| Forumi Horizont | Gjithsej 14 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 8 9 [10] 11 12 13 14 » Trego 14 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Fizikë dhe Astronomi (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=10)
-- Udhetim ne hapsire (kuriozitete). (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=17623)
Dy fjale per yjet.
Ishte nje nate e bukur e ngrohte vere. Nje shoku im qe me shurdhonte perhere me ca pyetje te çuditeshme per yjet, cometa e meteroitet, me pyeti -e di ti sa km eshte ylli me i afert ?- po sa jane e di? –ngrita koken e shkunda si zakonisht kur me bente pyetje te tilla ? –Edhe ti i kthehem une nuk ke pyetje te tjera?!!! Kam me tha- pse kane ngjyra te ndryshme?, pse dikush ndriçon me shume e dikush me pak? …
Sa larg jane yjet!
Mjafton tu them se ylli me i afert eshte 4x10^13 km! Ky yll quhet Proksima Centauri.
Quhet Proksima qe do te thote –i afermi, Centauri eshte kostelacioni qe i perket.
Per te llogaritur nje distance te tille jane perdorur disa formula dhe njesi matjeje.
Meqe distanca mesatare e tokes nga dielli thame, eshte 150 milione km, e quajme baza (aksi) e trekendeshit qe formohet mes tokes diellit dhe yllit, masim kendin π ne sekonda.
Nje vit drite (v.d.) = hapsiren qe pershkon drita ne nje vit. (nje vit drite eshte 9,47x10^12 km)
Parsec (pc) = 3.26 (v.d.)= distanca e nje ylli , ku kendi π(paraaksi) eshte 1”(sekonde) ku 1” eshte 3600-ta pjese e nje grade) .
Sa me i vogel eshte paraaksi π aq me larg eshte ylli. Nqs π eshte gati zero ky yll eshte ne infinit (pafundesi)
Duke ndjekur formulen d=1/π ku d eshte distanca e e yllit ne pc kurse π thame eshte paraaksi .
Paraasksi i Proksimo Centauri eshte 0.762.
Gjejme: d=1/0.762 = 1.31 pc e shprehur ne km eshte 4x10^13km .
Ndersa ylli 61Lejleket Lejleku eshte 4.27 pc, Sirio Qeni i Madh =2.65pc, Wolf 359 Luani= 2.33pc e keshtu me rradhe. Keto jane disa nder yjet me te afert.
Sa yje jane?
Deri me tani jane numeruar (fotografuar) 10 miliarde yje.
Me nje dylbi te mire dhe nje nate te erret e te paster pa re numerojme nga 50.000deri ne 100.000
Me sy te lire , nje nate te erret e pa re arrijme ne 3000.
Ps. shenja ^dhe numri mbrapa tregojne fuqine, psh 2 ^3 eshte =8
| Gjithsej 14 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 8 9 [10] 11 12 13 14 » Trego 14 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.