Forumi Horizont Gjithsej 54 faqe: « E parë ... « 2 3 4 5 6 7 8 9 10 [11] 12 13 14 15 16 17 18 19 20 » ... E fundit »
Trego 54 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Shqiperia, traditat kulturore (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=114)
-- Sa atdhetare jemi ne shqiptaret? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=5060)


Postuar nga ENISS datë 20 Maj 2004 - 00:55:

Mbase duhet ta fillojme diskutimin per se prapthi per te arritur qellimin per se mbari.

A ka pasur nje moment per ju kur e keni mohuar ''te qenit shqiptar'' ???
Mbase kjo do te na ndihmoje per te qene me realiste.
Mua psh me vijne ne mend dy fakte per te cilat me eshte dashur te ul zerin e te them jam shqiptare.

Rasti i nje shtetase italiane 49 vjecare, para disa javesh, qe kish ardhur per tu martuar me nje mikun e saj vlonjat, e qe perdhunohet nga taksisti ne qytetin e Fierit dhe nje bashkeqytetar ndersa ajo udhetonte per ne Vlore, do te ishte nje nga lajmet kryesore ne te gjithe shtypin e perditshem. Shtetases italiane ju grabiten 1500 euro, pasaporta dhe më pas është përdhunuar nga taksisti dhe shoku i tij. Sipas mjekeve pas vizites, italjanja kishte demtime te medha kryesisht ne gjoks ku ish kafshuar ne menyre shtazarake. Shtetases italiane ju desh pas ketij udhetimi plot vuajtje, te rikthehej nga kish ardhur pa u martuar me mikun e saj duke ditur mentalitetin dhe konceptin e shqiptareve mbi moralin.
Imagjinoni per imazhin e shqiperise dhe shqiptareve ne arenen nderkombetare dhe ate te fqinjeve tane sesi perforcohet pas kesaj ndodhie qe u pasqyrua nga te gjitha mediat.
C'mund te themi ne kete rast per bujarine e mikpritjen, si nje nder vlerat kryesore me te cilat jemi identifikuar perhere ne shqiptaret?

Rasti i dyte eshte nje foto ne nje nga gazetat tona te perditshme, ku para disa javesh e nxorren ne faqe te pare, te botuar me pare ne 'Panorama' te shtypit te huaj e me pas edhe nga nje gazete shqiptare. Pikerisht momenti kur ne te gjitha mediat filloi te flitej mbi analizen e 97-tes. Kjo foto eshte botuar ne faqe te pare dhe per kedo qe e ka pare besoj eshte shokuar e ka pesuar traume per disa ore sikurse une.
Ne foto eshte nje nga punonjesit e SHIK me detyre ne Vlore i masakruar gjate trazirave te 97 (i dekoruar para disa ditesh nga Presidenti i Republikes), nje vit ky, kur vec te tjerash ndodhen, vjedhje, rrembime, vrasje, djegje, perdhunime...
Nese ne luftra jane kombet qe luftojne me njeri tjetrin, si ne Kosove jane serbet qe kane masakruar shqiptaret e Kosoves, ne 97-ten ishin shqiptaret qe masakronin shqiptaret e tyre.

Me cfare na ka ngelur te krenohemi ne Shqiptaret?

Shpresoj se ne mesazhet ne vazhdim do te jeni te gjithe me realiste. Sepse prononcimet e deri tanishme vertet qe duken shume teorike dhe skane asgje te ndjere brenda.
Te jesh nacionalist, ashtu sic e kam shprehur edhe ne mesazhin tim te dyte ne kete teme, nenkupton vec te tjerash te njohesh cilesite e poppullit tend, ta njohesh shqiperine dhe shqiptaret me te gjitha te bukurat dhe te shemtuarat perbrenda. Pas njohjes vjen ndjenja apo atdhedashuria se ne cfare pike eshte e perqendruar realisht tek ne.


  Gjithsej 54 faqe: « E parë ... « 2 3 4 5 6 7 8 9 10 [11] 12 13 14 15 16 17 18 19 20 » ... E fundit »
Trego 54 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.