Forumi Horizont Gjithsej 13 faqe: « 1 [2] 3 4 5 6 7 8 9 10 11 » ... E fundit »
Trego 13 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Fizikë dhe Astronomi (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=10)
-- Kuriozitete mbi oren. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=17620)


Postuar nga Piktor datë 05 Shkurt 2010 - 22:43:

Kalendari

Njeriu qe ne kohet me te lashta mundohej te vinte ca rregulla ne menyre qe ato te perkonin me kohen.
Keto rregulla quheshin kalenda dhe kosultoheshin per veprimtarite ekonomike dhe jo vetem ne jeten e perditeshme.
Kalendaret e hershem krijoheshin ose me mire percaktoheshin sipas diellit (diellor) dhe ai (henor) sipas henave.
Kalendari henor konsultohej me shume per te percaktuar kohen e te mbjellave dhe te korrave. Pra ne bujqesi.
Permendem mesiper per nje gabim te vogel ne matjen e dites ne kohen e Jul Qesarit, ne ate kohe mendohej se toka sillet rreth diellit per 365 d e 6 ore. Por shkencetaret kane percaktuar se nuk eshte e vertete sepse ne fakt cikli i plote i rrotullimit te tokes rreth diellit eshte 365 dite 5 ore 48 minuta e 46 sekonda.
Kjo diference (borxh) e krijuar me kalimin e viteve dhe shekujve beri qe dita e pare vitit qe perkonte me ekuinoksin e pranveres te mos perkonte.
Keshtu ne shek. e XVI e.s. i binte qe ekuinoksi i pranveres te binte me 11 mars ne vend te 21 dhe keshtu qe 21 qe duhej te vinte akoma duheshin edhe 10 dite te tjera i binte te kishte kaluar ekuinoksi.
Per kete arsye Papa Gregori XIII beri te nderrohej kalendari duke kaluar drejt nga data 4 tetor ne 15, duke riparuar(hequr) keshtu 10 ditet qe nga 45 p.e.s. Lindi kalendari Gregorian qe perdorim edhe sot ne vend te atij Julian.
Gjithashtu stabilizoi qe vitet e fundit te shekullit qe nuk plotpjestohet me 4 nuk duhet te jene bisikstile keshtu ndodhi per 1900 dhe keshtu do te jete per 2100.


  Gjithsej 13 faqe: « 1 [2] 3 4 5 6 7 8 9 10 11 » ... E fundit »
Trego 13 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.