Forumi Horizont Gjithsej 12 faqe: « 1 [2] 3 4 5 6 7 8 9 10 11 » ... E fundit »
Trego 12 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Rilindja dhe Pavarsia e shqiptarëve dhe e Shqipërisë (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=33)
-- Mbretërit Shqiptarë të Egjyptit (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=3580)


Postuar nga NYCgirl datë 09 Janar 2004 - 03:03:

Angry

Me erdhi per te qeshur por edhe per te qare kur lexova kete artikull.

Autori i ketij artikulli flet me shume "krenari." Dua ta pyes kete autor per cfare eshte krenar? Le te supozojme se eshte e verteta se familja mbreterore e Egjiptit eshte me origjine shqiptare. Si arriten keta shqiptare ne nje pozite kaq te larte? Duke luftuar per perandorine otomane dhe duke lepire ***** e tyre. E njejta perandori qe na sundoi per 5 shekuj, qe na la ne erresire, qe na mohoi me mjetet me te pameshirshme te drejten e vetevendosjes dhe te ekzistences. E njejta perandori mbeturinat, apo rrjedhojat e te ciles vazhdojme t'i vuajme deri me sot.
Ky autor harron se nenat Shqiptare rane neper gremina para se te binin ne duart e turqeve.

Edhe njehere, si arriten keta "shqiptare" ne pozita aq te larta? Duke dhunuar dhe vrare popuj te tjere ne emrin e perandorise otomane. Nuk e kuptoj si mund te quhen shqiptare. Cfare bene per Shqiperine? Sipas ketij autori Muhamed Aliu (me origjine shqiptare) sulmoi Kreten gjate revolucionit te populit grek per pavaresine e tyre nga Turqit. Ne poziten qe ishte ai jo vetem qe duhet ti kishte lene greket ne punen e tyre, por duhet te kishte marre mundimin te vinte pak me ne veri dhe te ndihmonte shqiptaret. E cfare flas kot, se mos kishte degjuar Muhamed Aliu emrin e Skenderbeut.

Nje nga mbreterit e tjere qe permend ky autor ishte dhe mbret Faudi, qe na vuri kanditaturen per t'u bere mbret i Shqiperise. Pasi derdhen gjakun e tyre shqiptaret per pavaresine e tyre do ia jepnim celsat a kombit Faudit, qe te na kthente akoma 5 shekuj mbrama.

Ketij autori qe ka harxhuar kohen per kerkime te tilla historike doja vetem t'i thosha se n.q.s nuk gjen dot shembuj te tjere ne histori si ate te Gjergj Kastriotit, Isa Buletinit, Ismail Qemalit etj. mos e merr mundimin. Ca fakte si ato me larte (Muhamed Aliu me shoke) do jete me mire te mos i permendim dhe te mos i arrijne faqet e historise shqiptare sepse . . . . . sepse jo vetem eshte turperim i madh, po edhe mosmirenjohje ndaj figurave te tilla si Gjergj Kastrioti.


  Gjithsej 12 faqe: « 1 [2] 3 4 5 6 7 8 9 10 11 » ... E fundit »
Trego 12 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.