Forumi Horizont | Gjithsej 3 faqe: [1] 2 3 » Trego 3 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ceshtja kosovare dhe me gjere (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=162)
-- Nje shqiptar i vdekur. Vrasja e radhes ne Greqi... (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=10528)
Nje shqiptar i vdekur. Vrasja e radhes ne Greqi...
RETHIMNOS (3 Janar)- Në qytetin Rethimnos, në ishullin grek te Kretës, situata duket se po shkon drejt tensionimit, pas vrasjes se te riut shqiptar Edison Zahaj 2 ditë më parë. Sipas njoftimeve që vijnë nga shteti fqinj, disa banorë vendas kanë tentuar të krijojne tension, por gjithçka është shmangur fale nderhyrjes se policise.
Ndërkaq emigrantet shqiptare kanë paralajmeruar se do të zhvillojne nesër një proteste, gjatë se cilës do të kërkojnë edhe dënim maksimal për autorin e ngjarjes se rëndë. Mesohet se policia greke ka vënë ne pranga 7 persona, te cilët dyshohen si pergjegjes për vrajsen e te riut shqiptar Edison Zahaj.
Sipas policise se shtetit fqinj një ushtar 18-vjeçar,dyshohet te jetë autori i vrasjes, ndërsa babai i tij 40 vjeç, vëllai i tij dhe 3 shokë të ushtarit, së bashku me një grua nga Bullgaria, cilesohen bashkepunetore te tij.
Mesohet se 7 personat janë paraqitur para prokurorise nën masa të forta sigurie, ku u është komunikuar akuza. Ata akuzohen për vrasje, ndihmë dhe nxitje ne vrasje, armembajtje pa leje dhe prishje te qetësisë publike.
Ndërkaq sipas mjekeve ligjore në trupin e te rirut shqiptar u gjetën 17 plagë, ndërsa lënia e thikës ngulur në trup, u konsiderua si dëshmi e një urrejtjeje të verbër. (NEWS24/BalkanWeb)
Gjithsej 3 faqe: [1] 2 3 » Trego 3 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.