Forumi Horizont | Gjithsej 31 faqe: « E parë ... « 9 10 11 12 13 14 15 16 17 [18] 19 20 21 22 23 24 25 26 27 » ... E fundit » Trego 31 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Shkrimtare te huaj (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=296)
-- "Shqipëria një dhe njëmijë." Indro Montanelli (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=13596)
***
Në skajin tjetër të Myzeqesë, atë jugorin, ndodhet Vlora, kryeqytet i një treve që, në një Shqipëri të shëndoshur, kishte për të qenë nga më pjelloret, e pasur në ullinj dhe gjë të gjallë. Por, edhe pa realizimin e këtij kushti e, ndonëse i torturuar siç është nga malarja, qyteti është i lulëzuar, ngase porti i siguron trafiqe dhe shkëmbime të bollshme.
Deri më 1914 infrastruktura e saj qytetëse ishte në pikë të hallit: turqit, edhe duke e përfillur këtë si zonën më të pasur të perandorisë së tyre europiane, e lanë dalngadalë t’i bjereshin shkëlqimet e lashta që pati mbërritur në kohën e Kryqëzatave. Të parën frymë jete së re e pruri trupa e pushtimit italian, që e qëroi qytetin me kuptimin e plotë të fjalës edhe ia nisi nga e para: me një plan rregullues, shëmbjen e lagjurinave antihigjienike, një thertore, një spital, ujët e pijshëm, kanalizimin. Mendohej madje të çrrënjosej gjithçka, si të paskësh qenë një barrakë e madhe dërrase, edhe të shpihej paksa më në jug, përreth portit, ku nuk ka malarje.
Sot Vlora numëron rreth dhjetëmijë banorë, dy të tretat muslimanë, një e treta të krishterë. Është qytet tregtar dhe modern, që modernizmit politik të shndërruar në një program pavarësie ia doli në krye në vëngjille të luftës së madhe, falë sidomos familjes Vlora, një familje së cilës në mbarë Shqipërinë nuk i gjendet shoqja për atdhetarÃ_ të paepur dhe për kompromis të zgjuar mes besnikërisë ndaj traditave e virtyteve kombëtare dhe një shijeje të zgjedhur me shtampë perëndimore. Shtëpia e tyre është një muze i shkëlqyer: kam kaluar aty orët më të këndshme të qëndrimit të tim në Shqipëri dhe kam dëgjuar aty gjërat më të zgjuara mbi çështjet shqiptare.
Monumente për t’u admiruar, përpos do kujtimesh të pushtimeve të kaluara venedikase dhe normane, aty nuk ka; por rrethinat ia vlejnë të vizitohen: tarraca të çelura mbi një Adriatik pazakonshmërisht të gjelbër, të ngërthyer në gjirin e detit si smerald në unazë; kalaja e lashtë e Kaninës, Krioneroja, maja e malit të Llogarasë. Mandej Buranoja e Vlorësv, ujdhesa e vogël e Nartës, një oaz pylli të gjelbër të errët mbi të gjelbrën e çelët të lagunës.
Gjithsej 31 faqe: « E parë ... « 9 10 11 12 13 14 15 16 17 [18] 19 20 21 22 23 24 25 26 27 » ... E fundit » Trego 31 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.