Forumi Horizont Gjithsej 14 faqe: « E parë ... « 4 5 6 7 8 9 10 11 12 [13] 14 »
Trego 14 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Fizikë dhe Astronomi (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=10)
-- Udhetim ne hapsire (kuriozitete). (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=17623)


Postuar nga Piktor datë 11 Shkurt 2010 - 17:21:

Kostelacionet, pra horoskopi.

Kemi thene se njeriu qe ne kohet me te lashta, me anen e fantazise arrinte te formonte forma te çudteshme me yjet.
Qe kur ishim femije, kur kishim bere mesim gjeografie dhe kishim mesuar per kostelacionet, Arushen e madhe dhe Arushen e vogel kur vinte mbremja uleshim ne bar dhe mundoheshim kush me perpara ta gjente ate. Nganjehere humbisnim ne ate pafundesi yjesh , por edhe i gjenim kostelacionet e famshem. Femije ishim ! se mos kishim ndonje gje tjeter per te kerkuar!!! Me pas kureshtja jone kaloi tek shenjat e oroskopit dhe nese ishim ne periudhen e shenjes se Peshqve, hapnim syte ne qiell dhe mundonin te gjenim peshq. Epo normal se te rinj dhe duam ta dime psh fatin tone ne dashuri, pune etj.
Ketu ndalet edhe dashuria jone per universin, e as qe kujtohet se ka egzistojne edhe kostelacione te tjera dhe shume gjera te tjera qe kane te bejne me to. Degjon ne lajme se tokes po i afrohet nje komete, lajmet e bejne sensacionale dhe ai i ngre edhe njehere me pertese syte nga qielli per te pare kush e di pse kometen. Disa te tjere akoma qe akoma nuk u ka ardhur fati presin me padurim naten e shen Lorencit per te pare yjet qe bien per te shprehur keshtu deshiren e tyre qe tu vije dashuria si nje dhurate nga qielli.
Universi, kostelacione, yje qe bien, planete njeriut te sotem praktik dhe materialist i sherbejne per kohen, per nje periudhe te caktuar. Keshtu ishte nje here e nje kohe, keshtu eshte dhe tani.

.Kur folem per "aventurieret" e shekujve qe kemi lene pas e njejta gje ndodh edhe sot.
Shkencetaret dhe studiuesit bejne pune e tyre, "parashikuesit" na lexojne horoskopin, ka nga ata qe shkojne me larg dhe na japin keshilla praktike mbi dashurine ne baze te yjeve, emrave etj. Moda me e re eshte ajo televizive ku disa te tjere na japin numrat me fat te fitojme llotari, diten kur duhet te filojme nje biznes etj etj.
Ne fakt duket se e kaluam cakun e realitetit nje rremuje e vertete mes reales dhe fantazise, prape ky Einstein paska pasur te drejte per relativitetin dhe pafundesine. Njeriu eshte skllav i njohurive te tij, sa me shume di aq me shume kerkon te dije dhe ne kete rast kur kemi te bejme me universin kemi te bejme me, me Einstein, i cili meriton dhe ai nje teme te veçante.

Kemi degjuar e konsultuar sa e sa here horoskopin! -Planetet ne shenjen tuaj tregojne fat ne dashuri por kujdes me shendetin. Tani qellimi i temes sone nuk eshte te diskutojme mbi vertetsine apo jo te ketyre fjaleve por te kuptojme mekanizmin pse i thote ato fjale, pra te kuptojme energjite negative, pozitive te planeteve ne dashuri, shendet, pune. shoqeri etj etj.


  Gjithsej 14 faqe: « E parë ... « 4 5 6 7 8 9 10 11 12 [13] 14 »
Trego 14 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.