Forumi Horizont Gjithsej 57 faqe: « E parë ... « 3 4 5 6 7 8 9 10 11 [12] 13 14 15 16 17 18 19 20 21 » ... E fundit »
Trego 57 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Shkrimtare te huaj (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=296)
-- Kodi i Da Vincit! (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=8040)


Postuar nga tresh datë 12 Prill 2005 - 13:19:

Nuk e di po me duket se keni qejf me shkru gjoja se po shkruni dicka.

1)Pike se pari kjo teme nuk duhetj hape ketu po tek letersia ose te bota e librit.Kodi Da vinci eshte nje roman nje triller e asgje me teper dhe nuk ka pse futet tek kjo teme pse nuk eshte nje punim nje studim me permatje fetare etj etj qe te futet ne kete teme. Eshte sikur te hapej nje teme per librin Vargjet Satanike te Selman Ruzhdie tek besimet fetare....gje e cila qe nuk ka aspak kuptim

2)Se dyti s’di se si merrni per te verteta nje Roman i cili nuk mund te quhet as historik e asgje tjeter po vetem nje triller policor i cili mbledh perpunon ‘’mistere’’ qe shoqerojne jeten mbi 2000 vjeqare te Krishterimit.
Me sa mend merren per baza dhe per te verteta nje Roman ??!! Nuk e di nese e keni idene se cfare e ndryshon romanin nga zhanret e tjera te letersise dhe per me teper si dhe cfare do te thote te ‘’zbulosh’’ te ‘’shpikesh’’ te besh nje studim etj etj.Sikur Donw Brown te ishte i sigurte qe ka zbulu dicka te re te cilen mendohet se na e ka mshehe ‘’kisha’’ dhe feja e krishtere, sigurisht qe nuk do ti botonte ne formen e nje romani.Ai do te preferonte te perdorte konferencat e revistat e specializuara nderkomebetare ku zbulimi i tij faktet e reja dokumentat e reja te zbuluara nga ai te mund te njihte dhe te informonte gjithe trupin akademik e shkencor boteror pra nje njohje boterore.Nje ‘’zbulim kaq i bujshem’’ sdo te ishte i denje per te dale ne driten e formen e nje Romani

3)Te ishte aq i ‘’rrezikshem’’ ky roman sigurisht qe do te kishim nje ‘’shpupurishje’’ te autoriteteve fetare te krishtera.Shume e akuazuara Opus Dei rreth te ciles flitet, sillet e pergojohet shume ne ate roman flet per nje rritje te interesit nga njerezit per veprimtarine e saj dhe me sa duket ky roman ka sjelle te kunderten e asaj qe shpresohej pra ka bere vetem nje reklame per pozitivisht.Njerezit keshtu jane me kurioze qe te njihen me krishterimin dhe misteret qe e rrethojne ate.

4)Une e kam lexu romanin para nja 4 muajsh dhe e mbarova ne vetem 4 dite dhe perveq nje trilleri te pergatitur mire aty ska asnje vlere tjeter e te pakten vlera letrare dhe eshte nje roman me te vertete e dobet.Tani psh shume pak gjera me kane mbete ne mendje nga ai romandhe nuk kam deshire ta lexoj perseri pse aty nuk thuhet asgje e re qe une personalisht nuk di.Jane gjera dhe mistere qe i lexojme cdo dite ne gazeta,revista ne Internet apo i shohim ne dokumentare televizive. Ndryshimi aty eshte se aty jane te permbledhur te kondensuara dhe bejne shume efekt ne syrin e nje njeriu qe nuk ka degjuar asnjehere per to.Ky roman be efekte ne njeriun qe nuk lexon anje gazete apo liber apo nuk sheh nje dokumtear ne TV perndsyshe ai njeri do te ishte i para-pergatitura per nje roman te tille

5)Ne Spanje doli libri anti-Kodi da Vinci qe shpjegon 117 gabimet teologjike e historike qe permban ai roman dhe ka te njejtin sukses si romani i Down Brown.....


  Gjithsej 57 faqe: « E parë ... « 3 4 5 6 7 8 9 10 11 [12] 13 14 15 16 17 18 19 20 21 » ... E fundit »
Trego 57 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.