| Forumi Horizont | Gjithsej 14 faqe: « E parë ... « 5 6 7 8 9 10 11 12 13 [14] Trego 14 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Fizikë dhe Astronomi (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=10)
-- Udhetim ne hapsire (kuriozitete). (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=17623)
Merkuri. Lajmetari i zotave.
Planetit Merkur, Greket, i jepnin dy emra. Apollo nqs e shihnin ne mbremje pas perendimit te diellit. Po ta shikonin ne mengjes heret pa zbardhur dielli e quanin Hermes. Ne fakt mendonin se behej fjale per dy planete te ndryshme. Sipas legjendes Hermesi ishte i biri i Zeusit dhe Maia, qe lindi ne nje shpelle te Malit Kilene e qe ne hapat e para te jetes dhe çuditi dynjane me veprimet e tij te jashtzakonshme. Filloi te ecte shpejt, shpiku Liren me ane te nje breshke dhe ecte duke kenduar. Nje dite kur arriti ne Thesalia çapkeni i vogel vjedh armet e vellait te vet Apollo e shkoi e u fsheh ne djep. Apolloni i zemeruar deshi ta ndeshkonte, por Maya nderhyn ne mbrojtje te birit duke i thene se ishte akoma i vogel, biles nuk ishte ne gjendje te ecte. Tani ky Apollo shkon e ankohet tek Zeusi, i cili urdheron femijen ti kthente sendet e vjedhura. Mirpo Hermesi filloi ti binte lires. Apollo ngeli aq shume i habitur saqe vendosi te shkembente te gjitha sendet e tij me Liren. Keshtu Apolloni behet Zot i muzikes . Ndersa Romaket Hermesin e quanin Merkuri-qe do te thote zot i hajduteve e i tregtarve-ne perkujtim te vjedhjes e te matrapazllekut. Meqe ishte i shpejte e quanin edhe Lajmetari i zotave.
Merkuri:
Rrotullohet rreth diellit per 88 dite. Per te bere tre rrotullime rreth vetes i duhen 2 vite ose 176 dite tokesore.
Eshte nje planet i vogel. Per te bere nje xhiro rreth vetes i duhen gati 59 dite. Duke qene se eshte rreth 58 milone km (5.79x10^7km) pra shume afer diellit temepratura arrin edhe 430°C , edhe nete jane te gjata sikurse dhe ditet naten temperatura shkon ne -175°C
Ai ngjan shume me Henen ne siperfaqe. Rreth 3.54 miliarde me pare ka pesuar nje goditje te forte nga ndonje meteorit saqe duken qarte pasojat me nje krater me thellesi 9km. Meqe kendi maksimal i saj karshi diellit eshte 28° eshte shume veshtire te vrojtohet nga toka. Sipas pozicionit te saj ne orbite mund te shihet ne mengjes heret para se te dale dielli dhe fill mbas perendimit te diellit maksimumi per nje ore.
Po te doni ta shikoni ne mengjes ktheni syte nga lindja ne mbremje nga perendimi. Po perdoret teleskopin, duhet ta ulni pothuajse rrafsh me hroizontin, perqendrohuni mire dhe do ta gjeni. E gjetet!.
Merkuri eshte edhe dita e trete e javes Merkurre.
Tani qe keni marre formen e astrologut, vriteni pak mendje ne ato qe thame mesiper dhe nxirrni konkluzionet!!!
I vogel, i shpejte, shume i ngrohte por edhe i ftohte, çapken, shpikes dhe me e rendesishmja afer diellit.
Keshtu nese ky planet hyri ne shenjen tuaj: Do merrni nje lajm, qe ndoshta do ju djege ose do ju ftohe . Kujdes me levizjet e shkujdesura sidomos ne tregti se mos ua hedhin. Do ndodhin disa ndryshime te shpejta.
Lajm : sepse duke qene se ai ndodhet afer diellit i merr vesh i pari te gjitha apo jo? Po ti shtojme edhe shpikjen qe i beri Lires, do te thote qe do te keni nje te re.
Tregtar : Kujdes me shoqerine sidomos me tregtine ju kujtohet matrapazlleku i tij.
Kujdes !! Kjo qe thame mesiper nuk eshte e vertete por diçka per te krijuar idene. Njeriu duhet te jete vete zot i fatit te tij.
| Gjithsej 14 faqe: « E parë ... « 5 6 7 8 9 10 11 12 13 [14] Trego 14 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.