Forumi Horizont Gjithsej 435 faqe: « E parë ... « 170 171 172 173 174 175 176 177 178 [179] 180 181 182 183 184 185 186 187 188 » ... E fundit »
Trego 435 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Filozofia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=124)
-- Zoti? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=6378)


Postuar nga kontinenti datë 18 Maj 2005 - 10:21:

Auberon.
Do te tregoj nje histori te vogel qe e kam degjuar gati 10 dite me pare.
Kjo histori eshte e vertete.

Eshte fjala per nje burre qe jeton ne Burrel. Kete histori ma tregonte nje burre i moshes 55 vjecare, pra jo nje kalama.
Ai fliste per dike ne Burrel i cili thoshte ; une di gjuhen e gjarperinjve.
Ne pamjen e pare vertet qe keto fjale te bejne per te qeshur dhe me te drejte mund ta quash budalla ate qe i thote. Ne kete menyre,doli dikush qe ia tha keto fjale ketij njeriu sa te thjeshte aq edhe te cuditshem.Fjala nxorri fjalen derisa filloi nje grindje e lehte.
Ai qe thoshte keto fjale u nxeh keq...dhe keshtu lane takim qe te jepte proven.
Ky takim u la ne nje breg lumi, sa per perferine,vertet qe nuk kam qene kurre ne Burrel dhe nuk e mbaj mend emrin e vendit ku lane takimin.
Mirpo,e degjuan edhe te tjere kete bisede-grindje. Takimi u la te nesermen ne oren 10 te paradites.
Njeru qe ma thoshte, ate kohe kishte qene 25 vjec, pra i madh si moshe dhe nuk ka asnje arsye te me genjeje. Ky njeri ka qene deshmitar okular.
Shkurt puna te nesermen, ne ate takim erdhen gati 100 vete a me shume.
Natyrisht erdhen edhe te dy kundershtaret.
Ky qe thoshte se dinte gjuhen e gjarperinjve, i thote kundershtarit te tij;
- Ku ke deshire te te pickoje gjarperi?
Ai me te qeshur i thote ;
- Natyrisht, tek fundi i kembes se eshte me e lehte per kurim.
Jo vetem kaq , por kishte ardhur edhe ambulanca aty.
Gjuha e ketij tipi me gjarperinjte ishte vetem feshkellima.
Pra filloi te feshkellente...
- Une u habita,- pohon ai qe ma tregoi, - se nga dolen tere ata gjarperinj dhe i erdhen atij prane.Ndersa ai vazhdonte te feshkellente.
- Sa erdhen ? - E pyeta une.
- Erdhen gati 30 gjarperinj.
- Po pastaj cfar ndodhi ?
- Ai duke feshkellyer,pa nga kundershtari i tij dhe per habine e te gjithve, gjarperinjte shkuan tek tjetri. I leviznin neper trup,neper kembe e kudo.Ai rrinte pa levizur,pasi kishte besuar fjalet qe dje i kishte kundershtuar, por,ishte teper vone tani.
Me ne fund, feshkellyesi i thote perseri.
- Ku deshiron te te pickoje gjarperi?
- Poshte tek kemba, - thote tjetri.
- Sa gjarpernj deshiron te te pickojne ?
- Vetem nje,- thote ai.
Vazhdon perseri feshkellimen,ndersa gjarperinjte leviznin sa andej-ketej ne trupin e tij.
Shkeputet nje gjarper dhe se si i hyn qe poshte corapeve dhe mu aty ia jep nje kafshimi.
Uluret tjetri, aq sa shkaktoi dhe ilaritet tek tere ata njerez qe ishin aty.
- Tani do t'i largoj, - bertiti feshkellyesi dhe, nje nga nje gjarperinjte u zhduken.
______________________


Tani le te dalim tek Sartri dhe Spinoza.
A ka Sarter te ma shpjegoje mua kete gje?
A ka Spinoze te ma shpjegoje mua kete gje?
A ka Frojd te ma shpjegoje mua kete gje?
Po ku shkuan teorite pra?
Nje njeri i thjeshte ishte ai, nje askush...me nje dhunti qe as ia vete nuk dinte se si mund ta transmetonte dhe beri gati 100 veta te flisnin me vete.
Pra, egziston dicka qe ne nuk e dime.
Di edhe nje tjeter histori si kjo,por,nuk po e shkruaj se shkon gjate.
-------------------
PS. ne qoftese ne kete forum eshte ndonje nga Burreli dhe e ka degjuar kete histori, eshte i lutur ta konfirmoje.Ne qoftese nuk e ka degjuar kete histori, eshte perseri i lutur te pyese prinderit e tij dhe po qe se ata kane dijeni per kete ngjarje, eshte i lutur ta konfirmoje.


  Gjithsej 435 faqe: « E parë ... « 170 171 172 173 174 175 176 177 178 [179] 180 181 182 183 184 185 186 187 188 » ... E fundit »
Trego 435 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.