Forumi Horizont | Gjithsej 8 faqe: « 1 [2] 3 4 5 6 7 8 » Trego 8 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Prodhimi (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=274)
-- Mefshtesia e qeveritareve dhe Cmimi real i "aftesise se tyre" (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=2945)
ah sa lehte shitet e mjera Shqiperi
Marrëveshja koncesionare mes qeverisë shqiptare dhe firmës italiane “La Petrolifera Italo-Rumena” për ndërtimin dhe depozitimin e naftës dhe nënprodukteve të saj në gjirin e Vlorës s'ka asnje fitim per shtetin.
Disa nga pikat e marrëveshjes së qeverisë me shoqërinë “La Petrofiera Italo Rumena”
1. Objekti i koncesionit është ndërtimi dhe shfrytëzimi i terminalit bregdetar për depozitimin e naftës dhe nënproduketeve të saj
2. Afati i koncesionit parashikohet të jetë 30 vjet me të drejtë ripërtëritje
3. Investimi do të jetë 30 milionë euro
4. Firmës i jepet e drejta e operatorit të vetëm në këtë zonë për një periudhë 30 -vjeçare, duke përjashtuar vetëm AMBO-n dhe ARMO-n.
5. Sipërfaqja prej 183.000m2 ku do të ndërtohet terminali do t’i kalojë në pronësi koncesionarit me një çmim simbolik 1 euro
6. Firma koncesionare përjashtohet nga të gjitha taksat dhe detyrimet doganore për importimin e lëndëve të para, pajisjeve, instrumentave të tjera që i shërbejnë vetëm ndërtimit dhe vënies në funksion të veprës si dhe përjashtimi nga tarifat e pronësisë intelektuale dhe inxhinierike për periudhën 24 -mujore të ndërtimit të terminalit
Cfare i ofrojne palet njera tjetres
Qeveria shqiptare jep falas 183.000 m2 tokë, ekskluzivitetin e operimit në tregun e karburanteve dhe pas 30 vjetësh merr në këmbim të tyre strukturat portuale. I gjithë investimi i firmës së huaj për depozitat dhe strukturat portuale do të jetë rreth 30 milionë euro kështu që ajo që do të marrë shteti do të jetë një pjesë e investimit (rreth 12 milionë euro) i përdoruar dhe amortizuar gjatë 30 vjetëve shfrytëzim.
“Petrolifera” do të investojë rreth 30 milionë euro nga të cilat pjesa kryesore do të vazhdojë të mbetet pronë e saj pas 30 vjetësh. Pjesa që do i dorëzohet shtetit shqiptar pas këtij afati besoj se do të jetë shlyer si investim me anë të qirave dhe shërbimeve që do u ofrojë të tretëve në strukturat portuale. Që në këtë moment vlera e investimit të saj është rritur së paku me vlerën e tokës, e cila bëhet pronë e firmës.
Veç kësaj, “Petrolifera” do të ketë mundësi që të kontrollojë 50-60% të tregut të karburanteve dhe sidomos konsumatorin kryesor në atë zonë, TEC-in me naftë që do të ndërtohet dhe do të fillojë të shfrytëzohet pothuaj në të njëjtën kohë kur të mbarojnë investimet e “Petroliferës”. Në këtë mënyrë, “Petrolifera” jo vetëm do të kontrollojë tregun e karburanteve, por do të ndikojë edhe në nivelin e çmimeve. Kur të fillojë të funksionojë TEC-i i Vlorës, naftën do të detyrohet ta blejë me atë çmim që do t’ia imponojë “Petrolifera” pasi nuk ka zgjidhje tjetër. AMBO vështirë se do të ndërtojë në këtë zonë para se të ndërtohet naftësjellësi Burgas-Vlorë, kurse ARMO është si shpirtrat e vdekur dhe nuk ka as mundësi dhe as dëshirë që të futet në hiset e të mëdhenjve.
Pasojat
Tregu i karburanteve do të kontrollohet në më shumë se gjysmën e tij nga një firmë e vetme (ajo italiane) dhe konsumatori kryesor në atë zonë do të furnizohet nga e njëjta firmë" Petrolifera". Firma në fjalë do të eliminojë konkurrencën në një nga artikujt bazë siç janë lëndët djegëse. Ajo do të ketë pozicion monopol në treg duke siguruar fitime shumë të mëdha. Ekonomia dhe sektori privat do të humbasin pasi në këtë zonë me shumë perspektivë zhvillimi industrial do të vendoset monopoli.
Infrastruktura portuale do të ndërtohet sepse i shërben depozitave të karburanteve, pra nuk është bamirësi për shtetin shqiptar, por është pjesë e investimit që do të bëjë firma për interesat e saj. Toka përbën zemërgjerësinë e qeverisë ashtu sikurse është zemërgjerësi edhe koncesioni i falur apo e drejta për të kontrolluar tregun e karburanteve, furnizimin e TEC-it të Vlorës dhe në të ardhmen jo të largët edhe TEC-in e Fierit, i cili mund të rikonstruktohet me fonde buxhetore.
LLOJET E KONCESIONEVE
koncesioni BOO
Një prej marrëveshjeve të koncesionit të miratuara nga Këshilli i Ministrave me firmën italiane “La Petrolifera Rumena” është e formës BOO, formë e parashikuar në nenin 4 të ligjit “Për koncesionin”. Forma “BOO” e koncesionit do të thotë Ndërtim-Pronësi-Shfrytëzim. Kjo formë është përdorur për marrëveshjen e koncesionit me firmën italiane për ndërtimin dhe shfrytëzimin e terminalit bregdetar, për depozitimin e naftës dhe nënprodukteve të saj në gjirin e Vlorës. Pra firmës italiane i jepet e drejta e pronësisë mbi 183.000 metra katrorë kundrejt çmimit simbolik 1 euro si dhe e drejta e ndërtimit dhe shfrytëzimit të terminalit bregdetar për 30 vjet. Pas 30 vjetësh në bazë të marrëveshjes, kjo firmë është pronare e kësaj sipërfaqe ku është ndërtuar terminali për depozitimin naftës dhe nënprodukteve të saj.
koncesioni BOT
Ndërkaq marrëveshja tjetër e koncesionit mes qeverisë dhe firmës italiane për ndërtimin dhe shfrytëzimin e infrastrukturës portuale është e formës BOT. Kjo formë koncesioni do të thotë Ndërtim-Shfrytëzim-Transferim. Pra infrastruktura portuale do të ndërtohet nga firma e huaj do të shfrytëzohet nga jo për 30 vjet dhe më tej do t’i kalojë në pronësi shtetit shqiptar.
LE TE SHPRESOJME QE KUVENDI DO TA HEDHE POSHTE KETE MARREVESHJE
Gjithsej 8 faqe: « 1 [2] 3 4 5 6 7 8 » Trego 8 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.