Forumi Horizont | Gjithsej 16 faqe: « 1 [2] 3 4 5 6 7 8 9 10 11 » ... E fundit » Trego 16 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ceshtja kosovare dhe me gjere (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=162)
-- Kosova: Fillimi i ri (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=13597)
PAVARESIA AFER......
Shkruan:Dardan PEJA
Tashme Kosova ka konfirmuar institucionet e reja te dala nga zgjedhjet e fundit.Dhe vemendja e te gjitheve eshte perqendruar tek momenti final i percaktimit te statutit.Hamendesime te shumta rreth dates se sakte jane bere dhe behen,por deri tani vetem shpresa eshte ne efikasitet te plote.Jo se Pavarsia eshte larg por afersia e shpalljes zyrtare te saj po krijon jo pak supozime.Sh.B.A dhe vendet e tjera aleate te saj jane tashme vetpercaktuar rreth qendrimit te tyre pas statutit,sepse cdo zgjatje e metejshme do te ishte me teper se shkaterruese per paqen ne Ballkanin e trazuar nga monstruozitetet sllavo-ortodokse.
Paqen ne kete rajon te Europes me sa shikohet nuk mund t'a pranojne kryeqytete te tila si Moska,Beogradi,Athina apo se fundmi dhe Bukureshti apo ndonje satelit jo i rendesishem i ishperandorise se shthurur Sovjetike(pa harruar stimulimet e vendeve diktatoriale e komuniste).Enderrime tipike mesjetare,psikologji e tejskashme obskurantiste dhe fanatizma jonjerezore filosllave kane shkaktuar jo pak tragjedi ndaj nje populli te paqte dhe modern sic jane shqiptaret.Copetime te paprincipta,gjakderdhje te pashembullta dhe spastrime te mirfillta etnike kane provuar nder shekuj pasardhesit e pellazgeve te lashte,shkaktuar nga opsesione paranojake antinjerezore qe karakterizojne turmat e zbritura nga thellesia e Uraleve te egra.Por kohet e barbarise se kuqe kane shkuar,megallomania e sllaveve pushtues ka pesur renie te paimagjinueshme nga bota e qyteteruar.Tashme eshte me se e qarte se kush ka humbur e kush ka fituar kete beteje shekullore.Njerezimi sidomos ndergjegjia progresive nuk mund te pranojne barbarizma primitive ne gjirin e tyre,sepse humanizmi ka fituar mbi kafsherine e paprincipte ushyer nga ideologjirat bajate te importuara nga Caret ruse te te gjitha kohrave.
Kosova shqiptare tashme eshte gati per te realizuar ate qe ka pritur prej kohesh.Pavarsia tashme ka krijuar fizionomine dhe po shfaqet qarte neper rruget,sheshet dhe qytetet e Dardanise se lashte,njerzit po e prekin cdo dite dhe shpejt, "de facto",shqiptaret e kesaj treve do te behen qytetaret me te rinj te Europes se bashkuar.Sepse historikisht kemi qene,jemi dhe do te mbetemi pjese perberse e zhvillimit,progresit dhe demokracise larg mbetjeve te importuara dhunshem,larg imponimeve ideologjike qe gelojne aty-ketu neper individe dhe qarqe te caktuara.Paveresia e Kosoves mbyll cdo shteg per intolerance apo konflikt sepse shuhen ne maksimum tendencat e rrymave qe zbresin nga Moska e ftohte dhe primitive deri ne qelizen me te fundit.
Marre nga www.lajmishqip.com
Gjithsej 16 faqe: « 1 [2] 3 4 5 6 7 8 9 10 11 » ... E fundit » Trego 16 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.