Forumi Horizont | Gjithsej 12 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 8 9 [10] 11 12 » Trego 12 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Rilindja dhe Pavarsia e shqiptarëve dhe e Shqipërisë (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=33)
-- Mbretërit Shqiptarë të Egjyptit (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=3580)
Pse s'doni të dini për shqiptarë të mëdhenjë si Mehmet Aliu?
Mos harroni se edhe Napoleoni s'ishte francez, por mgja besoj se sejcili nga ju do të dijë mbi Napoleonin më tepër nga c'di deri tani. Dhe historia s'e hedh poshtë Napoleonin meqë s'ishte francez dhe u bë Perandor i Francës! Mos harroni se edhe Vaso Pasha ishte qeveritar i Libanit dhe eshtrat i prehen akoma në Liban, sepse populli e donte për reformat që bëri atje dhe s'ia ktheu Shqipërisë!
Mehmet Aliu (bashkëkohës i Ali Pashës) arriti atë që donte të arrinte Ali Pasha në Greqinë kontinentale. Dhe për Ali Pashën thonë, duke e krahasuar me madhështinë e Napoleonit, se rrinte në krah të Napoleonit si rri tigri në krah të luanit. Dhe në atë kohë, të mos njihje Ali Pashën dhe Mehmet Aliun në sallonet e oborret mbretërore të Evropës, ishe injorant.
Mehmet Aliu themeloi shtetin modern egjiptian (dhe për këtë populli e donte) në kohën kur Perandoria Osmane ishte në kalbëzim dhe Sulltanët s'donin të ndërmernin reforma. Është e vërtetë që pasi mori "fermanin" nga Sulltani për shtypjen e kryengritjes në Kretë ndërhyri dhe e shtypi kryengritjen. Por kishte edhe synimet e tij, donte që Kreta të ishte nën sundimin e tij dhe t'ja hiqte Portës së Lartë nga duart. Pasi e mori Kretën, ndërmori reforma si në gjithë sundimet e tij dhe grekët e asaj kohe të Kretës e donin pothuaj sic e donin egjiptianët.
Mehmet Aliu ishte ai që filloi investimet dhe punimet për hapjen e kanalit të Suezit për t'a bërë monopol shtetëror.
Me fushatat e tij ushtarake arriti të nënshtronte gjithë bandat e hajdutëve që vepronin në territoret e tij (dhe për këtë populli e donte), arriti të nënshtronte mamlukët (me të cilët luftoi edhe Napoleoni).
I biri, Ibrahim Pasha (1 nga gjeneralët më të mëdhenj të kohës), duke sprasur ushtritë turko-angleze u fut deri në Anadolli e arriti deri 200 km afër Stambollit. Dhe kur vizitoi Francën iu bë 1 nga pritjet më madhështore të kohës, deri tek parada ushtarake për t'a nderuar sic duhej nderuar 1 gjeneral i tillë.
Për shqiptarët bëri shumë. Gjithë shqiptarët që shkonin në Mbretërinë e tij trajtoheshin më mirë nga të tjerët, bile më mirë se vëndësit. Postet më të larta në ushtri i kishin shqiptarët, Garda Mbretërore kishte vetëm shqiptarë. (kjo sipas mendimit tim, meqë kemi gjak luftarak e gjithnjë kemi qënë mercenarë).
Apo ndofta ndo1 nga ne, po të jetë Mbret i Egjiptit apo i cilitdo shteti qoftë, do të lërë atë post për të jetuar në Shqipëri?
Apo ndofta Napoleoni e la Perandorinë e Francës për të luftuar për pavarësinë e Korsikës?
Citim:
Air-Force-One:
Ne France per te dhene nje shembull te fundit ,pothuajse cdo njeri i shkolluar ka dijeni se evetmja dinasti mbreterore e Egjiptit modern ka qene shqiptare .E megjithate ,kjo dinasti qe mbrriti gjer ne vitet 1950 ,dhe mbas permbysjes te se ciles ,bente qe presidenti NASERI,te niste nje pjese te fjalimeve me frazen"TANI QE EGJIPTI U CLIRUA NGA ZGJEDHJA EANGLEZEVE DHE SHQIPTARE.........
Gjithsej 12 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 8 9 [10] 11 12 » Trego 12 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.