Forumi Horizont | Gjithsej 9 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 8 9 » Trego 9 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ceshtja kosovare dhe me gjere (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=162)
-- Zgjedhjet, Kosova 2007 (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=15105)
Zgjedhjet, Kosova 2007
Edhe nje pale zgjedhje para shpalljes se pavarsise.
U be me shum se nje muaj qe kan perfunduar zgjedhjet dhe Kosova ende nuk e ka qeverine edhe pse jemi pran shpalljes se pavarsise duket se kjo nuk paraqet problem (nese munde te themi) per fituesit e zgjedhjeve.
Zgjedhjet ne Kosove nuk i fitoi asnje subjekt Politik, nga keto zgjedhje qe te gjith dolen humbes, kush me shum e kush me pak.
Zgjedhjet e fundit percaktuan nje renditje te re te partive politike ne Kosove, e para doli PDK me rreth 37%pas saj renditet LDK me rreth 25% pastaj vjen AKR me 12% koalicioni LDD--PSHDK me 10%, AAK 10%. partia reformioste ORA 4%, te tjerat nuk po i renditi.
pas ketyre zgjedhjeve per here te parë ne Kosove nderrohet partia e cila fiton zgjedhjet.
me lart ceka se ne keto zgjdhje nuk kishte fitues por vetem Humbes, ketu dua te bej ne permirsim te vogel, partia e Z. Behgjet Pacolli doli per here te par ne Zgjedhje dhe mori 12% keshtu qe kjo parti nuk mund te konsiderohet si humbese, ndersa parit tjera qe te gjitha kan vota shum me pak se ne zgjedhjet e kaluara.
duke pas parasysh se ne votime dolen rreth 45% e qytetarve me te drejt vote dhe kete 45% duhet ta ndajme ne perqindjet e cekura me lart shofim se Qeveria e re e cila do te Udheheq me Kosoven ( e qe sipas te gjitha gjasave do te jet Koalicioni i rivalve me te medhenj deri me tani PDK--LDK) udheheq me votat e 62 perqindeshit te 45 perqindeshit te qytetarve me te drejt Vote e qe numri i tyre arrin shifren 325617 votues (mund te jet shifer e perafert).
Ky ishte ndeshkimi me i madh qe mori Politika e Kosoves nga qytetaret e saj qe nga viti 1989 kur edhe u themelua LDK.
arsyeja pse Politika e Kosoves u ndeshkua ne kete forme nga qytetaret e saj nuk eshte se Kosova ende nuk e ka shpallur pavarsine, ndeshkimi erdhi si pasoj e keq qeverisjes se deri tanishme.
LDK u ndeshkua per dy arsyje e para mos aftesia per te qeverisur si dhe Koalicioni me AAK-ne qe ne ministrite qe udhehqte kjo parti Korrupsioni kishte lulezuar dhe dukej hapur ( nuk ishin me mire as ato ministri qe udheheqeshin nga LDK por te pakten ato tentonin te fshiheshin), pastaj incidenti ne Kongresin e kesaj partie ku e keqja nuk mbeti vetem ne fjalorin e psudopolitikanve te kesaj partie, por kerciti edhe grushti i cili e detyroj qe ky subjekt te ndahej ne dy pjesë.
PDK u ndeshkua per arsye se ishte nje opozite pasive gjat kesaj kohe (mirpo ky subjekt u ndeshkua shum me pak se rivali i saj LDK).
AAK u ndeshkua per shkak se Ministrat e kesaj partie ishin njerzit me te korruptuar qe politika e Kosoves njeh deri me tani, dhe kryeministrat qe nxori ky subjekt ( perveq Z. Haradinaj) nuk paten aftesi qe te udhehqin, Bajram Kosumi beri gabime trashanike sidomos me ate udhtimin me aeroplan privat, ndersa Agim Ceku thejsht nuk ishte kryeminister, asnje Ministri nuk i raportonte, te gjithe ministrat ne njefar forme ishin kryeministra.
mbesim me shprese qe Qeveria e ardheshme ti sjell gjerat ne vend (te pakten disa) perndryshe ne zgjedhjet e ardheshme do te dalin ndoshta vetem 20% e votuesve.
Gjithsej 9 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 8 9 » Trego 9 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.