Forumi Horizont Gjithsej 2 faqe: « 1 [2]
Trego 2 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ceshtja kosovare dhe me gjere (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=162)
-- I firmosur nga Kadare peticioni per Kosoven. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=11041)


Postuar nga Petrit Kola datë 26 Shkurt 2006 - 07:53:

Ne shqip...

KËSHILLI INISIATOR SHQIPTAR - 'ZËRI YT!' - KISH ZY
ALBANIAN INITIATING COUNCIL - 'ZËRI YT!' - AIC ZY


Tungjatjeta zotëri Thomas Fleiner!

Është shumë mirë të takohemi me ty, personalitet i nivelit të lartë të drejtësisë, jurisprudencës dhe mediave në Zvicër.Por nuk e ndjejmë vetën mirë që juve t’ju takojmë atje në anën e armiqve të popullit shqiptar. Ne e dimë se dikush duhet të jetë në anën e grupit negociator serb në këtë kohë negociatash. Por na vjen shumë keq që Ju keni vendosur të qëndroni në anën e barbarëve e kriminelëve të njohur në: Kosovë, Serbi, Mal të Zi dhe Maqedoni gjatë shekujve nëpër territoret shqiptare deri në Luftën e Kosovës të viteve 1998-1999; për Gjenocid dhe Aparteid, masakra dhe spastrime etnike të më se 1 milion shqiptarëve nga atdheu i tyre – si pasardhës të Dardanëve klasik. A e dini se Serbia ka okupuar më tepër se 5000 km2 të territoreve të Shqipërisë – territore të sotme shqiptare?

Lexoni më poshtëë një historik z. Fleiner: Duke marrë parasysh shtrirjen gjeografike të Dardanëve para invazionit romak, Kosova përfaqëson bërthamën e territoreve dardane dhe mund t’ju ofrojë përgjigje në një numër pyetjesh lidhur me Dardanët paparahistorikë dhe klasikë. Çështja e lidhjeve kulturore në mes kohës së bronzes dhe të hekurit është në veçanti interesante. Çështja e lidhjeve në me Dardanëve të Ballkanit dhe të atyre të Azisë gjithashtu është e përfshirë këtu. Çështja e e lidhjeve me botën helenike (greke) në dritën e antikviteteve klasike është një kapitull i ndarë dhe është çështje studimore të kulturës për periudhën në mes shekullit të V-të dhe të VI-të para erës sonë.


Mungesa e burimeve të shkruara i bën studimet arkeologjike të dhembshme edhe më të rëndësishme. Në Kosovë, kërkimet arkeologjike deri më tash janë përqendruar kryesisht në gërmimin e Neolitit, kohës së hekurit dhe të disa zonave klasike e mesjetare. Disa zona-kantiere të kohës së bronzes janë gërmuar dhe që të gjitha kanë karakter ilirik. Hulumtimi i stratografive vertikale dhe horizontale dhe kontinuiteti në mes kulturave të hershme dhe të kulturës së njëmendtë të kohës dardane të hekurit ende nuk janë kryer.


Koha e hekurit ka qenë periudha më intensive kërkimore në Kosovë. Kërkimet shkencore vë vënë në dukje se një kulturë me veti karakteristike dalluese, e cila mund të quhet pa fije dyshimi kulturë dardane, ka ekzistuar në shek e VIII-të para erës sonë në territoret , të cilat burimet e shkruara më vonë e quajnë Dardania. Përkundër karakteristikave individuale, kultura dardane i takon në mënyrë të qartë bashkësisë shoqërore ilire- paraardhësve të shqiptarëve të sotëm.

Ngjashmëritë e saj me kulturën e kohës së hekurit të Anamoravës dhe kulturave në Paraqin e Mediana në veri-lindje, përkundër zbulimeve të izoluara në Kosovë, nuk mjaftojnë në asnjë mënyrë të lejohet që kultura dardane të shikohet ndryshe
Pos si kulturë ilirike, në veçanti në mungesë të kërkimeve të mirëfillta të kohës së bronzes në Kosovë.

Duhet mbajtur në mend se kjo çështje ka të bëjë me format e enëve-mjeteve , siç është trajta e vazove – kavanozëve me buzë-rrathë të shtresuar përbrenda, të cilat janë të përhapura në një hapësirë të gjërë. Raportet e njëmendta në mes kulturës së Bërnicës së Poshtme (serb. Gornja Strazava) dhe kulturës dardane ende nuk janë vërtetuar.

Disa karakteristika , siç është ngjashmëria në mes urnës në Bërnicë të Poshtme me atë të Tumulit (kodërvarrit) të Shirokës dhe urna e Bellaqevcit ( kjo e fundit e ngjashme me urnën e Lushtës dhe Llapotnicës) duken të pamjaftuehsme për të konfirmuar kontinuitetin në mes grupit të kulturës së Bërnicës deh kulturës dardane. Edhe nëse një kontinuitet i tillë demonstrohet, ngjashmëritë e jashtme të Tumulit të Kukësit, Matit dhe Gllasinacit, të cilat vejnë në dukje një zhvillim të vazhdueshëm nga koha e bronzit e këtej, nuk na lejojnë të bëjmë asnjë ndarje të Dardanëve dhe territoreve ilirike.

Zotëri Fleiner, Ju duhet ta dini se Kosova është territor i Shqipërisë, ashtu ka qenë më pare dhe është i ndarë pa kurrfarë të drejtë as të drejtë historike nga Shteti i popullit shqiptar, me origjinë të njëjtë, gjak dhe gjuhë, në Konferencën sekrete të ambasadorëve të mbajtur në Londër më 1913. Kosova është zemra dhe shpirti shqiptar. Sot mbi 90% ka popullatë shqiptare, si banorë autokton, me rrënjë burimore shqiptare. Kosova është i vetmi vend i Dardanisë antike, e në këtë territor të Dardanisë sot jeton e tërë Serbia. Të gjithë emrat e qyteteve serbe janë nga emrat dhe etimologjia shqiptare, territore shqiptare, varreza shqiptare, kulturë shqiptare nga koha e antikuitetit!

Siç na tregojnë toponimet të vërtetën troç: Beogradi (Citibardhi –Bardhyl, nga viti 394 p.e.s.) Nish (Naissa, Naissus), Negotin (Negotini), Kurhsumlia (Gurshumi), Krushevac (Dardha), Pozarevac (Zharra),
Lescovac (Leskofci), Kopaonik (Kreshtabardha),Lumi Morava (Marga) etj.
E tërë Serbia jeton sot mbi gjakune e territoreve shqiptare.


Z. Fleiner, Kosova është pjesë e Shqipërisë, e ndarë pa kurrfarë të drejtë historike, politike a njerëzore edhe pas Luftës së Dytë Botërore (1945). Ndoshta Ju e keni lexuar librin e Malccolm-it “Histori e Shkurtër e Kosovës“, aty ke fakte historike lidhur me Kosovën shqiptare, kishat shqiptare të cilat janë shndërruar në kisha ortodokse serbe anembanë Kosovës. Këto janë fakte historike.

Sot Ju keni vendosur që të jeni mbrojtës i grupit negociator serb, në mes serbëve dhe shqiptarëve në Vjenë, në negociatat në mes Beogradit dhe Prishtinës, të cilat do të fillojnë në fund të muajit shkurt 2006. Kjo është dëshira Juaj dhe interesi Juaj , por duhet ta njihni historinë e vërtetë të popullit shqiptar.

Dikush , duhet të jetë në anën e grupit negociator serb, por prapë po them, Neve na vjen keq , që Ju jenë në atë pozitë. Koha do të dëshmoj të vërtetën dhe personalitetin tuaj! Kosova është territor shqiptar dhe do të jetë territor shqiptar, Shtet i ri shqiptar, me të gjitha të drejtat për çdo popull që jetojnë në Kosovë. Mos harroni , ju lutem: Ju jeni në vend-pozitë të gabuar. Sidoqoftë, ky është vendimi juaj dhe karakteri juaj i personalitetit!

Por mos harro! Çdo gjë që ka të bëjë me të drejtat njerëzore, civile dhe politike në negociata në relacionin politik me serbët në Kosovë, rreth 5%, të njëjtat kanë të bëjnë (vlejnë ) edhe me shqiptarët nën Serbi (Serbia e jugut) Presheva, Medvegja dhe Bujanoci, me shqiptarët dhe territoret - nëse don të jesh këshilltar i njëmendët dhe mbrojtës i serbëve të Kosovës, në fund të muajit shkurt 2006 në Vjenë!

Nëse mendoni me decentralizimin, lidhur me të drejtat e autonomisë serbe në Kosovë, në të njëjtën mënyrë mendoni edhe për autonominë shqiptare në Kosovën lindore, e cila sot është nën Serbi!

Mendo thellë lidhur me personat ende të pagjetur gjatë Luftës (1998-99).
Mijëra shqiptarë rreth 20 mijë civil janë vrarë dhe terrorizuar nga forcat militare serbe.

Mendo për njerëzit e humbur, shqiptarë civilë të Kosovës, numri I të cilëve është mbi 3000. Ata janë të moshave të ndryshme duke filluar nga mosha e fëmijërisë deri në moshën e shtyer, vajza , gra dhe burra. Ata ende nuk janë gjetur deri më sot! Mendo thellë se se sa shumë shqiptarë janë nëpër burgje serbe, si të burgosur politik (të ndërgjgegjës). Shumë prej tyre janë mësonjës, profesorë, avokatë, shkrimtarë e madje edhe shkencëtarë... dhe askush nuk brengosët për ta! Sa shumë shqiptarë janë sot nën varret masive në Serbi! Të gjitha këto nuk do ta lënë të qetë ardhmërinë e Serbisë!

Kush mendon se ne shqiptarët mund ti harrojmë vëllezërit dhe motrat tona, baballarët dhe gjyshërit nën terrorin shtetëror të Serbisë?!
Mendoni thellë se çka jeni duke bërë, z. Fleiner! A thua ka diçka ma me rëndësi për Juve, se sa interesi komercial personal! Ju mbroni barbarët e vërtetë serbë! Mendo mirë se ju jeni ftuar të tregoni të vërteten dhe vetëm të vërtetën në ato negociata. Të vërtetën e drejtësisë dhe të vërtetën e Zotit, nëse vërtetë beson në realitetin historik, andaj aq sa keni edhe ke njohuri! Frigohu nga vendimet e padrejta!


Ne shqiptarët besojmë në drejtësinë e vërtetë të kësaj botë, se do të vijë një ditë dhe do ti sendërtojmë të drejtat tona dhe do ta gëzojmë lirinë e vërtetë: pavarësinë e Kosovës për të gjithë popullin shqiptar në të gjitha territoret tona të Ballkanit!
Ne besojmë ne Këshillin e Evropian, OSBE-në, SHBA-të KB dhe Këshillin e Sigurimit, se një ditë e shqiptarëve një ditë do t’u takojë të jetojnë, të jetojnë të lirë. Mjaft më nën robërinë serbe! Mbesim me bindje të plot se sa më parë që është e mundur populli shqiptar të gëzojë lirinë e vërtetë, së bashku me gjitha vendet ballkanike dhe të popujve të Evropës!
A thua ka diç më tragjike se padrejtësia. Pra ajo është drejtësia pa fakte e pa realitet!




Sinqerisht
Prof. Nezir Myrta, KISH ZY


  Gjithsej 2 faqe: « 1 [2]
Trego 2 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.