Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqėrore > Letėrsia > Letersia e Rilindjes Kombetare > Andon Zako Cajupi > Andon Zako Cajupi
Gjithsej 2 faqe: [1] 2 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Ami-
Anėtar Aktiv

Regjistruar: 18/12/2002
Vendbanimi: Venezia
Mesazhe: 569

Andon Zako Cajupi

Emri i tij i vërtetë është Andon Çako, nuk dihet për ç'arsye ai përdori edhe formën Zako. Emri letrar Çajupi është emri i një mali të vendlindjes, mallin dhe kujtimin e së cilës e nguliti dhe e përjetësoi në pseudonimin e tij. Lindi në Sheper të Zagorisë më 27 mars 1866. Mësimet e para i mori në vendlindje ku kreu dhe një shkollë gjysëm të mesme greke.
Andoni ishte vetëm 15 vjeç, kur la shoqërinë për të ndjekurnjë kolegj francez në Aleksandri. Në kolegj mori një kulturë të mirë dhe u dallua ndër të parët midis shumë nxënësve të kësaj shkolle që vinin nga vende të ndryshme të Mesdheut. Me këtë kulturë ai i kishte të hapura dyert e universitetit, të cilin e ndoqi në vitet 1887-1893 në Gjenevë, ku studjoi për drejtësi.
Emri i tij nisi të njihej në rrethet e atdhetarëve që në fund të shekullit, kur botoi më 1898 artikullin e gjatë "Duke kërkuar një alfabet", në të cilin spikat shqetësimi i tij për unitetin e lëvizjes kombëtare dhe kulturore, për shkrimin dhe lëvrimin e gjuhës amtare përmes një alfabeti të njësuar. Por vepra që e bëri të njohur në mbarë botën shqiptare ishte përmbledhja poetike "Baba Tomorri" (1902) ku përfshiu komedinë "katërmbëdhjetë vjeç dhëndërr". Me këtë vepër ai u bë poeti më i njohur pas Naimit, figura që zuri vendin që mbeti bosh pas humbjes së poetit kombëtar më 1900.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 01 Janar 2003 17:21
Ami- nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Ami- Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Ami- (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Ami-'t! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Ami- Shto Ami- nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Ami- nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Antonjo
TiranaHost

Regjistruar: 18/12/2002
Vendbanimi: Al
Mesazhe: 8

Andon Zako Ēajupi

Tani disa vjet, kemi rënë tepër pas politikës... Po-
litika! Fort mirë. Po na duhet dhe letratura, për zo-
në! Kemi nevojë të dëfrejmë e të çdëfrejmë dopak,
të jetojmë dhe me ëndërra. Pastë të mirë, pra, z.
Milo Duçi, që na mbushi dëshirën e zemërs, se «E
thëna» do të na zbavitij mjaft, sa të harrojmë, një
orë a dy, mendimet e mundimet e jetës, ndë këtë bo-
të ku hollësitë, kodhelet dhe lodrat e politikës gati
na prishin trutë në ditë të sotme. Do të më thuani
se jam në gabim, se politika për shqipëtarët është
si buka që hanë; janë të 'lindur për politikë. Për një-
mënd, ndë Shqipëri genden plot ministra, qeveritarë,
depytenj, diptlomatë të fortë. Mbijnë sikursi kërpu-
dhat nga dheu... Përkundra, shkronjëtorët, vjershëto
rët, janë fort të pakët. Në këta 3 a 4 vjet të fundll
Shqipëria ka mundur me pas më tepër se 300 a 40i
ministra, diplomatë, deputenj të çkëlqyerë! Po, qysh
40 vjet e tëhu, s'ka mundur me na dhënë veç 4 a .
shkronjëtorë e vjershëtorë që meritojnë të përmendej
në letratyrë... Si shpjegohet kjo pasuni në pikëpamje
të politikës? Unë, që jam krejt budallë në këtë pi
këpamje, them se, për shumicën e shqipëtarëve poli
tika është një punë fort e letë dhe u vërtetoj se, pë
me fitu bukën, në këtë botë të rreme, zanati m'i lehti
është të bënesh ministrë. S'ke nevojë të dish asnje
punë, asnjë mjeshtëri me themel. Ministri i bujqësisë
bie fjala, takon të mos çquajë qepët nga prasët; minis-
tri i luftës takon të mos ketë marrë një pushkë ne
dorë; ministri i financës takon të mos ketë fituar as-
një grosh, veç me të grabitur, ministri i arsimit takor
lë mos dijë as shqip, veç të mundij të shkruaj nje
ë me dy pika në krye: ministri i punëvet përjashtëme
takon të jetë prift a hoxhë..., dhe puna të vejë mba-
rë gjithmonë...1). Një herë në një kohë, populli lypte
nga qeveritarët të jenë sidomos atdhetarë të vërtetë
Jo, sot s'është nevojë.

Ndë Shqipëri, një turkoman, një grekoman, një
sllavoman, një intrigant, një tradhëtor, takon te bëhet. pa vesvese, regjent, ministre, depytet, prefekt; faqe me nder, dhe mbret...

A. Zako (Çajupi)

Kajro. shkurt 1922


////////////////////////////////////////////////////////////////////////////////
1) Ironi therëse per gjendjen politike të viteve 1919-22 veçanërisht për qeverite e Durrësit, të Verlacit e të Zogul. e për dallaveret e tyre parlamentare.

*) U botua si parathënie në dramën •«E thëna»- të Milo Ducit (shkrimtar, gazetar patriot, bashkëkohës me Çajupin, i cili veprimtarinë e zhvilloi gjithashtu në Egjipt). Parathenia shpreh një moment lodhjeje, pakënaqësie e brenge te poetit, i cili shihte se punët s'po vinin mirë. Është ajo plasje në shpirt që e provonin mjaft intelektualë demokratë në vitet 1920, kur panë se sakrificat e vegjëlisë dhe të patirotëve te vërtetë po merreshin nëpër këmbë. Shqetësimet që shpërthejne ne këtë parathënie janë ato të patriotit, demokratit, iluminislit, që është i lidhur ngushtësisht rne interesat e atdheut: Shkrimin e përshkon një ironi e mprehtë qe thellohet (deri në sarkazëm therëse.
///////////////////////////////////////////////////////////////////////////////////

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 16 Janar 2003 17:53
Antonjo nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Antonjo Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Antonjo (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Antonjo't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Antonjo Shto Antonjo nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Antonjo nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
volter
shpirt artisti

Regjistruar: 19/11/2003
Vendbanimi: Moscow
Mesazhe: 4646

A.Z Ēajupi

A.Z Çajupi (1866-1930), është një poet rustik, i tipit të këngëtarit popullor, i mbiquajtur Mistrali i Shqipërisë; ai i solli letërsisë shqipe komedinë e zakoneve dhe tragjedinë me temë historike. I shkolluar në një kolegj francez të Aleksandrisë dhe në Universitetin e Gjenevës, njohës i mirë i letërsisë franceze, A. Z. Çajupi solli ndër të parët në shqip fabulat e La Fontenit, duke hapur kështu udhën e përkthimit e të përshtatjes në gjuhën shqipe, të veprave nga letërsisa botërore, që ka qenë dhe vazhdon të mbetet një nga udhët e mëdha të komunikimit të shqiptarëve me kulturën botërore.
Me krijimin e shtetit shqiptar (1912) shkolla romantike e lindur në truallin e lëvizjes kombëtare, e humbi bazën e vet historike; ideja kombëtare i lë udhën idesë njerëzore dhe në zhvillimin e letërsisë shqiptare shfaqen prirje e stile të reja.

__________________
Poets were the first teachers of mankind. Horace

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 30 Janar 2004 14:23
volter nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė volter Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me volter (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: volter Shto volter nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto volter nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
amoxil
I perjashtuar nga forumi

Regjistruar: 13/06/2004
Vendbanimi: •
Mesazhe: 3949

ANDON ZAKO ĒAJUPI

(1866 - 1930 )



Shkurt per jeten e A.Z Çajupit:

Shkrimtar i periudhes e Rilindjes. U lind ne 1866 ne Gjirokaster. Ne moshen 15 vjeçare shkoi ne Egjipt per te studiuar ne nje kolegj Francez. Pasi mbaroi shkollen shkoi ne Gjeneve per te studiuar per Drejtesi. Me pas u rikthye ne Egjipt ku ishte gjalleruar levizja shqiptare. Vepra e tij e mirenjohue "14 vjeç dhenderr" eshte vene ne skene shpesh neper teatret Shqiptare dhe TV. Arriti te shohe me syte e tij Lirine e Shqiperise te cilen e ksihte deshiruar shume dhe vdiq ne 1930 ne Egjipt.

__________________
Nė faktin se jemi askushi dhe nuk kemi me tė vėrtetė kurrgja. Sa mė pak kemi, aq ma tepėr mundemi me dhan. Duket diēka e pabesushme, por kjo ashtė llogjika e dashunis.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 22 Gusht 2005 01:37
amoxil nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė amoxil Vizito faqen personale tė amoxil't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: amoxil Shto amoxil nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto amoxil nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
amoxil
I perjashtuar nga forumi

Regjistruar: 13/06/2004
Vendbanimi: •
Mesazhe: 3949

Poezi legjendė tė poetit Andon Zako Cajupit

Bashkangjitje: Kliko pėr tė hapur kėtė file nė njė dritare tė re aleksandi i madh.jpg
Ky file ėshtė shkarkuar 96 herė.

Koment i thjeshte

Shpesh nga nxitimi dhe gjykimi i pa menduar kane ndodhur ngjarje te dhimbshme ne jeten njerzore.
Edhe ne jeten e popullit shqipetar ka patur ngjarje tragjike te cilet jane kallxuar si legjenda ne tregimet popullore Shqipetare, ngjarje te cilat kane shuar jo vetem dashurine njerzore midis njerzve por kane shuar deri dhe jeten e nje familje te tere. Ato kane ardhur dhe vine nga keqkuptime qe lindin prej nje nxitimi dhe gjykimi te gabuar.
Nje nder ato ngjarje te dhimbshme eshte dhe historia e Mitros, ngjarje te cilen poeti i madh Andon Zako Cajupi e ka bere legjende te perjetshme ne poezine e tij Kurbeti. Kjo poezi legjende na meson qe te mos jemi kurre te nxituar dhe kurre te mos gjykojme ngutshem asgje pa u ulur nje here dhe pa menduar mire si dhe pa degjuar cdo gje me vemendje te madhe ! Cajupi me keto vargje na therret per kujdes e maturi, per qetesi dhe durim ne cdo mendim dhe veprim,,,!

__________________
Nė faktin se jemi askushi dhe nuk kemi me tė vėrtetė kurrgja. Sa mė pak kemi, aq ma tepėr mundemi me dhan. Duket diēka e pabesushme, por kjo ashtė llogjika e dashunis.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 25 Gusht 2005 01:27
amoxil nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė amoxil Vizito faqen personale tė amoxil't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: amoxil Shto amoxil nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto amoxil nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
amoxil
I perjashtuar nga forumi

Regjistruar: 13/06/2004
Vendbanimi: •
Mesazhe: 3949

Kurbeti

Mitrua, kur u martua
ndënji një muaj me grua!
Erdhi dita për të ndare
dhe u ndanë duke qarë!

Gruaja qënkej me barrë
dhe kur polli, bëri djalë.
Po Mitrua ku ish vallë?
Motëmot që qe larguar,
një kartë s'i kish dërguar!

Ku t'i shkruaj mëm' e mjerë
për djalënë që kish lerë?
Tri vjet, katër, dhjetë shkuan!
Mitrua harroi gruan!

E varfëra se ç'pësoi,
të ritë vetëm e shkoi.
Ç'e deshi të tillë burrë,
që s'e pati pranë kurrë!

Gjith' bota ven' e vinë,
Mitrua harroi shtëpinë,
nuk e di që ka dhe djalë!
Rron a ka vdekur vallë?

Këto thosh grua e mjerë,
po burrit i mbajti nderë.
E zeza grua se ç'hoqi!
Humbi shpresën tek i shoqi:

kur pa ngrën' e kur pa pirë,
punoi e rriti të birë.
Kurbeti, shokë, kurbeti,
kush vate e nukë mbeti?

Mitrua zuri Misirë,
po puna s'i vinte mirë.
Qysh të vejë puna mbarë
për të zeztë shqipëtarë?

Shkretojënë mëmëdhenë,
tek perndon dielli venë!
Ku vini, more të mjerë,
se sot s'ësht' si njëherë...

Qysh vini në vend të huaj,
kur s'dini as gjuhnë tuaj?
Lum kush rron në vend të tij
me qe, me dhën e me dhi.

Mos u ndani nga shtëpia,
të mos mpshojë1) perëndia,
se perëndia, kur mpshon,
gjynaqarët i mundon.

Puna nukë ka të sharë,
po punoi vetë n'arë,
zini çapën e hostenë
dhe parmëndën që çan dhenë.
Nga fëmia mos u ndani,
po punoni që të hani;

Grurëtë që bëni vetë,
u harrin për këtë jetë.
Me zakonetë që kini,
kurbenë duhet ta lini,

të nderçim jini, të zotë,
po nderi sot s'ka te shkuar,
e drejta në këtë botë
është fare shtrëmbëruar...

Në kurbet venë të tjerë,
ata që s'duanë nderë,
se zakonet u ndërruan;
burri që fiton, shet gruan,
burratë rrojnë nga gra...

Po për Mitro shqipetare
këto zakone të ra
nuk i dukeshin mbarë.
Ndaj hoqi e voi shumë,
kur pa buk' e kur pa gjumë,

rrahu Misirë të tërë,
nukë la punë pa bërë,
gjithë jetën nen' urdhër,
qeseja si kokë hudhër,

E shoqja e kish qarë,
njëzet vjet që s'e kish parë!
Dhe në mos e paftë kurrë,
djali u rrit, u bë burrë,

mëmën do ta mbajë mirë
me të ngrën' e me të pirë.
Pas njëzet vjet, nga kursimi,
Mitros iu shtua fitimi,

solli ndër mënd Shqipërinë
gruan e tij dhe shtëpinë;
psherëtiti zëmër' e tij
dhe qau si çilimi;

Dhe te nesërmet, ndaj të gdhirë,
Mitrua e la Misirë.
Ta kish ditur, kur ish ndarë
që la gruan me barrë,
mbase kish ikur më parë.

Shtatë dit' e shtatë net
bëri Mitrua në det;
mbaroi udhën e gjatë
dhe vate në fshat me natë.

Ne shtëpi u afërua,
Ndënji pak e u mendua,
dhe me vete të tij thosh:
«Në gjeça shtëpinë bosh?
Në mos e gjeça të gjallë
Gruanë!»

Me këto fjalë
Shikon shtëpinë me dritë
edhe vate në fëngjitë1)
të shojë kush është brënda,
t'i përgjojë ja ka ënda.
Djali kuvëndon me mëmë;

«Pse qan, i thosh, kur ke mua?
Ç'kanë shkuarë t'i lëmë
dhe duajmë si të dua.

— Të dua, thosh mëm' e mjerë,
me shpresë tënde kam rruar,
nga ti harrova qederë,
dhe gjith'ato që kam vuar,
dhe sot rroj me shpresë tënde"

Kur gjegji këto kuvënde,
Mitrua ngriu në fëngjitë.
Fatziu, ç'vuri nër mënde!
Vuri syn' e pa në dritë,

pa një trim të ri me gruan!
Mëndja ju turbullua!
Mitrua kujton Misirë,
sheh vetëhenë me brirë...

0 Mitro, mendoju mirë,
mëma përkëdhel të birë,
nukë të ka turpëruar,
se me nder të madh ka rruar!

Ç'mendohesh, more fatzi!
Hyrë brënda në shtëpi
dhe merr djalënë në gji.
«0bobo! sytë ç'më panë!
Tha Mitrua si i marrë.
Pashë gruan me jaranë,
po tani do t'ju bëj varrë!

Do t'u bie me kobure,
t'i lëshoj në shesh shondure.1)
Mua të më vënë brirë!»
Tha, dhe goditi te bire!

Meme e zeze ulëriti,
pushtoi djalën dhe briti,
po Mitrua nuk priti,
pushka krisi dhe një herë,
ra përmbys dhe mëm' e mjerë!2)

Vaje

Që ditën që vdiqe, që kur s'të kam parë,
lotet që kam derdhur s'më janë dhe tharë!
Shumë vjet u bënë, sot u mbushën dhjetë,
që kur më ke lënë dhe s'të shoh në jetë!

Në ç'kopshte me lule ke qëndruar vallë?
S'të vjen keq për mua? S'te vjen mall për djalë?
0 ëngjëll i bukur, mos mëno në botë,
kthehu të të shomë, të na mbeten lotë.

S'rrojmë dot pa tynë, ti si rron pa neve?
Motemot që rrojtëm bashkë, s'më urreve.
Atje. tek rri janë qipariz' e varre. ..
Kthehu të të shomë, mos na le për fare!

Mos na le të gjorë, me zemër të ngrirë,
kthehu të gëzohesh kur të shoç tët birë;
E ke lenë foshnje, tani u bë burrë,
s'arrite ta rritje, s'të ka parë kurrë!

Për ty shumë herë çoç do të më thotë.
po s'mund t'i përgjigjem, se më mbytin lotë:
Kthej kokën mënjanë dhe vështroj përpjetë,
duke psherëtitur te zot' i vërtetë.

0 zot i vërtetë, s't'erdhi keq për djalë,
kur i more mëmën dhe më le të gjallë?
Të më keshe marrë, do të qe më mirë
dhe të rronte mëma, të rriste të birë.

Me se rrojnë foshnjat? Ç'i rrit çilimitë?
Dashuria e mëmës dhe përkëdhelitë.
0 zot, të jam falë, mos më le të mjerë,
dërgom' Evgjeninë ta shoh dhe një herë!

«Pse s'kuvëndon mirë, more punëbardhë,
cili vdiq njëherë dhe prapë ka ardhë?
Gjith' humbasën gruan, mëmën e babanë,
po ata që mbetën si ti nukë qanë!

Të vdekurin lotët s'e bien në jetë,
po lutu dhe falu të rriç djalën vetë.
Doje drit, o qiell, more dritën time
dhe më mbushe jetën plot me hidhërime!
Tani rroj pa shpresë, ndaj s'dua të rroj,
se dhe perendine tani s'e besoj!

II

Diten e vitit të parë
U be qiameti i math:
nga dëbora që ka rarë
faqez e dheut u zbarth.

Cingërim' errësirë,
jashtë veriu pëllet,
bie bor' e breshërirë
dheu duketë, si. det!

Është natë, nat' e zisë,
Vetëtit edhe gjëmon,
një ëngjëll i perëndisë
dergjet sëmur' e rënkon!

Ka tri dit' që po mundohet
dhe me vdekjpn qërton,
po vdekja s'do të mërgonet
se shpirtin e saj kërkon!

Perëndi, lëmë të gjallë,
po lutetë mëm' e mjerë,
të mund të rrit këtë djalë,
s'ka një javë që ka lerë.

Kush do ta marrë ta rrisë?
Jetim qysh do të rrojë?
Kush do t'i japë të pijë,
si unë kush do ta dojë?

Kush do ta dojë Stefanë?
Më ndje, o zot i vërtetë.
se Stefani ka babanë
dhe do ta rritijë vetë.


ÇAJUPI

__________________
Nė faktin se jemi askushi dhe nuk kemi me tė vėrtetė kurrgja. Sa mė pak kemi, aq ma tepėr mundemi me dhan. Duket diēka e pabesushme, por kjo ashtė llogjika e dashunis.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 25 Gusht 2005 01:32
amoxil nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė amoxil Vizito faqen personale tė amoxil't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: amoxil Shto amoxil nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto amoxil nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
shelgu
-

Regjistruar: 27/11/2007
Vendbanimi: EU
Mesazhe: 8928

Shkrimtari Andon Zako Çajupi, më 1887 erdhi në Zvicër, pikërisht në Gjenevë, ku studioi Drejtësinë. Përfundoi në Gjenevë studimet, më 24 tetor 1892 dhe mbeti aty edhe më vonë, ku edhe ishte martuar me vajzën e quajtur Evgjenia, me të cilën pati një djalë, Stefanin. Evgjenia vdiq aty nga viti 1892.

 

 

Punërat e Perëndisë

Zot i math e i vërtete,
çdo pun' e ke bërë vetë;
bëre qiejtë dhe denë,
bëre yjtë dhe dhenë,
bëre diellin' me dritë,
bëre nat, e bëre ditë,
bëre erënë dhe retë,
bëre pemëtë me fletë,
bëre hënëzën me yje,
bëre fusha, male, pyje,
bëre zogjtë, që këndojnë
dhe lulet që lulezojnë,

bëre dimër' e beharë,
bëre kuaj e gomarë,
bëre misër edhe grurë,
po më shumë bëre gurë.
Si bëre kaqë të mira,
bëre dhe shumë egërsira:

bëre arinë dhe derrë,
bëre... po ç'nukë ke bërë?
Bëre botënë të tërë,
bëre dhe djallë me brirë!
Çdo pun' e ke bërë mirë,
po një gjë bëre pa mënde
dhe prishe punën tënde:

Kur bëre derr' dhe arinë,
Ç'deshe që bëre Turqinë?
Se të mos qenkej kjo farë,
bota do të vinte mbarë,
dhe do të lulëzonte,
Shqipëria do t'gëzonte.

Modifikuar nga shelgu datė 27/11/2007 ora 15:18

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 27 Nëntor 2007 14:52
shelgu nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė shelgu Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me shelgu (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: shelgu Shto shelgu nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto shelgu nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
shelgu
-

Regjistruar: 27/11/2007
Vendbanimi: EU
Mesazhe: 8928

Shkrimtari Andon Zako Çajupi, më 1887 erdhi në Zvicër, pikërisht në Gjenevë, ku studioi Drejtësinë. Përfundoi në Gjenevë studimet, më 24 tetor 1892 dhe mbeti aty edhe më vonë, ku edhe ishte martuar me vajzën e quajtur Evgjenia, me të cilën pati një djalë, Stefanin. Evgjenia vdiq aty nga viti 1892.

KENGA E KANDARIT


Grua po prishet kandari
S'eshte me ai i pari
Qe qendronte dite e nate
Gati si barut i thate
Qe punonte dimer e vere
Pa u lodhur asnjehere
Qe ishte i lehte si flete
Qe mbante kryet perpjete
Qe turrej si trim ne balle
Qe kapte zocken te gjalle
Qe rropatej neper shpella
Ku ishin me te thella
Tani s'e di se cka pesuar
Here here rri menduar
Kur ben ftohte e acar shume
Struket e bie ne gjume
Ndonese eshte i permalluar
Gjuetine e ka rralluar
Kerkon belushka te ngrohta
Shijon shalushka te plota
Dhe me to sa guduliset
Fillon celet kapardiset
Buckoset e i qesh nuri
Edhe merr pamje prej burri
Pastaj fillon nga zanati
Si e ka bere dhe i jati
Dhe rreshqet vrull si ngjale
Drejte vendlindjes nga ka dale

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 27 Nëntor 2007 14:52
shelgu nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė shelgu Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me shelgu (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: shelgu Shto shelgu nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto shelgu nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
shelgu
-

Regjistruar: 27/11/2007
Vendbanimi: EU
Mesazhe: 8928

 
Pamje e parë: Burrë e grua*)


(Është natë. Brënda në një odë për të fjetur, zoti Vangjel e zonja Tanë bëhen hazër për të rënur. Në fund të odës ndrit një llambë afër shtratit.)


   Tana
Dëgjo, burrë...
  Vangjeli
C'ke, moj grua?
T. (Rënkon.)
Jam sëmurë.
        V.
Që kur! Ç'thua?
         T.
Ç'them? Ja them që jam sëmurë,
koka më digjet si furrë,
s'e keshë pësuar kurrë.
          V.
Po tani, vallë, ç'pësove?
Më duket se u ftove;
gjithë natën u zbulove
dhe s'më lë fare të flërë!
           T.
Gjithë ditën ç'keshe bërë?
Ti për bar e për dru s'vete
dhe qahesh se nukë flete?
Tërë ditën ngas qetë
dhe drek' e darkë bëj vetë,
gjithë puna përmi mua!
           V.
Përse të kam marrë grua?
Gratë për punë po janë.
            T. (Qesëndis.)
Edhe burratë të hanë
dhe të rrinë nat' e ditë!
            V. (Me inat.)
Mos më bën të të godit.
se zakonë s'e harrova,
sonte shumë të durova.
Nga hunda s'më heq dot kurrë,
se nuk' jam si çdo burrë!
Jam shqipëtar i vërtetë,
do të bëj si dua vetë!
Ç'ke që s'pushon duke qarë?
Nga une ç'të ligë ke parë?
S'të kam lënë si të tjerë,
Vetëm, të shkret' e të mjerë.
Nukë ika kurrë nga fshati,
eja, s'të shkoi inati?
Ngreu të biem të flëmë
dhe këto fjalë t'i lëmë.
             T.
Bjer e fli, mua s'më flihet.
             V.
Nesër, porsa që të gdhihet,
do t'dërgoj djalën me vrapë
të bjerë jatronë1) prapë.
               T.
Cinë jatro?
               V.
Adhamutnë.2)
               T.
S'e shoh dot me sy çifutnë,
as për mace s'i vë besë!
               V.
Le. moj grua, ta thërresë,
kokën mund të ta shërojë.
                T.
Nuk' e dua të më shojë!
Të bukur jatro që gjete!
Më p'hair të ruaj qetë.
                 V
Mos kuvëndo kështu, moj grua.
             T. (Me inat.)
Nuk' e dua, nuk' e dua!
Pse s'shëron gruan e tij?
Se nga ajo ha e pi. ..
Ndaj e mori me një sy,
i dalçinë që të dy.
              V
Ç'jatro të të bie unë?
Mitrua s'është këtunë,
dhe Naum kokëshiniku
këtejë natën iku. . .
Në vende të tjerë vanë,
këtu vetëmë na lanë,
ikn' e muarë Misirë,
u hante koka për brirë
             T.
Prapa diellit të venë,
se çnderuan mëmëdhenë,
s'jam sëmurë për jatrua,
se s'më ka gjë koka mua,
Po të më ndëgjosh një fjalë.
             V.
Folë, ç'do të thuash vallë!
Do t'më lësh dhe sot pa gjumë?
             T.
Kemi ara, vreshta shumë. . .
             V.
Të gjitha ç'duhen i kemi,
si do zot vetë jemi;
si ne s'ka shumë të tjerë.
              T.
Sa qe e ndyera vjehrrë,
pas takatit pleqërisë,
bënte punët e shtëpisë,
dhe kur ktheneshë nga ara,
gjejë darkënë përpara.
Po tani, ç'të bëj më parë,
në vrështë të jem a nd'arë?
Të të bëj dhe drek' e darkë?
Tani s'mund, se jam më plakë.
               V.
Plakë? S'je plakë, moj grua,
po je ashtu si të dua.
               T. (Me të lutur.)
Të të vijë keq për mua:
punëtë janë të rënda,
S'punoj dot jashtë dhe brënda.
Puno sa të duash vetë
arat jepi me të tretë
Kjo punë s'bënetë kurrë,
po djali na u bë burrë.
Ndaj të lutem ta martojmë,
erdhi dita të gëzojmë.
Ne pa nuse pse të rrimë?
Kur të kem nusenë ndihmë,
punëtë bënenë vetë,
nukë rrojmë me jetë!
Pse s'më flet?
         V
Ç'të them, moj grua?
Çuditem me ç'fjalë thua!
Katërmëdhjetë vjeç djalë
do ta martosh?
           T.
Sa jam gjallë,
dua të gëzoj si mëmë!
           V.
Eja të biem të flëmë.
           T.
T'i ç'më thua, u ç'të them!
Sikur kemi shumë djem!
Me Gjinë mbeti kjo derë.
            V.
Qasu të të bëj të tjerë,
të pjellç, pa mbushurë moti...
            T. (Duke qarë.)
Me fjalë je shum' i zoti.
            V.
Ç'ke që qa prapë taninë?
            T. (Me lot.)
Ku të mos qaj un' e mjera?
Une të flas me perëndinë,
ti më flet fjalë të tjera!
            V.
Eja moj grua nër mënde.
            T.
Çuditem me kokën tënde.
            V.
Sado qave, ngreu bjerë.
            T.
S'je baba si të tjerë!
Thuajmë, për perëndinë,
pse s'do ta martojmë Gjinë?
             V.
Ësht' i vogëlë, moj Tanë!
             T.
C'thua! Pa shikoi shtanë
bota nukë shonë vjetë.
Shihe sa mori përpjetë:
duketë njëzet vjeç djalë,
kur hipën e bredh me kalë.
Me mua kur u martove,
sa vjeç jeshe, mos harrove?
Tani për djalënë tonë
do të ndërrojmë zakonë?
              V.
Mos kërko ç'bënim njëherë,
Po shiko ç'bëjnë të tjerë:
Shiko bejnë rrënjëdalë,
nukë ka dhe ai djalë?
Kur i thashë ta martojë,
«Le të bëjë si të dojë,
s'më ha malli për tim birë,
u për vete të rroj mirë"
më tha dhe më ktheu kratë.
             T.
I muarë mëntë gratë!
Të bukur njeri që gjete!
Ai të kish mënt për vete,
nukë shkretonte shtëpinë,
s'kish marrë porropotinë!
Mëndjeprishur, zemërligu,
la të shoqenë dhe iku!
E zeza grua se ç'hoqi'.
Njëzet vjet e la i shoqi
dhe në pleqëri s'e poqi,
(Të mos arrij' të kish ardhë!).
nukë pa ditë të bardhë:
nat' e ditë duke qarë
nga turpetë që kish parë.
E mba mënt ç'grua ka qënë?
S'kishe shoqe në vënd tënë:
e nderçme, zëmërmirë,
punoi e rriti të birë.
Ka qenë grua për mbretnë.
burri s'ja diti kimenë.
Dhe tani në pleqëri,
dashuri më dashuri!
E gjetë nga perëndia,
se prishi shtëpin' e tia!
Gruaja vdiq nga qederi!
Këtë kërkonte dhe derri:
tani mban disa të tjera,
i vaftë shpirti në ferral
            V.
Pse kuvëndon kështu, moj Tanë?
Njerezit e mëdhenj kështu e kane:
njerezit e tyre i mundojnë
duan ata q'i lëvdojnë.
            T
Në bëjnë kështu të mëdhenjtë,
djalli t'i marrë për jetë!
Beu djalën ta martojë!
Me sy nukë do ta shojë,
se në turpe do të rrojë,
si ka rrojturë ngaherë!
Dhe guxon e mson të tjerë!
Ka lojturë nga fiqiri.
Një ditë më thosh i biri:
"Baban' e mirë nderoje,
baban' e lik duroje"
Do të bëhet djal' i mbarë,
se me mëmënë ka gjarë
Po në ngjaftë me babanë. ..
            V
Minji gdhietë, moj Tanë!
Tani lë bejnë mënjanë
dhe hajde të flemë pranë,
eja se më mori gjumi. (Shtrihet.)
              T.
Dhe mua më marrtë lumi!
              V.
Pa dhe nesër kuvëndojmë
              T.
Djalënë do ta martojmë?
              V.
Pa të shomë. . .
              T.
Ço të shoç?
Nukë do të më ndëgjoç!
Ndëgjo dhe mua një herë.
             V.
Të ndëgjoj, po hajde bjerë.
             T.
Të vi, po të më apç fjalën,
që do të martojmë djalën.
             V.
Puna, s'bënet me një natë,
do menduar gjer' e gjatë.
              T
Ç'do menduar, pa më thua?
              V.
Ç'vajzë do t'i apëm grua?
             T.
Mos e ki këtë qeder:
djalën tënë kush s'e merr?
Kush nuk' e do Gjinon tim,
q'është nga trimat më trim?
             V.
Trimërinë s'ja nxë dheu!
             T.
Nukë është si djalë beu. ..
po ësht' i mir' e i mbarë,
kush ta rrëmbejë më parë.
S'është ndonjë djal' i mbetur
unë nusen ia kam gjetur.
             V.
Ja ke gjetur! Po ç'e thonë?
             T.
Çupën e gjitonit tonë.
             V.
Cinë çupë, Marigonë?
Çupën e zotitë Kore?
             T.
E bukur e .punëtore.
Mos e pyet ç'grua është!
Si për ara dhe për vrështë,
pun' e saj s'gjëndet në jetë,
Punon vetëmci sa dhjetë!
Nukë them mirë? Ti ç'thua?
             V.
Në do të më ndëgjosh mua,
Gjini Katonë të marrë,
të bëhem krushk me korçarë. . .
Ara, vreshta shumë kanë.
             T.
Ti pse s'e do Marigonë?
Ajo nuse bën për mua.
             V.
Po ësht' e madhe, moj grua.
Njëzet vjeçe!...
             T.
Kaq e dua,
nukë marr nuse për sisë,
po për punët e shtëpisë;
të dijë të ngasë qetë,
se nukë mund t'i ngas vetë,
të na bëjë dru nga mali.
            V.
Mirë ti, po ç'thotë djali?
Gjini me të do të rrojë.
            T.
Doemos që do të dojë!
Pse kuvëndon kshtu, mor burrë?
Pyeten fërnija kurrë?
Ta martojm' ashtu më rruash.
            V.
Moj grua, bën si të duash
dhe më qafë t'i kesh vetë!
            T.
Em këtu, em n'at jetë!. . .
Nesër do t'vete të bluaj,
të shëtunë të gatuaj,
të diel të bëjmë dasmë,
gjithë miqtë t'i gërshasmë (Qan).
           V.
Tani pse qa?
           T.
Qaj nga gazi,
më shpëtove nga marazi.
Tani do të bënem vjerrë!
           V.
Shuaj dritën dhe shko bjërë.
(Të dy bien të flënë në shtrat. Perdja mbyllet.)
 
 
Pamje e Katërt; Dit' e Dasmës (Ndë odë të krushqet, sofra plot me mish të pjekur m
hell. Burra, gra, çupa, djem, këndojnë a hedhin valle.
Çoku kërcet ndonjë pushkë. Burrat e shtrojnë me dolli,
dhëndri rri më këmbë, dhe dy a tri trima qerasin kru,-
shqit pas urdhërit "dollibashit". Këto të gjitha bëhenë
më darkë.)
I.
Gratë vetëm:
A të pëlqen nusia,
more djal' o lulia?
Ësht' e mir' e shoqe s'ka,
m'e mirë nga gjithë na.
Nusia si zogë deti,
sikur është bijë mbreti.
Gra e burra bashkë: Ç'mirë ja bëm' krushkësë,
q'i muarm të bijënë,
atë më të mirënë,
Maro gjeraqinënë.
Burrat vetëm, në valle: Moj unaza rreth me ar,
per grua do te të marr,
gjithë të kanë nakar.')
nakar le të kishninë,
sa të mos pëlcisninë.
Moj unaza rreth flori,
gjithë të kanë zili,
se do të të marr ndë gji.
Zili le të kishninë,
sa te mos pëlcisninë.
II (Burrat rrinë përdhe të pinë me dolli.) Nuni:
Djalë, bjerë,
shtjerë verë
shtjerë, shtjert--
në të tjerë.
Pini vere,
mor të mjerë,
se qederë
do tua nxjerrë.
Gjithë burrat: Kush e pi këtë dolli?
Zoti nun me trimëri,
i gëzofshim më shtëpi!
Nuni te prifti:
0 prift, të kam gjetur!
Pa pirë ke mbetur,
të gjej me kupë me verë
lë ëmbël si shqerë.
Prifti
Tek unë mir' se të vish.
N.
Këtë ta dish e ta pish
për shëndet të dhëndërit,
që rri më këmb' e dremit.
Gjithë tok
Shëndet të mirë të ketë,
të trashëgohet për jetë! (Kërcet
një pushkë).
P. (Te nuni)
Zoti, nun, mir' se më erdhe!
Po verën pse na e derdhe?
N. (Te prifti)
Mir' se të gjeta, uratë,
të kesh jetënë të gjatë.
Kupën e piva me fund
dhe më tutje, mo e tund.
P.
S'e pi dot, jam prift njeri.
N
Të di, uratë, të di. . .
P.
Kur e bën emërë vete
pike në kupë mos mbete!
Ti që vure sot kurore,
pagezofsh edhe me dore,
Gjithë tok
Nuni që vuri kurorë
pagezofte e me dore
urdher, o nun se jam plak
të lutem, bëmë konak.
N
Konak? Gjej Vangjel' e shkretë.
P
Këtë kërkojë dhe vete'
Vangjel, e mira të gjete.
V
Me një kupe ç'do të jetë?
P.
E di mirë kush martonet?
Djali të të trashëgonet.
Do ta pi pas urdherit,
shendet te dhëndnt!
Gjithë tok
Dhëndëri të trashëgonet,
të gëzonet e të shtonet!
V
S'e pive të tër' uratë!
P.
Përmbys e ktheva, s'e patë?
V.
0 prift, mirë se urdhërove,
rrofsh e qofsh që më nderove!
Dhe dollibashi na rrofte,
dhëndëri ju trashëgofte'
Gëzofsh dhe në dere tende'.
N
Dhe zoti të dhëntë mënte!. ..
V.
Unë verën s'e kam pirë
që të mos kuvëndoj mirë.. .
Po dilni, paskam mënt pak,
të lutem bëmë konak.
N.
Ç'konak kërkon të më thuash?
V.
Dërgomë ku do të duash!
N.
Zotnë Brodanë të gjësh
dhe si të duash të bësh!
V.
0 zoti Brodan, të gjeta!
B.
Mir' se erdhe, t'u ngjatë jeta'
V.
Këtë kupëzë, ta dish,
për dhëndërin plot ta pish.
Gjithë tok
Dhëndëri shumë të rrojë,
jetë të mirë të shkojë!
B.
Zotrote që gjete mua,
më shtëpi ta paça hua!
Dhe dollibashi me nder,
u bëftë dhe vetë vjehrr
dhe rroftë sa shkëmb' i malit.
N.
Gëzofsh më dasmë të djalit!
B.
Ku do t'më dërgosh të pshtetem,
se do të pi e mos dejtem.
N.
Ecë pshtetu te Abazi,
s'ka pir' e ju tha gurmazi.
B.
Të gjeta, Abaz i mjerë!
A.
Kshtu të më gjesh kurdoherë!
B.
Këtë kupë do ta kthej
për shëndet të këtij bej.
(Rrëfen dhëndërin.)
Gjithë tok
Me nuse të trashëgonet,
nga e liga të mergonet!
A. (Te nuni)
Dollibash, të qofsha falë,
zoti të faltë një djalc'
N.
Rrofsh e qofsh!
A.
Kush më ka gjetur?
N.
S'e ndëgjove? Keshe fletur?
Të ka gjetur Brodan Duni.
A.
Më ke gjetur, thotë nuni,
të gjet' e mira përjetë,
të rrosh sa të duash vetë.
Gjithë
S'mba mënt? U deje pa pirë?
A.
Dhe në mos kuvëndoj mirë,
un, i mjeri jam çoban;
sos jam, i ziu, në stan,
dhe sos jini dhën e dhi,
të di për cinë të pi.
N.
Ky është shëndet i parë,
për dhëndërin, mor i marrë.
A.
Sa malet, o nun, të rrosh!
Tani ku do t'më dërgosh';
Se dua të pi një verë.
N. (Numëron)
Një, dy, tri,. . . s'ka më të tjcrë.
A.
Numuroi dhëntë mirë.
N.
Le të kollet kush s'ka pirë...
Me mua, zoti Abaz.
N.
Të gjeça kurdo me gas.
Këtë kup do ta pi
për shëndet. të dhëndrit të ri.
Gjithë tok.
Shëndet të mirë të ketë
dhe të gëzojë përjetë!
I zot' i shtëpisë rroftë
dhe djali ju trashëgoftë!
(Soset dollia dhe prifti ngrihet e zë vallen me burra,
duke kënduar).
Do të them një këngë vetë,
këngë prifti të vërtetë,
rroftë vështi dhe dhëria,
rroftë vera dhe rakia,
q'i ka bërë përëndia.
Se dhe zoti Krisht një herë
mori uj' e bëri verë.
Moj verë, burim i gjakut,
gaz' i djalit e i plakut!
0 raki, moj bukuroshe,
që na hedh qoshe më qoshe!
Se ç'bën vera e rakia,
pin' e dejen trimëria,
sa vjen rotullë shtëpia!
Det i madh e det i gjerë,
pse s'të bëri zoti verë,
se do ta pinim pa blerë?
IV (Është natë: krusliqit zën' e ikin duke uruar mëmën
e dhëndërit, zonjën Tanë, që është shumë e gëzuar.)
N.
Të të trashegonen!
B.
Si bletë të shtonen!
A.
Me jetë t'u rrojnë!
P.
Dhe t'u pleqërojnë!
T.
U paça, të rroni,
gjithë të gczoni!
(Një nga nje ikin të tërë dhe mbeten vetëm ndë odë
Tana me djalë e me nuse.)
T. (Tek i biri)
Rri me nusen, djalë,
dhe doli dy fjalë,
të mos ketë frike.
Dhendëri (i thotë s'ëmës)
Ngreu mëm' e ikë.
(Tana ikën.) V. (Dhëndri me nusen mbeten vetëm) DH.
Lozëm ndonjë lodër?
Të dua si motër.
N.
Ç'motër më ke mua,
o lum' e përrua?
Ti më more grua.
Dh.
Pse u zemërove
dhe u hidhërove?
Kur s'lot ndonjë lodër,
s'të dua si motër,
të dua si mëmë!
Po hajde të flemë,
se më mori gjumi.
N.
Fli të marrtë lumi!
 

Modifikuar nga Fajtori datė 01/02/2009 ora 21:54

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 01 Shkurt 2009 19:27
shelgu nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė shelgu Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me shelgu (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: shelgu Shto shelgu nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto shelgu nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
IQVLORA
me pushime

Regjistruar: 17/09/2003
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 2750

Ke bere mire qe na kujtove poetin nga Zagoria.Na kish marre malli per te lexuar ne origjinal vjershat e tij.Te pershendes per publikimin e tyre ne FH!

__________________
Kur nuk keni mesuar asgje nga askush dhe kur askush nuk ka mesuar asgje nga ne,atehere thjeshte kemi humbur rastin ne jete.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 10 Shkurt 2009 14:40
IQVLORA nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė IQVLORA Kėrko mesazhe tė tjera nga: IQVLORA Shto IQVLORA nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto IQVLORA nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 13:50 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Gjithsej 2 faqe: [1] 2 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqėrore > Letėrsia > Letersia e Rilindjes Kombetare > Andon Zako Cajupi > Andon Zako Cajupi

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML nuk lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.