Forumi Horizont Gjithsej 54 faqe: « E parë ... « 8 9 10 11 12 13 14 15 16 [17] 18 19 20 21 22 23 24 25 26 » ... E fundit »
Trego 54 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Shqiperia, traditat kulturore (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=114)
-- Sa atdhetare jemi ne shqiptaret? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=5060)


Postuar nga zuckersüss datë 25 Maj 2004 - 01:39:

Kur pashe Anjeza Shahinin qe perfaqesonte Shqiperine und ndjeva krenare qe jam shqiptare, kur pashe flamurin shqiptar midis publikut.
U gezova pa mase qe Shqiperia mori pjese per here te pare dhe me nje perfaqesim per mendimin tim shume te denje nga ana e Anjezes.
Une jetoj prej vitesh ne Gjermani.Eshte e veshtire te them se kur me ka ardhur turp te them se jam shqipetare.Kam pasur vetem reagime positive ne rrethin e te njohurve te mi.Ndoshta vetem njehere kur gjate nje visite ne aeroport (praktike gjate universitetit)punonjesi qe na tregonte per rrjetin e droges ne Frankfurt permendi se Shqipetaret zene vendin e pare per trafikimin e heroines, ose kur nje i njohuri im polic me tregoi qe me shqipetaret kane problemet me te shumta ketu. Keto ishin disa aspekte negative qe mua me kane prekur, por jo deri ne ate pike sa te me vije turp qe jam shqiptare.Sic tha dikush me lart pyll pa derra nuk ka.Mendoj thjesht se media neper bote luan nje rol te rendesishem duke i vene ngjarjet ne peshore dhe duke i cilesuar ato te shqiptareve si me te renda dhe perfaqesuese te nje populli te tere.Me tronditen ngjarjet e mesiperme dhe fotografia e atij punonjesit te shikut, por gjera te tilla te shemtuara ndodhin kudo ne bote dhe jo vetem ne Shqiperi.Ne Gjermani zhduken cdo dite femije te vegjel.Ne lamje degjon perdite ngjarje te tilla tronditese.
Mendoj per te gjithe studentet shqipetare qe njoh ne Gjermani dhe qe studiojne dhe punojne per te financuar shkollen;mendoj per notat e shkelqyera, per menyren se si i perballojne veshtiresite e nje studimi te tille dhe kjo gje me ben te ndihem krenare dhe ta mbaj koken lart kur me pyet njeri se nga vij.


  Gjithsej 54 faqe: « E parë ... « 8 9 10 11 12 13 14 15 16 [17] 18 19 20 21 22 23 24 25 26 » ... E fundit »
Trego 54 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.