Forumi Horizont Gjithsej 16 faqe: « E parë ... « 6 7 8 9 10 11 12 13 14 [15] 16 »
Trego 16 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ceshtja kosovare dhe me gjere (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=162)
-- Kosova: Fillimi i ri (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=13597)


Postuar nga Lela_Dr datë 16 Shkurt 2008 - 19:51:

Thaci: Vizita e serbeve neser nuk na shqeteson aspak




Prishtine - Ne vigjilje te shpalljes se pavaresise, Kryeministri i vendit, Hashim Thaçi shprehet se vizita e paralajmeruar e disa zyrtareve serb te Beogradit ne Kosove per diten e neserme (e diele) nuk do te kene asnje ndikimin ne zhvillimet ne Kosove. Sipas Thacit institucionet kosovare e kane axhenden e tyre qe do ta respektojne se bashku me komunitetin nderkombetar.

Edhe pse tashme thuhet se Kuvendi i Kosoves, neser do te shpalle pavaresine, kreu i qeverise, Thaçi tha vetem se neser do te zbatohet vullneti i popullit kosovar.
Por pavaresisht se nuk eshte bere publike data e shpalljes se pavaresise nga ana e drejtuesve te institucioneve vendore, tashme ne qarqet diplomatike dhe te gjitha mediat nderkombetare dhe ato vendore thuhet se neser (e diel) Kuvendi i Kosoves do ta shpalle Deklaraten per Pavaresine e Kosoves, duke krijuar keshtu shtetin me te ri ne Evrope dhe bote.
Neser do te qendroje nje delegacion i qeverise serbe ne enklavat serbe ne Kosove, qe siç thuhet per t’i dhene mbeshtetje popullates serbe e joshqiptare ne çastin kur shqiptaret kane paralajmeruar shpalljen e pavaresise.

Duke komentuar viziten e delegacionit serb, kryeministri i Kosoves, Hashim Thaçi ka thene se ardhja e cilido autoritet te Beogradit nuk do te kete asnje ndikim.
“Ne e kemi axhenden tone si institucione te Kosoves qe do ta respektojme se bashku me komunitetin nderkombetar. Prandaj, edhe dita e neserme do te jete dite e qetesise, e rendit, mirekuptimit, e angazhimeve shteterore per implementimin e vullnetit te qytetareve te Kosoves. Prandaj, do te jemi te gjithe se bashku dhe asnje ndikim i autoritete te Beogradit nuk do te kete ndikim ne zhvillimet ne Kosove”, tha Thaçi.
Keto komente shefi i ekzekutivit te vendit i beri pas takimit qe pati me perfaqesuesit e komunitetit fetar.
Lidhur me kete takim Kryeministri tha se Kosova gjithmone ka qene vend i tolerances nderetnike, fetare, vend i solidaritetit, bashkejeteses dhe besimit me nje vizion perendimor.


Balkanweb


  Gjithsej 16 faqe: « E parë ... « 6 7 8 9 10 11 12 13 14 [15] 16 »
Trego 16 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.