Forumi Horizont Gjithsej 435 faqe: « E parë ... « 108 109 110 111 112 113 114 115 116 [117] 118 119 120 121 122 123 124 125 126 » ... E fundit »
Trego 435 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Filozofia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=124)
-- Zoti? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=6378)


Postuar nga Auberoni datë 19 Prill 2005 - 22:36:

Citim:
Po citoj ato që tha lezhjani-82

O Auberon po si thua ti ?Zoti qe ne fillim ua caktoi fatin njerezve pasi u krye gabimi i pare ngrenja e "frutit te ndaluar"te gjithe do jene mekatare kjo con ne perfundimin qe disa do shkojne ne "ferr" sic thua ti.

Sado i plotmeshirshem te jete ai fatin e njerezve e ka lene ne dore te tyre
kush eshte i mire me besimin e tij dhe me veprat e tij zoti do ta shperbleje ne menyren qe meriton.

Pse si kujtove ti?Zoti eshte i plotmeshirshem dhe o burra te bejme cfare te bejme se ai na i fal mekatet?
Me te vertete zoti di gjithcka cfare do ndodhe dhe do te ndihmoje te gjithe ata qe e kerkojne me te vertete!!!

Por nuk mund te zgjidhim pyetjen perse ai i di te gjitha...ne fund te fundit ne jemi aq te vegjel para tij, kush jemi ne te gjykojme ate? Ne jemi nje grusht rere...





Atehere, sipas llogjikes sate, akoma njerezit edhe sot e kesaj dite duhet te vuajne per nje frut? Edhe pas mijera vjetve? A nuk te duket denim, mbase i tepruar? Pse ne te japim llogari me kurrizin tone per gabimet e tjerve?


Kush jemi ne ta gjykojme ate? Jemi krijesat e tije. Ne mos ne, atehere kush tjeter do ta gjykoj? Pse lindin femije mentalisht dhe fizikisht te hendikepuar? Cfare mekati ka bere ai femi?


Po problemi nuk eshte ketu. Keto jane aspekte tjera te qajes se kesaj c'eshtje. Nuk po flasim per mekate e as per jeten, por, per Zotin. Problemi qendron ne ate se Zoti konvencional i pershkruar nga besimet; nuk mund te ekzistoj.


Zoti pershkruhet me koncepte njerzore; p.sh meshira. Konceptin e meshires te gjithe e dijme. Ne cdo gjuhe te botes eshte e njejte. Nese Zoti eshte nje X, atehere, kush pati guximin qe ta flase per te me fjalor te kesaj bote? Nese eshte i nje dimesioni dhe realiteti tjeter, pse e gjymtuam dhe e beme te pamundshem duke u munduar ta sjellim ne kete dimesion dhe realitet tonin???


  Gjithsej 435 faqe: « E parë ... « 108 109 110 111 112 113 114 115 116 [117] 118 119 120 121 122 123 124 125 126 » ... E fundit »
Trego 435 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.