| Forumi Horizont | Gjithsej 14 faqe: « E parë ... « 2 3 4 5 6 7 8 9 10 [11] 12 13 14 » Trego 14 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Fizikë dhe Astronomi (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=10)
-- Udhetim ne hapsire (kuriozitete). (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=17623)
Dy fjale per yjet.
Ishte nje nate e bukur e ngrohte vere. Nje shoku im qe me shurdhonte perhere me ca pyetje te çuditeshme per yjet, kometa e meteroitet, me pyeti -e di ti sa km eshte ylli me i afert ?- po sa jane e di? –ngrita koken e shkunda si zakonisht kur me bente pyetje te tilla ? –Edhe ti i kthehem une nuk ke pyetje te tjera?!!! Kam me tha- pse kane ngjyra te ndryshme?, pse dikush ndriçon me shume e dikush me pak? …
Perse nje yll shkelqen me shume e nje tjeter me pak
Ne fakt forca e shkelqimit te nje ylli varet nga distanca qe ndodhen karshi tokes. Po ti rreshtonim yjet ne te njeten distance disa yje qe mezi duken do te ishin me te ndriçuar sesa yjet qe shohim ne si me te ndritshme.
Per kete astronomet perdorin Magnituden absolute. Ne baze te magnitudes absolute, po te vinim ne te njeten distance nga toka psh 10 pc, dielli do te dukej mezi, ndersa ylli Polar do ishte baraz me 6000 dielle.
Ka disa tipe magnitudash,
m-magnituda qe shihet realisht, M-magnituda absolute (te gjithe yjet ne nje distance, ne menyre konvencionale perdoret 10pc), fotografike (prova me ane te fotos), bolometrike(bolometri mat energjine totale nga ultarviolete ne infratekuqe) etj.
Pa harruar se yjet mund te jene, nje yll, dy yje (psh Sirio qe eshte ylli me i shndritshem i qiellit qe gjendet ne kostelacionin e Qenit te Madh, eshte nje nje sistem dopjo pra dy yje Sirio A dhe Sirio B).
Ngjyrat
Ne fotografi shihen me mire ngjyrat e yjeve sepse me sy te lire dallohen vetem yjet qe shkelqejne me shume. Ngjyra varet nga temperatura qe i karakterizon. Keshtu nqs marrim nje fill hekuri dhe e ngrohim ne zjarr ne fillim behet i kuq, pasatj zverdhet, zbardhet dhe ne fund behet i kalter.
Pra nje yll me ngjyre blu ka nje temperature me te larte se nje i verdhe e te verdhet jane me te ngrohte se keta te kuq.
| Gjithsej 14 faqe: « E parë ... « 2 3 4 5 6 7 8 9 10 [11] 12 13 14 » Trego 14 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.