i kane detyruar shqiptaret te marin shpeshe rrugen e kurbetit. Ky largim nga vendi i tyre ka qene si individual dhe spontan, ashtu edhe masiv dhe i organizuar. Ne rrjedhen e historise njihen disa raste te emigrimit masiv te shqiptareve, si ai i ndodhur ne kohen e pushtimit osman, kur pas vdekjes se Skenderbeut rreth 200,000 shqiptare u detyruan te linin trojet e te pareve dhe te vendoseshin ne jug te italise. Atje numerohen edhe tani rreth 80 fshatra Arbereshe, kryesisht ne Kalabri dhe Sicili.
Gjate dhe midis dy luftrave botrore pati gjithashtu largime te shumta te shqiptareve per ne vende te ndryshme te Evropes dhe botes.
Pas luftes se dyte botrore dhe ne vazhdim deri ne vitet1990 ne trevat shqiptare enstitucionete e larta shteterore mbajten qendrim te ndryshem lidhur me problemin e emigracionit ne teresi, e sidomos lidhur me emigracionin e jashtem. Ne shqiperi ky emigrim u ndalua rreptesisht. Kurse ne Kosove dhe ne viset e tjera ky emigrim u lejua dhe u nxit. Prandaj pjesa me e madhe e shqiptareva qe emigronin gjate kesaj periudhe, u perkiste viseve jashte kufijve politik te Republikes se Shqiperise. Keta emigrante u drejtuan drejt vendeve me te zhvilluara te Evropes dhe te botes, si:Gjermani, Zvicer, ShBA etj.
Me ndryshimet demokratike qe filluan te ndodhin ne Shqiperi ne vitin 1990, filloi edhe nje faze e re e emigrimit te shqiptareve, sidomos e emigrimit te tyre jashte vendit. Madje mund te thuhet qe ky emigrim i dha goditjet e pare sistemit komunist ne Shqiperi, kur ne korrik te vitit 1990 rreth 5000 veta u futen ne disa nga ambasadat e huaje ne Tirane.
Veshtiresite ekonomike qe po kalon Shqiperia pas ndryshimeve politike te vitit 1991 e deri me sot, si rezultat i ndertimit te nje ekonomie te re tregu, kane bere qe shume shqiptare te marin rrugen e emigrimit per te siguruar kushte me te mira pune dhe jetese.
Ne gjithe keto vite, nga 1990 e deri me sote, llogaritet qe rreth 500,000 Shqiptare nga Shqiperia kane emigruar ne boten e jashtme. Pjesa me e madhe e tyre, rreth350,000, ndodhen ne Greqi, rreth 150,000 ne Itali, kurse pjesa tjeter kane emigruar ne vende te tjera te Evropes perendimore, ShBA, Kanada etj.
Shume Shqiptare kane emigruar keto kohet e fundit nga Kosova dhe Mali i Zi per arsye te luftes ne ish-Jugosllavi dhe se fundi ne kosove. Po keshtu edhe shqiptaret ne Maqedoni jane perfshire shpesh ne emigrim, kryesisht drejte vendeve te largeta si:ShBA, Kanada, Australi etj.
Emigrimi masive i shqiptareve eshte shoqeruar nga nje sere efektesh pozitive dhe negative. Nga njera ane, nepermjet tij shqiptaret kane siguruar pune dhe kushte me te mira jetese per vete dhe per familjet e tyre, kane mesuar profesione te reja, kane investuar ne vendin e tyre etj. Nga ana tjeter ky emigrim ka qene kryesisht ilegal dhe eshte shoqeruar shpesh me humbje jete gjate largimit. Duke qene ilegale emigrantet shqiptare nik gezojne te drejtat e tyre te emigrantit ne vendet ku ata ndodhen. Ata kryejne punet me te veshtira dhe me pagesat me te uleta etj.
Diaspora Shqiptare
Emigrimi i vazhdueshem i shqiptareve ka bere qe sot gati gjysma e tyre te jetojne larg Shqiperise, Kosoves dhe trevave te tjera shqiptare.
Vendet qe llogariten te kene numrin me te madhe te shqiptareve te emigruar qe ne periudhat me te largeta, jane: Turqia me rreth 1 000 000 shqiptare, SHBA me gati 500 000 , Italia me rreth 300 000, e me tej me radhe Greqia, Bullgaria, Ausralia, Kanadaja etj. Te gjithe keta se bashku formojne diasporen shqiptare. Kjo diaspore e organizuar shpesh ne shoqata dhe organizata te ndryshme kulturore atdhetare ka luajtur tradicionalisht nje rol mjafte te rendesishem ne ruajtjen e gjuhes dhe te lidhjeve me vendin e tyre ame.
Emigrimi i brendshem
Krahas emigrimit te jashtem nje rol shume te rendesishem ka luajtur dhe emigrimi i brendshem. Ky emigrim eshte pasoj e kushteve te veshtira natyrore dhe ekonomike qe ekzistojne ndermjet pjeseve te ndryshme te vendit. Prandaj shqiptaret kane levizur nga zonat e larta malore drejt atyre fushore dhe nga zonat e prapambetura drejt atyre me te zhvilluara. Kjo ka bere qe zona te tilla si Ultesira Perendimore ne Shqiperi, Fushgropa e Korces, Rafshi i Dukagjinit etj. te jene zona qe vazhdimisht kane terhequr popullsine e shperngulur nga zonat e tjera te larta. Sot keto jane dhe zonat me te populluara ne trevat shqiptare.
Pas vitit 1990, tipike eshte levizja e madhe emigruese e brendeshme e popullsise, levizje qe vazhdon edhe sot. Me zhvillimin e proceseve demokratike ne Shqiperi me lejimin e levizjes se lire te njerezve, nje pjese e madhe e banoreve te zonave malore te vendit, sidomos nga pjesa veriore dhe verilindore, u shprengulen per ne zonat fushore rreth Tiranes, Duresit, Elbasanit, Shkodres, Fierit, Vlores, Korces etj. Motivet e kesaj levizjeje kane qene kryesisht ekonomike. Emigrimi i brendshem ne Shqiperi mund te vazhdoj edhe ne te ardhmen, per arsye se popullsia fshatare eshte e prirur te leviz drejt qyteteve. E rendesishme eshte qe kjo levizje e popullsise te mos i lihet spontanitetit, por te organizohet mbi bazen e kerkesave qe kane si zonat ku vendoset popullsia , ashtu edhe zonat nga te cilat ajo shkeputet.
__________________
Thuaj ate qe mendon dhe mendo ate qe duhet.
Modifikuar nga Keni datë 21/04/2003 ora 07:43
Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar
|