Forumi Horizont Forumi Horizont > Bota Shqiptare > Figura tė shquara > Figura shquara shqiptare ne diaspore > Themistokli Germenji
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Mister_DXP
cloudmixer

Regjistruar: 10/06/2007
Vendbanimi: asgjekundi
Mesazhe: 1119

Themistokli Germenji

Themistokli Germenji dhe vepra e tij.

Marre nga Korca vizion

Kur komandanti i skuadres se pushkatimit frances i kerkon atij fjalen e fundit. ai i kerkon atij vetem tri gjera "Te me pushkatoni me gjoksin para dhe jo ne shpine. skuadres se pushkatimit t'i jap une vete urdherin per zjarr, te mos m'i lidhni syte "
Themistokliu i biri i Thanasit lindi ne Korce ne janar 1871. Familja e tij ish me origjine nga Germenji (Kolonje). Kjo familje beri vend dhe fitoi autoritet midis banoreve te qytetit te Korces. Gjyshi i tij Dhimitri me 1867 eshte njeri prej kater epitropeve kishtare te qytetit. I ati i Themistokliut, Thanasi, mbas vdekjes se te atit me 22 shtator 1872, hasi ne veshtiresi te shumta ekonomike. Familja e madhe prej 7 vetash ish veshtire te mbahej me ato pak te ardhura qe siguronte hani i tij ne Carshine e Korces. Per kete aresye ai shkon ne mergim ne Egjypt, Bukuresht e Stamboll. Ne Stamboll me 1865 ai njihet me Jani Vreton e lidh miqesi me te. Thanasi vdiq ne Korce me 1884 duke lene pas nje karvan femijesh. Bara e mbajtjes se familjes ra mbi djalin e madh Spiron. Themistokliu i vogel (13 vjec) vazhdon shkollen greke ne korce. Shoke te tij te klases jane M. Grameno, Asdreni, Loni Logori, Nuci Naci dhe maqedonasi Jovan . Me keta shoke Themistokliu luante e kalonte kohen e tij te lire. Te gjithe keta shoke te tij me vone u bene patriots te flakte. Ata megjithese mbaruan shkollen ne gjuhen greke, perqafuan me zjarr idete patriotike te Rilindjes. Ne qershor 1888 Themistokliu perfundon shkollen. Per te vazhduar me tej as qe behej me fjale, duhej ndihmuar familja. Filloi te punoje ne hanin e familjes . Puna ne te e njohu me shume burra e djem nga krahina te ndryshme te korces oparake, kolonjare, gorare, mokrare, devollinj nga Prespa e nga Kolonja. Shume prej tyre me vone do ta ndihmonin dhe do te beheshin "jatak" per ceten e tij qe luftonte maleve per liri. Ne vitin 1895 ne moshen 24 vjecare ai shkon ne Bukuresht ku jetonte motra e tij, Aleksandra. Nga Bukureshti shkon ne Brahila,ku merret me tregti. Ne vitin 1907 se bashku me te vellane Telemakun, vendosen ne Manastir. ku mbajne hanin te cilit i vune emerin "Liria". Ky han u be qender, ku mblidhen e takoheshin patriotet shqiptare te atij qyteti. Ne korrik 1908 shkon me mision patriotik ne Bukuresht. Aty e gjen dhe Yrieti. Kethehet menjehere ne Manastir per te qene me afer ngjarjeve.

Ne ditet qe ne kete qytet (14-23 nentor) u mblodh Kongresi per unifikimin e alfabetit te gjuhes shqipe. Hani i tij u be qender, ku bujten shume nga delegatet e ketij Kongresi. Ne vitin 1909 ai kethehet ne Korce dhe fillon pune ne hanin e tij te vjeter. Ne vitin!1910, i ngarkuar nga Komiteti i fshehte kombetar i Korces shkon per te mare udhezime ne Greqi dhe Sofie. Ne Greqi ai zhvilloi bisedime me disa personalitete qeveritare greke te cilat perfunduan pa sukses. Nga Athina slikon ne Rome se bashku me Nikolla Ivanain ku takohen me konsullin bullgar te atjeshem. me te cilin zhvilluan bisedime dhe u mirekuptuan. Mbasi kthehet nga Roma, ai niset se bashku me Spiro Ballkamenin ne Egjypt, prej nga ne pranveren e vitit 1911 vjen m Sofie ku bisedon me ministrin e jashtem bullgar Geshov dhe mer prej tij premtomin per te ndihmuar kryengritjen e pergjithshme. qe patriotet shqiptare po pergatisnin e po organizonin ne pranveren e atij viti. Nga Sofia shkon ne Beograd, prej andej ne Rome e se fundi ne Korfus. Aty se bashku me P. Cale, F. Toptani, S. Ballkameni, A. Take etj.. hartojne plane per organizimin e kryengritjes se pergjitheshnie, e cila duhet te fillonte me 21 qershor 1911. Nga Korfuzi Themistokliu hidhet ne brigjet shqiptare, per te vene ne jete vendimet e mara ne Korfuz, Vjen ne Gjirokaster, prej andej ne Permet, ku arrestohet dhe e nisin per ne burgun e Gjirokastres dhe rne vone ne ate te Janines, ku i neneshtrohet torturave nga me te egrat, te cilave ai u reziston me burreri e nuk tregon asgje. Kur ai ndodhet ne burg, ne Shqiperi fillon kryengritja e pergjithshine. Nga Janina Themistokliun e sjellin per ta gjykuar ne Korce. Kur ai ndodhet ne burgun e Korces patriotet organizojne lirimin e tij. por cetat e ngarkuara per keete qellim ndeshen me hordhite turke ne Orman Ciflig ku ne luftime e siper rane deshmore 6 djem te rinj, anetare te cetave patriotike. Kur mori vesh kete lajm te hidhur Themistokliu u betua se me doren e vet do te vriste xhelatin Rexhep Palla, vrasesin e ketyre djemve te rinj. Me 10 dhjetor 1911 organizohet gjyqi politik, ku Themistokli Germenji. Qamil Panariti, Estref Verleni. Halim Xhelo Terbaci etj.,, u nxoren para gjyqit ushtarak. Te gjithe patriotet para gjyqit mbajten qendrim bureror. Gjyqi duke mos disponuar te dhenat e nevojshme e per mungese faktesh me 4 mars mer vendimin per lirimin e tyre duke i shpallur te pafajshem. Menjehere, sapo doli nga burgu Themistokliu, ne veren e vitit 1912 hidhet ne mal dhe me ceten e tij niset per ne Frasher, ku takohet me patriotet e tjere. Me 10 gusht te vitit 1912 Themistokliu se bashku me Vasil Tromaren e Dalip Permetin te ndihmuar nga patriotet I. Bafe, G. Katundi. N. Kerenxhi etj., mbajti betimin e qe kish bere ne burg per te vrare xhelatin Rexhep Palla. Ne mes te dites, ne kafene "Kolonja", kundrejt kazinos (Sot hotel turizmi) vrasin kete xhelat te urryer. Me 22 gusht ai, sebashku me geten e vet dhe cetat e tjera te Korces, hyne triumfalisht ne Korce. Me 8 tetor 1912 fillon lufta e pare ballkanike, e cila i shkurtoi ditet perandorise osmane. Shpartallimi i ushtrise turke krijoi rrezikun e pushtimit te korces prej forcave ushtarake greke. Ne kete periudhe kritike Themistokliu hyn ne bisedime sekrete me komandantin turk Xhavit Pashen, hordhite e te cilit te shpartalluara kishin vershuar ne Korce. Ai i propozon atij qe ne qytet te ngrihet flamuri kombetar dhe ta shpalle ate pjese te Shqiperise, por komandanti turk nuk pranon dhe bisedimet nderpriten. Para se ushtria greke te hyje ne Korce, ai largohet e shkon tek i vellai per ne Manastir. Aty merr vesh shpalljen e pavaresise ne. Vlore, niset menjehere, ku mbas veshtiresish te shumta mbrrin ne kryeqytetin e ri te Shqiperise. Nga Vlora mendon te mbledhe 200 burra dhe te vije ne Korce per te cliruar qytetin. Oeveria e I. Qemalit emeron Th. Germenjn nenprefekt te Skraparit. Ne janar te vitit 1914 qeveria e Vlores i ngarkon atij detyren qe me 500 burra te shkoje ne Korce dhe te merrte ne dorezim qytetin nga fore at ushtarake greke. Ne fund te shkurtit 1914 ai emerohet shef i policise ne Korce e cila porsa ishte e bashkuar me qeverine shqiptare. Ai me zgjuarsi e trimeri mposhti pucin e 2 prillit duke eliminuar ne kete menyre rrezikun qe i kercenohej qytetit. Ne kete kohe i vjen lajmi se vellai i tij Telemaku se bashku me shokun e tij Mendu Zavalanin ishin vrare ne afersi te Pogradecit nga hordhite bashibozuke te Haxhi Qamilit. Me 6 korrik 1916 se bashku me shume patriot dhe banore te qytetit nisen per ne Vlore, nga ku Themistokliu hidhet ne Durres, prej andej ne Rumani e me pas ne Bullgan, ku sebashku me patriotin Kristo Dako fillon botimin e periodikut "Biblioteka, "Zeri i Shqiperise' numuri i pare i te cilit doli ne mars 1915, U botuan prej tij gjithesej 15 numura. Ne kete periodik ai boton shume shkrime me karakter politik e me fryme patriotike.

Mbrritja e tij ne Sofje i dha zemer, gjalleri dhe hov veprimtarise te kolonise shqiptare te ketij qyteti. Ai se bashku me gruan e tij Evdhoksine jetonin ne Sofie ne nje familje buligare me te cilen lidhen miqesi te ngushte dhe. meqe nuk kishin vete femije, biresuan vajzen e kesaj familje, vogelushen Ele e cila vdiq e vogel. Me kete familje Themistokliu edhe me vone do te ruaje miqesine. Ne numurin e fundit te organit te vet "Biblioteka. zeri i Shqiperise"' Themistokliu boton nje shkrim mbi qendrimin e Bullgarise ndaj feshtjes shqiptare : "Fati i Shqiperise nuk eshte i huaj per Bullgarine. Interesat e Bullgarise kerkojne qe Shqiperia te ishte nje shtet me vete i lire dhe i forte" Ne vitin 1916 ai se bashku me djemte e tij te fetes kthehen ne Shqiperi, ne Pogradec dhe menjehere lidhet me Sali Butken dhe kapedan Kajo Babienin per te kordinuar veprimet e tyre luftarake, Afrimi i fundit te luftes se pare boterore krijoi veshtiresi te medha per patriotet. Para tyre u shtrua ceshtja "Mbas perfundimit te saj cili krah do te fitonte?". Per kete aresye ata kordinuan veprimet e tyre , Ne funksion te ketij qendrimi Themistokliu kordinon veprimet me pretorin (prefektin) bullgar te Pogradecit me te cilin ai mban lidhje te ngushta e te vazhdueshme. Fati i Korces e shqetesonte se tepermi Themistokliun. cdo cast rrezikohej pushtimi i saj niga forcat greke. Tashme ai me zgjuarsi zbulon se tashme fitorja do te anonte ne anen e Aleances, krijon lidhje me Komitetin patriotik te qytetit dhe fillon te hyje ne mareveshje me pushtuesit franeeze te Korces. Trupat franceze ndodheshin ne qytet qe me 23 tetor kur trupat e armates se lindjes te komanduara nga koloneli Bardi De Furtu hyne ne qytet. Themistokliu me fetat e tjera patriotike mendojne te sulmojne e te clirojne qytetin nga pushtuesit e huaj. Rrethojne qytetin dhe hyjne ne bisedime me organet franceze. Keto te fundit duke pare realisht situaten dhe se ndjenja patriotike e shqiptareve te Korces ishte teper e fuqishme u detyruan te hyjne ne mareveshje me patriotet shqiptare'.

Per kete qellim gjenerali Sarai, komandanti i armates se lindjes ne Selenik emeron si komandant ushtarak te qytetit koloneiin De Kuen. De Kueni, me te mbrritur ne qytet largon e de'rgon ne Selanik, prefektin Venizelist. Ky kolonel demokrat frances kish simpati per shqiptaret dhe ceshtjen shqiptare. Ai hyn ne bisedime direkt me Themistokliun i cili hyn me 25 nentor ne qytet dhe po ate dite takohet me kolonelin frances. "Themistokliu shkruan me vone De Kuen me beri pershtypjen me te mire. Ai me thote qe ne fillim te bisedes jam atdhetar shqiptar...... une jam me ata qe garantojne lirine e atdheut tim ". Ne ke'te takim ai i kerkoi komandantit francez qe te konsideronte Korcen si nje pjese te pandare te Shqiperise. Me 25 nentor i drejtohet me nje thirrje popullit te Kor9es ne te cilen thekson "Franca e njeh Korcen per Shqiperi dhe i njeh kombit shqiptar te gjitha te drejtat". Ne kete menyre po merrte rruge te mbare dita e 10 dhjetorit ne te cilen Themistokliu e shoket e tij kurorezuan fitoren e tyre me te madhe ne karieren e tyre politike dhe ushtarake; shpallen Krahinen e Mosvarme te Korces (autonome). Korca shpetoi dhe u be shqiptare. Shpallja e kesaj njesie administrative ish nje fitore e madhe per Themistokliun dhe levizjen kombetare shqiptare. Krijohej ne kete menyre nje krahine administrative me administrate e polici lokale shqiptare nen drejtimin e Themistokliut. Endra e patriotit te madh u be realitet dhe s'ka kenaqesi me te madhe per nje patriot kur pas nje pune vetmohuese sheh te realizohet endra e tij.

Ngritja e flamurit kombetar dhe plotesimi i te gjitha kerkesave te shqiptareye beri qe de facto Korea te behej e te mbetej shqiptare. Kjo fitore gezoi pa mase gjithe shqiptaret brenda e jashte vendit. Gazeta "Dielli" ne Amerike shkruan me kete rast "Ajo i dedikohej atdhetarit te shquar Themistokli Germenji, perpjekjet e njerezve si ai gremisin shkembenj e male". Puna e Themistokliut si prefekt i administrates shqiptare dha shpejt frutet e veta. Po lulezonte perseri jeta ne Korces e rrethinat e saj. U celen ne kete kohe shume shkolla ne gjuhen shqipe. u hapen dyert e liceut frances qe do te luante per shume vite me radhe rol aq te rendesishem ne zhvillimin e kultures, arsimit e shkences ne Shqiperi. Intrigat e kurdisura nga armiqte e 9eshtjes shqiptare bene qe Krahina Shqiptare Autonome e Koines te mos kish jete te gjate. Largimi i De Kuenit nga Korca, ndryshimi i politikes franceze ndaj cshtjes shqiptare bene qe Themistokliu te arestohet dhe te cohet ne Selanik ku ne gjyqin e 29 tetorit 1917 te gjykohet dhe pa asnje fakt e dokument te denohet me vdekje me pushkatim. Vendimi egzekutohet me 7 nentor 1917. Te dhenat e dokumentave franceze deshmojne se Themistokliu ne hetusi dhe ne gjyq mbajti qendrim burreror e te patundur "Une jam patriot shqiptar nuk jam tradhtar deklaron ai me krenari". Kur komandanti i skuadres se pushkatimit frances i kerkon atij fjalen e fundit. ai i kerkon atij vetem tri gjera "Te me pushkatoni me gjoksin para dhe jo ne shpine. skuadres se pushkatimit t'i jap une vete urdherin per zjarr, te mos m'i lidhni syte ". Kerkesat e tij u plotesuan .U pushkatua keshtu ai burre. i cili vdiq si hero pa i bere terr syri. sepse e kish te qarte se vdiste per atdheun e tij detyren ndaj te cilit e kish plotesuar deri me nje. Populli i qytetit te Korces ne shenje respekti per birin e vet hero i ngriti atij ne njeren prej lulishteve ne qencier nje monument madheshtor. veper e Skulptorit te Popullit O Paskali.
DXP

Modifikuar nga Piktor datė 02/06/2008 ora 18:12

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 08 Gusht 2007 02:47
Mister_DXP nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Mister_DXP Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Mister_DXP (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Mister_DXP Shto Mister_DXP nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Mister_DXP nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
kotka
.....

Regjistruar: 21/06/2007
Vendbanimi: .....
Mesazhe: 3612

Dija shume pak per kete Hero Shqiptar Korcar, e pranoj...por nga ana tjeter kur mendoj qe perpjekja e tij aq e madhe per ta bere Korcen pjese te Shqiperise, po e ben Korcen e bukur gjithmone e me te varfer dhe me te shkaterruar nen regjimin qe ekziston sot ne Shqiperi me pikon ne zemer, duke menduar qe po te ishte ne anen tjeter??? sa e bukur akoma do te ishte ajo Korce e traditave dhe e kultures. Themistokli luftove dhe bere mire, por per ke luftove per zagaret e sotem....qe nuk duan te dine as per Korce e as per kulture e tradita...

Me vjen shume keq qe sa shume u vrane ne emer te patriotizmit shqiptar dhe ky term sot sa po vete po venitet dhe po shuhet, nen hijen e kesaj qeverie, qe ekziston sot ne Shqiperi.

__________________
Nuk mjafton te mendojme se duhet vepruar ndryshe...duhet te fillojme te mendojme ndryshe... dhe vetem atehere fillojme te veprojme ndryshe.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 08 Gusht 2007 15:13
kotka nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė kotka Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me kotka (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė kotka't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: kotka Shto kotka nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto kotka nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
RAIMONDI
Veteran ne forum

Regjistruar: 27/06/2007
Vendbanimi: ...prapa diellit...
Mesazhe: 3492

-----------THEMISTOKLI GERMENJI NUK ESHTE KORCAR ESHTE KOLONJAR==========o mister po une e di se ate e pushkatuan franceset ,por natyrisht greket e spiunuan-----------por frnacezet qe ne fillim i dhane pushtet atij ata edhe epushkatuan=========Apo jam gabim???

__________________
Cdo gje shqiptare esht e dashur per mua

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 16 Tetor 2007 06:49
RAIMONDI nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė RAIMONDI Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me RAIMONDI (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: RAIMONDI Shto RAIMONDI nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto RAIMONDI nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 18:52 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Bota Shqiptare > Figura tė shquara > Figura shquara shqiptare ne diaspore > Themistokli Germenji

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML nuk lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.