kontinenti
Blujtes
Regjistruar: 14/09/2004
Vendbanimi: mbi kete planet
Mesazhe: 4934
|
Raundi i dyte i bisedimeve Amor - Kontinenti
Tokio-Japoni
May- VI- 2005
Fjalen e kane gazetaret.
Larry King CNN- pyetje; Zoti Kontinenti,heren e kaluar ne Zvicer veshja juaj ishte komplet ndryshe,kurse kesaj here ju jeni i futur ne nja kafaz prej hekuri, a mund ta dime se kush e ka celsin e kafazit dhe, perse jeni futur ne kafaz?
- He i dashur Larry, ti e di qe une te dua shume, sepse me pelqen qe nga menyra se si vishesh me pantallona paliceta me rripa dhe keshtu del ne studio.Sa per celsin e kafazit tim...natyrisht kete gje nuk mund t'ia besoj askujt sepse luhet jeta ime,prandaj celsin e mbaj gjithmone me vete ne xhepin tim.Jo vetem kaq,por,jam interesuar qe askush te mos kete ndo nje cels tjeter qe ne shqip,ne i themi cels kopil,kurre nuk me kane pelqyer kopilat,keto gjera mund t'i pelqejne armikut tim,por, jo mua. Kurse ne kafaz jam futur per ceshtje sigurie sepse sic dihet kjo...bote ka shume te pa pritura dhe reagon ne menyre te me njehershme,ndaj dua te jem i pregatitur.
Cian Kua Hua ;agjensia Hsinhua,Kine;-pyetje; Soku Kontinenti, po sikur te dilni nga kafazi dhe te hani oriz, a sherben kjo per forcimin tuaj kundra armikut tuaj?
- Tunxe Cian, se vetem kete fjale di ne kinezce qe do te thote shok ne shqipen time, sa per orizin po ju them se , armiku im as qe njeh pengesa me disa kokrra orizi, keshtuqe orizi eshte nje vrime ne uje sepse mbi te gjitha ai vete rritet ne uje.
Hans Ditrih Zemke;euronews-pyetje; Kamerad Kontinenti,po ne qoftese do te vinte ketu miku i shqiptareve Franc Bekenbaueri dhe t'ju thoshte te dilni nga kafazi, ju a do te dilnit? Dhe e dyta, po sikur te vinte vete Brigeli a do te dilnit nga ky kafaz?
-Kamerad Hanci,nigjo ktu, jo Bekenbauri te vinte , por edhe ai qe polli Bekenbauerin te vije, un nuk dal kurre nga kafazi.Sa per kamerad Brigelin,jam dakort vetem ne qoftese ai e con kombetaren tone ne kupen e botes, atehere un e jap jeten time me kenaqesi te madhe, me nje fjale dal nga kafazi.
Thanasis Sotiropulos Bakllavasidhis;Gazeta eleftheraqis;pyetje; Kirie Kontinenti perse kafazi juaj nuk eshte prej druri sic ka qene dikur Kali i Trojes?
- Te jete prej druni? Jo re...po pse kirie Bakllavadhaqis, Troja a nuk eshte nje mesim i mire per mua. Armiku im ka nje parim sepse shpesh thote;ky popull do dru.Per kete arsye kafazi im nuk mund te jete kurre prej druri.Une jam pjese e popullit dhe nuk me pelqen druri hic fare.
Bruno Vespa,RAI;pyetje;Sinjor Kontineti, dua t'ju them disa parole te vecanta.Thuhet se armiku juaj ka ne dore nje dosje tuajen te cilen do ta perdore kundra jush ne bisedimet e ardhshme ne Moske.Kjo dosje qendron ne gjuhen italiane dhe eshte nen emrin e koduar ''Liber i Frojdit'',ju keni dijeni per kete dosje,pra keni sapere apo jo?
- He Bruno edhe ti qenke ketu.Si e kam Rafaelen? Po kam dijeni,per kete dosje,e di qe eshte ne doren e armikut sepse vete armiku im ne nje vend eshte shprehur ne menyre te koduar me fjalet ''me ka rene ne dore nje liber i Frojdit ne italisht'' por nuk kam dijeni te sakte se mos ndoshta kjo eshte farse nga ana e saje.Pritet cdo gje nga armiku se gjithmone ka ne dore befasine.
Reiz Cico;Tv Klan;pyetje; O zoti Kontinenti,desha te them ne emrin tim dhe te kolgeve te mi, a kemi shpresa se do te hyjme ne BE ne qoftese bisedimet tuaja do te kene sukses?
- Reizo...vallai nuk osht ne doren time lal,un jam i gatshem edhe per bisedime te metejshme ne sherbim te paqes,por,nga kafazi nuk dal lehte se edhe greku dojte me ma fut,sic e dime te gjithe.
Sykaltra CNN-pyetje;Zoti Kontinenti,une verej nje ndryshim sot tek ju, me duket sikur koken e keni me te holle se heren tjeter ne Zvicer, si shpjegohet kjo gje?
- He, fare e thjeshte, me qe armiku im perdor llap-topin, gjithmone kur nevrikoset e mbyll me force ate llap-top te mallkuar...por, une jam aty brenda se...dhe ne kete menyre ma ka bere koken me te holle.Kam sinjalizime se ka blere nje llap-top te ri sepse kapakun e llap-topit te vjeter e ka thyer.
Zhozef Dioguardi ABCnews;pyetje; Zoti Kontinenti,kur armiku juaj mbyll me force kapakun e llap-topit cfar beni ju ne ate cast?
- E cfar te bej tjeter vetem bertas o noneeeeeee, gje e cila nuk e prek hic telin dobet te armikut tim,kjo eshte arsyeja qe armiku im ka blere nje llap-top te ri.
______________
Bisedimet e Tokios u kryen me sukses.
Tani presim raundin e trete ne Moske.
Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar
|