Forumi Horizont | Gjithsej 31 faqe: « E parë ... « 6 7 8 9 10 11 12 13 14 [15] 16 17 18 19 20 21 22 23 24 » ... E fundit » Trego 31 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Shkrimtare te huaj (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=296)
-- "Shqipëria një dhe njëmijë." Indro Montanelli (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=13596)
***
Ky jug është më i evoluar dhe më pak i thukët. Dallimet e para që të bien në sy janë se njerëzit, nga Shkumbini e poshtë, nuk mbajnë xhamadanin e zi si përzitje për Skënderbeun, nuk vishen me pantallonat karakteristike me këmbë leshi të bardha e shoka të zes dhe nuk janë të armatosur. Gega, gjithnjë në rrezik të gjakmarrjes, heq dorë prej këpucëve, por jo prej pushkës së tij; tosku, njeri i comfortit dhe i dhënë më fort mbas finokërisë se mbas dhunës, parapëlqen këpucët. Kanuni këtu nuk është në fuqi, sepse kanë rënë organizimi social dhe e drejta dokesore që e përligjin. Fisi nuk është i ngurtë e i rrasët, por zgjerohet në trajtë klientele, në të cilën marrëdhëniet e punëve tregtore zotërojnë mbi ato të gjakut. Zë fill kështu latifondi. Këto fise quhen farë dhe në to përzihen të krishterë e muslimanë. Një shoqërueshmëri më e gjerë, porse një mikpritje më pak aristokratike, i dallon, si dhe një shpirt tregtar që i qëndron përkundër shpirtit kalorësiak të veriut.
Gjithsej 31 faqe: « E parë ... « 6 7 8 9 10 11 12 13 14 [15] 16 17 18 19 20 21 22 23 24 » ... E fundit » Trego 31 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.