Forumi Horizont Gjithsej 28 faqe: « E parë ... « 4 5 6 7 8 9 10 11 12 [13] 14 15 16 17 18 19 20 21 22 » ... E fundit »
Trego 280 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Tema Shoqerore (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=313)
-- Islamizmi. Nje fatkeqesi kombetare e shqiptareve?? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=2848)


Postuar nga gosacameria datë 06 Mars 2004 - 22:50:

Citim:
Po citoj ato që tha AIR-FORCE-ONE
Une e kam then distancohem nga kjo teme.....

Po kur sheh forumista ,qe kan qefe te shkruajne ,ngacmohesh nga opinionet e tyre.....

Napoleoni Cam ?????????????? ku i lexon keto mufka

Xhorxh Bushi kavajas...............

Pse keni qef te kapeni , te keto figura ???????????

Po me thjesht..............




per napolon mbase ste pelqen te jete cam,,,, por te grantoj se origjina eshte ballkanase,,,,<


por sipas teje cfare duhet te themi qe nano eshte shqiptar<<<
o te keqen ne qofte se ste pelqen te pakten mos hidh plurur mbi te verteten, sespe kjo e verte po na len mbrapa,,,


Postuar nga i_pafajshem datë 06 Mars 2004 - 23:11:

Do t'ju lutem shume lexuesve, para se te hedhin ndonje shkrim ketu , te lexojne ne fillim shkrimet e para dhe me pas te vazhdojne te shkruajne. Pa dashur te hedh poshte vertetesine ose pavertetesine e ketyre shkrimeve, me duhet tj'u kujtoj disave qe flitet per besimet fetare dhe jo per historine apo politiken.

Duke shpresuar se do te mirekuptohemi.


Postuar nga enes22 datë 08 Mars 2004 - 19:33:

pershendetje

pershendetje te gjithe anetareve te ketij forumi
dhe u kerkoj falje sepse nuk i kam lexuar te gjitha postimet
ndoshta keto fjale jane te perseritura por dua te them mendimin tim
dua ti pergjigjem ENIIS-it

vertet shkaku yne kryesor qe europa nuk na pranon eshte islami
ohu e njohem evropen se kush eshte
themi turqit , turqit per 500 vjet por sa iken turqit cfare ndodhi me shqiperine apo ndokush ka nevoje ti'a rikujtoj
sa shqiptare mund te kete vrare turku per 500 vjet
evropes iu deshen vetem 40 vjet te triplioje kete numer
dhe jo vetem ne vrasje por edhe ne masakra ,perdhunime ,
djegje shtepish etj
islami eshte nderi shqiptar sepse me ane te tij shqiptaret
nuk u asimiluan , ruajten gjuhen , zakonet dhe traditat
pra islamit i jemi shume mirenjohes

ketu keni nje foto te vjeter shqiptaresh

ju pershendes te gjitheve


Postuar nga enes22 datë 08 Mars 2004 - 19:35:

pershendetje

pershendetje te gjithe anetareve te ketij forumi
dhe u kerkoj falje sepse nuk i kam lexuar te gjitha postimet
por dote doja ti pergjigjem ENIIS-it
Ennis lexo çka thene kadareja yt i dashur ne nje interviste




|Perandoria otomane - janë Shtetet e Bashkuara të Mesjetës

Bisedë nga Thierry Fabre

Ismail Kadare, a jeni ai që mund t’ju quajmë një shkrimtar ballkanik? A përfaqëson Ballkani ndonjëgjë të veçantë për ju?

Jam shkrimtar, por unë jam kundër etiketës përshkrimore ballkanike, skandinave ose jemenite.Unë mendoj se letërsia është diçka homogjene dhe unike në botë. Shkrimtarët formojnë nje familje shumë të bashkuar dhe shumë të ndryshme në të njëjtën kohë. Mendoj se unë i përkas kësaj familjeje.



A është ky rajon një hapësirë referimi për ju?

Sigurisht, vepra ime lindi në Ballkan dhe ndoshta nuk do të mund të ekzistonte pa të. Është një burim, po përtej tij, unë jam një shkrimtar. Shkrimtarët nuk kanë qenë pjesë të regjimeve dhe të partive.



Po Ballkani si një vend imagjinar, sa i rëndësishëm është për ju?

Ekziston një kontradiktë mes Ballkanit si realitet konkret dhe Ballkanit imagjinar, që është një tërësi shumë më e fuqishme.



Me këtë përfytyrim ushqeheni?

Mendoj se letërsia e madhe evropiane ka lindur në gadishullin ballkanik.



Për shembull, kë keni në mend?

Shkrimtarët e antikitetit. Është e vërtetë që ka pasur zbulime madhështore në botën para grekëve të lashtë, si krijimi i konceptit të skëterrës nga egjiptianët. Por mendoj se grekët, domethënë ballkanasit e lashtë, kanë zbuluar gjënë më të madhërishme në botë: brerjen e ndërgjegjes. Brerja e ndërgjegjes në botë është shfaqur goxha më vonë. Ka nja katër a pesë mijë vjet, jo më shumë... Pa këtë koncept, nuk do të kishte letërsi. Brerja e ndërgjegjes u zbulua nga dramaturgjia greke: besoj se ka ekzistuar edhe para Eskilit. Te Homeri nuk gjejmë mënyra konkrete, por të gjitha poemat homerike kanë lindur prej saj. Çfarë janë poemat homerike? Njëfarë faljeje karshi Trojës. Një poet grek i ka kënduar fajit të lashtë të grekëve për të larguar të keqen. Në këtë mënyrë, lindi letërsia klasike greke...



Në veprën tuaj, duket qartë një përngjasim i madh mes letërsisë suaj dhe asaj greke. Mos vallë përtej Ballkanit ka një dimension mesdhetar, që për ju është i vlefshëm?

Sigurisht, por të dyja janë tepër të ndërthurura. Është mëse e natyrshme.



A ka po kështu, dhe një dimension mysliman?

Jo mysliman, por një dimension perandorak: romak, bizantin dhe otoman njëkohësisht. Ky dimension perandorak ka filluar qysh tre mijë vjet me persët... Letërsia ka filloi në kohën e zhvendosjes së ushtrive të gadishullit ballkanik drejt Orientit; më pas ndodhi zhvendosja e ushtrive romake, bizantine, turke... Nga Perëndimi në Lindje dhe nga Lindja në Perëndim...



Shkrimtarët kanë pasqyruar kronikën... Ju flisni për perandori. Cili është vizioni juaj për perandorinë otomane? Çfarë është për ju? Një armik që deshi të shtypte Shqipërinë?

Shumë më e ndërlikuar se kaq. Nga pikëpamja letrare, mendoj se është perandoria më e bukur e njerëzimit. Është mjaft paradoksale, por mendoj se për letërsinë është një minierë ari. Nuk mund të gjejmë perandori tjetër aq të pasur në subjekte...



Po kështu, ju e keni vazhduar këtë linjë me Kasnecët e shiut dhe me personazhin e Skënderbeut...

Jo vetëm unë. Kështu ka bërë edhe Kazanzaqis, Ivo Andriç gjithashtu. Nuk mund të imagjinohet kurrë vepra e tij pa këtë perandori...



Si e ka ushqyer perandoria otomane veprën tuaj?

Është një perandori shumë e kompletuar. Ajo përfshinte gjithë racat njerëzore, gjithë fetë, gjithë konfliktet, gjithë fatet. Ajo zotëronte mekanizmin më të përsosur burokratik të të gjitha kohërave. Në këtë perandori, ju mund të gjeni të gjitha perandoritë, përfshi dhe Rajhun e Tretë apo perandorinë sovjetike... Modelet janë të gjitha në perandorinë otomane. Ishte si Shtetet e Bashkuara në Mesjetë. Në këtë perandori shumë të errët e të tmerrshme, hera-herës, gjejmë po kështu shenja të një tolerance të madhe...



Për shembull, pas vitit 1492, kur çifutët u dëbuan nga Spanja, ata gjetën strehim në perandorinë otomane...

Jo vetëm çifutët... Perandoria otomane ndoqi një politikë nacionale, ndonjëherë shumë më inteligjente se të vendeve të tjera dhe perandorive të tjera...



Por me Shqipërinë marrëdhëniet kanë qenë shumë konfliktuale. Shqipëria doli kundër kësaj perandorie otomane...

Shqiptarët kanë pasur një marrëdhënie tepër të veçante me këtë perandori. Në fillim, përgjatë një shekulli, ka pasur një konflikt të përgjakshëm me Shqipërinë... Por pas kësaj, ata gjetën një lloj modus vivendi, sepse perandoria otomane e kuptoi më në fund shpirtin e shqiptarëve dhe në përgjithësi, të ballkanasve. Ajo kuptoi se mënyra e paqtimit ishte dhënia e privilegjeve...



Shumë shqiptarë u përfshinë në elitën e perandorisë otomane...

Në përgjithësi, shqiptarët kanë qenë më të privilegjuarit... Çifutët dhe grekët po kështu, por jo si shqiptarët. Gjatë kësaj kohe, marrëdhëniet kanë qenë disi të dykuptimta.



Por kjo perandori ka lënë gjurmë, veçanërisht në islamizimin e një pjese jo të pakët të popullsisë...

Në fillim, gjithë shqiptarët kanë qenë të krishterë. Kanë qenë një nga popujt e krishterë më të lashtë, fill pas Italisë. Në fillim ka qenë katolik dhe më pas, nën ndikimin e Bizantit, një pjesë e Shqipërisë u bë ortodokse. Islami është më i vonë. Ka qenë një fenomen disi i përgjithshëm për gjithë Ballkanin... të krishterët që filluan të bëheshin myslimanë, përveç shqiptarëve, boshnjakëve, edhe grekët vetë... Kjo bëhej për arsye praktike, civile. Kjo nuk ishte pasojë e detyrimit apo e masakrave, siç e shohim shpeshherë në filma, por pasojë e arsyeve praktike, ekonomike, politike dhe shoqërore... Për shembull, po të doje një vend të rëndësishëm në kryeqytet, një nga kushtet ishte të ndërroje fenë. Nuk mund të bëheshe ministër po të ishe katolik a ortodoks... Shqiptarët e morën shumë lehtë këtë çështje në fillim. Në përgjithësi, princët dhe prijësit e tyre u konvertuan të parët. Ata ndërruan emrat e krishterë në emra myslimanë. Si të ishin duke luajtur komedi, duke menduar se kjo nuk ndryshonte asgjë.



Kjo marrëdhënie me qytetërimin islamik, a pati ndikim në Shqipëri në leximin e teksteve, në përfytyrime, në poezi?

Islami pati shumë pak ndikim në kulturën shqiptare. Ai ndikoi në jetën e përditshme në disa zakone, veshje, në disa zakone shtëpiake; në kuzhinë, në administratë. Por ama jo në letërsi.



Çfarë dini për kulturën arabe? A ka ndonjë të përbashkët mes jush?

Në Shqipëri, është shumë pak e njohur. Më tepër njoh letërsine perse. Për shembull, Omar Khajamin, i cili në Shqipëri ka qenë i përkthyer, fshehurazi, nga anglishtja. Në Shqipëri ka pasur një rrjedhë islamike, por që ka qenë shumë më e dobët krahasuar me letërsinë tradicionale të krishterë shqiptare. Kjo letërsi islamike, nga një anë, ishte dhe e prapambetur, thjesht me disa vjersha të vogla sentimentale, por jo më shumë...



A nuk keni dijeni për poezinë e madhe arabe, për vepra madhështore?

Te ne nuk janë përkthyer kurrë.



Me ç’kuptojmë, të krijohet përshtypja se përherë ka identitete të shumëfishtë. Së brendshmi jemi katolikë dhe nga jashtë myslimanë. Kemi përshtypjen se në universin ballkanik ka përherë lojëra personaliteti shumë të ndërlikuara, me shumë fytyra...

Kjo ndodh në të gjithë Ballkanin, sepse ne kemi ndryshuar dhe shumë herë realitet. Ja dhe një arsye për të cilën feja është e dobët në shumë zona ballkanike. Në Shqipëri ka tre fe. Kur një vend i vogël ka tre fe, ato dobësohen... Por gjëja e mirë është se nuk ka pasur armiqësira mes besimeve. Shqiptarët mbërritjen e islamit nuk e morën seriozisht. Dy fetë më të hershme u treguan shumë mikpritëse karshi fesë myslimane, pa bërë aspak bujë e skandal. Ato e pranuan.



A është pasojë e komunizmit fakti që filloi të shkatërrohej shpirti religjioz?

Jo, kjo ka ndodhur më parë. Nga ana e vet, feja myslimane u tregua shumë tolerante, që do të thotë se myslimanët shqiptarë nuk përfituan kurrë nga statusi i tyre.



A ju duket se ka përparuar ky realitet i shumëfishtë i Ballkanit, a shkon drejt përpjekjeve për t’u përgjithësuar?

Në shekullin XX, me daljen nga perandoria otomane, popujt ballkanikë u bënë shovinistë. Më parë, ata ishin më tolerantë, më shpirtgjerë, më të emancipuar. Por kjo nuk ndodhte ngase më parë ata kishin armik të përbashkët perandorinë otomane. Shqipëria ka qenë e qeverisur nga një pasha shqiptar. Kufijtë nuk kanë qenë shumë të saktë. Kishte shkëmbime ekonomike dhe kulturore më të natyrshme atëherë.



Po sot, a jemi vallë dëshmitarë të një regresi?

Mendoj se mbi të gjitha, ka interesa të klasave egoiste. Mes tyre ka një armiqësi të tmerrshme, mes popujve ballkanikë. Më parë, kjo nuk ekzistonte. Të gjithë e kanë nxitur urrejtjen në mënyrë artificiale.



A mendoni se do të dalë ndonjë gjë, duke pasur parasysh atë çka po ndodh sot, sidomos në Bosnje?

Mendoj se e keqja nuk është aq e rëndë sa u duk në fillim. Urrejtja nuk është e pamundur të mos zvogëlohet. Por mjafton vetëm që njëra nga palët të lëshojë pe e para... Ka shumë shembuj nga e kaluara. Në Shqipëri dhe në Ballkan në përgjithësi, të rinjtë e kanë harruar tashmë armiqësinë me Turqinë. Kjo armiqësi nuk ekziston më. Vështirë se mund të kthehet më. Turqit dominuan në Ballkan për gjashtë shekuj me radhë. Ishte një dominim shumë i ndërlikuar, nganjëherë tolerant, e herë të tjera i përgjakshëm, i tmerrshëm... Ata e kanë harruar. Kjo do të thotë se ata janë në gjendje të harrojnë, por për këtë duhet të drejtohen nga një forcë. Ky mund të jetë roli i intelektualëve ballkanas, me ndihmën e Evropës, natyrisht....



A prisni ndonjë gjë prej tyre, ndonjë mesazh?

Ka nevojë. Një shkrimtar shqiptar si unë mund të jetojë absolutisht edhe pa urrejtje. Në qoftë se shihni veprat e mia, do të vini re se urrejtja aty mohohet në mënyrë absolute. E keni lexuar, me sa më thoni, Kasnecët e shiut. Atë e kam shkruar njëzet e pesë vjet më parë. A keni gjetur aty gjurmë urrejtjeje? Personazhi kryesor është një pasha turk, armik i shqiptarëve. Këtë e kam përshkruar në mënyrë paqësore. Nuk ka qenë e përllogaritur kështu. Romanin tim të parë Kopshte të kujtimeve* e kam nisur në moshën njëzet e pesë vjeç. Ishte historia e një gjenerali që erdhi në Shqipëri, një armik zyrtar i Shqipërisë, një pushtues gjatë Luftës së Dytë Botërore. Edhe atë e kam përshkruar në të njëjtën mënyrë, pa urrejtje.



A mund të luajnë njerëzit e kulturuar të Ballkanit një rol drejtues? Keni qenë të pranishëm në ndonjë iniciativë?

Ajo që është më trishtuese është se intelektualët serbë janë mes përgjegjësve kryesorë për atë çka ndodhi në Ballkan.



Me të drejtë, është një luftë letrare, një epope e ngritur në madhështi që çon në fillimin e betejës, duke ndërsyer kryqin e ortodoksisë kundër islamit...

Mendoj se është një njollë e zezë në historinë e kulturës. Nuk dua të mbaj anën e kulturës së vendit tim, por në këtë pikë, kultura shqiptare është shumë superiore. Gjëra të tilla te ne nuk keni për të gjetur kurrë. Fatmirësisht... Nuk duhet harruar se ne kemi qenë në një situatë armiqësie me Jugosllavinë përgjatë 40 vjetëve. Gjurmë të tilla urrejtjeje nuk kam parë në letërsinë greke apo bullgare... Është mëse e mundur të ngremë një kulturë shumë të emancipuar, shumë njerëzore në këtë gadishull ballkanik. Më gëzoi shumë fakti që, kohët e fundit, shkrimtarë serbë e kanë kuptuar këtë më në fund.



A ka ndikuar në veprat tuaja ky shpërthim në Ballkan apo jeni përpjekur të izoloheni?

Shkrimtaria nuk ka të bëjë fare me këtë që thoni. Është një punë artistike.



Është një realitet që kapërcen kohën?

Është një realitet më vete.



Marrë nga revista “Qantara” - Cultures en mouvement, botim i Institutit të Botës Arabe

* Titulli i botimit frëngjisht të “Gjenerali i ushtrisë së vdekur” – shën. përkth.

Përktheu nga frëngjishtja: Norel ZAIMI


Postuar nga ENISS datë 08 Mars 2004 - 20:09:

Pershendetje enes22

Intervista me siper qe keni paraqitur ju eshte marrë nga revista “Qantara” - Cultures en mouvement, botim i Institutit të Botës Arabe. Besoj e keni gjetur ne "Fjala'' brenda se perditshmes "Tema''. Gjithashtu shoh edhe firmen tuaj poshte e cila me duket shume domethenese. Kurse ajo qe kam cituar une ne hapjen e kesaj teme eshte nje gazete franceze ku mendimi eshte i pavarur dhe nuk anon nga asnje bindje politke, fetare etj...
Ajo qe ka thene Kadare per ''Le Figaro'' eshte e pamohueshme, dhe ne tere ate interviste qe keni shkruar ju me siper ai eshte ndalur shume ne ndikimin e botes arabe, ne muslymanizmin dhe ndikimi i saj, por ama ne letersine e kadarese. Dhe sigurisht per nje shkrimtar cdo lloj ndikimi kulturor perben vlera dhe elemente frymezues ne zhvillimin e letersise dhe krijimtarine e tij.
Nuk eshte per tu ndalur shume aq sa po ndaleni ju ne integrimin e shqiperise ne Perendim. E gjithe kjo dhe ajo qe ka shprehur Kadare ka te beje shume me traditen zakonet dhe zhvillimi kuturor qe sjell kjo fe ne shoqeri. Dhe ne Shqiperi ka ndikuar shume. Por krijimi i polemikave ne kohen kur eshte prononcuar ne Le Figaro, ka bere qe tashme te jete me i percipte ne prononcimin e tij dhe shume me i kujdesshem. Por nese lexohet me kujdes shpreh nje nuance te mendimit te tij real mbi islamizimin per nga menyra si ka ndikuar ne zakone, mentalitet, kulture dhe perberje ke shqiptaret.

Si perfundim enes22, dhe kushdo tjeter... po ju bej te ditur se une i perkas fese muslymane, por kjo nuk me ndalon te diskutoj me ju ketu kete teme qe kam hapur, dhe nuk fyhem aspak sepse gjithcka e cituar nga une, nuk eshte thene po nga une. Pastaj ti perkasesh nje feje, nuk do te thote te mos tolerosh mendimin e kujtdo lidhur me ate qe une besoj. Besimi fetar eshte personal, qe do te thote se kushdo pas meje mund te mos jete dakort me kete besim. Ndaj nuk mendoj se duhet te replikoni me mua. Nese ju duket se keni per te diskutuar, mund ta beni fare mire duke shprehur mendimin tuaj me argumenta dhe te respektoni ate qe shpreh dhe kushdo tjeter pas jush.


Postuar nga Laudrup datë 09 Mars 2004 - 03:09:

Per mua islamizmi ishte thjesht nje menyre per te asimiluar kulturen dhe gjuhen e Shqiptareve. Shqiptaret ishin ata qe e ndaluan turkun te pushtoje romen dhe te ndertoje xhami atje. Pra, Shqiptaret kane qene 100% krishtere. Jemi nder popujt e pare ne bote qe eshte krishteruar dhe duhet te jemi krenar per kete. Ne Rome, ne Piazza Albania, ka nje statuje madheshtore te Gjergj Kastriotit. Poshte statujes shkruhet "Kaloresi i Krishterimit."
Ndre Mjeda, Gjergj Fishta, Fan S. Noli, Kostandin Kristoforidhi, Faik Konica, Pjeter Bogdani, Gjon Shqiptari, Dhimiter Dhermiu, Filip Shkodrani dhe shume e shume te tjere, jane fakte qe tregojne se Krishteret Shqiptare kane qene perhapesit dhe ruajtesit e gjuhes shqipe. Myslimanet rane viktime; u detyruan me vrasje, masakra dhe dhune psikologjike dhe ekonomike qe te rikthejne fene. Kjo eshte nje menyre zhdukje dhe asimilimi. Vargjet e Pashko Vases, "E mos shikoni kisha e xhamia/ se feja e Shqiptarit asht Shqiptaria", ndikoi pozitivisht ne bashkimin e popullit Shqiptare kunder pushtuesve osman dhe ndikimt negativ te serbve dhe grekeve. Kjo nxorri luftetar te tjere Shqiptare me fe myslimane si Qemal Stafa, Ismai Qemali, Izet Dema dhe shume te tjere.
Ne pergjithesi, jam dakort me enissin. Pjesa me e madhe e Shqiptareve ka nja 200 vjet qe e ka kthyer fene. Ne ditet e sotme, eshte e rendesishme qe Orthodokset, Myslimanet dhe Katoliket te respektojne njeri-tjetrin se ne dund te fundit nje popull jemi, nje gjuhe flasim dhe nje kulture kemi. Evropa do te na fusi ne sherr pasi ne Tirane, ne nje rreth 100 metra, ka xhami, kishe orthodokse dhe katolike. Kjo tregon se Shqiptari nuk ka pasur asnjehere problem feje. Nqs do kemi parasysh tolerancen, atehere nuk do kete asnjehere konflikt feje, dhe nuk duhet te kete.


Postuar nga diabolic datë 09 Mars 2004 - 18:43:

Pastaj Laudrup u zgjua nga gjumi dhe kuptoi se ato qe kishte shruar ishin thjesht frut i imagjinates se tij. Mirmengjes Laudrup her tjeter pafsh endrra me gjellra pasanikesh.Per ju DIABOLIC A'S


Postuar nga melina@pra datë 10 Mars 2004 - 01:30:

Islami nje fateksi???????Sa e çudi

Une nuk di per Shqiperi por po flas per Kosove!! Ketu çdo kush rrespekton tjetrin pa marr parasysh se qfar feje ka. Une personalisht mendoj qe secili duhet te mbaj fene e vet ate qe ai deshiron ta mbaj nuk eshte ne rregull nese ajo imponohet.Nuk besoj se islami eshte fatkeqsi e shqiptarve mos vall tani ne te gjithe muslimant duhet te nderrojm fejen veq pse ashtu deshiron Evropa.. Une besoj se shum pak eshte e rendesishme besimi jone fetar e rendesishme eshte se sa ne jemi te afte te punojm qe te hym ne Evrope.. Une mendoj se secili qe beson ne Zot pamarrparasysh fene eshte njeri i drejt e puntor e ka shum elemente te tjera pozitive sepse edhe Kurani edhe Bibla jan libra te shenjet qe ne brendin e tyre permbajn tematike te shendosh duke e drejtuar njeriun ne nje rruge te drejt pa fjalosje pa vrasje pa te gjitha gjerat te shemtuar e mbi te gjitha duke mos i sjell askujt fatekeqesi i nderuari Eniss!!!
Pra Evropa do te na pranoj ateher kur ne do ti plotesojm kushtet dhe te jemi te gatshem per te hyr ne Evrop feja nuk ka rendesi


Postuar nga Laudrup datë 10 Mars 2004 - 01:57:

Citim:
Po citoj ato që tha diabolic
Pastaj Laudrup u zgjua nga gjumi dhe kuptoi se ato qe kishte shruar ishin thjesht frut i imagjinates se tij. Mirmengjes Laudrup her tjeter pafsh endrra me gjellra pasanikesh.Per ju DIABOLIC A'S


Mire o djale, sipas teje ato ishin imagjinata. Duhet te jesh ti ai qe te zgjohet nga gjumi dhe te japi fakte. Imagjinate ka vetem po te thuash se Myslimanet Shqiptare kane dhene me kontribut se Krishteret ne mesimin e gjuhes Shqipe.
Keto postime si ky qe shkruajte jane pa vlere. Lexoje postimin tim mire. Une kam thene se si Shqiptaret duhet te bashkohen. Kam shkruajtur edhe se Krishteret kane dhene kobtribut te jashtezakonshem ne ruajtjen e Shqiperise dhe hapjen e gjuhes Shqipe. Nqs ti sje dakort, na sill ca fakte dhe mos na shkruaj fabula dhe brockulla qe zene vendin e faqes, gjera pa kuptim. Kaq kisha.

PS: Ne fillim isha zgjuar, por kur lexova ate postimin tend pa ndonje fakt dhe kuptim, rashe me te vertete ne gjume.


Postuar nga AIR-FORCE-ONE datë 10 Mars 2004 - 03:37:

Diabolic jep dorheqje nga kjo teme ,nuk je i pregatitur,mjaft me keto figura ....


Fakte ,data ,emra, nuk jemi ne markat te flasim si kodra mbas bregut......



looooool do mesosh ..........


  Gjithsej 28 faqe: « E parë ... « 4 5 6 7 8 9 10 11 12 [13] 14 15 16 17 18 19 20 21 22 » ... E fundit »
Trego 280 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.