Forumi Horizont | Gjithsej 59 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 8 9 10 » ... E fundit » Trego 59 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ceshtja kosovare dhe me gjere (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=162)
-- C`po ndodh ne Kosove? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=4482)
C`po ndodh ne Kosove?
Keqesohet situata ne Mitrovice megjith prezencen e forcave te paqes dhe Natos.
Incidente te pergjakshme po ndodhin sote ne Mitrovice dhe ne pjese te tjera te Kosoves.Bilanci i deritanishem flet per 14 te vdekur dhe rreth 250 te plagosur.Perleshjet me vjolente qe me von u perhapen ne gjith kosoven filluan ne Kosovska Mitrovica mbas nje manifestacioni ku moren pjes miljaja Shqipetar .Manifestacioni u organizua per te protestuar kunder vdekjes se tre femijve shqipetar qe u detyruan te hidheshin ne lume nga disa serb qe indiqnin edhe me qen.
Ne perleshje me manifestantet u plagosen edhe 12 ushtar francez dhe 2 ustar danez,kater nga keta te fundit ne menyre te rende.Incidentet shperthyen kur manifestantit shqipetar qe ishin mbledhur ne pjesen jugore te Mitrovices tentuan te kaloni uren mbi lumin Ibar per tu futur ne pjesen veriore te qytetit te banuar nga serbet.
Ushtaret e Kfor tentuan te shperndanin turmen duke perdorur gaz lotsjelles.Ne te njejten kohe nga ana tjeter e ures u mblodhen edhe manifestant serb,qe edhe ata tentuan te kalonin uren.Ne baze te deshmitarve okular shqipetaret kaluan uren duke u futur ne pjesen veriore te banuar nga serbet.Perleshje me von u perhapen edhe ne Kagllavica afer Prishtines.
PERLESHJE EDHE NE GJILAN E KAGLLAVIC
Perleshje midis shqiptarve dhe serbeve shperthyen edhe ne Gjilan e Kagllavic thane burimet e policise se Nacioni Unite.Ne baze te te njejtit burim ne Kagllavic manifestantet hodhen ne ere me dinamit dy shtepi .Per momentin nuk dihet bilanci i ketyre perleshjeve.Ne baze te informacionit te policise te Nacioneve Unite ne qytetin e Gjilanit rreth 2500 manifestus shqipetar i vune flaken nje shtepie serbe.Ne kete qytet banon nje komunitet i vogel serb.
Incidentet u verifikuan edhe ne Peje qe kontrollohet nga ushtaret italjan te Kforit.Ne baze te informacioneve te para rreth 24 shtepi te banuara nga serbet u dogjen.Ushtaret italjan kane evakuar 32 serb qe ndodheshin ne rrethinat e Vjelo Polje ne afersi te Pejes .
Nje civil serb u rrah nga nje grup Shqipetaresh ne Kosova Polje ne afersi te Prishtines e thane burimet e misjonit te Onu.Njeriu po largohej nga shtepia e tije ku u kap dhe u rrah deri ne vdekje. Mbas ketij incidenti ne Kosovo Polje shperthyen rremujat ku u dogj nje shkolle,zyra postare,dhe i vetmi spital i vogel dhe te pakten 10 shtepi.
ZEDHENSI I UNMIK"SITUATA JASHT KONTROLLIT"
Derek Chappell zedhensi i Unmik-ut (United Nation mision Kosov) tha ne darke se situata eshte jashte kontrollit dhe se ne pak ore humbi puna e shume vjeteve ne Kosove.
Administrata e N-U ne Kosove ka vene ne fuqi gjendjen e jashte zakonshme qe fillon ne oren 19:00 per zonen e Mitrovices.
Marre me shkurtime nga "Corriere dela Sera"sot dat 17-03-2004
Me poshte po ju jap edhe nje sit ku mund te shihni foto nga manifestimi i sotem ne Mitrovic
www.repubblica.it/2003/e/gallerie/e...ovo/kosovo.html
Gjithsej 59 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 8 9 10 » ... E fundit » Trego 59 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.