Forumi Horizont | Gjithsej 31 faqe: « E parë ... « 4 5 6 7 8 9 10 11 12 [13] 14 15 16 17 18 19 20 21 22 » ... E fundit » Trego 31 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Shkrimtare te huaj (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=296)
-- "Shqipëria një dhe njëmijë." Indro Montanelli (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=13596)
***
Porse për t’u hakmarrë ndaj këtij moderniteti cipëplasur tiranas dhe për t’u kujtuar të gjithëve sa, vendës dhe të huaj, mund ta harronin, që kryeqyteti nuk ka të bëjë aspak me Shqipërinë, pak kilometra rrugë dhe disa të katërta ore me automobil nga Tirana shqiptarët ruajnë Krujën.
Qytet i çuditshëm. Më i çuditshmi i Shqipërisë mbas Beratit, që nga ana e tij është më i çuditshmi i botës mbas Venecies. Madje, me thënë të drejtën, Kruja nuk është qytet: është një pazar i mbuluar rreth të cilit është përmbledhur një qytet. Një pazar i përtingullt i përdredhur i përthikët ku edhe radiot dhe makinat e shkrimit, po të shiteshin, do të merrnin pamjen e objekteve historike të stërvjetra. Një Zot e di kush dhe pse e ndërtoi atje lart, gjashtëqind metra pezull mbi një shpatinë të sertë: zanafilla e Krujës është e mistershme. Por themeluesit duhej të kenë qenë estetë vetmitarë dhe merakun për të bukurën ua kanë përçuar edhe trashëgimtarëve të tyre: në hijen e një kështjelle arkaike, të fisnikëruar nga kujtimi i Skënderbeut, para një panorame bukurise të ashpër dhe hapësire krenare, jetojnë të ngujuar katërmijë kopshtarë me shije toskane, të dhënë me zjarr mbas kulturës së ullirit. Griargjendi i ullinjve e zbut ashpërsinë e peizazhit duke e ngjyrosur ëmbëlsisht, thuajse me zymti. Pak minuta prej kabareve të frëngjizuara të Tiranës, këtu papritmas gjen së rishti poezinë mashkullore dhe timbrin arkaik të më të vërtetës Shqipëri.
Por Kruja nuk është veçse një episod arkaik i syrgjynosur në mes modernitetit të Shqipërisë së mesme. Ajo nuk jeton, ajo ka mbetur gjallë në një skenar që ngjan gati artificial, aq shumë ndryshon për nga madhështia prej refrenit panoramor të kësaj zone që e ka zëvendësuar malin me kodër edhe e ka zbutur eshtërinë karsike të veriut në tarraca me profil të ëmbël që zbresin shkallë-shkallë. Majat e mprehta tani rrumbullakohen, ngritjet kas të shkëmbinjve shtrihen e shtrohen. Disa kilometra pa mbërritur në det, fusha nis së rishti, duke hyrë brenda nganjëherë edhe njëzetepesë ose tridhjetë kilometra.
Duke ndjekur pikërisht këtë fushë rruga zbret drejt jugut
Gjithsej 31 faqe: « E parë ... « 4 5 6 7 8 9 10 11 12 [13] 14 15 16 17 18 19 20 21 22 » ... E fundit » Trego 31 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.