Forumi Horizont
Trego 1 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ceshtja kosovare dhe me gjere (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=162)
-- Petkovic:Baton Haxhiu bashkepunetor i sherbimit sekret serb (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=14369)


Postuar nga sarandaebukur datë 24 Gusht 2007 - 04:13:

Petkovic:Baton Haxhiu bashkepunetor i sherbimit sekret serb

18:45/23.03.06 - Sllavisha Petkoviç: Baton Haxhiu qe nga viti 90 eshte bashkepuntor i sherbimit sekret serb

Sipas nje lajmi te botuar ne kosovapress, Ministri për Kthim dhe Komunitete, Sllavisha Petkoviç, i ka quajtur të enjten akuzat e gazetës Ekspress kundër tij si shpifje, ndërsa ka akuzuar drejtuesin e saj e Baton Haxhiun se përmes gazetës po tenton ta kthejë kohën e Millosheviçit. Betohem që një gjë të tillë nuk do të mund të ndodhë, dhe e informoj publikisht Baton Haxhiun se Millosheviqi dhe koha e tij kanë vdekur, tha ai.Keni dëgjuar kush jam unë, ndërsa tani po ju tregoi kush është Baton Haxhiu. Ai që nga vitet e 90 është bashkëpunëtor i shërbimit sekret serb. Nuk është Sllavisha Petkoviç ai i cili është ulur me njeriun e parë të sigurimit shtetëror serb, Jovica Staniçiç në Brezovicë, ishin disa nga akuzat që ai bëri ndaj Baton Haxhiut, drejtor i gazetës Express, ndërsa për të gjitha akuzat e bëra ndaj tij ai ka kërkuar duel televiziv me Haxhiun.

|||Lajme.Net|||  
   


 


 
Trego 1 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.