Forumi Horizont Gjithsej 17 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 8 9 10 » ... E fundit »
Trego 17 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ceshtja kosovare dhe me gjere (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=162)
-- Pavarsi E Kushtezuar-gjuha E Nje Shteti Te Gjymtuar (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=9731)


Postuar nga sami datë 16 Tetor 2005 - 21:07:

Pavarsi E Kushtezuar-gjuha E Nje Shteti Te Gjymtuar

Sami Gjoka
www.proplocate.com

Nese e kaluare eshte metri me te cilin masim te tashmen per te parishikuar te
ardhmen, Qeveria e Zotit Berisha qe llomotit me buzet e nje diplomacie pa
diplomaci, rrezikon te rrezohet ne menyre edhe me katastrofike se heren e pare.
Rrezimi i tij i dyte do te jete nje turp mbarkombetare, kur kihet parasysh se
ne me pak se nje shekull qe kur kujtuam se jemi te afte te kemi nje shtet e te
qeverisim pa qene nevoja te na heqin per hunde greket a serbet, i kemi rrefyer
botes se ka qene krejt gjest i pa vyer, futja prej vullnetit te tyre (vullnet i
fuqive te medha) e gjysmes sone, ne vathen qe rrethuan per ne, (kufijte tane te
cunguar).
Stani ku dergjemi apo shteti qe kemi dhe se mbajme dot ne kembe, deri tani ka
fletat me te zeza qe mund te gjendet ne historine e vetqeverisjes se popujve.
Noli perzihet me britmat e turpeshme "O Fan Nol o mjekerr qen, nuk ben luft me
Ahmet Bene" Ahmet Beu merr arratine per te lene eshtrat neper bote, pa guxuar
t'i afrohet portes sone ku te kallte daten hija e gogolit Enver Hoxha, Enver
Hoxhe nxirret akoma dhe me kobeshem nga varri prej turmes allcake te tsunamit
Sali Berisha qe rrenonte gjithshka ne ardhje e siper nen krahet e murlanit te
ndryshimit, Sali Berisha ndiqet pertej pallatit te fantazise se tij te
shkalluar se ata qe ngjiten qiellit z'bien më perdhe, nga kopete e Nanos; Fatos
Nano iken i pertallur ne korr nga partia qe i pati dhene, vetem pak vite me
pare, piedestalin e Nelson Mandelas; dhe ne krye na dalka prap Berisha.
Por me hedhjen e valles se re, te kabinetit Berisha, nen ritmin e gabuar te
muzikes se vjeter, flakja e Berishes se dyte do te jete e pashmangeshem.
Berisha duhet te kujtoi deklaraten time derguar ne adres te tij se ne Shqiperi
kete radhe nuk ka fituar Partia qe ai perfaqson, e per te cilen shumica jone
votoi, por ka humbur Partia qe permorri interesat kombetare per te siguruar
perkdheljen perkrahse te atyre qe mbase nuk na deshen kurre.
Por per fatin tone te keq, qeveritaret tane gjysmake, kerkojne zgjidhjen e
duarve ndersa zgjatin kembet drejt litarit duke therritur "Jemi per Liri te
cunguar"
Ne se nje deklarate e tille do te kishte ardhur nga ish qeveritaret e majte, sic
erdhen jo rrale kur ata qene ne maj te mullarit tone te kalbur, me shume se
gjysma e popullit tane perfshire edhe mua ketu, do te ishim cjerrur, se kemi te
bejme me nje politike antikombetare, gatuar sipas oreksit te Athines".
Kur eshte e me se qarte madje edhe per vete Serbet se Kosova nuk ka me shanse
t'i serviret Beogradit, c'fare nenkupton qeveria e Berishes me pavarsi te
kushtuzuar?
Nese klani Berisha, mesoi s'i mbahet pushteti, nga ata qe pushtetin e humben kur
ai erdhi serish ne fuqi, eshte se te kesh rrugen pa gjemba, duhet të mos behesh
kercenim per komshinjt matan gardhit. E ky ka qen mesim perseprapthi qe
sikurse parardhësit e tij do t'i rrëzoi sërish qeveritaret e rinj nga kali.
Nese qeveria juaj, zoti Berisha, i'a dedikon mosardhejen per nje koh te gjate ne
pushtet, politikes antikmbetare te PS-es, dhe perkrahjes ne saj te asaj
politike nga Athina, ju keni mbetur atje ku duhet te ishit dhe nga po niseni te
shkoni serish.
Pushtetaret e korruptuar te Nanos nuk ndenjen kaq gjate në krye te vendit se
diten te kanqin Athinen, por ndenjen se ju forca e dobet e opozites,
zhigateshit ne llumin e pazotesise suaj per te binduar boten perreth se kishit
ndonje alternative me te mire te ofronit.
Por skena e politikes shqiptare, me sa duket me ri-ardhjen tuaj paska mbetur
prap e tipit te cohu prift te ulet hoxha.
Nese e nxorret me shqelma doktorin nga dhoma, se s'ishte i zoti të ngrinte nga
shtrati ku dergjej shqiperine tone te gjymtuar, ju s'po beni gje tjeter me
deklarata te tilla vecse, i jepni pacientit te njeten medicine si parardhesi
juaj. Perse atehere duhet te shpresojme ne rezultate me positive kur ju po
imitoni me perpikmeri, ata qe rrezuat nga froni, kur eshte fjala per te shkelur
interesat kombetare?
Kujt i terhoqet vemendjen se do te ishte gabim ti jepesh Kosoves, pavarsi e
plote sepse pavarsi e cunguar eshte fituar qe me ardhjen e Natos ne Kosove.
Vetem nje i cmendur do te besonte se Kosova do te kthehesh nen occupimin Serb.
Duke ditur se e kaluara eshte metri me te cilin matim te tashmen per te
percaktuar te ardhmen e qeverisjes suaj, tragjikisht na duhet te konstatojme se
mali i suksesit qenka i veshtire per shqiptaret, e se gremines eshte fare lehte
per tu rrezuar.
Nuk dua te therras mallkimin qe po i blatoni vetes 'i'u pafsha ne fund te
gremines"
Perkundrazi zotrinj mirreni malin me kembe me besim se malit i do ngjitur deri
ne maje.
Dy jane tipat e njerzeve qe mberrijne pushtetin. Ose njerez që prijne drejt
lartesive ose individe qe kapin pelen per bishti dhe e terheqin poshtë
pjerresive, nga frika se mos gabimisht, ngjitet me lart se sa don Beogradi apo
Athina.
Ju i perkisni me deklarata te tilla anitkombetare fatkesqesisht grupit te dyte.

Sami Gjoka
703-538-1113
http://www.proplocate.com


  Gjithsej 17 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 8 9 10 » ... E fundit »
Trego 17 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.