Forumi Horizont Gjithsej 13 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 8 9 [10] 11 12 13 »
Trego 13 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Mjekësia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=266)
-- Semundje Gastrointestinale (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=12941)


Postuar nga NS-6 datë 28 Shkurt 2008 - 23:22:

kequshqimi dhe keqthithja e ushqimit: nje vezhgim permbledhes

Cod. A28022008

keqthithja e ushqimit eshte nje pasoje e humbjes se ekuilibrit te proceseve te thithjes se ushqimit dhe si pasoje sasia e ushqimeve qe futen ne trup zvogelohet duke dhene pastaj me kalimin e kohes probleme te ndryshme neper organe si truri,muskujt,kockat etj.
shkaqet mund te jene te shumta. mund te jene shkaqe psiqike sic eshte bulimia ose anoreksia nervoze. personi me bulimi eshte nje person qe ha shume dhe ne menyre te crregullt dhe me pas me ane te tentativave te ndryshme e nxjerr serish jasht ushqimin [1]. ndersa tek anoreksia futen ato persona qe kane probleme psiqike me trupine tyre duke arritur deri ne ate pike sa ta perceptojne ndryshe [2][3]. anoreksikun eshte nje person qe nuk do te haje! e bejme kete dallim sepse ka persona qe nuk mund te hajne sic mund te jene ata qe kane esofagit ose akalaksi (semundje ku zona fundore e esofagut eshte teper e kontraktuar dhe bllokon ecjen e ushqimit), keto persona,per shkak se ndiejne siklet tek fusin ushqim ne goje,nuk hajne dhe si pasoje vijne edhe simptomat qe nuk eshte qe dallojne shume nga semundjet e tjera te keqthithjes ose kequshqimit.

shkaktar tjeter i keqthithjes mund te jete nje problem me pankreasin.nje pankreatit (infiamacion i pankreasit) akut ose kronik mund te jape nje pasoje te tille! personalisht kam pare tek paciente me fibrozicistike (semundje gjenetike ku mungon nje kanal per klorin ne siperfaqen e qelizave epiteliale) qe shumica prej tyre kane nje paaftesi pankreatike dhe si pasoje u jepen enzima sic eshte Kreon ose Pankreks ne menyre qe te zevendesojne kete paaftesi te pankreasit. diagnoza e kesaj paaftesie (qe ne rastin e ketyre pacienteve ndryshon pak sepse ne pankreasin e tyre kemi nje bllokim te enzimave per shkak se behet nje material shume i trashe si pasoje e shkaktarit baze te patologjise) behet me ane te nje analize qe quhet testi i steatorre (se di nese termi shqip eshte i njejte apo jo) ku matet sasia e humbjeve te dhjamrave ne jashtqitje.sasia e tyre do jete me e madhe nese pankreasi nuk punon mire. gjithsesi,nje dyshim mund ta hedhe si pacienti si mjeku kur sheh qe personi nuk rritet ne peshe (sidomos femijet) ose personi vete sheh qe jashtqitjet kane ere shume te keqe ose lene nje rruge ne forme vaji mbi siperfaqen e ujit kur shkojn ne banjo. keto jashtqitje te yndyrshme dhe me ere te keqe marrin emrin STEATORRE.

shkak tjeter sic permenda me siper mund te jete nje proces infiamator i esofagut,i stomakut (gastriti ose ulcera) i zorreve sic eshte celiakia [4]. pervec celiakise edhe morbi i kronit mund te jape nje simptome te tille [5] megjithse duhet te themi qe morbi i kronit mund te godase te gjithe rrugen e aparatit tretes).

semundje te tjera jane ato te melcise qe mund te coje me probleme me materialin biliar dhe si pasoje te jape edhe kjo jashtqitje te yndyrshme,me arome te keqe.

ka edhe raste te vecanta te tjera qe mund te cojne ne probleme me thithjen e ushqimeve sic mund te jene nje hipertiroidizem (rrije e hormoneve te tiroides). nese nuk gabohem,kjo situate shoqerohet me rritje te shpejtesise se ecjes se ushqimit ne zorre dhe si pasoje nje kohe me te ulet kontakti me faqet e zorres dhe humbje te materialeve ushqimore.

pra shkaqet qe mund te cojne ne nje kequshqim dhe keqthithje te ushqimit jane te shumta dhe secila nga keto duhet te merret parasysh ne momentin kur ndodhesh para nje personi i cili ka humbje te peshes.

[1]shtim mbi bulimine (Cod. A 17072007)
[2] anoreksia nervose (Cod. A 07122006)
[3]bulimia dhe anoreksia (Cod. A 13072007)
[4]Celiakia (Cod. A 22092007)
[5] semundja e Kronit VS retokoliti ulceroz: karakteristikat (Cod. A 08012007)


  Gjithsej 13 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 8 9 [10] 11 12 13 »
Trego 13 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.