Forumi Horizont Gjithsej 8 faqe: « 1 [2] 3 4 5 6 7 8 »
Trego 8 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Shkrimtare te huaj (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=296)
-- Ese dhe artikuj nga shkrimtare te huaj (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=2227)


Postuar nga qershor13 datë 19 Shtator 2003 - 21:37:

DIELLI TEK “I HUAJI” I ALBER KAMY

Pergatiti Aida Dizdari

Hyrje

Dielli eshte nje nga elementet qe haset shpesh ne te vepra te ndryshme artistike, gati ne te gjitha gjinite e artit nga artiste te ndryshem, por vecanerisht nga shkrimtaret. Dielli dhe drita,jane simole te jetes, ringjalljes dhe gjithshkaje te mire qe ka te beje me to. Ne vepren “I huaji”, te Alber Kamyse, te ben pershtypje menyra sesi jane perdorur simbolet e drites dhe te diellit. Ky burim jete tek “I huaji” nuk eshte vecse nje lemsh emocionesh sfilitese te cilave heroi i Kamyse, Merso, nuk mundet t’i beje balle. Motivet e drites dhe te diellit shoqerojne tere vepren dhe evoluojne me te duke zene nje vend te rendesishem ne ate c’ka autori kerkon t’i komunikoje lexuesit.

Funerali, shfaqja e diellit si problem.

I shfaqur si problem gjate funeralit te nenes, drita behet dicka tejet e rende, gati mbytese. Kjo shihet ne pershkrimet e gjalla te autorit ne te cilat vihen re shpesh shprehje si psh: <<shkelqimi i diellit qe i padurueshem>>( fq. 26) apo <<dielli dukej pa jete dhe kapites>>(fq.25) Trondites dhe shokues eshte dhe fakti se asnje emocion nuk tregon Mersoja ndaj vdekjes se nenes se tij. Gjithe mendimet e tij jane perqendruar plot ankth ne vezullimin e lemshit te zjarrte e te <<bezdisshem>> ne kupen e qiellit. Nepermjet figurash te fuqishme letrare, vecanerisht simbole, qe krijojne imazhet tek lexuesi duke e bere pamjen rrenqethese me te gjalle, autori fillon dalengadale te shfaqe efektet e tij mbi heroin. Nder te tjera Merso thote ne faqen 26: <<…ndjeja gjakun qe me rrihte temthat>>…Nje gjendje ekstaze kjo, gati e padurueshme qe e trullos Mersone dhe le mbresa tek lexuesi.

Efekti i diellit mbi krimin

Ne plazh me Rajmondin, qene shkelqimi dhe nxehtesia e zjarrte e atij trupi qiellor qe e shtyne Mersone ne krim. Ndersa shkonte per te pire uje, dielli i shkelqeu ne fytyre dhe nje fleksje,nje vezullim verbues nga tehu i thikes se njerit prej arabeve mjaftoi per ta cliruar dhe pastaj keputur zinxhirin qe mbante te lidhur instinktet e Mersose. Ai mund te ishte kthyer, dhe vetem aq mjaftonte per te fshire nje te ardhme ngarkuar me kompleksitetin e pasojave te bemes se tij. Por asgje s’mundej me ta evitonte shperthimin e ndjenjave dhe emocioneve te Mersose. Ashtu, te fshehta, te rezervuara, ndoshta te mpira, ne dukje te pakapshme dhe gati inegzistente, ato moren kontrollin e qenies se tij. Heroi i Kamyse para krimit shprehet <<ndieja vetem goditjet e diellit mbi balle dhe ne menyre te turbullt tehun e thikes para fytyres sime. Kjo shpate perveluese gerryente qerpiket e mi dhe germonte syte qe me dhembnin. Atehere gjithshka u lekund>>(fq.69) dhe ai nuk mendoi me.
Ai nuk kishte kontroll mbi diellin, as nuk e perballonte dot. Ndricimi i tij e shtyu te qelloje. <<shkunda diellin dhe djersen>> (fq.70) thote ai pas krismes se pare.
Dhe ashtu, sikur vertet ta kishte shkundur diellin dhe hedhur perdhe, si per ta vrare serish, Mersoja qellon dhe kater here te tjera, kater trokitje te shkurtera sic i quan ai, ne porten e fatkeqesise.

Ne burg- ndryshimi i mendimit per diellin.

I takuar per here te pare me nje diell kryenec e te fuqishem, gati derrmues ne funeralin e se emes, e pastaj me nje diell qe e shtyu ne krim, Mersoja kishte krijuar opinionin e tij per diellin dhe driten. Po ne mungese te tyre, ne burg, ai kuptoi shume gjera. Zbuloi se ky diell, nuk ishte gje tjeter vecse lemshi i ndjenjave te veta, refleksi i tij, si imazhi i nje njeriu ne pasqyre. E Mersoja e kuptoi se ne fund te fundit, dielli, jeta, mund te ishin edhe te ngrohta e miqesore. Ai zbuloi se ai,dielli, qe per te ish i pakontrollueshem, mund te kontrollohej, se ishte brenda tij, vetem se ai s’e kishte pare Ai zbuloi se eshte njeriu ai qe ia jep kuptimin jetes se vet, eshte njeriu ai qe e kontrollon dhe pse ajo mund te shfaqet me imazhe te larta, forma misterioze, sic qe dielli, e qe shpesh jane te pameshireshme.

Mbyllje

Egzistencialisti Alber Kamy e ka perdorur simbolin e diellit ne kete veper, si nje kufi – pasqyre mes Mersose dhe emocioneve dhe ndjenjave te tij, te cilat i perkasin ne fund te fundit races njerezore. Por kur Mersoja e kupton kete, motivi i diellit eshte tashme tretur.


  Gjithsej 8 faqe: « 1 [2] 3 4 5 6 7 8 »
Trego 8 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.