Forumi Horizont Gjithsej 16 faqe: « E parë ... « 5 6 7 8 9 10 11 12 13 [14] 15 16 »
Trego 16 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ceshtja kosovare dhe me gjere (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=162)
-- Kosova: Fillimi i ri (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=13597)


Postuar nga IQVLORA datë 16 Shkurt 2008 - 19:42:

Nje pritje e gjate prej nje shekulli mbaron neser me dt 17 shkurt.Nje kalvar te gjate perpjekjesh e lufte ka kaluar populli shiptar i Kosoves.Qe kur fuqite e medha te kohes i hoqen kombit nje gjymtyre vitale te tij duke jua dhene padrejtesisht kolonizatoreve me kriminele ,ballkanikeve serb.Nje tragjedi e madhe i ishte shkaktuar gjysmes se kombit duke ju plotesuar tekat fqinjeve tane te babezitur e gjakesor.Kesaj padrejtesie populli shqiptar i viseve te kolonizuara i eshte pergjigjur me kundershtimin e tij te ligjshem.Trima te pushkes e te penes krijuan cetat e tyre kunder okupatoreve te rinj serb.Vetem me dhune shtetrore jane shtypur levizjet antiregjim te shqiptareve ne dekada.Nuk mund te harrohen protestat popullore te viteve,68-74 kur u fitua e drejta e flamurit kombetar.Ne kujtesen time jane te freskta demonstratat studentore me 1989 te shtypura me zjarr e me hekur nga ushtria dhe policia fashiste serbe.Nuk mund te harrohet krijimi i LDK me Rugoven ne krye.Nuk mund te harrohet shpallja e kushtetutes se Kosoves me 2 korrik 1991.Nuk mund te harrohet greva e urise e minatoreve shqiptare te minieres se Stari Tergut ne Mitrovice.Kete vit S Milloshevici i hoqi edhe statusin e krahines autonome Kosoves duke i hequr mundesine ligjore per te shpallur pavaresine nga shtriga Serbi.Nuk mund te harrohen krimet serbe kunder te rinjve kosovar te cilet helmoheshin me lende e gazra kimike.Nuk mund te harroj pamjet qe sillnin televizionet e huaja kur shihje te rinjte te shtruar ne spitale qe dridheshin sikur t'i kish zene korenti e doktoret nuk dinin se cfare ndihme tu jepnin.Nuk mund te harroj krimin kafsheror te sterilizimit te vajzave dhe grave shqiptare qe binin ne duart e doktoreve serb.Kjo behej me qellim per te ulur natalitetin e femrave kosovare,te cilat lindnin shume femije.Nuk mund te haroj djemte e kosoves qe vinin ne arkivole hermetike nga armata serbe se gjoja kishin vrare veten.Por ato hapeshin dhe c'te shihje.Nje dhune e ushtruar ne menyre shtazarake e cila i kish cuar gjer ne vdekje bijte e Kosoves.Nuk mund te harroj mbylljen e auditoreve te Universitetit te Prishtines per studentet shqptar.Bile edhe nxenesve te fillores ju mbyllen shkollat.Ata ose duhej te studionin me planprogramet dhe textet e ardhura nga Serbia ose ndryshe ju ndalohej frekuentimi i lokaleve te shkollave.Shqiptaret hapen dyert e shtepive te ture duke i kthyer ato ne auditore e klasa per femijet dhe planprogrameve serbe u thane jo.Emigrantet u bene mbeshtetje per shkollimin e femijeve kosovare etj.Me ndryshimin e regjimit ne Shqiperi ceshtja e Kosoves filloi te nderkombetarizohej.ne cdo mbledhje e takim nderkombetar, qeveria e pare demokratike,por edhe diplomatet shqiptare ne perendim e kishin ne qender te vemendjes sensibilizimin e nderkombetareve per shkeljen e te drejtave te njeriut qe bente regjimi serb ne Kosove.Bota avash avash po ndergjegjesohej me luftrat qe shperthyen ne ish Jugosllavi.Europa u tregua nje kurve e keqe e nderhyri me shume vonese per te shuar konfliktet e nisura.Duhej nje lufte e gjate midis Kroacise dhe Serbise e sidomos ne Bosnje.Duhej Srebrenica qe putana Europe te punonte per te bere paqe ne ish Jugosllavi.Konferenca e Dejtonit ne USA do t'i jepte fund ketyre dy lyftrave por ajo nuk e permendi fare Kosoven, duke lene keshtu nje vater te nxehte pa i dhene zgjidhje.Opsionet e rezistences paqesore tani mbaruan.Duhej qe patjeter kosovaret te rrembenin armet qe bota te bente dicka.Me kujtohet qe kur Berisha takoi g Bushin(plakun) e i ngriti problemin e Kosoves ai i tha.Jane kosovaret ata qe duhet te bejne dicka dhe ne nuk do ti lekme serbet qe te vrasin popullin e Kosoves.Ajo dickaja nenkuptonte marrjen e armeve,pra duhej nje shkak per bashkesine nderkombetare per te nderhyre.Dhe levizjet per nje organizimin e rezistences ishin ne hapat e pare.Ishte viti 1997 qe na solli shume probleme ne ketu ne Shqiperi,por njekohesisht keto arme kaluan kufirin per te armatosur djemte e UCK-s.Ne vitin 1998 u poqen kushtet qe te dilte ne drite UCK-ja me udheheqesin e saj legjendar A Jasharin i cili dinte te fliste vetem me gryken e pushkes me shkaun serb.Kjo familje trimash u shkri e gjitha per lirine dhe pavaresine e Kosoves,bile edhe femijet ku me i vogli ishte 6 vjec.UCK-ja filloi te ritej ne numer e ne armatime.Ajo filloi aksionet kunder ushtrise dhe policise serbe.Shume zona te Kosoves ishin nen kontrollin e saj.Kjo levizje me arme solli Rambujene e cila vuri perballe kosovaret dhe serbet.Aty u hartua nje marrveshje e mire ,e cila u firmos mbas dy javeve nga kosovaret dhe nuk u firmos nga serbet e Milloshevicit.OSBE-ja dergoi W Wkerin per te vezhguar trazirat ne Kosove.Do te vinin vrasjet kriminale ne Recak qe bota te kuptonte genocidin qe po ushtrohej nga serbet.Amerikani William Woker shkoi vet ne Recak dhe kur pa 42 civil te masakruar dha alarmin se Milloshevici po kryen krime lufte mbi popullsine e pambrojtur.Ky alarm i ketij burri,i cili respektohet e nderohet ne Kosove e beri Ameriken dhe partneret e saj ne NATO ti thoshnin ndal genocidit te policise dhe ushtrise kriminale serbe.NATO-ja filloi te bommbardonte pozicionet e ushtrise serbe ne Kosove e cila numeronte 60 mije ushtar e police serbe,por ajo filloi te bombardonte edhe Beogradin duke goditur pikat nevralgjike e duke e bllokuar makinen ushtarake millosheviciane te luftes.Serbia kaloi ne kolaps politik e ekonomik e u izolua nga bota.E gjithe kjo u shoqerua me shpernguljen biblike te gjysmes se popullsise shqiptare drejt Shqiperise,Maqedonise e pak ne Mal te Zi.Sadizmi i ushtareve serb arriti deri aty sa qe ju kane care barkun grave shtatezana.Ne nje fshat te quajtur Krush e Madhe vrane gjithe burrat e fshatit e ai fshat sot ka vetem gra.Vendosmeria e organizmit me te fuqishem ushtarak te botes e beri kriminelin Milloshevic te gjunjezohet dhe ne Kumanove te Maqedonise te nenshkruhet nje marrveshje qe i jepte fund luftes dhe i largonte nje here e pergjithmone policine dhe ushtrine serbe nga Kosova.NATO e fitoi luften por Serbia nuk u quajt si humbese e luftes e kjo fale disa shtrigave europiane e kryesisht Frances se Sh(q)irakut.Ajo edhe gjate bombardive te NATOS gjeneralet e saj ne nga selia e NATO-s ju jepnin te dhena sebve per vendin dhe kohen e bombardimit.Kish patur raste qe pilotet francez qellimisht kishin bombarduar edhe pozicionet e UCK-s duke mos i hedhur bombat ne destinacionin e duhur.


  Gjithsej 16 faqe: « E parë ... « 5 6 7 8 9 10 11 12 13 [14] 15 16 »
Trego 16 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.