Forumi Horizont Gjithsej 13 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 8 9 [10] 11 12 13 »
Trego 13 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Fizikë dhe Astronomi (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=10)
-- Kuriozitete mbi oren. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=17620)


Postuar nga Piktor datë 11 Shkurt 2010 - 16:04:

Kalendaret dhe profeci dhe konfuzion.

Ne mesjete shume njerez(ne fakt disa, shume pak) benin edhe biznes me parashikimet e tyre. Aventuriere te tille nqs do ti quanim keshtu fitonin baste dhe benin para me ane te "pararshikimeve" te tyre. Nese ishim ne prag te ndonje eklipsi ky fatlumi e kishte kollaj te bente para duke u thene njerzve se une do ta bej nate diten per disa minuta(eklipset) ose do t'ua heq diellin filan dite e keshtu me rradhe, Ishte normale per kohen apo jo?!!!
Imagjinoni tani se jetojme ne kohet Greqise se lashte apo Romake dhe te ndodhin gjera te tilla. Normalisht Perandori i madh e i plotfuqishem do te shqetsohej dhe shkencetaret, filozofet e bashke me ta muzikante dhe valletare do te mundoheshin t'ja largonin brengen. Gjeja me e bukur ishte se brenga i duhej hequr me çdo kusht.
Shkencetari me mjete e asaj kohe i shpjegonte se kjo eshte nje dukuri normale, sipas tij vjen nje ore e caktuar dhe ndodh ky fenomen, veshtiresia thame qendronte ne faktin se keto fenomene ishin te rradha, ta zeme nese ne kohen e babes se ketij perandori nuk kishte ndodhur asgje e mbinatyrshem qe ti largonte diellin per disa minuta ky fare mire mendonte se ekishte mbuluar e keqja, terslleku, ndeshkimi apo shenja apokalipsale. Edhe sot ka njerez qe nuk kane ndryshuar mentalitet, qofte perpara nje metoriti apo ne komete e keshtu me rradhe.
Kthehemi te perandori, nevoja per ti parashikuar keto gjera qe do te ndodhnin e qe ata pra shkencetaret qe gjendeshin ne oborrin e tij beri te domosdoshme qe ata te perllogarisnin oren e keshtu kalendaret.
Nuk eshte pa vend te kujtojme se shume piramida kane ca forma e permasa te çuditeshme qe jane si tik-taku i ores qe punon me preçizion ne shekuj te shekujve.
Po keshtu edhe kalendaret e tyre jane nena ose origjina egzakte e kalendareve qe perdorim sot.
Ne vitin 46 p.e.s Cesari reformoi kalendarin, si pasoje e diferencave te medha qe ishin krijuar mes kalendarit civil dhe atij tropikal. Per te bere qe fillimi i pranveres te perkonte me ekuinoksin pranveror shtoi rreth 90 dite, çka beri qe te kishte pasoja te renda ne jeten e perditeshme. Ky vit quhet "vit i konfuzionit". I vetmi gabim i tij ishte ajo qe permenden mesiper se ai e zgjati pak me teper se duhet vitin diellor pra me 11 minuta e 14 sekonda. Sipas tij toka rreth diellit rrotullohej per 365 dite e 6 ore. Ne realitet kemi thene rrotullohet per 365 dite 5 ore dhe 46 minuta, qe eshte koha mesatare diellore mes dy ekuinokseve te pranveres dhe quhet vit tropikal.


  Gjithsej 13 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 8 9 [10] 11 12 13 »
Trego 13 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.