Forumi Horizont Gjithsej 30 faqe: « E parë ... « 2 3 4 5 6 7 8 9 10 [11] 12 13 14 15 16 17 18 19 20 » ... E fundit »
Trego 30 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Fizikë dhe Astronomi (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=10)
-- Pertej gjithesise se vrojtueshme (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=5470)


Postuar nga lost_soul datë 19 Gusht 2006 - 16:28:

pershendetje kontinenti,

sa per vrojtimin te njejten gje kam thene edhe une.. vecse kam perdorur fjale te tjera.. direkt (syri, fotot) indirekt (mendimi).. nejse..

kurse per dekartin.. nuk e permenda per te bere "appeal to authority" por thjesht se ideja e tij ka ngjallur debat ne filozofi.
jam dakort qe nuk eshte ai qe e perkufizon ekzistencen, por kush e percakton? ti the qe ka pasur ekzistence para se te lindte dekarti, dhe une po te pyes ku e din ti? a nuk bazohesh ti tek vrojtimi yt? po kush te siguron qe nuk ke mendime iluzive?? mund te ndodhe qe thjesht te duket sikur ka ekzistuar.. natyrisht qe ata qe te rrethojne s'ta sigurojne kete gje, se ata te gjithe mund te jene iluzive... kur njeriu mendon ne menyre iluzive ose jo, vetem per nje gje "sigurohet", qe keta mendime patjeter duhet te kene nje rezidence, vetem per ekzistencen e ketij entiteti apo self-i mund te sigurohesh ne nje fare menyre.. qe eshte truri..

nje kendveshtrim tjeter i nje filozofi italian.. (pa lidhje me dekartin)
dihet qe ne e vrojtojme boten dhe cdo gje qe ne mesojme, kuptojme perfundon ne trurin tone.. kjo eksperience apo histori eshte thjesht nje rradhitje e caktuar e neuroneve, apo qelizave te trurit...
atehere pohimi qe bej une eshte ky: zoti e krijoi token dhe cdo gje tjeter pikerisht ne kete cast, krijoi piramidat, forumin, njerezit me pikerisht kete rradhitje ne tru.. cdo t'mund t'u thonte per ekzistencen??? asnjeri s'do te mund ta dallonte dot para apo pas castin, sepse rradhitja e trurit te jep pershtypjen e historise... qe ta perkeqesoj situaten po them edhe qe koha e ketij casti nuk dihet... mund te jete tani, por mund te jete edhe...... tani .. asnjehere nuk dihet se kur eshte para apo pas casti....

dy fjale te fundit per mendimet qe hidhen si kjo e fundit... flitet per ekzistence ne kuptimin absolut te fjales, keshtu qe edhe mendime *very unlikely* por jo absolutisht te pamundura kane vend


  Gjithsej 30 faqe: « E parë ... « 2 3 4 5 6 7 8 9 10 [11] 12 13 14 15 16 17 18 19 20 » ... E fundit »
Trego 30 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.