Forumi Horizont Gjithsej 92 faqe: « E parë ... « 3 4 5 6 7 8 9 10 11 [12] 13 14 15 16 17 18 19 20 21 » ... E fundit »
Trego 92 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Shkrimtare te huaj (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=296)
-- Biografia dhe Veprat te perkthyera ne Shqip te Erih Maria Remark (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=1702)


Postuar nga i_lire datë 07 Shtator 2003 - 00:47:

Tre Shoke (fragment)

Pastaj, pernjeheresh, gjithcka ndodhi shume shpejt. Mishrat e fetyres filluan t’i treten. Kockat i kishte tani te holla si krahe femije, brinjet i dalloheshin nen lekure dhe ethet e zhuritnin pa nderprerje ate trupth te ligur. Infermierja solli bombola me oksigjen dhe mjeku i vinte cdo ore.
Nje pasdreke, temperatura i zbriti cuditerisht shpejt. Pati u zgjua dhe me soditi per nje kohe te gjate.

- Ma jep pak pasqyren? --- pershperiti pastaj.
- C’e do pasqyren? --- e pyeta une. - Qetesohu pakez! Me duket se e hodhe tani, Pat. S’ke me ethe.
- Jo,---- murmuriti ajo me ate ze te therrmuar e te drobitur-- ma jep pasqyren!

Une i rashe qark krevatit, mora pasqyren dhe e leshova nga dora. Ajo u thye.
- Me fal!--- i thashe.--- Sa ters,qe jam! Edhe nje cope pasqyre me vete e me shpeton nga dora e me behet cope e cike!
- Ne canten time kam edhe nje tjeter, Robi.
Ishte nje pasqyre e vogel prej nikeli te kromuar. E fshiva me pellemben e dores, qe te ndotej pak dhe ia dhashe. Ajo e pastroi me zor dhe u pa ne te me vemendie.
- Ti duhet te nisesh i dashur!-- peshperiti pastaj.
- Po pse? S’me dashke me?!
- Ti s’duhet te me shohesh me. Kjo ketu s’jam une.
Ia hoqa pasqyren nga dora.
- Keto sende metalike nuk vlejne asnje grosh, Pat. Pa shiko, si me nxjerr mua! Te zbehte e te hequr. Pse, keshtu qenkam une? Une jam i zeshket dhe i fuqishem. Tere bridhe-bridhe eshte kjo dreq pasqyre!
- Dua ,qe te te mbetem ndryshe ne kujtese ,-- murmuriti ajo.-- Nisu, i dashur! Me ler te mbaroj pune vehte!
Une e qetesova. Ajo ma kerkori perseri pasqyren bashke me canten e saj. Pastaj zuri t’i vinte puder fetyres se mjere e te drobitur, buzeve te plasura, gropezave te nxira posht syve.
- Vehtem pak, i dashur,--- tha ajo dhe u mundua te vinte buzen ne gaz.-- Ti s’duhet te me shohesh te shemtuar...
- Ti mund te besh c’te duash,--- i thashe,--- por kurre s’do te jesh e shemtuar! Per mua je gruaja me e bukur, qe kam pare gjate gjithe jetes sime!
Ia mora pasqyren dhe kutine e pudres dhe ia vura duart me kujdes rreth kokes. Pas pak ajo fillpo te shqetesohej.
- Cfare ke Pat ?-- e pyeta.
- Troket aq fort,-- peshperiti ajo.
---Kush? Ora?
Ajo tundi koken paksa ne shenje pohimi:
- Bubullon...
Une e hoqa oren nga dora.
Ajo veshtroi gjithe ankth akrepin e sekondave.
- Hiqma nga syte!...
Une e mora oren dhe e perlasa fort pas murit.
- Ja, tani nuk trohet me! Tani koha eshte ndalur ne vend. E kemi shqyer ne mes. Vetem ne te dy kemi mbetur ketu, vetem ne te dy, ti dhe une dhe askush tjeter.
Ajo m’i hoqi syte qe i qene zmadhuar tejmase.
- I dashur ...-- peshperiti me ze te shuar.
Une s’munda ta duroja me ate shikim. Vinte qe nga larg, kalonte permes meje dhe tretej diku.
- Trimeresha ime,-- murmurita une,--- Trimeresha ime e shtrenjte, e dashur...

Ajo vdiq ne oren e fundit, te nates, perpara se te agonte. Hoqi shume dhe vdiq me mundime te medha dhe askush s’mundi ta ndihmonte .E mbante doren time te shtrenguar, por nuk e dinte me qe i ndodhesha prane. Dikur foli dikush:
- Vdiq...
- JO!-- bertita une.--- Ajo s’ka vdekur ende! Ende po ma mban doren te shtrenguar...
Drite. Drite verbuese,e padurueshme. Njerez. Mjeku. Une hapa ngadale doren time. Dora e Patit u leshua pertoke. Tipare te shfytyruara nga ankthi. Sy te ngrire e te munduar. Floke geshtenje e te mendafshte.
- Pat,--- thashe une.--- Pat!
Dhe,per here te pare, ajo nuk me dha pergjigje...

- Dua te rri vehtem-- thashe une.
- Te mos e...?--- pyeti dikush.
- Jo,--- thashe une,--- Dilni perjashta! Mos e prekni!
Ia lava pastaj gjakun. Ishte si cope dru. Ia kreha floket. Ajo filloi te ftohej. E shtriva ne krevatin tim dhe e mbulova me batanijet. U ula prane saj dhe s’isha i zoti te mendoja me asgje. Rrija ne karrige dhe e veshtroja krejt i shastisur. Qeni u fut ne dhome dhe m’u shtri ne preher...
E pashe se si i nderroi fetyra. S’munda te beja asgje tjeter,vecse te rrija ashtu i ngurosur, ashtu krejt bosh, dhe ta sodisja...
Pastaj erdhi mengjesi!--- dhe ajo nuk ishte me...


  Gjithsej 92 faqe: « E parë ... « 3 4 5 6 7 8 9 10 11 [12] 13 14 15 16 17 18 19 20 21 » ... E fundit »
Trego 92 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.