| Forumi Horizont | Gjithsej 13 faqe: « E parë ... « 3 4 5 6 7 8 9 10 11 [12] 13 » Trego 13 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Fizikë dhe Astronomi (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=10)
-- Kuriozitete mbi oren. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=17620)
Kalendaret Maya. 21/12/2012
E mire, te gjithe kemi degjuar per kalendarin Maya dhe misterin qe e karakterizon ate. Nje date pikerisht 21/12/2012.
Maya ishte nje popull qe jetonte ne xhunglen meksikane deri ne Guatemala, Honduras,.
Ne fakt Mayat perdornin disa kalendare.
Kalendari fetar me 260 dite dhe kalendari civil me 365 dite i ngjashem me kalendarin tone dhe kalendari i Aferdites 104 vite pra dy cikle.
Numri i plotpjestueshem me ta eshte 18980 qe perkojne me 52 vite dhe çdo 52 vite mbaronte nje cikel per te filluar nje tjeter.
Duhet te dime se matematika ishte shume e zhvilluar tek maya.
Kalendari fetar:
perbehej nga 20 muaj, ku secili muaj kishte 13 dite. 13 ishte nje numer i shenjte per ta.
Perveç numrave te diteve çdo dite i vinin nga nje emer. ishin ne dispozicion 20 emra, po ta lexojme per nga emrat kalendarin kemi 13 muaj me 20 dite =260. Llogjika ishte nje kombinacion ditesh me emrat dhe rrotulloheshin , Sipas ketij kombinacion brenda ketyre 260 diteve çdo dite kishte nje emer te ndryshem. Kjo sepse numri i plotpjestushem i 13 dhe 20 eshte pikerisht 260. Pra mbas 260 diteve mbaronte ky cikel per te filluar nga e para e keshtu me rradhe per 18980 dite ose 52 vite.
Kalendari diellor: kishte 18 muaj me 20 dite dhe nje muaj me 5 dite ne ndryshim me ne nuk kishte vit bisekstile. Kjo sepse rregullohej ne baze te ciklit 52 vjeçar.
Te dy keta numra plotpjestohen me 5.
260:5=52
365:5=73
260x73=18980
365x52=18980
(260x365)=94900:5=18980
(52x73)=3796x5=18980
Imagjinoni tani se çfare llogjike matematike perdoronin, dhe per çfare u sherbente kjo lloj matematike.
Kalendari ne baze te planetit Venera (aferdita)
Kishte nje cikel pre 104 vitesh.
Llogaritej ne baze te cikleve solstice te diellit dhe te Aferdites.
104:2=52
260x2=52
52x360=18980.
E keshtu me rradhe derisa te gjendet rendesia e 52 viteve
Ne nje postim tjeter do bejme prape matematike.
| Gjithsej 13 faqe: « E parë ... « 3 4 5 6 7 8 9 10 11 [12] 13 » Trego 13 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.