| Forumi Horizont | Gjithsej 4 faqe: [1] 2 3 4 » Trego 4 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Gjeologji & Gjeografi (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=151)
-- Popullimi i trevave Shqipetare (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=715)
Popullimi i trevave Shqipetare
Popullimi i hershem
Si pjese e gadishullit te Ballkanit, trevat shqipetare cilesohen si rajonet me popullim me te lashte ne Evrope. Shkencetare te ndryshem vendas dhe te huaj kane vertetuar nepermjet germimeve arkeologjike se trevat tona kane filluar te banohen 100 000 vjete para krishtit. Gjurmet me te hereshme te ketij banimi jane gjetur ne
Xare dhe Konispol te rrethit te Sarandes, ne afersi te Shkodres, ne malin e Dajtit etj.
Zbulimet qe i perkasin periudhes se gurit, tregojne per shtrirje te medha te vendbanimeve te atehereshme. Shume nga keto vendbanime jane hasur ne Kosove, pergjate lugines se Drinit te Zi, ne zonen e Kolonjes, Cakranit, Mallakastres etj.
Pas krijimit te popullsise etnike ilire (10 shekujt e fundit para Kuishtit), u zgjerua mjafte si hapsira e banimit ashtu edhe numri i vendbanimeve te kesaj popullsie. Kjo hapesire zinte tashme pothuaj te gjithe pjesen perendimore te gadishullit te Ballkanit. Popullsia ilire e kesaj kohe llogaritej ne rreth 500 000 vete dhe jetonte e ndare ne disa fise si: Enkelejte, Dalmatet, Dardanet etj.
Periudha e mesjetes kur vendi quhej Arberi dhe banoret Arber, shenoj nje zhvillim te metejshem te popullsise sone si ne numer, ashtu edhe ne shtrirje gjeografike. Numri i popullsise ne trevat tona gjate kesaj periudhe mendohet te kete qene rreth 1.5 milion banore.
Kjo popullsi erdhi vazhdimisht duke u zhvilluar ne trevat e veta deri ne ditet e sotme.
Ndryshimi i numrit te popullsise
Ndonese trevat shqipetare kane qene te banuara qysh heret, nuk ka patur te dhena te sakta per numrin e popullsile se tyre. Te dhenat e para statistikore per kete numer i perkasin periudhes se pushtimit osman, kur sipas regjistrimit te popullsise ne vitin 1431-1432 rezultoj se ne trevat tona jetonte nje popullsi prej rreth 800 000 banoresh. Gjate shek. XX jane bere disa regjistrime te popullsise, si ai i vitit 1923, 1927, 1938, 1945. Megjithsi jepnin te dhena te rendesishme, keto regjistrime nuk mund te quhen plotesishte te sakta. Gjithashtu copetimi i trevave shqipetare ne vitin 1913 beri qe pjesa me e madhe e popullsise (rrethe 1milion banore) te mbetej jashte kufijve te shqiperise dhe per pasoje, te llogaritej ne numrin e popullsise se vendeve te tjera.
Sic shikohet nga te dhenat deri ne fund te luftes se dyte boterore(viti1945) trevat shqipetare kane pasur rreth 2.2milion banore. Pas kesaj lufte numri i populsise ka ardhur gjithmone duke u rritur dhe sot llogaritet ne rreth 6.8 milion banore. Popullsia ne Kosove pati humbje te ndjeshme gjate luftes me Serbet 1998-1999, por ende nuk ka te dhena te sakta per kete.
Levizja natyrore e popullsise
Nje nga dukurite me tipike te zhvillimit te popullsise se trevave shqipetare eshte shtimi i larte natyror qe ka dalluar tradicionalisht popullsine tone. Shtimi natyror i popullsise del nga diferenca ndermjet numrit te lindjeve dhe numrit te vdekjeve dhe llogaritet per cdo 1000 banore. Popullsia shqipetare eshte dalluar gjithmone nga numri i madhe i lindjeve dhe nga ulja e vazhdueshme e numrit te vdekjeve. Ne Shqiperi sot lindin rreth 20 femije per 1000 banore, te shqipetaret e Maqedonise rreth 24 femije per 1000 banore, te shqipetaret e Serbise 21 femije per 1000 banore dhe tek ata te Malit te Zi 9.2 per mije. Megjithate keta tregues kane ardhur duke u ulur ne krahasim me periudhat e me pareshme ku niveli i lindjeve ka qene dhe me i larte. Kurse niveli i vdekjeve lekundet ne te gjitha trevat njelloj rreth 5-6 per 1000 banore
Dendesia e popullsise
Dendesia e popullsise ne trevat shqipetare eshte mjafte e ndryshueshme, si ndermjet pjeseve perverse te tyre, ashtu edhe brenda se njejtes pjese. Ne shqiperi banojne rreth 110 banore per km katrore, ne Kosove gati dy here me shume (192/km katror), ne Maqedoni 113/km katror. Po kjo shifer ndryshon sipas zonave gjeografike. Zonat me dendesi me te madhe jane: ultesira perendimore e Shqiperise me mbi 400b/km katror ku dallohen rrethet e Tiranes, Duresit, Fierit, Elbasanit etj., Fushegropa e Kosoves me mbi 300b/km katror, Rafshi i Dukagjinit dhe Fushegropa e Korces me mbi 200b/km katror etj. Kurse zonat me pake te banuara jane zonat malore si: rajoni verioro-verilindor i Shqiperise, zonat malore te Kosoves, Maqedonia perndimore, Mali i Zi etj., ku popullsia nuk i kalone 100b/km katror.
Perberja moshore dhe gjinore
Si rezultat i shtimit te larte natyror, popullsia ne trevat shqipetare dallohet per moshen e saje te re. Ne moshe mesatare 27vjece, popullsia jone ka moshen me te re ne Evrope. Ne popullsine shqipetare mbizotrojne moshat e reja, ku ato 0-14 vjece zene 35-40%. Kjo strukture tregone se edhe ne te ardhmen popullsia jone do vazhdoje te rritet shpejte.
Ne dallim nga popullsite e tjera te Evropes, te popullsia jone mbizotron popullsia mashkull. Ne cdo 100 femra jane zakonisht 105 meshkuj.
Prberja kombetare dhe fetare e popullsise
Trvat shqipetare banohen nga nje popullsi homogjene. 98% e popullsise ne Rep. e Shqiperise eshte popullsi shqipetare, kurse 2% jane pakica kombetare si: greke (58 756 banore), maqedonas (4 697 banore), dhe te tjere (1 361 banore). Ne Kosove gati 90% e popullsise jane shqipetare te tjeret jane serbomalazes, boshnjake, turq, rome etj. Ne Maqedonine perendimore, krahas shqipetareve qe perbejne 80% te popullsise, banojne edhe maqedonas, turq, serbe etj.
Ne strukturen e popullsise shqipetare sipas fese mbizotrojne tre fe, feja ortodokse, katolike dhe ajo myslimane. Pnvarsisht nga besimet fetare keto te tre grupet jetojne ne mirkuptim dhe paqe ndermjet njeri-tjetrit.
P.S: Te dhenat qe lexuat me larte jane te dhenat e vitit 2002.
| Gjithsej 4 faqe: [1] 2 3 4 » Trego 4 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.