Forumi Horizont | Gjithsej 8 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 8 » Trego 8 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Prodhimi (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=274)
-- Mefshtesia e qeveritareve dhe Cmimi real i "aftesise se tyre" (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=2945)
Mefshtesia e qeveritareve dhe Cmimi real i "aftesise se tyre"
Te gjithe kur kthehemi ne shqiperi na merr malli per prodhimet e vendit, per domatet zemer kau, per rrushin e vendit, per ullinjte e borshit, per peshkun e sapozene, apo produktet e detit, per mollet apo qepet e korces..... dhe na habit fakti qe sa vine e po zevendesohen me prodhime greke...
shume njerez pyesin veten po mire ne kemi gjithe ate bregdet, agrumet tona jane aq te shijshme, pse duhet te hame vetem te grekut???
shpjegimi i njerezve normale ka qene qe te gjitheve ju leverdis me shume ti blene gati sesa ti mbjellin vete.....
e keshtu ndersa produktet e vendit zevendesohen me ato te huaja shpesh here prodhime speciale vetem per shqiperine, ku edhe mund te shiten mbeturinat e magazinave te botes njerezit pyesin veten po mire ajo qeveri cfare ben???
cfare ben qeveria..... i bie gjoksit si tarzani sa e afte eshte ne nenshkrimin e marreveshjeve nderkombetare, por cfare permbajne ne te vertete ato marreveshje te cilat nuk shpjegohen, nuk tregohen, ne nenshkrimin e te cilave, qeveritaret jane mesuar te vene firmen e tyre, duke e zhytur vendin en varferi te tejskajshme dhe duke i varur zhargonj gjithnje e me te rende, cmimin e te cileve e paguajne njerezit e thjeshte....
cfare ka dale ne pah ditet e fundit.
Kryetari i Komisionit evropian Salzzman ankohet se shteti shqiptar nuk po zbaton marreveshjen e qe ka nenshkruar me Organizaten boterore te tregtise dhe me BAshkimin Evropian qe deri ne vitin 2004.
Cfare permban kjo marreveshje???
“Dogana për vajin, peshkun dhe birrën sipas marrëveshjes që vendi ynë ka me OBT në vitin 2004 duhet që të reduktohet drejt zeros, ndersa ajo e birres ne 10 %”
nderkohe cdo te thote kjo per shqiperine:
zhveshja e taksave doganore per produktet e ushqimit dhe bujqesise, do të sjellë rënimin e agrobiznesit shqiptar falimentim i biznesit vendas
Biznesmenet shqiptare po bejne apel per rinegocimin e afateve për heqjen e taksës doganore për vajin e rafinuar, peshkun, molusqet dhe birrën.
Sipas tyre, afatet e parashikuara në marrëveshjen e nënshkruar me Organizatën Botërore të Tregtisë për heqjen e tarifave doganore kanë qenë të pastudiuara. Situata ka ndryshuar, biznesi është në kushte të reja ku zbatimi i marrëveshjes me OBT-në po falimenton prodhimin vendas, veçanërisht agrobiznesin.
Dogana për vajin, peshkun dhe birrën sipas marrëveshjes që vendi ynë ka me OBT në vitin 2004 duhet që të reduktohet drejt zeros, ndërkohë që biznesi vendas është akoma i brishtë për të përballuar këtë reduktimin taksash.
per qeveritaret e interesuar per kombin “më i rëndësishëm është procesi i integrimit, kështu që reduktimi i taksave do të realizohet, por mund të aplikohet vetëm një ruajtje pjesore për disa produkte”.
Nese paketa e tanishme fiskale e propozuar nga qeveria ne te cilen kerkohen te realizohen keto kushte te vena nga organizatat boterore, do te miratohet ne kuvend, buxheti do të humbasë 10 milionë euro për vitin 2004.
konkretisht kjo do te thote qe rreth 80 minifabrika birre që janë në të gjithë vendin do të shkojnë drejt procesit të falimentimit, pakësim i të ardhurave të buxhetit , pakësim i vendeve të punës, frenim i tendencave për eksport që sapo kanë filluar, frenim i investimeve në këtë sektor.
domethene qe do vazhdojme te blejme mallra greke e italiane, ndersa produktet shqiptare do te shkojne drejt zhdukjes....
Gjithsej 8 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 8 » Trego 8 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.